ARKIVI:
14 Prill 2025

    “Forbes”: Saranda mes 20 destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë

    Shkrime relevante

    Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?

    Nga Aurel Dasareti Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të...

    Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

    Na mungon Agim Doçi, poeti i festivaleve dhe i këngës shqiptare

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) NA MUNGON POETI I FESTIVALEVE...

    Një tjetër komandant i Hamasit u vra në Gaza

    Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll  / Document.no Izraeli konfirmoi më 10 prill se...

    Shpërndaj

    Nga Atila Kota, Sarandë

    TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Bazuar në një rekord prej 600 000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar 2023-2024, shkruan Cecilia Rodriguez në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Forbes”.

    Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve.

    Lista e destinacioneve më të mira të Krishtlindjeve në Evropë e rekomanduar nga EBD iu ndihmon në vendimet tuaja nëse po planifikoni të udhëtoni për festat e fundvitit.

    EBD punon në partneritet me më shumë se 350 zyra turistike evropiane dhe rrjetin Eden (Destinacione të qëndrueshme) të krijuara nga Komisioni Evropian për të promovuar diversitetin e turizmit në Evropë.

    “20 destinacionet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk ofrojnë vetëm rrugica shtëpish, por edhe ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, sheshe patinazhi në akull dhe janë të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, tha EBD.

    Vendet fituese do të promovohen gjatë gjithë vitit me titullin “Destinacioni më i mirë evropian i Krishtlindjeve”.

    Sarandë, Shqipëri 

    Kjo është hera e parë që Saranda shfaqet në renditjen e destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë.

    Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

    Festa e Krishtlindjeve në Sarandë e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar.

    Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

    Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, zanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.

    Më poshtë vijojnë destinacionet më të mira evropiane (EBD) me atmosferën më të bukur të Krishtlindjeve për t’u vizituar në 2023-2024.

    1. Budapest, sheshi i Bazilikës
    2. Kraiova, Rumani
    3. Metz, Francë
    4. Poznań, Poloni
    5. Montbeliard, Francë
    6. Riga, Letoni
    7. Govone & Asti, Itali
    8. Birmingham, Angli
    9. Madeira, Portugali
    10. Valkenburg, Holandë
    11. Bruksel, Belgjikë
    12. Trier, Gjermani
    13. Edinburg, Skoci
    14. Vjenë, Austri
    15. Sarandë, Shqipëri
    16. Londër, Angli
    17. Dresden, Gjermani
    18. Pragë, Republika Çeke
    19. Bruges, Belgjikë
    20. Mançester, Angli

    //a.i/

    Atmosfera e Krishtlindjes në Sarandë, Rama: Ndër më të bukurit sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations

    TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, të cilat kanë përshkruar atmosferën festive në qytetin e  Sarandës, i cili është destinacioni i mijëra turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit veror, por jo vetëm.

    “Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”, shkruan Rama.

    Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe aktivitete të ndryshme kulturore në këto ditë festash.

    Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu