ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Fenomenet sociale dhe politike që i ndjekin shqiptarët

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Qani Osmani , Ulqin 

Nail Draga, Debati i munguar, Art Club, Ulqin, 2020

Libri: “Debati i munguar” i autorit Nail Draga, brenda kopertinave është një përzgjedhje e artikujve, analizave, kumtesave dhe recensioneve, të vet autorit të cilat janë publikuar prej vitit 2002 e më pas në mediat e shkruara dhe elektronike në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjërë. Botimi në fjalë paraqet një letërnjohtim mbi problemet dhe fenomenet sociale dhe politike të cilat në vazhdimësi e kanë ndjekur popullatën shqiptare në shtetin e quajtur Mal i Zi.
Autori i librit adreson tema të rëndësishme dhe aktuale të cilat janë në koherencë me kohën dhe janë të domosdoshme për trajtimin e tyre siç është pozita dhe statusi juridiko-politik i shqiptarëve në Mal të Zi, kriza e vlerave shoqërore dhe ajo identitare, varësia nga politike dhe mediat sociale në mënyrë që shoqëria shqiptare t’i minimizoj këto fenomene dhe të orientohet kah vlerat e mirëfillta shoqërore.
Libri publicistik “Debati i munguar” nga autori Nail Draga, nëpërmet vështrimeve dhe analizave të shtruara mbi rrjedhat shoqërore-politike në kohë dhe hapësirë të caktuar të pluralizmit politik, mëton të pasqyroj për publikun lexues një hark kohor të historisë më të re, shumë delikate për shqiptarët, për shtetin dhe pushtetin, pushtetmbajtësit dhe pretendentët e tyre, të cilët, të mbërthyer nga joshja për famë dhe pasuri, me mjete e forma të palejuara, kapën institucionet me të gjitha instrumentet shtetërore, ngritën hipoteka dhe limite, duke marrë në mbrojtje një nomenklaturë elitare në strukturën politike e krijuar parti-pushtet.
Ky libër hedh dritë mbi kulmin e këtij deformimi pushtetar , që mori krah nga viti 1991 dhe arriti zenitin më vonë, duke rrënuar me makineri despotike të gjitha pengesat, në saje të një marketingu mashtrues të mediave të paguara e të privelegjuara nga pushteti, në shërbim të pushtetit autoritar, që ngriti lart gënjeshtrën mbi të vërtetën në rrafshin e shpëlarjes së trurit të masave.
Rëndësi të veçantë në libër autori i kushton debatit të munguar, si metodë e verifikuar në botën demokratike. Sipas autorit problemi më i madh është se njerëzit frikësohen t’i ballafaqojnë konceptet, dhe t’i shkëmbejnë mendimet, kjo është dukuria nga e cila vuajnë shqiptarët në Mal të Zi. Gjithashtu, problem shumë i theksuar është frika nga ballafaqimi me të vërtetën. Prandaj, pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë me dy të vërteta, të vërtetën që e servir pushteti dhe e vërteta, që është e kundërta e vërtetës së pushtetit. Frika në të vërtet e ka kaplua qytetarin shqiptar, i cili duke mos pasur zgjidhje, e ka pranuar faktin në heshtje duke mos polemizuar me politikanët, të cilët e kanë kapur demokracinë dhe gjithçka që quhet opinion publik dhe e vërteta e hidhur.
Kjo dukuri po e mban në gjendje të mjegullt opinionin publik shqiptar, i cili me të drejtë kërkon ndëshkimin e politikave të dështuara që përfaqësojnë edhe partitë politike shqiptare. Prandaj, kompromisi që mediat dhe gazetarët lipset mos ta bëjnë është që mos ta pranojnë rolin e luftëtarit të lavazhit që lan gjithçka, pisllëqet që shqiptarët ta ndihnë veten të nënshtruar dhe të diskriminuar. Debati i munguar është një përpjekje për të parë dritën e vërteta e dhimbshme me të cilën kjo klasë politike dhe megafonat e saj nuk e kuptojnë se, jo gjithnjë mund t’ua mbyllin gojën qytetarëve. Prandaj, gjenaratat e reja dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe, duhet ta mundin frikën dhe ta hapin debatin, i cili do të përmisonte gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe do të rrëzonte kullën e gënjeshtrës që e kanë ngritur politikanët e kapur për bishti nga shteti malazias. Në këtë drejtim mesazhi i parë dhe i fundit i autorit është ky: “Nëse i ikni ballafaqimit, kjo nuk do të thotë se keni arritur ta shmangni problemin, por ta shtyni agoninë, e cila do t’ju ndjek nga pas deri sa t’ju gjejë në fund”.
Nëpërmjet këtij libri dhe tematikave të ndryshme përbrenda saj, autori na bën të ditur shumë gjëra, bën ndriçimin e shumë dukurive dhe fenomeneve të ndryshme që e shqetësojnë popullatën shqiptare, si pjesë përbërse e shtetit malazez. Autori, analizon dhe shpallos gjëra që në dukje janë të lehta për t’u kuptuar, por nëse futemi në finesa do të gjendemi përballë shumë dilemave. Këto dilema autori i heq pa mëdyshje, duke qartësuar dhe elaboruar shumë gjëra që shfaqen si rebuse e që kërkojnë trajtim adekuat dhe cilësor. Nail Draga, në librin “Debati i munguar” trajton jo vetëm aspektet politike me fokus të caktuar, në një shtet konkret të Ballkanit siç është Mal i Zi, si ekzemplar autentik i zhvillimeve dramatike politike, por shqyrton edhe kategoritë morale në politikë, siç janë dinjiteti, gënjeshtra, heshtja, dorëheqja, interesi, kushtëzimi, parimi, participimi, vendosmëria e të tjera mekanizma politik, që i japin formë dhe gjallëri veprimit të subjekteve të caktuara në skenën politike.
Ashtu si në botimet e mëparshme,edhe në këtë libër Nail Draga mban qëndrim vertikal ashtu siç i ka hije një intelektuali të mirëfilltë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Në Shkrimet e tij autori nuk ka përdorur aspak anime apo simpati ndaj ndonji subjekti politik. Por, përkundrazi dukuritë negative i ka shikuar nën prizmin e asaj që quhet objektivitet, sepse shkenca pa objektivitet është karikaturë. Siç do të thoshte Tolstoji “njeriu është i lirë vetëm atëher kur i shërben të vërtetës”. Kjo thënie është udhërëfyes për të personalisht, sepse gjërat e shpallosura përmes këtyre shkrimeve, artikujve apo analizave ai është munduar t’i vendos vetëm nën tutellën e objektivitetit dhe asaj që quhet reale.
Është rast i veçantë njëherazi mjaft i gëzueshëm, kur një intelektual siç është Nail Draga merr pjesë aktive në procese të ndryshme shoqëroro-politike dhe kulturoro-edukative, si dhe me një portret të mprehtë, me një qëndrim serioz, me një diciplinë, dëshirë, kurajë dhe zell të pazakont, i përqaset gjërave që duhet qasur me vëmendje dhe guxim. I mjerë është ai popull i cili injëron intelegjencën e vet. Andaj besoj se Nail Draga si autor i këtij libri bën pjesë në kategorinë e njerëzve të dijes dhe të shkencës që e shohin veten si pjesë të intelegjencës aktive dhe jo pasive, të asaj vepruese e jo të asaj vëzhguese, injoruese, servile dhe nënshtruese.
Interesant në këtë libër edhe stili i të shkruarit. Gjuha e përdorur në këtë libër është mjaft e pasur, kohezive dhe e kapshme për lexuesin, sepse autori shkruan me një stil direkt, të qartë, komunikativ, pa komplikacione dhe pa dilema. Megjithatë kritikat eventuale do të ishin të mirëseardhura. Ky libër i ka vlerat e veta teorike dhe si i tillë paraqet një kontribut për ndriçimin e shumë dukurive dhe fenomeneve të përditshmërisë sonë. Shpresojmë se ky libër në masë të madhe do të bind edhe lexuesin për konstatimet, gjykimet dhe vlersimet tona. Le të shërbejë si një udhërrëfyes dhe model edhe për të tjerët që duan të merren me këtë problematikë.

(Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 24.12.2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu