ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Fitorja brilante e Putinit

Shkrime relevante

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
___
-Zyrtarisht ekonomia ruse shënon 18% zhvillim.Raportet gjermane tregojnë se ajo në fakt ka realizuar një bum ekonomik prej 45% në krahasim me kohën e fillimit të luftës në Ukrainë!
Tregtia dhe boniteti i saj janë në ekspansion të hatashëm,kundrejt Europës që po përballet me krizën më serioze politike që nga Lufta e Dytë Botërore!
Ajo qka frikëson është se kjo u arrit pa e futur shumë ekonominë ruse në ekonomi të luftës!
-Demokratëve në pushtet në SHBA ju imponua përshpejtimi i ndaljës së luftës dhe pranimi i realitetit në teren.Ky përshpejtim ndodhi për të amortizuar Presidentin në ardhje Donald Trump!
Shpërthimi brutal i Hamasit qe interes i përbashkët amerikano- rus dhe izraelit.Lufta në Gaza u bë për të ndërprerë ndihmat për Ukrainën.Trumpi do ta ndërpriste luftën dhe demokratët shpejtuan t‘ia rrembenin këtë avantazh!
-Lufta në Ukrainë ka marrë fund.Është çeshtje kohe kapitullimi ose forma e dorëzimit të ushtrisë së saj!Rusia mer katër rajonet dhe Krimenë, bashkë me mandatin për ta rindertuar Ukrainën e shkatërruar.Para njohjës se Kosovës ajo arriti edhe njëherë të ndryshojë harten politike të Europës.
Fitorja brilante ruse kundër NATOS në Ukrainë tregon që Europa nuk ka kapacitete ushtarake që duhen respektuar.Rusia respekton vetëm Ushtrinë Turke dhe atë angleze në Kontinent.Bashkimit Europian nuk do t‘i lejohet edhe më tutje ngritja e një ushtrie të përbashkët jashtë NATO s!
Rubikoni është pak më i qartë tashmë.
Europa nuk do të lejohet të jetë pol i pavarur politik dhe ushtarak!Ajo do vazhdojë të paguaj „haraçin“ e mbrojtjës edhe në Rendin e Ri.
Vektori i paralajmëruar i aleancës Angloamerikane- turke dhe ruse , i filluar me Brexit in anglez, zhvillimin e industrisë ushtarake turke, me fitoren azere në Nagorno dhe me sulmin rus po shfaqet në skenë!
Europa po ulë kokën. Rusia imponon paqen me kushtet e veta.Përfundimisht ajo arriti të shuaj ëndërrat izraelite për Krimenë shtuar edhe ëndërrat muslimane të saj!
Aspirata e Ukrainës për anëtarësim në Nato shuhet përfundimisht!
-Teatri i luftës ka treguar se ka Nato dhe Rusi, konkretisht Amerikë dhe Rusi.Armët dhe teknologjitë europiane në teatrin e luftës janë treguar të pasuksesshme.Fitorja ruse konsiston madje në mos shfaqjën dhe në mos përdorimin e teknologjive të reja dhe moderne luftarake të saj.Me këtë ajo ka rrëzuar propagandën europiane të prapambetjës teknologjike dhe ka imponuar frikë dhe respekt për shkencëtarët e saj.Me pak guxim mund të supozojmë se ajo zotëron tashmë teknologjinë që bën kombinimin e Intelegjencës Artificiale me Kumpjuterët Kuantikë.
– Në vend të Ukrainës, Europa do t‘i kërkojë Rusisë Serbinë, kalimin e të cilës në bllokun përendimor e kemi lajmëruar qysh në kohën e largimit amerikan nga Afganistani!Për Rusinë vlera e Serbisë kundrejt Ukrainës është e vogël.Ndaj pritet që Serbia definitifsht të lejohet- detyrohet të largohet nga influenca ruse si monedhë këmbimi!
-A do të jetë e aftë Serbia të përshtatet në Nato duke braktisur ëndërrën e saj të Botës Serbe kjo mbetët të shihet !
Kosova duhët të përgaditet për lëvizje si këto!
Sidoqoftë ka akoma elemente të paqartësuara sa duhët,interesa dytësore të fuqive dominuese.Akoma mund të jenë në zhvillim e sipër aleanca të fshehëta, lojëra brenda lojërave të mbështjellura me tradhëti.
Mësimi që duhët të marim është maturia ndaj tendencës që e vuri në dukje Georg Orwelli gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku intelektualët mbiintrrpretojnë çdo zhvillim të ri ushtarak – tendencë kjo e njerëzve të zakonshëm!
Në analizën botërore ashtu siç pati pesimizëm nga sulmi rus pati edhe eufori të tepëruar me rimarjen e Khersonit, andaj mësimet kryesore që dalin janë ato që u kërkojnë intelektualëve durim dhe hapje krahu strategëve ushtarak dhe gjeneralëve të talentuar!
Thënja e Samuel Huntingtonit që „Përendimi e sundoi botën jo falë ideve superiore apo vlerave fetare por për shkak të superioritetit në aplikimin e terrorit të organizuar“.Kjo edhe do të vazhdojë!
Sa i përket Lindjes së Mesme analiza që mungon është analiza e kostos së neglizhencës së vendeve islame ndaj gjenocidit palestinez!
Ne, të vegjëlit, sado që kjo nuk ka vend në analiza të tilla, nuk na mbetët tjetër pos të presim Dorën që i rafinon stratagjemat e strategëve dhe liderëve botëror!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu