ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Filmi i metrazhit të shkurt të Merita Çegranit, pranohet në festivalin Manaki Brother

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ky është edicionit i 44-të i International Cinematographers’ Film Festival – Manaki Brothers – festivali i parë në botë kushtuar krijimit vizual dhe artistik të kinematografëve, i cili do të zhvillohet nga data 23-29 shtator 2023. Gëzohem për Samiun, Meritën dhe gjithë stafin që kontribuan në këtë film!
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Kinematografëve “Manaki Brother” është festivali i parë dhe më i vjetër i filmit në botë kushtuar krijimit vizual dhe artistik të kinematografëve. Ky festival filloi në vitin 1979 me iniciativën e njërit prej themeluesve kryesorë – Shoqata e Profesionistëve të Filmit të Maqedonisë.


Merita Çegrani për KOHA, ka thënë se filmi me metrazh të shkurtër “Dhurata e Papritur” ka ardhur e papritur edhe për ata.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nafi Çegrani me të bijën, Merita Çegrani

“Ky është një projekt i punuar me shumë dashuri dhe përkushtim, edhe pse i mbushur me shumë sfida të vështira gjatë procesit të punës, jemi munduar maksimalisht mos harrojmë qëllimin tonë, një film pa kompromis. Manaki Brothers, si një festival i kushtuar krijimit vizual dhe artistik të kinematografëve, drejtori i fotografisë ka pasur synim që “Dhurata e Papritur” të meritojë hapsirë brenda këtij festivali. Dhe ashtu ndodhi, filmi u përzgjodh për programin konkurrues studentor të edicionit të 44-të të International Cinematographers’ Film Festival – Manaki Brothers – ku edhe do jetë premiera e filmit”, deklaroi Çegrani.

Ajo duke folur për filmin tha se në këtë peojekt motoja e saj, art për progres, është arritur. Çegrani nënvizoi se kanë arritur të përzgjidhen në festivalin të cilin e kanë pasur edhe ëndërr.

“Duke ditur që në këtë festival përzgjidhen punët më të mira, ky është një kompliment i mirë për filmin tonë, gjë me të cilën jemi shumë të lumtur sepse është arritur me shumë punë. Edhe pse jemi në dijeni që konkurenca do jetë e fortë, në rast se renditemi diku është e mirëseardhur, në të kundërt do ngelet si një arritje e veçantë në karrierën tonë. Si fund, “Dhurata e Papritur” përtej gjithçkaje mbart në vete emocionin e fortë, ky projekt shpresojmë të hedhë dritë mbi disa nga elementët më të errët të filmit; ndërkohë që do t’i lejojë shikuesit të përjetojnë dhe projektojnë interpretimet dhe përvojat e tij/saj në veprën përfundimtare. Shijojeni!”, tha ajo në fund.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu