FJALËPLEQNARI I KOHËS
(Prof. Isak Shema, në përgëzime ditëlindje)
___
Në mëngjes rrugën për në shkollë na dëftoi
Në mbrëmje si të kthehemi të mbushur
Dijembushjen tha në shtëpi ta marrim
… aty është e gjitha shkruar në të bardhë me t‘zi
*
Sa herë flet për Zarën e Relës
Mall për Shkodër, Mirditë e Malësi shpalosë
Të mbjellur me shekuj shkëmbijve delmatë
Që fara t‘jetë autoktone
Sall ajo i përballon srtuhisë fërshëlluese
*
– A nuk i shihni, janë si ata nga Apollonia, nga Lisi, nga Bylisi
Pakëëëëz më të vrugtë se nga Ulpiana, Theranda…
Janë fara jonë e hershme
Ajo e thekura n‘Diel
Ajo e pjekura n‘Qiell
*
E ç‘dallim paskëshin zariasët nga shënadrianasët, nga horasët
Nga moreasët a zadrimasët
Arbërorë si mirditorë
Arbanë, çamë, mollosë, dardanë … në etnos
*
Po ato shkronja, a nuk janë tona
Që nga Butrotum e që nga Dodona
*
E Hyu i Hyjve, Zeusi
A nuk ishte edhe nga Naisusi
*
Ah Profesor, ke shumë shumë të bësh
Të thuash, të shkruash, … fol … fol… fol
Se fjalën e ke kod, me protokol
*
E emrin … atë më të vjetrin
Në përmbushje letre
Plotë mësime jete
***
Mentor Thaqi
10 fror 2024
Gëzuar profesor Isak Shema, shëndet e mbarësi, miralan!
Mirë u takofshin në trojet arbëreshe te At Belushi!