ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Fotoreportazh nga 20 vjetori i përkujtimit të sulmeve terroriste në New York

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Speciale Beqir SINA – “Ground Zero”  New York City
DownTown – Manhattan NYC( 11 Shtator 2021) : Njëzet vjet më parë, 19 anëtarë të rrjetit terrorist Al-Kaida kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në tokën amerikane. Për vetëm pak orë, sulmuesit goditën objektiva në zemër të ekonomisë dhe Qeverisë amerikane, duke vrarë gati 3,000 civilë. Në miniature, një botë e tërë, njerëz të, të gjitha racave, feve, dhe kombesive nga 70 kombësi.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara, çdo 11 Shtator me ceremony të veçanta përkujtohen gati 3 mijë viktimat e njëzetë vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristet e Al Qaida-s,  një aeroplan goditi Pentagonin, dhe një tjetër ra në një fshat në Pensillavani.
Ndër mijëra viktimat që humbën jetën në Manhatan ishin edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Roko Camaj dhe Mon Gjonbalaj.
Në këtë 20 vjet tragjedia e këtyre viktimave, është kthyer në shpresë dhe frymezim për brezat e tjerë, Presidenti Biden tha se ky 20 vjetor eshtë kujtim, meditim dhe reflektim.
Fokusi i përkujtimit është leximi i emrave nga anëtarët e familjeve, personalisht, tha organizatori duke shtuar se: “Gjatë gjithë ceremonisë, organizatorët do të respektojnë gjashtë momente heshtjeje, duke pranuar atë moment kur secila prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë u godit dhe ra dhe koha që korrespondon me sulmin në Pentagon dhe rrëzimin e Flight 93.
Ceremonia në shenimin e 20 vjetorit të sulmeve terroriste fillojë në orën 8:30 të mëngjesit, dhe momenti i parë i heshtjes u mbajt në orën 8:46 të mëngjesit.
Në të gjitha Kishat e Katedralet për rreth Qendrës Botërore të Tregëtisë në orën 8:46 ranë kambanat në atë kohë, kur edhe u goditën dy Kullat Binjake. Ceremonia për çdo vjet është ekskluzivisht për anëtarët e familjeve të viktimave të 9/11.
Ceremonia fillojë në orën 7:00 të mëngjesit dhe përkujtimi përfundojë rreth orës 13:00.
Në perëndim të diellit, përvjetori vjetor “Tribute në Dritë” ndriçojë edhe një herë qiellin në përkujtim të përvjetorit të sulmeve.
Presidenti Joe Biden përkujtoi 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit me vizita në secilin prej tre vendeve, ku u rrëzuan aeroplanët e rrëmbyer në vitin 2001.
Presidentit Biden e nisi ditën në Nju Jork, ku mori pjesë në një ceremoni në vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë përpara se ato të goditeshin nga dy aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët.
Në Kuotën Zero, si thirret tani ish Qendra Botërore Tregtisë, Presidetit Xhozef Biden, ju bashkëngjiten edhe ish-Presidentët Bill Clinton, Barack Obama, si  dhe zyrtarët e lart të New Yorkut, dhe qindra të pranishëm në vendngjarje, që mbajtën së bashku një minutë heshtje në 8:46, që përkon me momentin kur avioni i parë goditi njërën prej kullave.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe avokati i njohur Rudy Giuliani, i cili në kohën e sulmeve mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut.
Ish Kryebashkiaku, Rud Xhuliani, ka zënë një vend historik, në ngjarjet e 11 Shtatorit 2001, atij ju bashkuan në këtë ceremony dhe disa zyrtar të lart të partisë Republikane, përfshirë dhe ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Peter King e të tjer.
Në mesin e pjesmarrësve ishte dhe Kryetari i Bashkisë  së qytetit të New Yorkut, Bill DeBlasio, senatori Chuk Shumer, ish majori i NYC Mikel Bloomberg e të tjer.
Në Nju Jork të afërmit e viktimave lexuan emrat e atyre që humbën jetën si pasojë e sulmit ndaj dy Kullave Binjake.
11 shtator 2001 mbarë bota do të tronditej nga sulmet e befasishme ndaj dy prej qendrave më të mëdha në SHBA, simbolin e tregëtisë botërore Kullat Binjake, dhe simbolin e superfuqise ushtarake Pentagonin.
Mijëra të plagosur, qindra të vdekur, e mes tyre edhe tre shqiptarët, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
Simon Dedvukaj – ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan 20 vjet më parë. 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë, është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.
Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë, duke hapur Fondacionin “Simon Marash Dedvukaj”.
Për prindërit, Marash dhe Viktoria Dedvukaj, jeta ndryshoi përgjithmonë pas 11 shtatorit 2001. Viktoria dhe Marashi thanë se jetonë çdo çast me kujtimin e të birit.
Nëna e Simonit ka ardhur së bashku me Marashin si çdo vjet edhe në këtë 20 vjetor por jo si më parë kur ajo nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë për të birin. Por, përsëri, ajo që nuk mungon dhe nuk ka për të munguar sa të jet jeta janë emocionet për djalin e saj Simonin.
Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës, është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi thotë se të trija familjet shqiptare që kanë humbur pjestarë të tyre, shkojnë në vendin e Kullave Binjake në çdo përvjetor për t’i përkujtuar ata.
“Risku i tij ishte se atë ditë ndodhej në kullën numër 1, kur ishte duke punuar. Ishte risku edhe i shumë të tjerëve. Me të ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj,” kujton Marash Dedvukaj, i ati i Simonit.
11 shtatori e ndërpreu jetën e Simonit kur ai sapo kishte krijuar familje; kishte vetëm 7 muaj që ishte martuar dhe punonte si mbikqyrës në një kompani të mirëmbajtjes në kullat binjake.
Ndërkohë, që e ëma Viktoria e pa të birin për herë të fundit atë mëngjes para se të shkonte në punë.
Sot ajo ruan si kujtim të çmuar një pjesë të vogël nga dheu dhe gurët e kullave binjake, materiale filmike, nga Zeri i Amerikës(Voice of America), televizioni Kultura Shqiptare(TV Albanian Culture), dhe gazetat e komunitetit përfshirë gazetën shqiptaro amerikane me artikuj dhe reportazhe speciale :  Illyria, Dielli dhe Bota sot.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu