ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Formimi dhe dalja në opinion e së vërtetës për ekzistimin e UÇK-së dhe zyrtarizimi i saj në München të Gjermanisë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb 
Amerikanët dinin për UÇK-në dhe iu dhanë kryesorëve të UÇK-së motorolla speciale qysh në vitin 1992. 
Definicioni i Faktografisë
Të shkruarit dhe të shtruarit e problemit që përmbanë rrjedhën e të dhënave të panumërta dhe dëshmive, pa problematizim dhe projektim.
Pse në fillim Definicioni i përgjithshëm, koherent dhe gjthëpërfshirë në botë për faktografi si të tillë. Ngase, nga kjo distancë kohe u shfaqën 1001 versione për UÇK-ën, formimin e saj, themeluesit dhe protagonistët kryesor të ngjarjeve me rjedhë që nga fillimi i daljes s’e saj publike dhe njohuria se eksiston Ushtria Çlirimtare e Kosovë edhe me dijeni të amerikanëve që nga viti 1992.
Dalja publike ne media për eksistimin e  UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) , është  nga data 4 nëntor 1997 në Televizonin kroat HRT (Hrvatska Radio Televizija), në emisionin special Motrišta , që e drejtonte Redaktori, në kuptimin më të ngushtë kryeredaktori i emisiont politik Motrišta të televizonit kroat.
Autore e tekstit isha une, Diana Rexhepi, ndërsa autori i prezentimit të atij Lajmi eksluziv ishte Andrej Rora.
E tash për prapavijen e vendosjes që të dalim në opinion (të themi publik botëror) për ekzistimin e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës. Për ekzistimin e Ushrisë Çlirimare të Kosovës kam kuptuar në Zagreb nga Bekim Berisha Abei , me të cilin për vite të tëra, të thuash intensivisht nga viti 1991 kishim kontakte të ngushta, me besim e miqësi të ndërsjellë. Nuk do të flas për këtë teme por vetëm për thënien e paharrueshme të Bekim Berishës që ma përsëriste shumë herë në diskutimet e panumërta lidhur me Luftë në Kosovë: “Dado, na kësaj Lufte me serbët nuk do të mujmë t’i shmangemi edhe me u fsheh në birën minit!”. Dhe me fliste për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës dhe me radhë se Lufta ne Kroaci është përgaditje dhe test, është mësim si do të mbrohemi nga sulmet e serbëve dhe të Serbisë.
Pse Bekim Berisha Abei këto gjëra planifikime dhe strategji , i fliste me mua?
Jam një nga 7 formuesit e Partisë HDZ, ku kryesori ishte Franjo Tugjman dhe Josip Manolić ideotor te shtetit te pavarur kroat dhe formues te Ushtrisë Kroate, mbrojtëses nga JNA, ushtria atëhershme jugosllave dhe paramilitarëve serboqetnik. Isha ne Kryesi të asaj partie, isha në paraqitje të parë të brigadave të Ushtrisë Kroate me 25 qershor të vitit 1991, ku Bekim Berisha ishte ndër komandosët e parë dhe më të besueshëm të Ushtrisë Kroate dhe gëzonte autoritet të pakontestushëm të të gjithë krerëve të shtetit dhe ushtarakëve të Ushtrisë Kroate, por dhe ky është tregim tjetër. T’i kthehemi subjektit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga shumë biseda me Bekim Berishën – Abei, ideator të asaj Ushtrie ishin vëllazërit Kelmendi, Ibrahim dhe Qerim Kelmendi, Adem Jashari dhe të themi dora e djathtë e Ibrahim Kelmendit apo me mire te themi hija e Ibrahim Kelmendit, Xhavit Haliti.
Me 2 tetor 1997., në një kafene në qendër të Zagrebit une i bëra presion Bekim Berishës që të dalim në opinion, së pari në atë kroat, për ekzistimin e kësaj ushtrie.
E për ekzistimin e kësaj Ushtrie dinin edhe amerikanët ngase ata, amerikanët, i ndajnë motorolla të veçanta, 9 motorolla të veçanta, 9 pjesëtarëve të UÇK-së për eksistim të së cilës dijnë vetëm protagonistët kryesor dhe disa persona – ushtarë në Kosovë, ndër mbikqyrjen dhe komandën e Adem Jasharit.
Motorolat e veçanta amerikane i kishin: Bekim Berisha Abei, Adem Jashari, Ibrahim Kelmendi, Qerim Kelmendi, Fehmi Lladrovci, Xhavit Haliti, dhe Naim Maloku. Dy tjerat me gjasë i kishin Adrian Krasniqi dhe Zahir Pajaziti. Këtu nuk jam sidomos e sigurtë për Zahir Pajazitin apo Fadil Demirin. Dhe kaq. Por, JO këto motorolla që ua dhanë  amerikanët bërthamës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i kanë pasë as  Ramë Buja, e aq me pak Hashim Thaçi, e aq më pak Rexhep Selimi apo Kadri Vesleli dhe të tjerët që erdhën me një puç dhe kthim apo ndoshta ta quajmë tradhëti të Xhavit Halitit, hijes së Ibrahim Kelmendit, që disi ishte në atë linjë, por që në finale nuk ishte.
Te i kthem temës kryesore të këtij artikulli. Publikisht, os të themi haptas dilet me ekzistimin e UÇK-së me 4.nëntor 1997., në HRT. Më parë UÇK ishte në ilegalitet dhe për ekzistimin e saj dinin vetëm një grup njerëzish nga ajo ushtri, pra formues dhe këta që i numrova që kishin motorolla speciale nga kreu ushtarak i CIA të USA. Në kafe me Bekim Berisha Abei, une këmbëngula të dalim në opinion me këtë të dhënë për ekzistimin e UVK-së,UÇK-së. Ai, Abei Bekim Berisha mëdyshej. Une isha këmbëngulëse. Diku 20 minuta këmbëngula që të dalim në opinion për këtë Ushtri e me këtë emër, edhepse në Kroaci u furmua FARK-u me do biseda dhe takime ku ishte edhe Ibrahim Rugova, por në atë FARK dhe me atë FARK bëhet shpërdorim i Tom Berishes , që po ashtu është tregim tjetër, e në ndalimin e këtij shpërdorimi ishte kryesori Ibrahim Rugova me të derguarin në Kroaci për atë ndalim që FARK të bëhet “mish për Top” i Ushtrisë Kkroate, me paramendim të presidentit Franjo Tugjman, Ramush Tahiri.
Pas disa teksteve , të themi propagandistike dhe bombastike për UÇK-ën që mbrenda një muaji, nga 4.nentor, do t’i kundërvihet okupatorëve serbë në Kosovë, bihet vendim që të zyrtarizohet UÇK, e ajo ndodhi me 27-28 nëntor 1997., në banesën e Ramiz Lladrovcit në München, ku ishin diku 20 veta në mesin e të cilëve edhe une, e vetmja femën, e për shak se isha thellë në kete Propagandë e në HRT si autore e teksteve. Fadil Demiri i porositi ata në München se do të isha une në vend të tij.
Ishim në dhomë kryesore të banesës së Ramiz Lladrovcit, ndërsa mua më priti ne stacionin e trenit Agim Haziri, dhe u mlodhëm aty, në banesën e Ramiz Lladrovcit. Të them që mledhja ishte hermetike, pra çelësi ne dere, kur erdha une, e fundit e me Agim Haziri, dhe u mbyll dera. Ramiz Lladrovci nuk ishte në dhomë, nuk i është lejue të merr pjesë në diskutim, por vetëm të sjell ushqim dhe çaja në dhomë. Pse, nuk dij, e as nuk është pyetje për mu pse ishte ky vendim. Në kuzhinë ishin dy motorolla, një e Fehmi Lladrovcit, tjetra e Ibrahim Kelmendit, sa e dij. E në lidhje direkte me Adem Jasharin në Kosovë dhe Bekim Berishën në Kroaci.
Ata që më kujtohen se ishin në dhomën kryesore Kuvendimi, ishin: Ibrahim Kelmendi, Fehmi Lladrovci, Xhavit Haliti, Naim Maloku, Martin Merishaj, Ton Marku, Enver Reçica, Agim Haziri… ndërsa të tjerët nuk më kujtohen. Për Ramë Bujën, nuk jam e sigurtë që ishte i pranishëm. Nuk më kujtohet edhepse e njoh nga viti 1990 nga Gjeneva, kur Ibrahim Kelmendi i mlodhi qindra mijëra shqipetarë nga diaspora dhe Kosova për demostrata para selisë së UN në Gjenevë. Rame Bujen e njoftova aty, por kryesorët që folën dhe drejtuan këtë ngjarje ishin Ibrahim Kelmendi dhe hija e tij Xhavit Haliti. Dhe kjo është temë tjetër, por që ndërlidhet me këtë emision ne te cilin kryesori në diskutim ishte Ramë Buja, njeri jo sinjifikant në asnjë ndodhi përgaditëse për Luftë në Kosovë, e aq me pak pjesëtar i UÇK-së.
Në atë zyrtarizim fola une e para dhe thash që Serbia e me hezitim te vogel eshte e pergaditur qe te jep Kosoves status formal te Republikes por se ne dore tjeter mban pushkë dhe se për Kosovë të lirë gjithesesi do te duhet te luftohet ballle per balle ne Lufte. Fehmi Lladroci foli i dyti dhe tha qe dakordohet me kete mendim timin. Fjalën e mori Naim Maloku me nje te themi shtese e ne fillim, citoj: “Nuk quditem pse po i flet pallavra Diana Rexhepi por cuditem pse po i flet pallavra Fehmi Lladrovci” E hapi fletoren ne nje menyre teatrale Naim Maloku dhe ja nisi me spjegu si dhe nga kah do te hyjne ardha te Ushtrise serbe e ne cila kahje.”. Ketu do te ndalem me detaje nga ai takim cilin nuk mund te quaj ndryshe se historik e me te dhene se ne fund te asaj mledhje eliminuese ne kater faza eliminuese, ne fund mlidhen vetem kater veta, e per vendim kryesor lidhur me strategji apo per cka nuk e dij, ku ishin: Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Naim Maloku dhe Fehmi Lladrovci. mashkuj tjeter ishin ne dhome tjeter me duket dhe ne kuzhine, e une ne dhome te vogel te femijeve te Ramiz Lladrovcit tu qajt… tu qajt sepse e ndisha qe nuk e shoh me gjalle shokun tim te studime ne Zagreb dhe burrin mbi burra Fehmi Lladrovcin. Kete kam shkru dhe deklaru shume here, por ketu do te ndalem e me paralajmrrim edhe me nje tekst, e te mledhjes se dyte te krerve te UÇK.se qe pasoi per me pak se nje muj ne Pragë të Çekisë, ku isha dhe une por jo ne dhome kryesore ku diskutohet taktika apo te dhena me serioze ngase ne ate periudhe dhe vrahet Adrian Krasniqi.
(Vijon)

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Shkrim shume intersant.
    Ne baze te kesaj cka shkruan zonja Rexhepi, une po kuptoj se heroi Bekim Berisha nuk eshte me i vogel (per kah roli qe kishte ne UCK) se sa Adem Jashari. Mekat qe tek ne ne Kosove atij nuk i eshte dhene merita qe i perket.
    Nuk e kam bash te qarte shperdorimin qe i behej z. Berisha me FARK-un dhe cilet ishin ata qe u munduan ta shperdoronin.

    • Me falni, me falni zotri Albert. Tash kuptova qe e kishit per Tom Berisha dhe shperdorim te FARK.ut. Shkruva qe ajo eshte tregim tjeter. Dhe do te shkruaj per kete ne nje artikull tjeter.

      • Ketu ne Kosove jane degjuar fjale te shumta, prandaj kisha pase deshire ta di edhe mendimin tuaj ne lidhje me shperdorimin (?) e disa figurave shume te rendesishme…Ju ishit atje, prandaj mund te dini me shume.
        Ju faleminderit dhe po pres shkrimin tjeter.

  2. Përshëndetje zonjë e nderuar Diana,
    E lexova artikullin me interes. Këto fakte na mbushin me shpresë se historia jonë do të shkruhet drejt dhe saktë!Detaje interesante, keni ndriçuar një ngjarje të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës Martire.

    Respekte, rilindese e elitës kombëtare shqiptare nga pushtuesi serb.

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu