Ferhat Draga(1873-1944)
Nail Draga, Ulqin
Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga është me origjinë nga Vuthajt krahina e Plavë-Gucisë e fisit Kelmend të cilët më vonë janë vendosur në krahinën e Peshterit e më pas në Mitrovicë. Ferhat Draga(1873)është djali i Ali Dragës nga Mitrovica, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në kuadër të kësaj familje ishin tre vëllezërit(Nexhipi, Ajdini e Ferhati), qe i kanë dhënë kontribut çështjes kombëtare shqiptare!
Ferhati ka mbaruar studimet në Turqi.Ka njohur pesë gjuhë të huaja. Ishte krahë i djathtë i të vëllait Nexhipit në përpjekje për shkollën shqipe dhe për alfabetin latin në gjuhën shqipe. Ishte ndër themeluesit e organizatës së “Xhemijetit”(Bashkimi), ku kryetar ishte Nexhip Draga(1919) por pas vdekjës së tij (1921) u emërua kryetari i saj partie.
Në zgjedhjet paralemtare(1923) kjo organizatë fitoj 14 deputet, të gjithë shqiptarë, ku kanë qenë në mbrojtje të shqiptarëve dhe myslimaneve nga politika diskriminuese serbe.
Diskutimet e F.Dragës në Parlamentin e Mbretërisë SKS(1923-1924) janë antologjike për kohën sepse ai ka kundërshtuar politikën diskriminuese shtetërore, mungesën e shkollave shqipe, shpronësimin agrar, shpërnguljen me dhunë të shqiptareve dhe kolonizimin e Kosovës me popullsi sllave!
Pikërisht në sajë të qëndrimit të tillë parimor në favor të çështjes kombëtare shqiptare është burgosur dhe dënuar me 20 vjet nga pushteti i kohës.
Nuk ka dilemë se Ferhat Draga në sajë të veprimtarisë në favor të çështjes kombëtare shqiptare në mes dy luftërave botërore është personaliteti më i rëndësishëm në Kosovë.
Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte për bashkimin kombëtar shqiptar duke mbështetur organizatat e tilla qe kanë vepruar në këtë drejtim. Pikërisht duke qenë me parime të tilla komunistat e kanë trajtuar si armik i tyre.
Duke qenë i sëmurë ai vdiq me 2 dhjetor 1944 në Kralan të Gjakovës.
Aty ende sot gjindet varri tij, i cili meriton të restaurohet nga pushteti vendor apo qendror. Ndërsa është obligim moral e kombëtar rivarrimi i tij dhe vendosja në varrezat e personaliteteve te veçanta kombëtare në Mitrovicë apo Prishtinë!
Ky shënim në këtë përvjetor ne nderim të veprimtarisë së tij për çështjen kombëtare shqiptare le të jetë apel për subjekte të ndryshme në nivel lokal e qendror që të angazhohen në këtë drejtim duke dëshmuar se vlerësojnë personalitetet më peshë kombëtare si kudo në botën e qytetëruar!
Organizata “Xhemijeti” nuk ishte organizate qe luftonte per te drejtat e shqiptareve. Ajo ishte nje organizate qe luftonte per te drejtat e myslimaneve. Dhe mos te harrojme qe “Xhemijeti” ishte ne koalicion me partine radikale serbe te Nikolla Pashiqit.