ARKIVI:
9 Janar 2025

Fjala e Rexhep Osmanit me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të Adem Gllavicës

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Shpërndaj

Rexhep Osmani

Gllavicë, Lipjan, shtator 2023

Fjala ime me rastin e zbulimit të Pllakës përkujtimore të Adem Gllavicës (Selimit) më 14 shtator 2023 në vendlindjen e tij, Gllavicë.
Fort i nderuari djali i Adem Gllavicës,Bardhyl Selimi,
E nderuara Familje Reçica,
Të nderuar bashkëfshatarë të tij,
Të nderuar zyrtarë të lartë të komunës së
Lipjanit dhe pjesëmarrës e tjerë
Zonja dhe zotërinj,
Sot,mbushën 19 vjet kur për herë të parë u zbulua busti i Adem Gllavicës që MASHT e kishte emërua Shkollën e mesme profesionale me emrin e tij. Atbotë Ademi,ky bir i madh i Kosovës, iu kthye qytetarëve të Liipjanit dhe Kosovës.
Sot. në ditën e lindjes Ademi iu kthye fshatit Gllavicë, vendlindjes së tij, një kthim i mrekull-ueshëm dhe krenar jo vetëm për vendlindjen por për tërë Kosovën martire.
Adem Gllavica ,profesor. agronom e edukator ishe kolos i arsimit shqiptar, ishte dhe mbetet ikonë e atdhetarizmit dhe shqiparizmit. Ai nuk kishte asnjë copë atdhe për të dhënë as për ta shitur.
Ademi ishte vizionar dhe misionar i vazhdue -eshëm i vlerave njerëzore ,kombëtare dhe demokratike . Ai dhe shokët e tij “qëndisën më së miri kurorën e lirisë së Kosovës të cilën ne po e gëzojmë sot.
Bardhyl Adem Gllavica
___
Ademi ishte simbol i sakrificës, i rrezistencës, i qëndrueshmërisë, i guximit, i vlerave njerëzore të lirisë.
Adem Glavica Ishte kundër vëllavrasjes, kur djemtë e Lumës, ushtarë partizanë po vinin në ndihmë forcave jugosllave për “çlirimin”e Ferizajit. Ademi u shpeh ” nuk kemi plumba për vëllazërit tanë”.
Pllakën përkujtimore e të madhit Adem Gllavica nuk e shohim vetëm si një pllakë guri,por kjo shënon një mal kujtimesh e sakrificash që kanë bërë brezat e shkuar , e në veçanti brezi i Lëvizjes Nacionale Demokratike Shqiptare.
Sot, porosia e Ademit do të ishte bashkohuni të gjitha elitat politike , institucionale, koma-
nduese për sigurinë e lirisë së plotë të Kosovës.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "14:09 2023 + Search"
Prof. Rexhe Osmani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu