ARKIVI:
23 Prill 2025

Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX

Shkrime relevante

Kush e solli islamin ekstremist dhe terrorist në Kosovë?

Nga: Lirim Gashi, Prizren ___ "Ekstremisti islamik që vrau Muhamet Likën ndoshta shpreson...

Tre muaj përkushtim në përgatitje shpirtërore e kombëtare për Ditën e Shenjtë – 21 Prillin, të Hënën e Pashkëve

Nga: Blerim Metaj Shpërndaje këtë video për të dëshmuar ngjarjen madhështore që...

“Top Channel” po njollosë, ne nuk u konvertuam, por u rikthyem aty ku na takon e që ndihemi natyrshëm dhe në shtëpinë tonë

Nga: Blerim Metaj  Reagim ndaj shpifjeve tendencioze të mediumit “Top Channel” Me indinjatë...

Poezi nga Aldo Gj. Plepi

Aldo Gj. Plepi Poezi Diptik Kërkova për një fjalë, që dy anshmëri shpreh por me...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Fillimi me një orë vonesë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve e nxori në shesh paradoksin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Kabinetit Qeveritar, me prezencën e dyfisht në Kuvend: si qeveritarë dhe deputet njëkohësisht. Paradoksi tjetër është se koalicioni fitues i zgjedhjeve (LVV+G+A), i cili e pretendonte se i ka numrat për formimin e Qeverisë doli t’i ketë vetëm 52 deputet!

Dorëheqje e kontestuar e Qeverisë!

Letra e dorëheqjes së Albin Kurtit dhe e kabinetit qeveritar e 23 Marsit 2025, e protokoluar ditën e Seancës së Kuvendit, pra në ditën e sotme, më 15.04.2025, përveqse paradoks në vete, paraqet shkelje të rëndë kushtetuese!

Pas këtij veprimi, vazhdimi i Seancës varet nga vendimi i radhës i Presidentes Osmani, e cila mund ta caktoj një seancë të re ose ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të merrë kohë të gjatë dhe ne do të përballemi me aventura të reja politike deri në konstituimin e Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.

Deri atëherë do të vazhdojnë pazaret politike për formimin e Qeverisë së Re.

Kjo situatë e re dhe e pazakont e bllokimit të punës së Kuvendit në një pikë fillestare kërkon interpretim ligjor nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Një fillim kaq të keq dhe të mbrapsht të Legjislatures së Re nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj.

Sadoqë partia fituese fajin po e hedhë tek opozita, përgjegjësia për këtë dështim skandaloz është e Albin Kurtit, i cili nuk do duhej të shkonte në seancë i papërgatitur dhe pa dorëheqje paraprake të kabinetit qeveritar!

Si do që të jetë, kjo ishte një fitore e vogël e opozitës dhe një humbje e madhe për Kosovën, për të cilën çdo ditë e humbur pa institucione legjitime do t’i kushtoj vendit me regres ekonomik dhe stagnim politik në arenën ndërkombëtare.

Jo rastësisht në fillim të ditës së sotme i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:

1) Si do të zhvillohet sot loja në Kuvend?!

2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!

3) A do të ndodhë mrekullia?!

Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!

Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu