ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Fjalimi në OKB i Edi Ramës, projektuesit të zhbërjes së shtetit shqiptar…!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Ragip Kçiku

RAMA NË OKB

Ne që kemi bërë mjaltin (Shenjtoren Nënë Teraza) , kemi të drejtë të bëjmë edhe m…..! Kështu mund të kuptoher fjalimi i projektuesit të zhbërjes së shtetit shqiptar Edvin Kristaq Ramës. Edi Rama kur flet për vlerat kombltare, ai të gjitha ia dedikon vetes. Edhe lindja, rrita dhe meritat e Skënderbeut e të Nënë Terezas, madje edhe vet Shqipërinë, sikur janë të krijuara nga vullneti i Edi Ramës andaj, ai i jep veti të drejtë të bëjë ç’të dojë me ta. Ai i jep veti të drejtë ta shkatërrojë a ta rrisë Shqipërinë. Ta bashkojë a ta ndajë kombin.

Me projektin “Ballkani i Hapur”, nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveç shpërbërjes së Shqipërisë dhe pengesës së zhvillimit të Kosovës. SHQIPTARËT duan unitarizmin, por veprojnë për partikularizmin. Kjo është e dëshmuar tanimë me tendencën për ndarjen e një pjese të Shqorisë dhe krijimin e shtetit të tretë shqiptar. “Vatikanin” e Tiranës. Edi Rama është pervers në mendime dhe veprime.Kryeministri Rama kur shumica absolute e shqiptarëve mendojnë për bashkim kombëtar, vepron për ndarje kombëtare. Një republikë serbe-mirditore e patën krijuar Markagjonët në Mirditë me ndihmën dhe me bekimin e Nikolla Pashiqit. E shkatërruan forcat e Ahmet Zogut dhe të Bajram Currit.

E shkatërruan sepse ishte nismë personale me konotacione fetare dhe të mbështetura kryesisht nga armiqtë e vendit. Veprimet dhe deklaratat e Ramës edhe për Kosovën për ata që nuk i dinë rrethanat historike, të mbushin mendjen se edhe Republika e Kosovës është meritë e tij dhe Kosova është pronë e tij, prandaj ai i jep të drejtë vetes të japë veriun, të shpërblejë Serbinë por me tokën e Kosovës.

Pastaj vjen ajo ana e zezë e Fan Nolit, themelimi i Legatës Ruse në Shqipëri?! Po sot? Cili mund të jetë qëllimi i Edi Ramës?! E para që mund të jetë, është krijimi i një legate spiunësh të serbëve apo të ndonjë vendi tjetër. Mund të jetë një kundërpërgjigje apo ndihmë Erdoganit. Mund të jetë një kundërpërgjigje nga Lëvizja e Deçanit. Sidoqoftë, veprimet e Edi Ramls vetëm mbarësi nuk kanë se ku i del flaka, vështirë të dihet.

Ky është e keqja e atdheut pas Esad Pashë Toptani.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Pune muslimansh.
    Te gjithe, si sunnit si bektashi, udhehiqen nga Kurani – ligji i shtetit islam SHERIATI.
    Ky ligj arab mesjetar i shekullit te VII-t mohon PARIMET E TE DREJTAVE TE NJERIIUT dhe asht ne kundershtim te plote me KUSHTETUTEN.
    MUSLIMANIZMI ASHT NJI FATKEQESI E MADHE PER POPULLIN ARBNOR.
    Prandej braktisja vullnetare e islamit asht e vetmja rruge e perparimit te shqiptarve.
    A nuk e shifni se sa po perparojne shqiptar,t te cilet kan emigru ne Prendim? Duhet me kene qorr ne koke mos me e kuptu.

  2. Dhe jo vetem Shenjtoren Nene Tereza. Ka plot shenjtore shqiperia qe respektohen dhe nderohen si ne kishat katolike ashtu dhe orthodokse.
    nje nga ato eshte shenjtore Angjelina Arianiti Komneni qe perkujtohet me 30 korrik ka ndruar jete ne vitin 1520 dhe ka lipsanin e saj ne Krushedol.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu