ARKIVI:
28 Mars 2025

    Fol mixhë a është bari a pasul se e preva?

    Shkrime relevante

    Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635

    Anna Hida, studjuese, Romë (Nushe Zhuba) Falenderoj ABC NWES dhe gjithë stafin e...

    Së pari Kosova, pastaj LDK!

    Florim Zeqa Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë....

    Masakra e Belegut, krimi i heshtur që kërkon drejtësi

    Beleg, 29 & 30 mars 1999 Shkruan: Adem Lushaj, Deçan Një natë e...

    A ka shëmti më te turpshme që në një shkollë shqipe të shtrohet iftar, si në Shalë të Drenices?

    Hamdi V. Thaci, Drenicë Shemtia e shkolles shqipe. Shqiptaret kanë vuajtur me...

    Shqiptarët, të parët që e rrëzuan komunizmin në ish-Jugosllavi

    Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina * Ligjëratë e mbajtur 28 mars 2018  ·  Theksime...

    Shpërndaj

    Nga: Nue Oroshi

     

    Para se të filloj ta bëj një analizë të shkurtër të niveleve jo profesionale në Kosovë, të cilët kanë kapluar politikën, administratën, universitetet dhe çdo institucion tjetër në Kosovë dua të tregoj një ngjarje të vërtetë e ndodhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta në një fshat të Komunës së Prizrenit.

    Një familjë relativisht e pasur dhe që kishte tokë në fshat bukur shumë, por që djemtë e kësaj familje kishin filluar të mirren me biznese të tjera ku paksa e kishin lënë anash punimin e tokës. Plaku i familjes që kishte qenë shumë punëtor në rininë e tij nuk e pranonte assesi faktin për ta lanë tokën të papunuar apo siç quhej në fjalorin e fshatit me lanë tokën batall. Ai me ndihmën e punëtorëve e mbolli misrin, por shpejt misri u bë për ta punuar. Në mungesë të punëtorve nga familja ai shkoi në Prizren dhe i mori pesëmbëdhjetë djem të rinj – qytetar, kryesisht ata që flisnin nga dy- tri gjuhë në shtepitë e tyre, për të prashitur arat. Por, këtu lindi një problem që plaku i fshatit nuk e kishte menduar fare. Ai duhej t’ju shkonte mbrapa punëtorëve se ata nuk dishin të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit. Dhe sa herë që punëtorët nga Prizreni e shihnin bimën e pasulit ata i brohorisin plakut: “Fol mixhë a është bari, a pasul se e preva ” E plaku i gjorë u lodhë nga kjo pyetje u ul në skaj të arës filloj ta kruen kryet dhe tha vet me vete: “Ah medet për mixhën, Çfarë kohe na ka ardhë”. Puntorët në arë nuk dinë të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit, e si do të del puna e tyre. E lidha këtë ngjarje të vërtetë me faktin se nëpër institucionet e Kosovës, qoftë në administratë, qoftë në institucionet kulturore, shkencore e politike dhe nëpër universitetet tona, kemi mjaft zyrtarë e profesor, që nuk e njohin fare punën që e punojnë dhe nuk dinë fare të bëjnë projekte në lëminë e profesionit që kryejnë.

    Ka edhe shumë prej tyre që punojnë nëpër qendrat për trashëgimi kulturore dhe institute shkencore, pa e njohur fare historinë shqiptare, me një fjalë ata apo ato i prejnë me vendime antikombëtare heronjtë tanë, të cilët na i njeh bota, sikurse i prenin ata punëtorët pasulin dhe e linin barin. Ky fenomen i mosprofesionalitetit nëpër institucionet tona qoftë në ato komunale qoftë në ato shtetëtrore, duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë. Këto mund të ndalen kur partitë tona shqiptare në Kosovë mos të ndikojnë në përzgjedhjen e kandidatëve, që janë militantë partiak, por të fokusohen në personat që vërtetë kanë aftësi profesionale dhe do ta kryejnë punën në mënyrë profesionale pa u ndikuar fare nga urdhërat partiake. Këtu nuk dua t’i përzi të gjithë ata zyrtarë dhe zyrtare në Kosovë, nëpër institucione komunale dhe qëndrore që e kryejnë punën me profesionalizëm dhe me vullnet të madh, si dhe ato kuadra të mira nëpër universitetet tona që me shumë mund, djersë e angazhim i kanë mbërri titujt shkencorë dhe që e kryejnë me plotë sukses punën ku punojnë.

    E tash që kanë kaluar afër tri dekada, plaku që ishte punëtor i madh moti ka ndërruar jetë dhe eshtrat e tij pushojnë në varrezat e fshatit, kurse ata punëtorët që nuk dinin ta dallonin barin nga pasuli, nuk punojnë nëpër fshatrat e Komunës së Prizrenit. Ata kanë marrë diploma pa meritë nëpër universitetet private e shtetërore në Kosovë, e ndonjëri prej tyre edhe në Turqi.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu