ARKIVI:
4 Dhjetor 2024

Fragment nga libri “Furtunat e Ballkanit” i Nafi Çegranit 

Shkrime relevante

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel, u prit në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit...

Kur Shejtani del prapë nga shishja…!

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Historia e Shejtanit të mbyllur në shishe është...

Tmerret që mbetën brenda meje & Rrëfime nga lufta (1)

Blerim Metaj ___ Rrëfime nga lufta - pjesa e parë: Tmerret që mbetën brenda...

Rreth personalizimit-privatizimit të vendimeve të LPK-së

Bardhyl Mahmuti Titulli “Çështë ky zell i tepruar për t’i personalizuar-privatizuar vendimet...

Shpërndaj

Nga:  Nafi  Çegrani 

( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashtruese, të kurdisura nga djajtë e epokës kominternist , ose vetë Djalli  që quhej : UDB).

( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave  të nëntokës udbashiane apo edhe rrjeteve të spiunazhit dhe misionit sllavo-rus në Ballkan, janë uragane dhe që u bëri sfidë, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim dhe pranga me vite! 

Andaj edhe po shkruaj në shenjë revolted he apeli për mendjet e shëndosha dhe të drejta të këthehen në binmarët e së vërtetës dhe jetës reale, duke kthjelluar botëkuptimin e plotë për drejtësi, paqë, mirëqënie dhe shpirt human në zhvillimet e demokracisë dhe vetive të moralshme njerëzore, përballë intrigave dhe fortunave  të çmendura që fryjnë mbi faqet e Ballkanit… 

 Ne një   racë e veçantë si popull dhe si komb, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të  ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të  ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s e cila ishte  agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten. Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR  si  KOMB   në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë.  

Por, si ? 

Kjo duhet bërë nga mendje të këthjellta dhe të mënçura. Sidomos tani, kur ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerika, NATO  dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori mjaft të bujshme por edhe tragjike, dhe  kështu jemi të CAKTUAR   nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur  vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi  një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në  histori shekujsh  sa është vetë jeta…!   

Ne shqiptarët kurban ballkanik, pse kështu, vallë !?!  

Nuk ka dyshim se  kjo, si një mendim dhe botëkuptim, në saje të gjendjes faktike, historike dhe reale, ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash  jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb  i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë në aspektin pozitiv, që nga luftërat dhe  kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e jetës dhe të egzistencës, përballë furtunave të shekujve, që frynin nga të gjitha anët, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit  dhe  dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur  gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY  të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…   

***  

Ne shqiptarët jetojmë në trojet tona etnike, një cep ballkanik, por edhe të coptuar në pesë shtete të Ballkanit, i cili  formëson  një rajon gjeopolitik dhe kulturor  në gjirin e Evropës  juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej afro 60 milion banorësh.  Ka formën e një gjys harku,  që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dheDetit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri nëTriestë e  Lubljanë, madje duke u lëshua gjatë rrjedhave  të  lumenjve Sava  dhe Danub  në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore, orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare. 

Emri “Ballkan” vjen nga fjala turke  qe do të thotë “një zinxhir e maleve  të pyllëzuar”.  

Ballkani shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj. dhe kryqëzim i kulturave dhe civilizimeve me orientin…  

Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe grek e Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike  ngjeshën   si pika  takimi  mes Islamit dhe Krishterimit. 

… Ndoshta ngjarjet historike që lane  shenja më të mëdha në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit ishin zgjerimi dhe më pas rënia e Perandorisë Otomane. Nga fundi i shekullit 16, ai ishte bërë forcë kontrolluese në rajon, edhe pse ajo ishte përqendruara rreth Anadoll. Shumë njerëz në Ballkan dhe Karpatet vendin e heronjve më të madhe të tyre popullore në epokën e  shekujve . 

 Vendet e Ballkanit filluan të  ringjallen, duke rifituar pavarësinë e tyre në shekullin e 19 (Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi), dhe në një Ballkan-League 1912-1913 reduktuar e Turqisë në territorin e vet i pranishëm në masë të Luftës së Parë ballkanike. Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914 me vrasjen në Sarajevë (kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinë) . 

Vdekja më 1980 e Josip Broz Titos, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive. Orvatjet e vazhdueshme të Serbisë për ta shkatërruar edhe këtë arritje të shqiptarëve provokuan demostratat e vitit 1981, kur u kërkua shpallja e Kosovës republikë në kuadër të federatës jugosllave. Demostratat vazhduan përgjatë viteve ’80 dhe shumë veprimtarë shqiptarë u burgosën dhe të tjerë u detyruan ta lënë vendin, duke u përballur me uraganet e jetës për të mbetur gjallë… !  

… Shqiptarët si komb dhe si popull i ndarë në pesë shtete( si teritore) në saje të intrigave diplomatike të huaja dhe pa dëshirën e tij, sidomos ka vuajtur dhe i janë nëpërkëmbur të drejtat e tij në aspektin individual dhe kolektiv me stilin e makiavelizmit që përdorte  KQ i LKJ dhe organet e saja politike e shtetërore, në veçanti me aksionet e fshehta operative dhe të spiunazhit që ndërmerrnin Organet inteligjente të saj, sidomos UDB-a dhe KOS-i, si trajtues direkt të një vargu të gjërë të ngjarjeve dhe ndodhive, që kishin llogaritur me plane strikt apo elaborate të planeve politike  tinëzare, ( edhe pas heqjes së Rankoviqit më 1966, Shërbimi inteligjent jugosllav u emrua në SDB ( Sluzhba Drzhavne Bezbednosti), e cila si në kohët e tmerrshme rankoviqeviste, zhvilloi operacione dhe aksione spiunazhi, duke i shkaktuar dëme të thella popullit të vuajtur dhe të pambrojtur shqiptar në shtigjet e Ballkanit, dhe personave të dënuar të pafajshm me burgje , me akuza të trilluara, në baza nacionale dhe për shkaqe ideologjike  e politike apo të mendimit ndryshe nga platforma komuniste e Jugosllavisë  titiste, edhe pësimet brenda mureve të kazamateve ku kalamendeshin fatprerët e kohës, ishin të rënda, sidomos në vitet para dhe pas vdekjes së Titos, madje në rrethana të ndërlikuara  edhe me ardhjen e pranverës së vonuar të demonstratave të 1981.  

***  

Shërbimet e fuqishme të Intelegjencës mundohet t’i identifikoj logjikisht ndodhitë e mëparshme dhe të fundit nga një rast i caktuar. Kjo quhet ndërtim i „skenarit”, ndërsa analisti mund të kthehet prapa dhe të analizojë që të sqarohet origjina e situatës aktuale, ose të sheh përpara për të vlerësuar rezultatin që pritet në të ardhmen. Logjika e situatës është logjikë mbi bazë të supozimit të sjelljes racionale dhe të qëllimshme. Analisti i identifikon qëllimet që zbatohen nga ana e aktorit të huaj dhe sqaron pse aktori i huaj beson se me mjete të përcaktuara do të arrihen qëllime të caktuara. Një nga rreziqet kryesore në këtë qasje është projektimi i vlerave mbi aktorët e huaj. Mënyra tjetër e përpunimit të analizës së inteligjencës është „zbatimi i teorisë ”, që ndonjëherë quhet edhe qasje e ,,shkencës shoqërore”. Teoria nuk është termin ose kuptim që përdoret në njësin e inteligjencës, por ,,zbatimi i teorisë” përfshin nxjerrje të përfundimeve nga gjeneralizimet në bazë të studimit të shumë shembujve. Teoria u mundëson analistëve të shohin më larg nga ndodhitë e kalueshme, të njohin cilat trende janë sipërfaqësore dhe cilat janë të rëndësishme. Për shembull të supozojmë se një ngjarje po zhvillohet në Turqi. Analisti e zbaton atë që ai e di për vendet në zhvillim në pozicione jo të sigurta strategjike me qëllim të parasheh se si Turqia do të reagojë politikisht dhe ushtarakisht. Ndonjëherë logjika e situatës dhe zbatimi i teoris ballafaqohen njëra me tjetrën kështu është për shembull rasti me Arabin Saudite. Qasja e teorisë e zbaton aksiomën se zhvillimi ekonomik dhe infuzioni masovik i ideve të huaja mund të sjellin deri tek jostabiliteti politik. Kjo tregon se ditët e monarkis Saudite janë të numëruara, përderisa analistët të cilët e zbatojnë logjikën e situatës do të vijnë në përfundim se nuk ekziston kërcënim i tillë për familjen mbretërore. Qasja e tretë e analistëve të inteligjencës është krahasimi ku analisti mundohet të mbledh ngjarjet aktuale duke i krahasuar kështu me ndodhitë historike në të njejtin shtet ose me ndodhi të ngjashme të shteteve tjera. Ajo dallon nga teoria në të cilën përfundimet janë nxjerr nga numër i vogël i rasteve, përderisa teoria është e gjeneruar nga hulumtimet e rasteve tëshumta. Kjo qasje është shumë e dobishme kur do të ballafaqohet me një situatë Romake dhe të dykuptimtë, sepse ajo sheh se si në një shtet të caktuar është vepruar me situatë të ngjashme në të kaluarën ose të ngjashme janë shtetet në mënyrën e qasjes me situate të ngjashme. Ndodhitë historike kanë ndikim të madh por duhet të jemi të kujdesshëm më pohimin e analogjive nga e kaluara. Analiza fillon kur procesi i apsorbimit të informacioneve ndalon. Analistët futen në procesin e mbledhjes, sortimit dhe të organizimit të informacioneve. Ata sjellin (me vetëdije dhe pa vetëdije) sygjerime dhe paragjykime për vetë analizën. Analist të ndryshëm kanë shprehi të ndryshme analitike dhe preferenca për strategjione të caktuara analitike. Analistët të cilët janë të trajnuar në fushën e studimeve kanë tendencë të praktikojnë logjikën e situatës, përderisa analistët të cilët janë të trajnuar në fushën e shkencave shoqërore me mundësi më të madhe i praktikojnë teknikat teorike dhe comparative. Në përgjithësi bashkësia e intelegjencës është shumë më e fortë në logjikën e situatës se sa në teori. Koncepti i ,,diagnozës së argumentave” ka të bëjë me shkallën deri në cilën pjesë informacioni ndihmon të përcaktohet mundësia e hipotezave alternative. Informacionet kanë vlerë për diagnozë në rast se atë e bëjnë disa nga hipotezat jo të përputhshme alternative. Për shembull temperatura e lartë është tregues i mjekut se pacienti është i sëmurë, por ka një vlerë të ulët diagnostifikimi sepse ajo përmban aq shumë hipoteza të mundshme për arsyen e sëmundjes së pacientit. Metoda shkencore është e bazuar në bazë të veprimit të hedhjes së hipotezës. Prandaj shumica e analistëve më të mirë të inteligjencës në punën e tyre e përfshijne edhe analizën e argumenteve… Në përgjithësi, ajo është pika ku informacionet shtesë nuk do të përmirësojnë saktësinë e vlerësimit. Kjo është çështje e vetë-besimit, vetë-siguisë së një vendi në kohë dhe hapësirë të caktuar. Në fakt, ajo është një kombinim i sasisë së informative të grumbulluara, saktësisë dhe besimit të një analisti. Modeli matematikor është i bërë në proceset përmes së cilave analistët tentojnë dhe i kombinojnë informatat për variante sa më relevante. Pothuajse gjithmonë këto studime kanë dëshmuar se modelet statistikore të ndërtuara mbi analizë sqaruese janë më larg superiore në aspektin e modeleve konceptuale të bëra prej një analisti i cili mundohet ta përshkruaj me fjalë atë që ata e bëjnë. Megjithatë, sapo të ndërtohet modeli matematikor i saktësis së vendimit analitik apo një ELABORATI , menjëher kalohet në konfirmim të saktësisë dhe se a janë të kompletuara të dhënat. Kjo analizë quhet „të dhëna udhëheqësuese “, dhe ajo është plotësisht e përshtatshme dhe e dobishme, por vetëm për një numër të caktuar të analistëve. Shembull për përdorim të duhur ky lloj është në inteligjencën ushtarake: për shembull, vlerësim i gatishmërisë ushtarake. Në këtë rast, rregullat dhe procedurat për vlerësim të gatishmërisë ushtarake janë relativisht mirë të vendosura, ashtuqë modeli matematikor ndihmon në sjelljen e vendimit të sakt varësisht prej asaj se sa është i sakt burimi i të dhënave. „analizat e kontrolluara konceptuale ”, nga ana tjetër, nuk mbështeten mbi skemat e dakorduara. Analistët janë të lënë në vendimin e tyre. Një numër më i madh i analistëve për të njejtat informata që i kanë marrë mund të sjellin përfundime të ndryshme. Rutina e përditshme e analistit të inteligjencës është e menaxhuar, ndryshe thënë varet nga ana e lajmeve që kanë arritur, si dhe nga ambasadat, sekretet dhe burimet e hapura të informatave të fituara. Analisti interpretimin e bënë mbi bazë të një modelit të nënkuptuar për atë se si dhe pse ngjarjet po ndodhin në atë vend për të cilin ai analist është përgjegjës. Saktësia e vendimit varet pothuajse vetëm nga saktësia e modelit mental, e jo nga saktësia e të dhënave. Modelet mentale nuk janë as të mira as të këqija, por janë të pa shmangshme. Kur analistët kanë mungesë të informatave, shpesh herë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të mbështeten në sasi më të madhe të modeleve mentale. Ata duhet të mbeten të hapur për idea të reja, megjithatë edhe të shmangin bllokime dhe rutina mentale. Për t’u realizuar kjo, ndonjëher janë të dobishme ushtrimet creative. Ndonjëherë, agjensionet kryejnë shqyrtim, ku të paktën një nga shqytruesit nuk është nga filijala që e ka krijuar atë raport, ndërsa ndonjëherë është e nevojshme të ngjasohet me „avokatin e djallit “. Pasyqrë, fotografi, ose mendime? „njerëzit prej kulturave të ndryshme sigurisht që nuk mendojnë në mënyrën në të cilën ne e bjëmë atë “. Një teknikë tjetër krijuese është edhe e ashtuquajtura „top i kristalit ”, ku do të shpiket një burim i përsosur (si që është topi kristalt), gjatë së cilës do të ju tregojnë supozim të gabuar të përkohshëm. Nëse mund të zhvillohen prova të besueshme alternative, ajo tregon se vlerësimi origjinal është i hapur për disa pyetje. Lojërat dhe simulimet, gjithashtu, ju shërbejnë qëllimeve të kreativitetit. Analistët duhet të mbjanë evidencë të ngjarjeve të pa pritura dhe të mendojnë më shumë për atë që për ata mund të vlejë dhe pastaj të bëjnë vlerësim të saktë. Ata duhet në mënyrë të kujdesshme të mbajnë kujdes për disa ndodhi të papritura të cilat njëkohësisht mund edhe të sinjalizojnë për disa ndodhi të ardhshme.   

Fantazmat e komunizmit në Ballkan  

Nëse bëjmë një shtjellim të ekspozesë së Ballkanit të pasluftës, do të vërejmë mori epizodash tejet të  frikshme për kohët të cilat pretendojmë se jetojm për vetë faktin se ndonse vite po rendin bashkë më kohën, drejtë moderns dhe integrimit, rryma të rezikshme nacionalizmi po lindin rishtas gati në të gjitha vendet e Ballkanit. Paralelisht me këto fenomene gjendet dhe vepron edhe faktori i sindromit të komunizmit, që gradualisht kur qeveritë e vendeve ballkanike trumbetojnë arritje, realizime në fakt shkolla komuniste dhe ndikimi i perandorisë komuniste po shtohet çdo ditë, duke mos  hequr dorë plotësisht nga e kaluara e afërt e komunizmit. 

Shërbimet sekrete të diktaturës, ( veçmas të elemnteve të Udbs jugosllave), jo vetëm janë në pozita të ndërthurura me politikat e shteteve, po ata çdo ditë thurin si të ardhme të kaluarën diktatorjale sipas ideologjisë ruso-sllave me qendër në Moskë dhe Beograd. Kemi vende në Ballkan si Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, që simbolet e komunizmit janë në qendër të qyteteve dhe madje dhe në institucione. Madje, as disa  parti politike ( në opozitë ose  pushtet), nuk kanë bërë një divorc moral nga e kaluara. 

Maqedonia hapi dosjet e sigurimit sekret në mënyrë formale dhe selective, edhepse ligji hyri në fuqi sipas normave të një vend demokratik, por problemet etnike vazhdojnë të ndizen dhe shqiptarët e atjeshëm ende trajtohen nga qeveria zyrtare jo me të drejta të plota. Edhe politikanët shqiptarë për interesa pushteti janë të ndarë ndonse mes tyre qëndron ende i nxehtë problem etnik gjetiu. 

Në Kosovë, vatra të reja nacionalizmi lindin dhe politika e nacionalizmit esktrem ka lëshuar rrenjë edhe në parlament, pasi mbështetës të nacionalizmit kanë arritur të sigurojnë vende e tyre në foltoren e kosovës, përballë intrigave që fryjnë nga Beogradi. 

Në Serbi, lobingjet antishqiptare gjerojnë nga Rusia dhe Putini, dhe ky e fundit gradualisht po rifiton pozitat e veta, kryesisht me vullnetin e Moskës në ato vende komuniste dhe veçanrishtë në Ballkan. Kriminelët e luftës që dëbuan, vranë dhe gjymtuan kosovarët janë të lirë dhe në pozita biznesi dhe pushteti. Madje të tilla rryma e njerëz të dyshimtë i kemi edhe sot në mes të Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës. Qeveritë e gjithandejshme nuk kanë vullnetin të integrohen duke lënë në një anë të kaluarën, por vazhdojnë ende të marrin përkrahje në emër të nacionalizmit esktrem dhe ndonje rastë primitive që sjellë dëme afatgjate për një të ardhme demokratike sipas doktrinave të paqës dhe sigurisë nga BE , NATO dhe SHBA. 

Edhe Shqipria, ndonse ka luajtur një rol stabiliteti në Ballkanë vazhdon të notojë në ujrat e vjetra të ish- diktaturës. Pozitat e ish- agjentve të sigurimit të shtetit, tashmë janë forcuar si në botën e biznesit, ashtu dhe atë të pushtetit.Dhe, jo vetëm në Shqipëri. Por, kështu ndodh edhe me rrjetet e agjenturave dhe spiunazhit të UDB-së në gjithë Ballkanin që nga Trigllavi e gjer në Gjevgjeli. Klanet në kohën e diktaturës që gjeneronin persekucion mes palve dhe ndaj popullit, këto vite të postëdiktaturës janë forcuar dhe rrojnë me besimin se një ditë ata do të mund ta shëndërrojnë vendet e Ballkanit dhe popujt në një vend ku të zotrojë  doktrina kominterniste dhe leniniste,  dhe kjo në një farë mënyre po merr forma të reja zhvillimi. 

Sindromi i komunizmit po merrë formë për faktin se në vendet e ballkanit qëndrojnë një paketë problemesh, që sjellin destabilitet dhe në tërsi sëbashku janë vetë problem. Politikanët e së shkuarës kanë arritur të paraqesin si pushtet dy parti të mëdha që demokracia të mos ketë shumë gjasa të zhvillohet e lirë por çdo gjë të përçohet brenda kuadrit të tyre politikë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, BeH dhe Mal të Zi. 

Njërëz të klanëve të diktatorit janë zotrues të pushteteve dhe tashmë janë shëndërruar në zotë të pasurive, gjë që bënë të mundur që pasuria dhe pushteti të jenë në dorë të një grupi të veshur me shinela lëkure dhe çizme me thundra staliniste  të stilit të KGB-së ruse ose  të UDB-së jugosllave.  Pavarsia e pushteteve në vendet e ballkanit egzistonë vetëm formalisht, duke bërë që pushteti drejtohet nga shumë pak njerëz, dhe vë në rrezik vetë sistemin e drejtësisë ku është dhe garanti i lirive të njerëzve. 

Si në rastin e Shqipërisë, Kosovës, BeH apo Maqedonisë,  sistemi i drejtësisë vlonë nga padrejtësia, korrupsioni dhe fatkeqsish titullarët kryesorë, gjyqtarët, prokurorët janë po ata që kanë përsekutuar ( shqiptarët) apo njerëzit. Mbi sitemin e drejtsise, qëndronë, gjykata e lartë, gjykata supreme apo ajo kushtetuse  etj ku vende të tjera të lindjes e kanë shkrirë dhe e kanë shëndërruar në cak kontrolli ndaj gjyqtarve dhe ka treguar se ka funksionuar, ndryshe nga kjo që po ndodh për çdo ditë në shtigjet e Ballkanit perëndimor. 

Një problem tjetër që gjeneron rrezik është shtembërimi i histories dhe nxerrja në pa e të vertetës historike, duke bërë që brezat e rinjë të jënë të pa informuar për historin e errët që kaluan prinëdrit e tyre në kohën e diktaturës komuniste. Heronjtë e vertet rrinë në skuta dhe  burgje, gradualishtë po “mbijnë”  heronjë  e “patriot” si këpurdhat pas shiut, pa pik vlerash dhe kjo është në vetvete një tipare tipik  e rrezikshme komuniste. 

E mbi të gjitha këto, qëndronë nacionalizmi primitive ekstrem ( apo doktrinat dhe misionet sllavo-ruse që përhapin  klerikët si “Njerëz të Zotit” të cilët ushqehet nga politikanë dhe subjekte politike që kohët e fundit ata po prezantojnë në planë të parë në programet e tyre  fetare  apo të një botëkuptimi fatal të nacionalizmit primitive dhe fundamentalist që rrënjët i ka në Moskë. Interesant është fakti se si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri të gjithë pseodonacionalistët, apo nacionalistët e shtirur përshkruhen nga filli komunist i të qeni nacionalist, apo e gjithë kjo i takon të ashtuquajturës doctrine e MISIONIT RUS ! 

Dhe, pikërisht për këtë arsye, njerëzit e vërtetë dhe të denjë me shpirt human e kombëtarë, të çiltër me pikëpamjet e tyre njerëzore, nuk duhet të ngatrrojnë ndieniat kombetare e atdheut me  dogmat e nacionalizmit demode dhe pikërishtë kur është fjala për politikanë “nacionalis” , këtë e  gabojnë më së shumti.  

Këtu, me këtë rast, nuk dua të përmendi emra as nga politikat e Shqipërisë, Maqedonisë ose Kosovës, megjithë se çdo gjë duket ashiqare ! 

Por, sa për ilustrim, të ceki se,  edhe Kurti në publikimet e fundit kërkonë kufinjë të rinjë në Ballkanë dhe këtë në emër të bashkimit. Kur citonë të drejtën ndërkomtare duhet patur parasyshë se ka dy bashkime. Ai juridik dhe vullnetar mes popujve dhe nuk mundet në asnjë rast tjetër të pretendoshë për bashkimin e trevave shqiptare, pasi kjo do të ishte precedent i një zinxhiri pa mbarim në tër botën, sipas normave dhe komponenteve ndërkombëtare. Kurti kësaj dileme iu përgjigj se pse nuk ndodhi kur u nda Kosova. E drejta nderkomtare veproj në përputhje me ligjin pasi pa që një popull po përplitej në agoni nga represioni dhe dyndja etnik dhe madje provoj kushtet e pastra të një gjenocidi dhe megjithatë u be aktive kur pa që palët përdorën armët, pasi në një konflik po qe se nuk janë forcat e armatosura e drejta nderkomtare nuk bëhet aktive. Ky eshte mekanizmi juridik. Po nëse duhet të besojm  në gjendjen faktike, këtu e kemi present edhe NATO dhe SHBA.  

Problemi më i madh sot është lëvizja e njërëzimit në të gjithë globin dhe këtë përvoj e pati dhe Ballkani në tërsi pas rënies së diktaturës dhe sot shqiptarët janë të kudogjendur në Ballkan, Europë dhe në të gjithë Botën. Dyndja e qytetrimeve vjenë në shqip që nga Sami Frashëri dhe për lexuesit shqiptare nuk është një gjë e re, pasi tani janë dëshmitarë të gjithë se bashkjëtesa mes popujve dhe etnive, është një nga vlerat më të mëdha dhe tashmë nuk ka kthim pas, duke mbajtur në dejt e gjakut të pastër ndjenjën  e zjarrtë për  NJË  ATDHE  TË  LIRË  DHE  TË  BASHKUAR  GJITHMONË. 

Kjo ka rëndësi, mes shqiptarëve në kuptimin e drejtë pozitiv dhe human e njerëzor, të qëndrrojjnë forca të shquara, morale dhe me vlera dinjitoze për çështjen kombëtare, duke e kërkuar gjithmonë në suazat diplomatike dhe analet e Kongresit appo senatorëve amerikanë. Këtu qëndron dhe vetë parimi i të drejtës natyrore për një lëvizje të lire, për paqë dhe bashkim kombëtarë. 

Të kërkoshë pozitat e shqiptarve, duke cënuar të drejtën e tjerve ky është një sakrilegj. Citimi: Komb, apo Kombi im është  i mirë, humane, trim dhe fisnik dhe mund të lëvdohemi, por jo të themi se mund të jetë “më i mire” se ai serb, apo të një vendi tjetër është nocion komunist dhe kjo është e njohur për politologet dhe madje, mjerisht, edhe nga një gamë e gjerë e intelektualësh, sidomos nga ai maqedonas ose bullgarë. Ku në vend të saj duhet kërkuar impenjimi politik për integrim e bashkëjetesë, por me të drejta të barabarta e të plota. Pertej këtij standarti egzistonë nacionalizmi egois, që u shërben disa politikanve për të zënë vend në politikë. Apo nacionalizmi ekstremist primitiv, që çonë në djegjen e disa flamujve në një trevë, apo në një tjetër. Kemi parë flamuj të digjen në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, madje edhe në Mal të Zi, ngjajshëm si në Çile e Hondoras. 

Pas këtyre flamujve fshihen disa lider fatkeqsisht të këqinjë që po përpiqen të bëjnë , kinse veprime të mira, e të shpallen si “patriot”, por ngjeshur në trurin e tyre kanë ndjanjat hipokrite dhe injorancën. 

Interesant është fakti se të gjitha vendet e Ballkanit, që dolën nga lufta dhe diktatura kanë krijuar klimë të favorshme sociale dhe politike për të ushqyer nacionalizmin. Por, kjo edhe nuk është për t’u hapitur njeriu. Vendet e rajonit janë të mbërthyer nën politikën e shtirur të tranzicionit që siç edhe  kemi përmendur modele të tilla qeverise nuk hase në asnjë kohë. Tranzicioni është stadi i kalimit si në rastin e Shqipërisë , Maqedonisë dhe Kosovës, të dalura nga një vend diktatorial në një vend demokratik dhe sigurisht kërkon kohën e vet, por nëse ajo zgjat si në rajonin tonë atëher do të thotë se kemi probleme serioze  me  VETËVETEN  për sa i përket të ardhmes dhe paqës demokratike. 

Prezantimi që i bëjnë nacionalistët  ( apo edhe disa nga rradhët e klerikëve  qofshin të krishterë ose myslimanë), bashkimit të secilit komb më vete dhe nën një flamur, është më shumë ujë për ata që duan një rikthim pas, sepse shumë ujë kanë rrjedhë lumejt në detra. Psh.bashkimi i shqiptarve  është më afër reales, dhe kjo do të thotë se një gjë e tillë mund  të ndodhe atëher kur nuk përben rrezik për të tjerët dhe sigurisht që në të ardhmen vetë ballkani do të këtë kushte të tjera politike, jashtë egoizmit nacionalis, apo nacionalizmit primitive. Dhe kjo do jetë e domosdoshme dhe primare e kohërave të reja demokratike dhe me zhvillime tejet të pastra e njerëzore për intereset jo vetëm të Ballkanit por edhe më gjërë në rajon.Vendet ballkanike kanë nevojë të ndertojnë demokracit e tyre, integrimin, garantimin e tregut të lirë. Sot shqiptarët nuk kanë nevoj tua paraqisim flamurin si leckë për të trembur demat, por kanë nevoja jetike, që ta shohin vetën e tyre si çdo europian me culture dhe zhvillime jete. 

Shqiptarët kanë nevojë për politikanë të rinjë që e shohin të ardhmen si perendimorët, pikërisht siç e shohin amerikanët dhe diplomacia e tyre, ashtu siç e shohin krerët e NATO-s,  në respekt të vlerave dhe lirive të individit, mirëqenjes dhe barazisë në treg, në garë për punë dhe të meritokracisë. E jo për politika bolshevike e primitive të se shkuarës së afër të diktaturës, të cilat janë të ptodhuara nga misionet sllavo-ruse dhe të hershme nga KGB staliniste. Nuk duhet të na marrë me vetë e shkuara, por politikanët tanë të ndërmarrin hapa për dëlirjen e vendit nga mëkatarët që vranë njerëz të pafajshëm, duke dënuar edhe keqbërësit e gjuqësorit apo drejtësisë komuniste të cilët mbajtën në burgje njerëz të pafajshëm; pasi fatkeqsisht si në Shqipëri, Maqedoni, njashtu edhe në Kosovë, BeH dhe në Serbi, ekzekutorët ende jetojnë në kurriz të popullit dhe janë pjësë e politikbërjes dhe e vetë shtetit ku ata jetojnë. Distancimi nga e shkuara do të ishtë vlera e parë e munguar  edhe  në rrajon nga  ndikimi  apo influence  ruso-klerike dhe komuniste…  

( Vijon ) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu