ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Figura e Kristo Floqit dhe vepra e tij , do ngelin frymëzim jo vetëm për Vatra-nët, por për të gjitha gjeneratat e shqiptarisë

Shkrime relevante

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

Uron dhe shkruan Luan Dibrani Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka...

Shpërndaj

Prend Qetta, New York

Congratulations Nga ana profesionale mund te konkludoj se ky promovim ishte shum i vlefshem dhe me nje domethenje të jashtzakonshme per shum arsyeje por Salla shum e vogel dhe audienca tejet e lodhur sigurisht edhe nga punet e dites dhe koha shum e shkurter e pamundesuan nje shtjellim edhe me te gjere të ksaj vepre te shkrimtares Jonela Spaho e cila me perpjekjet e saj na ka servuar nje begati te jashtzakonshme rreth nje mendimtari dhe politikologu qe Shqiprija i numron ne gishtat e dores, siç ishte Kristo Floqi.

Eshte knaqsi ti ndegjosh edhe njerzit e dijes dhe te kultures, siç ishte edhe fjalimi i Ambasadorit ton aq te kendshem Mal Berisha, qe sa her vjen ne Vater e freskon ate sikurse te ishe aty vet Kristo Floqi, Fan Noli apo edhe Faik Konica.

Mal Berisha na sjell Tablo te frsketa dhe te rendesishme sa vet jeta njerzore kur thot se gjat studimeve asnjeri nga pedagoget asnjeher nuk ua ka theksuar studentve emrin e Kristo Floqit! Ketu vlen te theksohet edhe organizimi i ketij evinementi nga Pashk Camaj e posaçerisht Editori i ri Sokol Paja.

Mendimi im, perkunder punes kolosale qe eshte bere ne ket veper rreth Kristo Floqit prapëseprap gjërat me kryesore dhe fundamentale po ngelin nen hijen e politikes edhe te asaj ditore mund te them lirisht.

Jam i habitur me intelektualet shqiptarë (ketu nuk flas per analfabetet politik) edhe pothuajse pas 30 vitesh tranzicion nuk e marrin guximin ta pasqyrojnë të vërtetën shkencërisht, por kur vijnë te epoka e socializmit shtangohen dhe ndalojnë vrapin e suksesit si per shembull aq bukur u pasqyrua biografija e Kristo Floqit nga fillimi e deri te presekutimi i tij ne periudhen komuniste.

Nga ana profesionale mund te them se aty pra me kundershtimin e tij ndaj komunizmit kulmon kontributi i tij me i madh dhe kurorzohet i tërë suksesi i punes se tij qe kishte bere gjat shekullit duke u deklaruar kunder nje regjimi diktaturial sllavokomunist ku per ta goditur pas Kristo Floqit dhe mendimtarve si ai u desh qe te intervenonte edhe NATO ne Kosovë e siç po duket edhe sot e kesaj dite po del e domosdoshme qe te intervenohet edhe ne Ukarainë ku kemi vrasje masive si ato ne trojet shqiptare qe siç duket kan te njejten strategji te prodhuara nga i njejti Producent.

Si perfundim mund te themi se Figura e Kristo Floqit, Vepra e tij do ngelin frymzim jo vetem per Vatranet qe e duan shum por per te gjitha gjeneratat e shqiptaris kur dihet se aj mposhti tiranin, varferin, armiqsin, sllavokomunizmin tek nje popull shum i vuajtur pra siç ishte Populli shqiptar!

Lavdi jetes dhe vepres se Atdhetarit Kristo Floqi!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu