ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Fetë janë krijuar nga njeriu, sipas Volterit

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
***
Përgjigje e përgjithshme
Volteri ishte ateist kjo shprehje e tij do më thënë se në qoftë se zoti (i feve) do të ekzistonte disa kanë nevojë për ta prandaj e kanë krijuar. Në të vërtetë (shuuuumë nuk e kanë kuptuar) fetë janë krijuar nga NJERIU
Zoti, për mua, nuk hyn në këtë rend ideje. Janë KRIJUAR TRE FE që besojnë në të njejtin ZOT. Mëndojmë pak : PSE janë KRIJUAR 3 fe të ndryshme por që kanë të njëjtat parime me tre fytyra të ndryshme ? Në qoftë se ekziston vetëm një Zot pse ka tre fe që në gjithë historinë e tyre kanë luftuar gjthmonë njena tjetrën ? Ja një shpjegim i shkurtur dhe personal.
Perëndia dhe fetë
Nëse ky “zot i tre feve” ekziston, pse ai i la “qeniet e tij njerëzore” të vrisnin njëri-tjetrin kur të tre fetë e Adhurojnë atë ? Nëse ky zot ekziston vërtet, a bën ai ndonjë gjë për të ndaluar tufën e tij të luftojë dhe të vrasën njëri-tjetrin? Unë nuk jam nga ata që besojnë verbërisht në një Zot për ekzistencën e të cilit nuk kam asnjë provë edhe pse ka tre fe që e adhurojnë. As unë, as kushdo, as Shkenca nuk e kemi provën më të vogël se ky Zot ekziston dhe as “askush nuk ka prova “që ai nuk ekziston”… Është një reflektim racional dhe matematikor : unë jam më i prirur për ekzistencën e një force të papërcaktuar dhe shumë më skeptik për fetë që janë krijimet të “Njeriut”. Kjo është arsyeja pse unë jam mes të dyjave dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur për shumë vite, pas këtij reflektimi të matur dhe pasi kam studiuar tre fetë monoteiste, pasi kam diskutuar me ekzegetët e tre feve, pasi kam vizituar Vatikanin dhe Meqën. Zgjodha për një fuqi të papërcaktuar, të pashprehshme, të cilën ne mund ta quajmë atë që duam (Zot, univers, ekstragalaktik, jashtëtokësor, etj…) dhe nëse kjo figurë simbolike e pashpjegueshme që ne e quajmë Zot ekziston diku në Kozmos, a është ai “NJË” siç thotë Kurani (pa shpjeguar pse) apo do të ishin (si me pellazgët politeistë) disa Zota (një super Zot dhe disa ndihmës ? ) apo diçka tjetër që do të doja të gjeja. Ja pse u bëra “agnostik”! Do të më falni sepse nuk mundem t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve që kërkojnë përgjigje të gjata : vetëm për një arsye kam probleme serioze me sytë (një transplantim është në pritje të operacionit). Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu