“AUSTRIA ËSHTË NJË “AEROPLANMBAJTËSE E VËRTETË” E AKTIVITETIT TË FSHEHTË RUS”!
I.
Kështu shkruan mediumi prestigjioz “Financial Times” në numrin e djeshëm, me çrast thekson se sipas “një diplomati evropian me bazë në Vjenë, BfV (Bundesamt für Verfassungsschutz), si më e larta agjenci austriake e inteligjencës konsiderohet të jetë aq e komprometuar saqë për një kohë u ndërpre nga shumë aktivitete të shkëmbimit të inteligjencës evropiane. Derisa Ministria e Mbrojtjes se Austrise* konsiderohet se është “praktikisht një departament i GRU”, (pra Agjensisë intelegjente të Rusisë”.
Për të cilat pohime “një zyrtar i kancelarisë austriake tha se ata nuk mund të komentonin mbi akuzat anonime, por vuri në dukje se qeveria aktuale ka qenë duke shtyrë reformën gjithëpërfshirëse të agjencive të saj të Sigurisë.”
Artikulli në fjalë jep të dhëna për shtrirjen e shërbimeve sekrete ruse edhe në vendet tjera të Evropës dhe për problemet që kanë këto shtete për Sigurinë e tyre, për shkak të infiltrimit të agjenteve rusë në institucionet shtetërore të këtyre vendeve evropiane, që nga Britania e Madhe, Franca e Gjermania te vendet baltike dhe Çekia, Sllovakia e Bulgaria etj deri në Itali. Duke cekur me emra e mbiemra, pozita e profesione spiunët e Rusisë në këto shtete, pa cekur vende tjera më të vogla (shih: www.ft.com/content/bd74a542-3ce3-44de-a93a-36dc5929912b?).
Kështu në këtë artikkul nuk cekët as rasti i gjeneralit Maksim Malaj në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, si këshilltar i Edvin Ramës (shih http://www.syri.net/…/ekskluzive-keshilltari-i-edi…/), as puna e agjentit të Serbisë/Rusisë në Presidencën e Kosovës, si këshilltar i Hashim Thacit (shih www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10216554663809533 dhe www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10213922170638849), i cili mes tjerash kishte punuar edhe në rekrutimin e ‘dëshmitarëve’ me pagesë në Kosovë për të dalur me dëshmi të rrejshme për “trafikim të organeve” gjatë luftës në Kosovë, të cilën si çështje për hetim në vitin2010 e ngriti një përfaqësues i Rusisë në Këshilin e Evropës, agjenti K. Kosatschow, per te cilin hetim i perkujdes zvicrani Dick Marty. Hetim ky qe ne KE u soll si nje Raport me shume akuza per shqiptaret pjesemarres ne Luften e Kosoves, i cili u votua si nje nje Rezolute e KE ne vitin 2011 (www.facebook.com/photo/?fbid=10217526306619996), ne baze te se ciles u ngrit Gjykata Speciale e Kosoves ne Hage (shih: https://insajderi.com/keta-jane-deputetet-te-cilet…/ dhe www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10205580302417357)
II.
Kur një medium si “Financial Times” për përmasat e shtrirjes së spiunëve e agjentëve të Rusisë në institucionet më të larta shtetërore të Austrisë përdorë shprehjen “aeroplanmbajtëse e vërtetë”, atëherë cila shprehje duhet të përdoret për shtrirjen e spinunëve e agjentëve të Rusisë në institucionet universitare, në institucionet private, në biznese, në OJQ e në media të Austrisë?
Respektivisht cila është shtrirja e agjenturave të Rusisë në punën e këtyre institucioneve, punimeve të tyre “shkencore”, librave e pamfleteve në shërbim të intereseve të Rusisë dhe në dëm të Austrisë dhe vendeve përreth.
Apo e thënë edhe më thjeshtë dhe #mefokus për vendet tona ku vlen pyetja: sa i madh është ndikimi i agjentëve të Rusisë në politikat e punën e këtyre institucioneve shtetërore të Austrisë (shih pikën 1.) dhe institucioneve universitare e publicistike austriake (shih pikën 2.), që kanë ndikim në Ballkan dhe në botën shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Serbi?
Në botën akademike, në partitë politike, në bisznese e OJQ e sidomos në publicistikë, në media e në bashkësitë fetare.
III.
Fatkeqësisht në këto vendet tona, po edhe në Mërgatë e Diasporë, ka mjaft shqiptarë si akademikë e politikanë, publicistë e analistë, gazetarë e përfaqësues fetarë që, jo vetëm që janë viktima të këtyre skemave të shërbimeve sekrete ruse, por edhe bashkëpunëtorë të përkushtuar të agjentëve rusë në Austri, sidomos atyre që janë infiltruar e punojnë në qarqet universitare e qeveritare të Austrisë.
Për të cilët mund të flitet me mjaft saktësi, jo vetëm në Austri. Qoftë sipas aktivitetit e bashkëpunimit të tyre, qoftë sipas betejave e prapshtive ku ata marrin pjësë! Ku vërehet një relacionin i drejtë në mes të lartësisë së shkollim të mentoruar dhe thellësisë së prapshtisë se shkaktuar.
1. – “Deklarata e zv.kmë Austrisë, H.C. Strache: “Kosova është padyshim pjesë e Serbisë”, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10210742358185525 dhe
„Weltoffen VS Nationalistisch“, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10210753414061915
2.- „Mendje e robëruar, e pajisur me një guxim regresiv, përpiqet sot të tjetërsojë rolin e Skënderbeut në historinë tonë“, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220250112753447 dhe www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220245799325614, apo
„Degradimi i Cmimit Nobel dhe kuptimit të humanizmit“, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10214702866035746
*Si moment i ndryshimit kardinal në politikën e Austrisë mund të merret nënshkrimi i bashkëpunimit e kooperimit 5vjecar tv partisëë spektrit djathtist (radikal?) FPÖs me partinë e Putinit “Rusia e bashkuar” (2016) dhe ardhja e FPÖs në pushtet në vitin 2017.
PS.
FPÖ që nga viti 2002-04 dhe ndryshimet e mëdha shquhet si parti proserbe dhe kundër shtetit të Kosovës, për këtë shih:
“FPÖ dhe Hofer si zjarrvënës në Ballkan, kundër Pavarësisë së Kosovës dhe për ndarje të Bosnës e Hercegovinës”, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10207452021009152, “Pse ky ndryshim i PJ të Austrisë?” https://www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10212138102238254, dhe “Në gjunjë para Putinit!”, www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10213677168433947
FT.COM
‘Tip of the iceberg’: rise in Russian spying activity alarms European capitals
Intelligence agencies have been slow to respond to the growing scope of covert Kremlin operations overseas