ARKIVI:
6 Janar 2025

Flamuri shqiptar u keqpërdor dje në fushën e stadiumit të Madridit në një akt të qartë të Xhihadit

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Opozita në Kosovë, humbja e besimit të qytetarëve dhe sfidat për rikthim

Halil Geci, Skenderaj Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së. ___ Opozita në...

Shpërndaj

Një tifoz me flamur shqiptar futet në fushë në ndeshjen Real Madrid – Man City, përqafon Karim Benzeman para se të largohej

Kastriot Myftaraj, Tiranë

Shpesh janë ngritur dyshime se në shumë raste hyrjet e tifozëve individë në fushat e futbollit në mes të ndeshjes janë skena të sajuara për të arritur një efekt të llogaritur publicitar, madje edhe politik. Hyrja e djeshme në fushën e stadiumit të Madridit gjatë ndeshjes Real Madrid-Manchester City e një tifozi me flamurin shqiptar ishte qartësisht një sajesë e tillë, gjë që kuptohet duke parë dinamikën e ngjarjes. Është e qartë se ky shqipfolësi nga Shkupi hyri në fushën e stadiumit të Madridit si musliman praktikues shqipfolës për të përqafuar vëllain islamik arabin Karim Benzema. Flamurin shqiptar e kishte marrë me vete për t’ i thënë botës se muslimanët shqiptarë si ai janë vëllezër me muslimanët arabë si Benzema. Pra kemi të bëjmë me një akt të Xhihadit. Personi që hyri mbrëmë në fushën e stadiumit të Madridit na tregoi sesi keqpërdoret flamuri shqiptar në një akt të qartë të Xhihadit.

Ky person, një musliman praktikues nga Shkupi ishte betuar në drekën e Bajramit se do të përqafonte vëllain musliman Benzema në fushën e stadiumit. Më mirë do të kishte qenë që ky shqifolësi islamik nga Shkupi të kishte marrë një flamur të gjelbër arab me sure të Kuranit se kështu do të ishte kuptuar më mirë me vëllain e tij, arabin algjerian Benzema.

Flamuri shqiptar nuk ka pse të keqpërdoret kur takohen një arab algjerian me një arab shqipfolës nga Shkupi.

Mediat ndërkombëtare duke parë flamurin shqiptar ua ngarkojnë atë që ndodhi shqiptarëve, kur në të vërtetë ajo që ka ndodhur është se në fushë nuk hyri një shqiptar, por një arab shqipfolës, për të përaqafuar një tjetër arab.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu