ARKIVI:
21 Nëntor 2024

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi, nga Arif Ejupi

Shkrime relevante

Zelensky thotë se Krimea mund të rimirret vetëm me diplomaci

Foto: WOLFGANG RATTAY / POOL / AFP Kristoffer Solberg Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy...

Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Policia e Republikës së Kosovës, në Zubin Potok gjen uniforma,...

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

Shpërndaj

Arif Ejupi

___

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi nga Arif Ejupi

Përherë fytyrë ndritur e buzëqeshur.

Përherë i qetë e me ecje të prajshme.

Përherë me fjalë të matura e këshilla prindërore.

 

Përherë i përmbajtur edhe me trazovaçët.

Përherë i rregullt në punë.

Përherë i qartë në shpjegim të mësimeve.

 

Përherë kërkues i progresit dhe luftëtar i hijeve të zeza, që na ndiqnin prapa pa pikë faji.

Përherë zbutës i dhembjeve dhe fatkeqësive tona.

Përherë motivues dhe kultivues i dashurisë ndaj Atdheut e dijes.

 

Përherë i rreptë ndaj egoizmit e padrejtësive.

Asnjëherë paragjykues e i njëanshëm.

Asnjëherë i dhunshëm ndaj nesh.

 

Vetëm me urtësi e dije na nxore nga errësira dhe na qite në rrugën e dritës.

Qofsh i bekuar nga Zoti, për virtytet e larta prej njeriu dhe mësuesi shembull!

 

Gjenevë, 9 tetor 2024

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Respekti për mësuesin përmes fjalës poetike ëdhtë më dhumë se një mirënjohje e rëmdomt! Respekt plr ju i nderuar z. Arif Ejupi.

  2. Z. Arifi ju përgëzoj, poezi magjepësese, pasqyrimi më i mirë në historinë e mësuesit shqiptar që nga koha kur Kosova u pre si me thikë nga Shqipëria dhe fuqi të shumta e bashkëngjiten me Serbinë. Në shkollat e Kosovës, roli i mësuesit ka qenë gjithmonë kyç dhe me një rëndësi të veçantë për jetën e popullit shqiptar.
    Mësuesi shqiptar luante një rol të rëndësishëm sepse ua mësonte fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe. Pikërisht për këtë qeveria serbe mësuesin shqiptar e konsideronte si një rrezik të madh. Mësuesit shqiptarë janë përballur me përndjekje dhe persekutime të pamëshirshme, janë burgosur e disa edhe janë vrarë.
    Mësuesi shqiptar nuk ishte thjesht vetëm një figurë e arsimit, por edhe një udhërrëfyes i shpirtit të lirisë dhe vetëdijes kombëtare. Mësuesit, me guximin dhe përkushtimin e tyre, janë heronjtë e heshtur të qëndresës së popullit shqiptar në Kosovë dhe kontributi i tyre është i paharruar në historinë tonë më të re.
    Respekt!

  3. Zonja Nexhmije, u falënderoj për përkrahjen dhe motivimin . Pjesë e kësaj plejade të mësuesve dhe arsimtarëve gardianë të kështjellës Gjuhë e komb jeni edhe Ju.
    Si në Kosovë ashtu edhe në Mërgimin të gjitha ia dhatë Shkollës Shqipe.
    Zoti u bekoi me një djalë të mrekullueshëm që po vazhdon me punën Tua,j dhe po na bën krenar të gjithëve si në institucionet tona ashtu edhe në ato të Zvicrës. Të mirët Zoti nuk i harron !

  4. Tue pa keto vargje s’ka se si njeriu te mos mendoj se sa me fat jane mesuesit kur kan fat te kene ne mesin e nxenesve nje nxenes, artist krijues qe eshte edhe i brumbosur me shpiert mirenjohes (qe tregon vleren e nje shpierti te kulluar).
    Keta mesues qe aq rralle marrin falenderime per te sotmen qe e krijuen vete, sikur shpiertin e kan te qete nga puna qe bene per atdheun, per njeriun ;e falenderimi per punen u mbetet te tjereve ta thone , e kete e shprehin vetem te ndershmerit, mirnjohesit e vlerava siç na del ne kete poezi krijuesi Arif Ejupi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu