Pirro Prifti, Tiranë
Është zhgënjyes fakti që edhe njerëz më arsimim të mirë të lartë të kenë mendime të tilla si ato që jepen në formën e konspiracionit nga disa `konspiracionistë të stisur` të cilët më tepër zhurmojnë për të lënë nam se sa tregojnë ndonjë ide konspirative të bazuar diku por të tjerrur me kujdes.
I gjithë kujdesi i konspiracionistëve tanë qëndron që të bardhën ta bëjnë të zezë dhe anasjelltas duke krijuar përshtypjen e të marrit, që shprehet tek një nga kryeveprat e Shekspirit: ç`është ajo gjë e bardhë që nxin aty poshtë?!!
Kështu dhe me konspiracionet e të nderuarit A. Cako i cili në rrethin katror të së djelës zhgënjeu dhe deformoi edhe njëherë Historinë e popullit tonë në luftën për çlirimin e Atdheut i cili u çlirua me 29 Nëntor të vitit 1944. Konspiracioni i tij se lufta e popullit shqiptar kundër okupatorit nuk ishte luftë clirimtare por një luftë civile ishte një retorikë e shëmtuar e cila dëmton shumë dhe tregon edhe njëherë se patriotizmi në Shqipëri nuk është veçse një model retorike vetëm kur je në pushtet, sepse sapo nuk je në krye,… patriotizmi kthehet në një shëmtirë të vërtetë antishqiptare, nga e cila përfitojnë vetëm politikat fqinje ekspansioniste sepse Shqipëria paraqitet si një vënd `lesh e li` ku njerzit ikin nga sytë këmbët nga vëndi i tyre si të jetë i pushtuar, ashtu dhe sikur të jetë nën diktaturë, apo në demokraci.
Përse e shkruaj këtë? sepse që nga koncepti i marrosur dhe i huazuar i z. Cako nga kontrapedalet idhnakë Poli Hoxha dheAgim Tufa se …`lufta nacional-çlirimtare ishte një luftë civile` kuptohet se kemi të bëjmë me një injorancë akademike dhe një marrëzi historike ku, humbësit dhe bashkëpuntorët e okupatorëve kërkojnë të marrin revanshim duke shtrembëruar të vërtetat historike.
Mund ti them z. Cako se Luftë Civile nuk ka kur vëndi është i pushtuar nga një fuqi e huaj ushtarake, por ndodh zakonisht kur shteti përkatës është akoma sovran, por përplasjet politiko-sociale e çojnë shtetin në luftë civile p.sh., 1997 në Shqipëri ishte luftë civile nga ku BE dhe SHBA dërguan më pas misione ushtarake, mjekësore, sociale për të qetësuar përplasjen politike.
Luftë civile ndodhi në Siri në 2011, e që vazhdon edhe sot ku në atë vënd kanë hyrë edhe trupa të huaja për të qetësuar gjëndjen, etj.
Për ta spjeguar më mirë se çfarë quhet Luftë Civile z. Cako dhe kontrapedalët idhnakë me titull Dr. si Poli Hoxha dhe Agron Tufa, po paraqes një postulat nga Enciclopedia Britanica e cila thotë:
“Lufta civile, është një konflikt i dhunshëm midis një shteti dhe një ose më shumë aktorëve joshtetërorë të organizuar në territorin e shtetit. Luftërat civile dallohen kështu nga konfliktet ndërshtetërore (në të cilat shtetet luftojnë shtete të tjera), konfliktet e dhunshme ose trazirat që nuk përfshijnë shtete (ndonjëherë të emërtuara konflikte ndërkomunale) dhe represioni shtetëror kundër individëve që nuk mund të konsiderohen një grup i organizuar ose koheziv, duke përfshirë gjenocidet, dhe dhunë e ngjashme nga aktorët joshtetërorë, si terrorizmi ose krimi i dhunshëm“ (Civil ëar | Definition, Causes, & Theories | Britannica).
E si mund të ishte Luftë civile , lufta kundër Okupatorit në Shqipëri të cilën Alfredua i marrosur nga konspiracionet mundohej ta kufizonte si luftë civile nga shtatori i 1943 e deri në fund? Marrëzi e klasit për Guiness.
Së dyti, z.Cako për tua marrë flamurin ish Drejtorit të institutit për Krimet kundër Komunizmit Agron Tufës dhe Doktori të Shkencave të Gënjeshtrës Poli Hoxha, nëpërmjet `rrethit katror`, por edhe disa pinjollëve të Ballit Kombëtar bashkëpuntorë të okupatorit, nuk e ndan Luftën nacional çlirimtare nga Diktatura. Pse? Sepse Lufta nacional çlirimtare u drejtua nga Fronti Nacional Çlirimtar dhe Komandant i Ushtrisë Nacional Çlirimtare ishte Spiro Moisiu dhe jo Enver Hoxha. Emri i Enver Hoxhës u bë i njohur në popull vetëm pas vitit 1945. Pra lufta nacional çlirimtare ishte luftë patriotike ku dëshmorët nuk ishte asnjë komunist, ata dëshmorë që sot nuk përmënden për turp të demokracisë liberale që ka Shqipëria sot. Asnjë vënd në botë nuk i mohon dëshmorët si Shqipëria dhe egzaktësiht siç bëjnë politiqenët shqiptarë dhe disa segment të medias së parapaguar për këtë qëllim.
Së treti Historia e vërtetë e komunizmit shqipar nuk është ashtu si e përkthen z. A.Cako. Nëse Alfredua do të kishte lexuar dy volume e ish-spiunit Agim Hamiti me titull `Odisea e një Dedektivi`, do të kuptonte se diktatori Enver Hoxha ishte aq i fuqishëm sa vrau e preu dhe mbi jetoi pa i hyrë `gjëmb në këmbë` për 40 vjet pikërisht se kishte kontratë me `Inteligjencë Servizin` Britanik, pra ishte spiun britanik ashtu sikurse dhe i biri ilir Hoxha i cili ishte jo vetëm drejtor i instituit 6 por edhe Drejtor i Sigurimit të Jashtëm (DSI). Prandaj diktatura u vendos me Enver Hoxhën sepse ai ishte letra nën mëngë e britnaikëve për të sabotuar Bllokun sovjetik të atëhershëm. Pse? Sepse Britania e Madhe duke pranuar Marëveshjen e Jaltës që Shqipëria do të rrinte nën diktatin sovjetik, pranoi të mbështeste Enver Hoxhën si drejtues të Shqipërisë Komuniste me qëllim që ta përdorte dhe… e përdori në 1961, kur u prish me BRSSS, e përdori kur iku nga Traktati i Varshavës, e përdori kur u prish me Kinën, e shfrytëzoi izolimin e Shqipërisë për ti treguar Botës se çfarë të këqiash i shkakton komunizmi një vëndi, por i la dorë të lirë të bënte çtë dontë në Shqipëri, i la dorë të lirë edhe në luftën për pushtet midis Mehmet Shehut të CIA-s amerikane dhe Ramiz Alisë i cili ishte kanakari i ilir Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës të inteligjencë Servisit britanik, u eliminua Mehmet Shehu. Vetëm pas 1989 CIA amerikane zëvëndësoi gradualisht dhe me marëveshje inteligjencë Servizin Britanik dhe mori nën kontroll Shqipërinë deri me sot e kësaj dite.
Së katërti, sigurisht jugosllavët ndihmuan në formimin e PKSH por `kumbari` i formimit të PKSH malazezi Miladin Popoviç ishte PRO Kosovës së lirë e të pavarur dhe pro një Shqipërie të madhe prandaj u vra nga serbët, se ndryshe , përse do ta vrisnin?
Mund të dalë pyetja përse partizanët shqiptare nuk lejuan flotën angleze të zbarkonte (kujtoni filmin Furtuna)? Kjo ndodhi sepse Marëveshje Jaltës i a kishte lënë Shqipërinë në dorë të rusëve, prandaj inteligjencë Servisi Britanik ndihmoi partizanët dhe Enver Hoxhën që të mirrnin pushtetin për ta patur si Kalë Troje në të Ardhmen, ashtu si ndodhi, që Shqipëria e vogël përçau kampin pro-sovjetik.
Së pesti, që ka lidhje dhe me injorancën e disa analistëve kosovarë që përpiqen të injorojnë luftën nacional cclirimtare shqiptare duke e quajtur ndihmën në cclirimin e Jugosllavisë si një fatkeqësi të Kosovës sepse sipas budallallëkut të tyre partizanët shqiptarë zbatuan porositë e Serbisë që Kosova të rrinte nën Serbinë`?!. Tjetër është se “Italia dhe Gjermania bashkuan Shqipërinë etnike në ato pesë vite pushtim dhe çlirimi ishte në dëm të Kosovës“?!!
Këta kokrra injorantësh nuk e kuptojnë se Shqipëria nuk mund të vendoste për Kosovën sepse kur Kosova dhe pjesë të tjera i u dha Mbretërisë Serbo-Kroate u dha nga Perëndimorët . Po kështu pas çlirimit u organizua Konferenca e Bujanit ku Tito garantoi autonomi të Kosovës por edhe ai vetë u shpreh se në dorë e kanë anglo-amerikanët dhe rusët. U bënë përpjekje (si dhe sot me Procesin e Berlinit) për një Konfederatë ballkanike e cila nuk u realizua në atë kohë.
Vetë Tito në takim me Enver Hoxhën u shpreh se nuk mund ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë për shkak të fuqive të mëdha, por i premtoi që Kosovën do ta bënte autonome, gjë që e realizoi nga fillimi i viteve 1970.
E gjithë kjo pasaktësi në konspiracionet e z. Cako mund të shprehet me frazën e famshme të Xh.B. Shaw: “ Truri i të marrosurit e tret filozofinë në marrëzi, shkencën në bestytni, dhe artin në pedanti. Po kështu dhe arsimi universitar“; ose më qartë shprehet nga citati i Shekspirit: “Mos kini frikë nga madhështia. Disa lindin të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë dhe të tjerë i zë madhështia nën vete“ (Nata e 12 Shekspir).
Në përfundim mund të them se nuk duhet të shtrembërohet dhe as bëhet konspiracion me luftën nacional çlirimtare të Popullit shqiptar, i cili i rreshtuar krahs fuqive të mëdha fitoi mbi nazizmin dhe mbi kolaboracionistët që sot hiqen si viktima. Ajo luftë është nder i Kombit.
Nuk do mirren me ” shkencarin ” Cako qe per mendimin tim mire eshte te beje nje kërkese tek qendra e NASA qe zbulimet e tij konspirative t’ i hartoje nga hapësira, nga raketat ,nga lart.As dhe nje here nuk i kam degjuar deri ne fund paratheniet e z.Cako pasi nuk i marr si te verteta ose nuk i kuptoj. Autorit z.Prifti i them se teoria e tij per luften civile nuk qendron .Ne ate qe ai kupton se lufte civile quhet kur nuk ka pushtues te huaj dhe grupe te ndryshem vriten si me 1977 quhet lufte civile .E ato viktima qe u vrane nga dore shqiptari pas prishjes se marrëveshjes se Mukjes kujt i përkasin ? Dhe komunikatën e shtatorit te 1943 me firmën e Hoxhes dhe jo te komandantit Moisiu ( nje perpjekje e deshtuar per te shuar pergjegjsine e Hoxhes ) ,,,,qe te shpallen armiq e te luftohen antaret e P.se Ballit e te Ilegalitetetit si e përktheni sot ?? Ku dhe nuk vonoi te zbatohej kjo komunikate duke vrare vellai ,vellane .Nuk zgjatem shume me kete teme pasi deshmintare te shumte kane dhënë historite e zhvilluara ne vitet ku as ju e as une nuk kishim lindur .Por emrat e te vrarëve, nacionalisteve atdhetare pse nuk pranuan doktrinën e Popovicit e Hoxhes jane reale e nuk i fshini me kundërshtimin se nuk ishte lufte civile por ,ashtu kot u vrane me dhjetra e qindra .Përmendni nje emer , te nderuarin , shkrimtarin , linguistin , analistin , ne ekzil dhe tash z. Agim Hamitin . Kuptoj se veprat e tij ( ato qe përmendni e qe gjithkush mund t’i lexoj ne Internet ,jane te lira ,te pacensuruara ) i keni lexuar se prapthi .Perderisa titullin ” spiun ” ja titulloni z.Hamiti .Dy volumet flasin per agjentin e Sigurimit te jashtëm qe i burgosuri politik Hamiti e njohu ne qelite e burgut . Eshte ky i burgosur politik qe pas 1990 përhap kushtrimin per rolin dashakeqës te Berishes me marrjen e kryesisë se partise se pare opozitare ,ate te PD ,,,dhe nuk e degjoi askush Eshte ky qe guxoi dhe tregoi per rolin e Nexhmijes me te birin ,Ilirin , per ate vit te ankthit te 1981 ku kërkonin nje doras per te vrare Nr.2 te qeverise Mehmetin .Eshte ky zoteri i nderuar qe sfidoi Ameriken duke treguar lidhjet e fshehta me qeverine e Shehut ,Hoxhes e te birit . Eshte Berisha qe ndaloi veprat e tij dhe qe u detyrua pa ardhur shekulli i ri te kerkoje Azil politik .Ku ishit ju Z.Prifti kur ky patriot i dergon letet te hapur klases intelektuale ne Shqiperi dhe ne Kosove ??? M.q.se .veprat i paskeni lexuar fshehurazi ,pa lejen e qeverise Berisha ,Nano e cdo pasardhes . Z.Agim Hamiti dhe sot deklaron qe te me lejohen botimet e pastaj kthehet ne vendlindje. Ne at atdhe qe e perndoqi femije , i ri ,i rritur burre neper internime burgje ,,,vetem pse i jati u arratis perpara se te vritej nga partizanet ” clirimtare ” = pushtues sic treguan muaj para përfundimit te luftes e vitet me pas . Do te preferoja heshtjen kur nuk mund te mohoj nje ngjarje, nje krim e disa vrasje e jo te prrallis faqe te tera me mashtrime .
Z. Ritë, urime 28 Nëntori e suksese në punë. Më beso, komentet tua i lexoj me qef sepse mësoj shumë gjera që nuk i kam ditur.
Natën!
Harrova: Në Malmö (Suedi) mbrëmë ka rënë bora e parë, Nëntori i kuq e bora e bardhë.
Para shume vitesh e kam lexuar librin e Agim Hamitit “Odiseja e nje detektivi”. Ajo cka me ka cuditur shume ishte roli i ShBA per te mos lejuar DSJ-në (Drejtoria e Sigurimit te Jashtem) qe ta rrezoje pushtetin komunist.
Gëzuar dhe ju miku Sinan festen tradicionale te flamurit ! Gëzohem qe jeni mire ! Si bora e bardhe e Suedisë, pa nuanca gri te kaloni dimrin familjarisht! E zmadhimi paksa me fjalet e mesiperm se mësoni te paditurat .Une kam mesuar nga ju shume nga ngjarjet ne Kosove .Per komentin e mesiperm shkurt tregoj se shkrimtarin , azilantin politik e kam mik te vjeter ne Fsb. Kemi shkembyer mendime , shume debate dhe them se njeri me te zgjuar , qe une e quaj GJENI i lindur deri me sot nuk kam hasur .Pervetsues i shume gjuhëve te huaja , njohes historise i politikes , nje intelekt i pashpjegueshëm, nje trim qe nuk krahasohet me askend . C’ta zgjas me ? Nje jete i internuar, i burgosur dhe i kundërvihet shtetit te madh , Amerikes. Ruaj respektin me te madh per kete njeri .Kërkoni ne Internet e lexoni dy volumet e tij qe te mësoni dhe me shume . Ne mbyllje ju uroj gjithe te mirat !
Urime per festen tradicionale te flamurit vella Sinan..Gëzohem qe jeni mire ! Nisa nje koment para pak minutash por shoh se nuk eshte përcjellë. Nejse, per komentin e mesiperm shtoj paksa informacion se shkrimtarin ,Gjeniun ( per mua ) z. A.Hamidin eshte nje mik i vjeter ne Fsb. tim. Bisedat , debatet me te me kane cuditur aq sa nuk mund tua shpjegoj.Zoteron shume gjuhe te huaja ,njohes i politikes ,analist .Te mos e zgjas lexoni dy veprat e tij qe te me kuptoni .Ruaj respektin e madh per te dhe mjerisht njerez te tille i mungojnë Shqiperise .Ne mbyllje ju uroj gjithe te mirat !
Miku Sinan ,dy komentet e mija nuk jane aprovuar nga moderatori i gazetës. Ky veprim eshte i duhuri me sa duket .Cuditem pak ,jo shume pasi nuk perdor fjale jashte etikes vec opinionin tim personal .Mire u degjofshim diku , dikur .Ju uroj gjithe te mirat !
Sic po shoh komentet jane.Nje truk i Internetit ? Nje korigjim te komentit fillestar dua te bej .Ne pjesen kur shkruaj per rolin e Nexhmijes me te birin ,Ilirin se kërkonin nje doras per te vrare Nr. 2 ,Mehmetin.Jo ,kërkonin te eliminonin Nr. 3 ,ate te K.Hazbiut .Pasi ne ate kohe kur Iliri udhetonte e ,shoqeronte perfaqsuesin e larte te CIA ne Shqiperi me 1982 Shehu ishte i vrare .Pra duhej te eliminoheshin krejt miqte e afërt te M.Shehu .Dhe perfunduan ne organizimin e grupit diletant ,ate te Xh.Mustafes shoqeruar nga nje sigurims qe i trathtoi ,pa hezistim pa arritur ne Tirane . M.gj.th.se Xhevdeti kishte nje karriere te suksesshme per 2 dekada ne sherbim te Sigurimit te Jashtëm te Shqiperise .Ai ra ne kurthin e pregatitur nga treshja Ramiz – Nexhmije – Ilir . Lufte e ujqerve ,te egersirave qe nuk njihnin zakonet njerëzore, dinjitetin njerëzor. Ajo lufte ngjasonte me ate te kafsheve qe hatte kelyshet e vet e kur nuk ngopej i versulej turmes ,popullit te ngrate , te pambrojtur. A mund te harroj internimet e fund vitit te 1981 ku kam qene prezent perpara kamjoneve te ngarkuar me placka ? A mund te harroj fytyrat e familjareve te zverdhura dhe turmen e mbledhur per rreth e te heshtur ? I njihja ,ju afrohem per t’i takuar ,polici me largon , nuk e degjoj e ai sic u duk u prek nga xhesti im me lejoi t’u bashkohesha familjareve .Ah ,c’ momente te renda , te paharrueshme per mua ! As qe me bënte përshtypje se me shikonin bashkqytetaret e mij .Unë kisha lindur e deklasuar , me baba ballist , krenaria ime . Isha ne ate kohe terrori e dhune me klasen e shtypur ,te deklasuar sic na quanin ,ishte nje rast per mua te tregoja se ku rradhitem e kush jam.U zgjatem shume .Tash qe cdo gje i takon te kaluares habitem me jeten time se kam shume momente kritike .Te tregoj per ankthin shumevjecar , fillon ne mature e mbaron ne shkurt te 1990 ,ku prisja arrestimin ? Mbaron ne shkurt te 1990 pasi perfundimisht me thirren ne Degen e puneve te Brendshme .Aha , shume vone , frika nuk ishte zhdukur krejtsisht por rreziku i internimit te prinderve te mij pensioniste ne ate vit ku ndryshimet ne europe kishin filluar ishte i larget ,i pabesueshme. Per veten time asnje brenge .Me mire e burgosur ,e vdekur se sa te rroje ne at toke ku linda .Sa urrejtje na ushqeu ai sistem per vendlindjen ,per atdheun ! Sot cdo gje ndryshe .Dua cdo gje qe eshte shqiptare , qe flet e kendon shqip .Dua vendin ku linda ,Dua Kosoven, krejt trojet ku flasin shqip.
Respekt per ty.