ARKIVI:
8 Prill 2025

Filmi Mbijetesa dhe shkolla fiton Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë

Shkrime relevante

SHBA në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin të shtunën

President Donald Trump, left, greets Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu at...

Monolog Dramatik – “Në Mbrojtje të Atdheut të Vjedhur”

Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dëshmia e Gjakut dhe Tokës Narratori...

Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar

Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit...

Nasim Haradinaj, po pres ta realizosh kërcënimin !

Nga: Ibrahim Kelmendi , Gjermani Më 17 mars 2025, Nasim Haradinaj, duke...

Shpërndaj

Në foto: Regjisori Ilir Kabashi me producentin dhe skenaristin e filmit Nuhi Bytyçi, duke e mbajtur në dorë çmimin e fituar për filmin.
Filmi Mbijetesa dhe shkolla FITON ÇMIMIN E PUBLIKUT NË TIRANË
Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit  Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.
Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i filmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin “Mbijetesa dhe shkolla” theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës.
Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se “e kam shijuar këtë festival dhe më ka.përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortê. E falênderoj drejtiren artistike  znj.Mirela Oktrova,  themuesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithē stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta per filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese”.

Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte cmimi i 12-të.

Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu