ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Fjala e ambasadorit Hovenier gjatë ceremonisë së dorëzimit të dronëve dhe pajisjeve përcjellëse Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Fjala e ambasadorit Hovenier gjatë ceremonisë së dorëzimit të dronëve dhe pajisjeve përcjellëse Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, 11 tetor 2023
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Hoxha, Kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hodaj, oficerë dhe staf të Policisë së Kosovës dhe mysafirë të nderuar.

Më vjen mirë që jemi këtu bashkë në këtë ceremoni për zyrtarizimin e donacionit të qeverisë amerikane të shtatë sistemeve të fluturakeve pa pilot për Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuar në rajon, këto sisteme të fluturakeve pa pilot do të bëhen burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për t’i luftuar veprimtaritë kriminale nga ajri dhe toka.

Këta dronë mundësojnë mbikëqyrje, ofrojnë mbështetje taktike dhe siguri të perimetrit për misionet policore;

Ata mund të monitorojnë zona të ndjeshme dhe të largëta që po përdoren për kontrabandë të emigrantëve, trafikim të fshehtë të lëndëve narkotike dhe aktivitete tjera të paligjshme të kontrabandës; dhe

Me to mund të mblidhen dëshmi përmes regjistrimit të pamjeve dhe videove, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rasteve penale në gjykatat e Kosovës.

Donacioni amerikan i këtyre dronëve do të rrisë edhe sigurinë publike.

Këto pajisje do të ndihmojnë në reagim më të sigurt dhe më efikas ndaj incidenteve, në mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, do të ndihmojnë në menaxhimin e fatkeqësive dhe monitorimin e turmave dhe trafikut.

Meqenëse dronët mund të dislokohen më shpejt se mjetet konvencionale në rast emergjence dhe për këtë arsye, zyrtarët e organeve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë teknologji jetë-shpëtuese.

Në ShBA, autoritetet policore përdorin sisteme të ngjashme për menaxhimin e situatave të rrezikshme, si shpëtimin e pengjeve, gjatë ndjekjeve me vozitje të shpejtë, duke u mundësuar oficerëve të ndërhyjnë kundër kryesve të veprave nga distanca të sigurta.

Informatat më të mira mundësojnë vendimmarrje më të mirë, veçanërisht në situatat taktike në kohë reale.

Ky donacion dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për zbatimin e ligjit në Kosovë pasqyron përkushtimin tonë afatgjatë për zhvillimin e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është manifestim shtesë i besimit që Shtetet e Bashkuara kanë në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura kundër narkotikëve dhe të zbatimit të ligjit.

Mbështetja jonë për Inspektoratin Policor të Kosovës gjithashtu thekson sa i japim prioritet transparencës dhe llogaridhënies së oficerëve të zbatimit të ligjit gjatë aksioneve në përkrahje të zbatimit të ligjit.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të punojmë me Policinë e Kosovës për të çuar përpara përkushtimin tonë të përbashkët për të ofruar shërbime transparente dhe të përgjegjshme të zbatimit të ligjit nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjatë pesë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë, trajnim dhe donacione të pajisjeve për modernizimin dhe përmirësimin e organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës për partneritetin entuziast dhe të përgjegjshëm.

Gjithashtu, dëshiroj të përgëzoj Policinë e Kosovës për bashkërenditjen me KFOR-in për këtë projekt.

Forhåndsvisning av bilde

Në fund, gjithashtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e shkëlqyeshme ndërmjet agjencive, përfshirë Agjencinë për Informim dhe Privatësi që është përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale.

Forhåndsvisning av bilde

Në emër të tërë ekipit të Ambasadës së SHBA-së, dëshiroj të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Hoxha dhe Krye-shefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Hodaj për përpjekjet e tyre për realizimin e këtij projekti. E çmojmë bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm dhe të ngushtë.

Forhåndsvisning av bilde

PK-ja dhe IPK-ja vazhdojnë të tregojnë lidership në reformën dhe modernizimin e organeve të zbatimit të ligjit jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

I çmojmë shumë përpjekjet e Kosovës për të kontribuar në transparencën e policisë dhe forcimin e sigurisë civile të vendit tuaj.

Ju faleminderit!

Forhåndsvisning av bilde

Policia e Kosovës pranon donacion (6) drona nga Ambasada Amerikane si dhe IPK-ja pranon (1) dron 

Prishtinë, më 11 tetor 2023 

Me datën 11 tetor 2023, përmes konferencës zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha,  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier dhe kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe IPK-në, projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. 

Forhåndsvisning av bilde

Për rolin dhe qëllimin e projektit foli drejtori Hoxha, i cili ndër të tjera tha se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj Ambasadës Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe logjistike.  Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.   

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa kryeshefi i IPK-së  theksoi pëkushtimin e IPK-së dhe bashkëpunimin me menaxhmentin e lartë të Policisë dhe partnerëve amerikanë për të mbajtur lart standardet profesionale dhe integritetin e zyrtarëve policorë. Donacioni do të shërbejë për të forcuar kapacitetet tona profesionale, në mënyrë që qyetarëve t’ju ofrohet siguri në mënyrë efikase, të përgjegjegjshme e demokratike.  Forhåndsvisning av bilde

Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së, e cila vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim. 

Forhåndsvisning av bilde

Në vijim gjeni linkun e videos https://youtu.be/tqEBW4JLT9c 

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu