ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Fillon zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës lidhur me nisjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që obligon të pajisen me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“15 shtatori i vitit 2021, ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre “RKS”. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave “KS” sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide”, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij.

Ai i siguroi qytetarët e Republikës së Kosovës se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë, por vetëm zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, duke i lutur qytetarët serbë që të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë, pa shqetësime dhe brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

“Sikurse dje, sot por edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj. Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese. Sot, vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile, por edhe vlerë evropiane”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti përfundoi fjalën e tij duke thënë se trajtimi i barabartë nëpërmjet këtyre tabelave të përkohshme që nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër, do të vazhdojë për aq kohë sa pala serbe të veprojë njësoj.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të dashur qytetarë të Kosovës,

15 shtatori i vitit 2021, ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre “RKS”. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave “KS” sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide.

Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Republikës së Kosovës, sikurse edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë poseduesit e makinave me tabela jovalide, ato po konfiskohen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës, automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme.

Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë, u pat arritur në vitin 2011, për lëvizje të lirë e që u finalizua në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016. Që nga ajo kohë, Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe lehtësimin e procesit për regjistrimin e automjeteve. Është kompletuar infrastruktura administrative për lëshimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve. Janë bërë edhe plotësimet dhe ndryshimet ligjore për të lehtësuar regjistrimin e automjeteve nëpërmjet një sërë veprimesh.

Një ndër këto veprime ishte zgjatja e validitetit të tabelave “KS” për 5 vite, përkatësisht deri më 15 shtator 2021, kur ishte paraparë të jetë afati i fundit i heqjes nga përdorimi i këtyre tabelave, sikurse edhe i tabelave me akronimet “KM” (për Mitrovicën e Kosovës), “PR” (për Prishtinën), “UR” (për Ferizajn), “PZ” (për Prizrenin) dhe “GL” (për Gjilanin).

Të dashur qytetarë e të nderuar deputetë,

Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë.

Ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim t’i cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot por edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj.  Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese.  Sot, vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë evropiane.

Andaj, i lus qytetarët serbë, të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë, pa shqetësime dhe brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

Ju të gjithë jeni qytetarë të barabartë të këtij vendi, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Barazia për neve është vlerë të cilën e zbatojmë në praktikë dhe le të angazhohemi së bashku për të mirën tonë të përbashkët.

Në fund më lejoni vetëm të tregoj se si ky trajtim i barabartë bëhet me këto tabela të përkohshme të cilat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Pra, këto janë tabelat tona që janë të përkohshme për ata të cilët vijnë me tabela të tjera, ndërkaq ka 10 vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë. Ne nuk i duam as këto, as këto, mirëpo derisa të ketë këso, do të ketë edhe këso. (Kryeministri ka prezantuar në Kuvend tabelat e përkohshme që nisën të përdoren nga sot v.j)

Faleminderit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu