ARKIVI:
14 Janar 2025

Forca e vërtetë është që të qëndrosh i palëkundur përballë tradhtisë e dhimbjes

Shkrime relevante

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Agim Morina, Prizren ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE… ___ E dij që...

Forca e vërtetë është që të qëndrosh i palëkundur përballë tradhtisë e dhimbjes

Halil Geci, Skenderaj Njeriu i fortë nuk është ai që ngre pesha,...

Përse nuk bëzaje ndaj qeverive të tjera, ti Arben Gashi …?!

Gani I. Mehmeti  Vërtet, veprimtarëve të LDK-së iu është lëshuar goja, sa...

Shpërndaj

Njeriu i fortë nuk është ai që ngre pesha, vrapon, bokson apo ndjek aktivitete fizike.
I fortë në të vërtetë është ai që mban në zemër hidhërimin e thellë që i vjen nga dikush që nuk e ka pritur kurrë. Ai që bart dhimbjen kur tradhtohet nga dikush që e ka dashur dhe vlerësuar pafund, por që, nga zilia dhe dëshira për ta kontrolluar, nuk e lejon të jetë i lirë.
I tilli, kur nuk arrin të të vendosë nën tutelën e tij, është gati të bëjë gjithçka për të të rrëzuar, për të të zhytur në bela. Ai është në gjendje të bëjë tradhti pas shpine dhe të fshihet pas një muri, duke shpresuar se ti nuk do ta kuptosh.
Por ti, që je njeri i fortë, ke fuqinë ta rrëzosh atë së bashku me mur dhe ta çosh gjithçka në fund.
E megjithatë, nuk e bën këtë.
Sepse e di që forca nuk qëndron në hakmarrje.
Forca qëndron në heshtje, në vetëpërmbajtje dhe në durim.
Ti je i fortë sepse zgjedh të buzëqeshësh, edhe pse zemra të dhemb. Ti je i fortë sepse lutesh që Zoti ta falë atë që të ka lënduar, edhe pse e di se ai nuk do të shkojë larg dhe do të gjejë atë që po kërkon nga ti.
Drejtësia e Zotit është e pashmangshme, dhe gjithmonë ai që përpiqet të të rrëzojë do të përballet me pasojat e veprimeve të veta. Ti e di këtë, dhe i lejon kohës dhe Zotit të bëjnë punën e Ti.
Ti që ke duruar, merri disa lule dhe ruaj disa lot. Sepse një ditë, kur e vërteta të dalë në shesh, kur ata që të kanë lënduar të përballen me pasojat e vëeprimeve të tyre, ti do të jesh aty – jo për të festuar dështimin e tyre, por për të kujtuar se si ia dole ti shpëtosh kurthit që ata ta kishin kurdisur, dhe do t’i shohësh ata kurë të rrëzohen pikërisht në të njëjtin kurth që e krijuan për ty.
Të kalosh këtë dhimbje pa u thyer dhe pa u dorëzuar është ajo që tregon vërtet forcën dhe qëndrueshmërinë tënde. Kjo është prova më e madhe e shpirtit tënd të fortë dhe të pastër.
Unë vetë kam kaluar shumë nga këto. Jam rrëzuar, lënduar, tradhtuar, injoruar dhe përbuzur. Por të gjitha këto më kanë bërë më të fortë. Çdo plagë ka qenë një mësim, dhe çdo zhgënjim një mundësi për t’u rritur. Pikërisht këto përvoja më kanë bërë njeriun që jam sot.
Sepse jeta gjithmonë i teston ata që janë të mirë dhe të drejtë. Ashtu si era që tund muret më të fortë, por nuk arrin t’i rrëzojë.
Forca e një njeriu nuk është në pamjen e jashtme, por në shpirtin e tij. Ai është një shembull i gjallë i qëndrueshmërisë dhe i guximit për të ecur përpara, pavarësisht stuhive të jetës.
Kjo është një shprehje e pastër e shpirtit që nuk thyhet dhe një kujtesë për të gjithë ne se dhimbja dhe pengesat janë mësimet që na forcojnë, jo ato që na përcaktojnë.
Prandaj, lutju Zotit çë ke bërë për të ndihmuar dhe shpëtuar , duro dhe prite drejtësinë e Tij. Fundi është gjithmonë i drejtë dhe i pashmangshëm.
Ashtu si shokët e Hashimit që e përjetuan tradhtinë e tij. Ai, që i tradhtoi dhe u bë burim vuajtjesh për të gjithë, sot ka rënë pikërisht në të njëjtin kurth që ua kishte përgatitur të tjerëve. Drejtësia gjithmonë triumfon.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu