ARKIVI:
18 Tetor 2024

Fillon fushata e korrje – shirjeve

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Suhodoll, 15 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në fillimin fushatës së korrje-shirjeve në Republikën e Kosovës.

Në fshatin Suhodoll, ne tokën e mbjellë nga fermeri Valon Vehapi, kryeministri Kurti përgëzoi për punën dhe tha se këta po punojnë në mënyrë që ta kemi bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi një verë të jashtëzakonshme sa i përket edhe punës edhe produktit. Janë 66 mijë hektar tokë, të cilat janë mbjellë e duhet korrur, por njëkohësisht kjo po ndodhë në kohën kur janë rritur si asnjëherë më parë gjithandej subvencionet, ndihmat, mbështetjet financiare, që ne ua bëjmë fermerëve tanë”, tha Kryeministri.

Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pasi përgëzoi fillimin e korrje-shirjeve tha se këtë vit Republika e Kosovës ka të mbjellat rekord që nga periudha e pasluftës.

Forhåndsvisning av bilde

“Fermeri i Kosovës është më i përkrahuri në rajon. Ne e kemi rritur perfomancën me të mbjellat dhe niveli i kënaqshmërisë me të mbjella i fermerëve, me institucionet dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës, është tejet i kënaqur”, tha Ministri dhe shtoi se të gjitha reformat që i kanë ndërmarrë në aspektin e politikave, legjislacionit dhe rritjes së përkrahjes, thjeshtësimit dhe procedurave në procesin e aplikimit e të tjera, nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e Qeverisë, në këtë rast të kryeministrit Kurti.

Fermeri Valon Vehapi, pasi falënderoi kryeministrin dhe ministrin për përkrahjen, tha se është një ditë e bereqetshme, për arsye se grumbullohet buka për qytetarët e vendit tonë.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti:

Jemi këtu bashkë në Suhodoll me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin, si dhe me fermerin, Valon Vehapin, i cili i ka 100 hektar tokë, të cilat i punon. Natyrisht, i ka me qira, nuk është pronar i tyre, por është punëtor i madh dhe sot kishim kënaqësinë që bashkë me ministrin të jemi në këto kombajnat për korrjen e grurit, me ç’rast jemi shumë të lumtur që kemi një verë të jashtëzakonshme sa i përket edhe punës edhe produktit.

Forhåndsvisning av bilde

Janë 66 mijë hektar tokë, të cilat janë mbjellur e duhet korrur, por njëkohësisht kjo po ndodhë në kohën kur janë rritur si asnjëherë më parë gjithandej subvencionet, ndihmat, mbështetjet financiare, që ne ua bëjmë fermerëve tanë.

Kështu, përveç 150 euro për sipërfaqe, gjithashtu janë edhe 150 euro për plehërim, pra 150 euro për sipërfaqe të hektarit, 150 euro për plehërim të një hektari dhe 120 euro është për performance, për produkt, për rendiment. Kjo është deri në 4 ton për hektar. Kur kalohet 4 toni për hektar, atëherë i kemi 3 cent në kilogram dhe, edhe sipas profesor Imerit, gjithçka po tregon, shenjat janë, që do të mbërrijmë deri në 6 ton për hektar.

Forhåndsvisning av bilde

Rrjedhimisht, ky 120 euro për perfomancë, për rendiment do të mund të shtohet në 180 euro dhe le të mos harrojmë, e kemi edhe 54 euroshin, që është për naftë, përkatësisht për heqjen e akcizës nga nafta për makinerinë bujqësore.

Më lejoni që ta përgëzoj ministrin Faton Peci për punën e shkëlqyeshme që po e bën dhe fermerin Valon Vehapi, i cili është gjithnjë pranë me kolegët punëtorët e tij, në mënyrë që ta kemi bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë.

Unë isha në një kombanjë bashkë me kombajnerin Avni Berisha, ndërsa prapa e kishim atë që po thuhet se është kombajneri më i mirë në Kosovë, Skender Hyseni, por ndoshta duhet ta bëjmë edhe ndonjë garë jo veç sportive për kombanjerët në Republikën e Kosovës, të cilët janë me shumë përvojë dhe me shumë të arritura për bujqësinë, për ekonominë e për mirëqenien e vendit tonë.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu