ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

“Fletërrufe” numër 4: Profesorit Dr. Sadri Ramabaja

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania

Bashkëveprimtar i respektuar!

Pas dy “fletërrufeve” të djeshme, gjegjësisht përpjekjeve që bëra për të ofruar sqarime rreth dy kontestimeve të Profesorit Blerim Latifi dhe (ç)vlerësimit, gjegjësisht opinionit të moderatorit Leonard Kerquki, tani kam kënaqësinë t’i shoh me llupë edhe ca prononcime e reagime Tuat.
Po “reagoj” edhe që të mos keqkuptohem se po të anashkaloj, për të mbajtë anë, për hir të bashkëveprimtarisë në Lëvizje, deri në vitin 1991, kur Ti duhet të kesh “dezertuar”, siç thoshim atëherë, kur ngjanim në sektë fetare.

[1]
U befasova me dakordimin Tënd (nga minuta 14 e emisionit), se 17 Nëntori 1994 qenkësh datë e themelimit të UÇK-së, kur shkarazi u tha se në këtë datë Kryesia e LPK-së ka vendos emërtimin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e shoqëruar me vendimin për formim të Shtabit Qëndror dhe vendimit për të filluar me publikim të komunikatave, duke filluar nga numri 11; vendimi i fundit le të vetëkuptohet se asionet guerile që kishin ndodhur deri në atë moment, ishin të po të asaj ushtrie në formim. Pra, ishte formuar UÇK-ja qysh me 27 Korrik 1993, nga Kuvendi i 4-tërt i Lëvizjes, por nuk ishte emërtuar. Na ka ndodhur siç ndodh në ndonjë rast me lindje të fëmiut, i cili për arsye të ndryshme, emërtohet më vonë.
Unë nuk kam qenë pjesëmarrës as në Kuvend as në mbledhje të Kryesisë, që të kem interes për protagonizëm, por nuk dua t’i hy në hak UÇK-së që qenkësh themeluar nga Kryesia (në Emigracion), e jo nga Kuvendi (në Prishtinë), siç edhe ka ndodhur. Këto do të mund ta dëshmonte konkretisht Fazli Veliu dhe Emrush Xhemajli, të cilët ishin delegatë në Kuvendin e Katërt në Prishtinë, njëherit ishin edhe në Kryesi të Lëvizjes. E se është marrë vendim në Kuvendin e Katërt mund të dëshmojnë edhe Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Isa Krasniqi, Fatmir Brajshori, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari dhe të tjerë të gjallë, meqë të martirizuarit e të vdekur nuk dëshmojnë dot më.
Befasues për mua qe (dez)informimi, se ideator i emrit qenkësh Nik Gjeloshi, ish “ministri” të mbrotjes në “qeverinë bukoshi”. [Edhe Nika ka “dezertuar” nga ajo “qeveri” në maj 1995.]

[2]
Edhe lejimi për formim të UÇK-së në Gjermani dhe Zvicër [nga minuta 46 e emisionit] është evaziv. Prokuroja federative e Zvicrës, shtriga Carla del Ponte, në prill apo maj 1998 ka urdhëruar bllokimin e xhirollogarisë së Fondit “vendlindja thërret” në Zvicër, me arsyetim se po e financon UÇK-në terroriste. Në fund të korrikut, me ndërmjetësim të një belgu, që ishte i angazhuar konsull nderi i Kinës, në Zvicër, duke ia lye gurmazin Carles me 50 mijë USD që ia kam dhënë atij konsulli për t’ia përcjell asaj, Fondi në Zvicër na është zhbllokuar. Edhe në Gjermani, disa herë na kanë kërcënuar se do na e bllokojnë xhirollogarinë e Fondit, nëse publikisht deklarojmë financimin e UÇK-së “terroriste”. Duhet të ketë qenë data 12 qershor 1999, kur Enti federativ i kriminalistikës në Gjermani (BKA), rreth orës 5 të mëngjesit ka bastis zyrat e Fondit “vendlindja thërret” në Bonn e qytete tjera dhe banesat e shumë veprimtarëve të autorizuar. Me atë rast kanë konfiskuar gjithë dokumentacionin dhe mjetet financiare. Krejt kjo, me arsyetim të shpifur se kemi financuar veprimtari terroriste të UÇK-së. Në fund të vitit 2002 janë mbyll hetimet, pa ngrit padi…

[3]
Miratimi Yt [minuta 62 e emisionit], se Hashimi dhe Kadria kanë qenë anëtarë të Shtabit Qëndror, nuk është i sakt. Në Shtab Qëndror, të miratuar nga Kryesia (jokopetente) më 17 Nëntor 1994, ishin, pos Ali Ahmetit, Azem Sylës dhe Xhavat Halitit (me të ashtuquajturin automatizëm si anëtarë të Sektorit të Rëndësisë së Vëçantë /SRV), ishin Nait Hasani (të cilin e prezantonin herë koordinator herë komandant i atij Shtabi), Rexhep Selimi, Xheladin Gashi dhe Sokol Bashota. Naitin duhet ta ketë “kooptuar” Xhaviti, kurse Rexhepin, Xheladinin dhe Sokolin duhet t’i ketë “kooptuar” Azemi. Aliu kishte “kooptuar” Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Adrian Krasniqin, por Xhaviti dhe Azemi nuk ia pranonin në uçk të tyre. Pas burgosjes së Naitit në janar 1997 dhe vrasjeve e arrestimeve të tjerëve, ai Shtab në Kosovë është defunksionalizuar. Është fatkeqësi ekstra se ai Shtab, edhe si i tillë, është sabotuar e komplotuar nga Xhaviti dhe Azemi, prandaj nuk mund të ishte funksional, meqë nuk i kishte as ushtarë nën komandë të tij; Xhaviti dhe Azemi i kishin urdhëruar Naitin e Rexhepin të mos lejonin përfshirjet në UÇK të grupeve guerile në Drenicë (që i komandonte Adem Jashari), në Llap/Gollak (që i komandonte Zahir Pajaziti), në Dukagjin (që i komadonin Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Luan Haradinaj dhe të tjerë). Akoma më komplotist ka qenë mosdërgimi i ndihmave financiare UÇK-së në Kosovë, nga krijimi deri në mars 1998, të cilat i jepnin dhe grumbullonin anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, për Fondin “vendlindja thërret”; ato iu dorëzoheshin Xhavitit dhe Azemit për t’ia përcjell Shtabit Qëndror në Kosovë. Me rezulton se Xhaviti dhe Azemi as atij Shtabi nuk ia kanë dërguar financat, pos ca mjeteve simbolike për të kamufluar plaçkitjen e shumicës. Prandaj në vitin 1996 ka plas grindja e parë, kur nga Kosova, Adem Jashari, më zë dhe me shkrim, është ankuar se nuk po ndihmoheshin financiarisht e as me armë e municion. Pothuajse njëkohësisht janë ankuar edhe nga Llap/Gollaku dhe Dukagjini. Nga Lëvizja, Nëndega në Gjermani, duke shfrytëzuar lidhjet që kishin, – Drenica përmes Fehmi e Ramiz Lladrovcit, Llapi përmes Sabri Kiçmarit e Ali Ramës, Dukagjini përmes Sali Kelmendi, – kanë kërkuar ndihma financiare. Edhe tani më vjen për të qa kur kujtoj në copë letër (kërkesë nga grupi gueril i Llap/Gollakut) që pat dorëzua në Kryesi të Nëndegës llapjani Ali Rama (azilant në Levekusen), ku shkruante: “Ju lutëmi për 500 DM ndihmë mujore, që t’i kemi për bileta e benzinë kur rrugëtojmë për takime e aksione…” Ua kemi dërguar ca ndihma simbolike, meqë rregullisht mjetët financiare i dorëzoheshin Kryesisë së Degës në Zvicër. Kundër këtij “decentralizimi anarshist” kanë protestuar në Kryesi Xhaviti dhe Azemi. Kryesia më kat hirrë në llogaridhënie në verë 1996. Aty ka plas grindja edhe mes anëtarëve të Kryesisë, pse deri atëherë nuk ishin ndihmuar grupet guerile në Drenicë, Llap/Gollak, Dukagjin e gjetiu. Bile, aty ka pas shpërthye Xhaviti: “Ata komitë plaçkashë nuk janë në UÇK, meqë nuk pranojnë subordinim ushtarak, prandaj nuk i kemi ndihmuar e nuk do t’i ndihmojmë.” [parafrazim] Edhe unë iu pata përgjigj: “Nuk pjerdhë për centralizëm demokratik që po e shpërdoroni! Do t’i ndihmojmë sa herë që do të na kërkojnë!”
Fatkeqësisht ato sabotime e komplote konkret vazhdojnë t’i heshtin protagonistët (ish anëtarët e Kryesisë, sidomos Emrush Xhamajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, meqë kryetarin Fazli Veliu dhe nënkryetarin Muhamet Kelmendi ata nuk i pyesnin për veprimet e tyre operative) dhe pjesëtarët e ish Shtabit Qëndror (Naiti, Rexhepi…). Ca heshtin sepse mendojnë se ia daravitin famën UÇK-së, ca sepse janë konformistë, e ca se ishin marioneta komplotiste dhe profiterë të Luftës! Ndërsa unë kam menduar e mendoj, nuk duhet t’i heshtim e fshehim sabotimet e komplotet që na kanë ndodhur, meqë LPK-së dhe UÇK-së u rritet fama për sfidimin që ua kanë bërë edhe armiqëve të brendshëm (siç përdorët cilësimi i sakt, edhe pse i komprometuar)!

[4]
Lidhur me “përplasjen” për emërime të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm [nga minuta 63], Kryesia ku unë isha anëtar, e dalur nga zgjedhjet e Kuvendit të 6-të, i mbajtur më 1 e 2 maj 1998, nuk ka zgjedh e as nuk ka emëruar asnjëherë ndonjë kuadër të UÇK-së, gjatë gjithë Lufte (Maj 1998-qershor 1999). Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm, që e kishte themeluar Fondin “vendlindja thërret” më 11 nëntor 1993, në korrik i ka rizgjedh përgjegjësit për Fond, duke e sfiduar “shtabin e rognerit” që pat provuar t’i emëron marioneta e tij, “në emër” të Shtabit të Përgjithëm (paten lëshuar edhe komunikatë).
Fakeqësisht Kryesia pararëndëse, sidomos SRV (Xhavit Haliti dhe Azem Syla), i kanë kooptuar dhe komanduar dhe shpërdoruar ata të Shtabit Qëndror (nëntori 1994 – janar 1997). Mund që jam bërë i bezdisshëm, por moti kam thënë e shkruar, se nuk ka askush asnjë provë, të jenë zgjedh apo emëruar ndonjëherë për komandantë Azem Syla e Xhavit Haliti, por as Hashim Thaçi, pos nëse janë vetë-caktuar më 11 qershor 1998, kur kanë (dez)informuar se është mbajt mbledhja themeluese për formimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në fakt, duhet përherë të kemi parasysh faktin, se nuk kishim të bënin me ushtri klasike, siç i kanë shtetet e lira e funksionale, por kryesisht me kryengritje të armatosur çlirimtare që po dominohej nga vetorganizimet dhe vetemrimet në kuadër të akronimit të mitizuar: UÇK!

[5]
Ndërsa sa i përketë rrolit të Ali Ahmetit dhe timin, për angazhime të Bislim Zyrapit dhe Halil Bicit, – që tangjent dhe panevojshëm e përmende Ti kësaj radhe, – edhe pse u kërkua moderatori që të mos diskutohet në këtë emision, po të informoj që të kesh informacion burimor për emisione e shkrime tjera.
Siç kam informuar, Epopeja e Jasharëve na zuri të pa përgatitur. Kryesia e Lëvizjes, në mungesë të ndonjë strukture tjetër, improvizoi një shtab koordinues. Vetëkuptohet, anëtarë ishin edhe Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti (të cilët ishin edhe anëtarë të SRV), pos Fazli Veliut (kryetar), Muhamet Kelmendit (nënkryetar), Emrush Xhemajlit (sekretar), Gafurr Elshanit (arkëtar) dhe ndonjë tjetri që për momentin nuk po më kujtohen. Ajo Kryesi e integroi edhe Ilir Konushevcin, të cilin deri atëherë e kishim mashtruar Azemi e Xhaviti se ishte anëtar i Shtabit Qendror, por kurr nuk e kishin ftuar në ndonjë takim apo nuk e kishin pyet për ndogjë.
Ai lloj shtabi pat caktuar Aliun të koordinonte sistemimin e ushtarakëve që vinin nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Perëndimi, ndërsa mua me caktuan ndihmës të Aliut, shkaku se shumë ushtarakë i njihja personalisht, meqë Fehmi Lladrovci më pat marrë në shoqërim të tij në takimet me ushtarakë gjatë viteve 1996/97. Në vitin 1996 mbajtëm një takim të madh me ushtarakë në Cyrih, i organizuar nga ushtaraku Ramadan Gashi. Fehmiu kishte ftuar edhe gjeneral-kolonelin Agim Çeku (atëherë ishte komandant i korpusit të 5-të dhe anëtar i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kroate). Agimin e shoqëronin dy badigarda që ia kishte caktuar Shtabi kroat. [Qysh atëherë Agimi pat informuar se ka rregull që dy vjet pas lirimit nga Shtabi i Përgjithshëm anëtarët mund të dalin lirisht në botë të jashtme, prandaj pat premtuar se do ta bënte kërkesë për lirim sapo të kthehej në Kroaci.] Më se miri mbaj mend grindjen në atë mbledhje, në mes të Agimit (Çekut) e Fehmiut, në njërën anë, dhe kolonelit Agim Mehmeti, që u prezantuar si kryetar i shoqatës së ushtarakëve në Perëndim. Grindja kishte për bazë, Agimi e Fehmiu kërkonin të angazhoheshin sa më shumë ushtarakë, menjëherë, në UÇK. Ndërsa Agim Mehmeti, duke këmbëngul në përcaktimin “institucionalit”, thoshte se ai pranon komandë vetëm nga “komandanti suprem” (e mendonte “presidentin” Ibrahim Rugovën).
Me kërkesë të ushtarakëve që e kishin caktuar Naim Malokun si “zëdhënës”, duke shfrytëzuar miqësinë me Shemsi Reçicën, i cili në atë kohë ishte këshilltar i “kryeministrit” Bujar Bukoshi (BB), në mars 1998 ndodhi takimi mes ushtarakëve që prisnin të sistemohen në UÇK dhe BB. Takimi u mbajt në ambiente të “amasadës” së Kosovës në Tiranë. Fatkeqësisht nuk u gjet ndonjë mirëkuptim.
Të gjithë ushtarakët besonin se UÇK-ja kishte Shtab të Përgjithshëm, prandaj kishin bërë kërkesën që Shtabi t’i sistemonte, në cilën zonë duhej të angazhoheshin. Për të mos i zhgenjyer, nuk ua thosha as unë të vërtetën atyre ushtarakëve.
Në fund të marsit 1998, kur Ramushi qe arratis pas Betejës në Gloxhan, na ndodhi në “incident”. Ramushi me të drejtë ishte revoltuar për mungesë të ushtarakëve në Kosovë. Xhaviti dhe Nasim Haradinaj e kishin dezinformuar Ramushin: “Ibrahimi po i mban ushtarakët me para të popullit këtu në Tiranë, nuk po i le me hy në Kosovë…” Harambashi Ramush kishte shkua të vendstrehimi i ushtarkëve në “hosteli Tafili”, i kishte kritikuar ata, bile edhe sha. Kur u ktheva aty pash njërin nga ushtarakët të përlotur (duhet ta ketë pas emrin Mensur, nuk po më kujtohet mbiemri, i cili kishte shumë plagë lufte nga luftimet në Bosnje). Më treguan që i kishte fye e sha Ramushi. I telefonova Ramushit, ia tregova të vërtetën. Fatkeqësisht u grindem ashpër, sepse ai u besoi më shumë shpifjeve të Xhavitit e Nasimit (dhe asnjëherë nuk jemi pajtuar).
Nga mesi i prillit 1997 Naimi nuk e përballonte më presionin nga kolegët dhe pat humb durimin nga pritja në Tiranë, pa asnjë përgjigje nga shtabi, prandaj ka lut Muhamet Kelmendin (meqë Naimin e kishim bashkëfshatar dhe shok fëmijërie), që të aranzhonte një takim me Xhavit Halitin. Takimi ndodh në Hotel “Tirana”. Xhaviti e fyen Naimin dhe shokët e tij, me arsyetim se UÇK nuk kishte nevojë për oficerë të JNA-së. Ia kishte bërë edhe ca fyerje e sharje që i kanë hije vetëm Xhavitit, kur nevrikoset.
Kur mora vesh për takimin, ushtarakëve ua rrëfeva gjendjen reale, që të vendosnin vet çfarë do të bënin. Naimi më luti ta shoqëroja në mëngjes deri në Bajram Curr, që ta takohej me Qerimin (vëllaun tim), sepse atij i besonte ta fuste ilegalisht në Kosovë. Shkuam. U angazhuan ushtarë të UÇK-së që e njihnin terrenin dhe e paten fut Naimin (edhe pse Beogradi shpifte se ushtria serbe e kishte plagos gjatë tentimit për hyrje në Kosovë.).

[6]
Me Bislimin (Zyrapi), në prani të Ilir Konushevcit, nga fundi i prillit 1998, biseduam taktikën që ai duhej ta ndiqte aty e tutje. I thash të taktizonte me Azemin, duke simuluar reflektim se e kisha manipuluar unë, që t’i besohej edhe nga ajo bandë (ende nuk quhej “shtabi i rognerit”) për t’u fut në Kosovë, që të koordinonte strukturë komanduese qëndrore (e pata këshilluar të kishte kujdes, se ata edhe mund ta vrisnin…)…

[7]
Xhaviti tashmë zuri t’i shpërdoronte edhe institucionet që i qeveriste kuislingu Nano. Në fund të marsit në Tropojë kishin ardh brenda dy netëve rreth 1400 kryengritës për t’u aramaatos e të kthehen menjëherë. Plicia në Bajramcurr ishte urdhëruar nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, tashmë i ndieri Sokol Baraj, që t’i mbante të rrethuar, pa ushqim, që t’i detyronte të regjistroheshin refugjatë. Kryengritësin thoshin se ishin ardh vetëm për t’u armatos e të kthehen për të luftuar në kuadër të UÇK-së. Unë isha atje duke u munduar të zgjidhej ai lloj komploti edhe i turpshëm. Atje erdhen Muhamet Kelamendi dhe Adem Graboci dhe më urdhëruan të kthehesha menjëherë në Tiranë, sepse qeveria kishte urdhëruar që Kryesia dhe unë ta lëshonim Shqipërinë menjëherë, si të “pa përshtatshëm”. Rezistova pak, por Muhameti, si më i moshuar, kishte autoritetin edhe familjar mbi mua, prandaj pranova të kthehem me taksinë që e kishin përdor ata në rrugëtimin Tiranë-Bajram Curr. Në mëngjes herët dola në Hotel “Tirana” për t’u informuar nga Kristaq Porodini e Ilir Çano, pse ishte marrë ai vendim. Ende nuk e dija se Ilir Çano ishte zëvendës-drejtor i Sokol Barajt, por e njihja si avokat dhe mik i Kristaqit (ish oficer madhor i Sigurimit pranë Komitetit Qendror). Sapo i pyeta, Miku Çano i saporevoltuar u përgjigj: “Ruani qetësinë, mos u grindni mes jush! Institucionet e Shqipërisë nuk kanë marrë e nuk do të marrin asnjëherë vendime të tilla!”
Herën tjetër, nga mesi i prillit, asistova vet në mbledhje që kishte thirr Kryesia /shtabi koordinues, kur Xhaviti, me një agresivitet ekstra, i kërcënoi shokët dhe kolegët e tij të deriatëhershëm, që ta lëshonin sa më parë Shqipërinë. Ai kërcënim qoi deri të vendimmarrja për ta mbajt Mbledhjen e përgjithshëm (Kuvendin) e Lëvizjes (më 1 e 2 maj 1999 në Zvicër)…
Pata menduar, kërcënimi kishte për motiv kryesor mjetet financiare dhe komandën. Kryesia para ca ditëve kishte marrë vendim që mjetet e Fontit të mos u dorëzoheshin i ushtarkëve Xhavitit dhe Azemit, por vetëm në Kryesi. Xhaviti, si më i shkathti, duke shpërdor lidhjet që kishte me institucione në port dhe aeroport, ua kishte zënë pritën ndihmave financiare që vinin nga Fondi “vendlindja thërret”.
Interesant, vetëm kur më ra në dorë monografia e LPK-së, që e kanë përgatit Fazli Veliu dhe Sejdi Gega, u informova se Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi, në prani të Adem Demaçit dhe Shaban Mujës (takim më duket në Rosenheim të Bashkëveprimtari me mbiemër Muzaqi), kishin bërë marrëveshje që Bujari t’i jepte 30 mijë DM në muaj për UÇK-në. Ishte precizuar që mjetet t’i dorëzoheshin Shabanit, e ai t’ia përcjellte Xhavitit. Në monografi është edhe faksimile i një vërtetimi, me nënshkrim të Xhavitit, për pranim të një kesti mujor prej 30 mijë DM. (Megjithatë, si të pa informuar që ishim, ne kritikonim Bujar Bukoshin, besa edhe e shanim, pse nuk po jep ndihma për UÇK; sapo pash këtë informim, si dyshues që e ka djeg tamli e i frynë edhe kosit, më pat shkuar mendja se Beogradi ka urdhëruar Bujarin t’ua paguante honorarin komplotistëve, duke i kamufluar ato si ndihma për ish të burgosur politik)…

[8]
Unë u përcaktova të kthehesha në Gjermani, meqë e pash në terren rëndësinë që kishin mjeteve financiare, sepse Sektorit të logjistikës nuk po u jepeshin financa as për ushqim, e lere më për të ble armë e municion. Ndava mendjen se duhet ta “kap” Fondin në Gjermani, nëse nuk ia dal ta bind Jasharin (Salihun / kryetar i Këshillt të Fondit), që atëherë e tutje t’u dërgonim ndihma financiare vetëm shtabeve të zonave (përmes korrierëve që i kishin caktuar) dhe Sektorit të logjistikës për të ble armë e municion, që t’i futnin në Kosovë. Fatkeqësisht Jasharin nuk e binda dot, por shfaqi mirëkuptim për t’më toleruar t’i menaxhoja mjetët e Fondit në Gjermani siç e kisha vendos dhe e pata informuar…
Në vitin 1999 të hyrat e ndihmave financiar u rriten dhe korrierët e shtabeve të zonave nuk kishin kërkesa të mëdha, prandaj tepronin për t’i dërguar në zyrën e Fondit në Tiranë, ku menaxhoheshin nga Ramiz Lladrovci dhe Halil Selimi. Fatkeqësisht, në fillim të qershorit 1999, respektova lutjen e Jashar Salihut, Shaban Mujës dhe ndonjë tjetri, që t’i dërgoja 4 (katër) milionë DM në Lubljanë dhe 4 (katër) milionë DM në Austri. Më thanë se i duheshin urgjentisht UÇK-së në Kosovë. Kur u kthyen nga Lubljana korrierët Mark Bardhaj (Pejë/Bochum) dhe Vesel Bacaj (Pejë/Bonn), ma dorëzuan dëshminë e dorëzim-pranimit. E kishte firmos Gani Thaçi (vëllai i Hashimit) si pranues. U hidhërova deri në palcë. Ndërsa Ibrahim Iberdemaj solli dëshminë që mjetet në Austri i kishte pranuar Fatmir Zymeri (me banim në Osllo; marionetë e Xhavit Halitit). Menjëherë u binda se ishte mashtrim komplotist për të penguar ndihmimin financiar të UÇK-së (sepse pas ardhjes kryeministër të Pandeli Majkos, ishte vendos që armët e municioni të na dhuroheshin…).

[9]
Mund që nuk e ke dëgjuar për komplot që na e shkaktoi Hashim Thaçi në Mbledhjen e 6-të. Synohej të nxiste edhe vrasje gjatë Kuvendi. Hashimi u penetrua në Kuvend/Mbledhje pa qenë delegatë dhe as pa pas të drejtë për pjesëmarrje për shkak të ndonjë funksioni udhëheqës. Na befasoi kur u ngrit dhe lexoi një letër, duke iu deridh zëri dhe letra. Na e plasi si bombë akuzën se Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli e shumica e anëtarëve të Kryesisë kishin gisht në vrasjen e Luan Haradinajt në kufi dhe në vrasjen e Zahir Pajazitit. Fatmirësisht e ruajtëm qetësin, meqë të akuzuarit tashmë e dinin se ishte marionetë komplotiste. Ndërsa tifozët e rogneristëve ishin pakicë që të mund të shkaktonin provokime eksplozive. U vendos që Këshilli i Përgjithshëm, i zgjedhur nga Kuvendi, të formonte komision hetimor dhe pastaj të merreshin vendime përkatëse. Pasi bëri punën e tij Komisioni, u konstatua se kishin qenë vetëm shpifje për qëllime komplotiste [Rezultatin e hetimeve Kryetari Bedri Islami e ka publikuar në librin e tij “Enigma e një vrasje e trefishtë…”.]

[10]
Rasti i Kolonelit Halil Bicaj është një “bingo” hyjnor, do të thosha, edhe pse nuk besoj në broçkulla të “hyjnorshme”. Qysh në mars 1998, kur halili erdhi nga Sarajeva në Tiranë për t’u ngazhuar në UÇK, patëm mirëbesim e shoqërim ekstra, sepse në mes kishim Enverin, Vëllain e Halilit, Bashkëveprimtar i devotshëm i Lëvizjes, Nëndega në Gjermani.
Në fillim të tetorit 1998 Halili (i shoqëruar nga Genc Kelmendi), më surprizoi me vizitë në Zyrë të Fondit në Bonn.
Halili: “Jam ardh për konsultim, meqë kam ofertë të emërohem përkohësisht në vend të Ahmet Krasniqit, deri sa ta liron qeveria bosniake pejanin Ismet Alia, që për momentin është atashe ushtarak i Bosnjës në Turqi…”
Spontanisht ndërhyna, meqë nuk më duheshin arsyetimet që mund t’i paraqiste: “Të lutëm, prano menjëherë!”
Insistoi të shkoja me të në Tiranë që të bindej se dakordoheshin edhe të tjerë. Shkuam. Takova Ali Ahmetin, të cilin rogneristët vrazhdonin ta lajkatisn se vrazhdonte të ishte anëtar i Shtabit, meqë kishin qenë bashkë me Xhavitin e Azemin në SRV. Ia paraqita rastin dhe e binda ta miratonte. Organizuam takim të përbashkët, Halili, Bislimi, Aliu, unë, në picerinë “Artur” në Tiranë. U morëm vesh që ata dy, si kolegë që kishin qenë në luftime në Sarajevë, ta bashkëkoordinon luftën, duke e çmuar aty e tutje FARK-un si pjesë integrale e aktive të UÇK-së. Por, u besatuam që të mbanim sekret ato vendime ndaj bandës se Xhavitit, Azemit e Hashimit. Tashmë ata të asaj bande i dyshonim tepër bindshëm se janë marioneta të shërbimeve armiqësore.
Halilin dhe Bislimin i pata informuar se qysh kur është fromuar Shtabi i FRAK-ut në Tiranë (fillimi i prillit 1998), ishim marrë vesh për një subversion patriotik, që në atë Shtab të penetroheshin ushtarakët Xhafer Jashari, Fadil Demiri, Agim Haziri, Binak e Ramadan Gashi (të gjithë shokë të Fehmi Lladrovcit), që t’i pengonin vendimmarrjet për komplote e luftime kundër UÇK-së.
Ata atëherë dhe këta tani i pata (dez)informuar se FARK ishte formuar më 3-7 mars 1998, me urdhër të Beogradit, siç besoja atëherë dhe tani, si varianti komplotist, që në kooperim me bandën e Xhavit Halitit, ta komplontonin UÇK-në dhe Luftën e saj çlirimtare.
Fatmirësish paten sukses ato “komplote” kundër FARK-ut, i cili gjatë vere 1998 na kishte godit rëndë në Dukagjin, por nuk na shkaktoi më dëme, ndërsa nga fillimi i tetorit 1998 qe berë pjesë e UÇK-së…

Këtu po pushoj, meqë u lodha dhe po përtoj t’i dëgjoj edhe 35 minuta tjerë të emisionit që po e komentoj.

RESPEKTE!

***
Këtu mund ta përcjellni emisionin:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu