ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njeriu bie në mëdyshje dhe absolutisht nuk di si të veprojë!

Është e vërtetë e mashe se ka shumë frikë, shumë mosbesim për formimin e tij edhe nga bashkësia ndërkombëtare, përkundër që me fjalë dhe me shkrime përmes gazetave e portaleve, zotohen se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes.

Mirëpo, ec e beso, kur nga lobimi i Vuçiqit, dolën kundër KiE edhe shtetet më të forta e  edhe aleate, si SHBA e Gjermania dhe i vunë kusht Kosovës Asociacionin për pranim në KiE.

Tani edhe shumë opinionistë, analistë, politikaj shprehen me dymendje se ai duhet të formohet apo nuk duhet të formohet.

Shkurt, nuk ka besim. Për të hequr dyshimin, për të besuar se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes, më par se të formohet Asociacioni, do duhej ta njihte Serbia Pavarësinë e Kosovës në kufijt ekzistues, pra, pa pasur kërkesa për destabilizim në të ardhmen rreth përcaktimit të kufijve Kosovë – Serbi me rastin e demarkimit të kufijve.

Ndryshe, pa e njohur Serbia Kosovën e Pavarur dhe në kufijt ekzistues, nuk ka besim, prandaj, jap mendimin tim, se për asnjë çmim të mos formohet asociacioni.

Nëse Serbia, që aq me ngulm e kërkon Asociacionin, por vet nuk lëvizë fare në  njoje të Kosovës, këtu ka një mashtrim, ka një tradhti. Po, për këtë, nëse edhe ndërkombëtarët e duan Asociacionin që me kaq ngulm dhe me parashtirm kushti ndaj tij bëjnë, përse nuk e kushtëzojnë edhe Serbinë, se më parë do duhej të njihte Kosovën shtet, pastaj të formohej Asociacioni.

 

Këtu më poshtë po jap vetëm disa nga titujt e analistëve të ndryshëm se nuk janë të një mendjeje, kush thotë të mos formohet, kush thotë të formohet e kush ka dilemma për të. Kjo vetë të shtyn të vendosësh e të mos e pranosh me kusht deri në jnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe pa ndryshim kufijsh.

Dhe, vërtet, jo vetëm qeveria, por në përgjithësi Kosova, është mes kudhrës e çekanit sa i përket asociacionit.

Lexoni titujt e mëposhtëm, dhe ec e vendos : 

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Flet politologu, ҫfarë do të ndodhë me Kosovën nëse refuzon Asociacionin

Haziri thotë se Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

A duhet të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, flet juristi: Qeveria të heq përgjegjësinë..

Veprimtari nga Gjermania bën thirrjen ‘urgjente’: Asociacioni të mos dërgohet në Kushtetuese, ky është qëllimi i ndërkombëtarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu