ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Fragment nga libri i Nafi  Çegranit „Rruga e Dinjitetit“

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga  Nafi  Çegrani

E vërteta  dhe  të  qënurit !

(Fragment nga libri me titull  „Rruga e Dinjitetit“ i cili qe dy vite është në proces pune !)  

                          1

      RRËFIMI I NJË FILLIMI !

Hoxha Qani ef.Baki Loku lindi në fshatin Çegran të Gostivarit më 1957 dhe  rrrjedh nga një familje e njohur  në  fshat dhe më gjërë në rrafshin e Pollogut. I njohur  për atdhetari, fe dhe komb.  Sepse gjyshi i tij Baki Loku kishtë dinjitët, edhe gjyshja  Shaja : Nëna e Madhe, siç e quanin mëhalla, ishtë një fisnike e rrrallë, madje edhe babai Xhezairi një gurbetqarë  bujarë, djaloshin me tipare të veçanta, e nxitën për shkollim në medrese.

Dua nipi im të bëhet hoxhë, i mirë ndaj Zotit dhe kombit të vetë! ” -, tha gjyshja Shaja. Dhe ashtu u bë :

Pasi mbaroi tëtvjeçaren në vendlindje, djaloshi i cili  preokupim jetë e kishtë  që nga fëmijëria kur ishtë i një  tufe delesh në stanet e Linishtës, ëndërrontë si të nisej  për Medresenë  « Alaudin » në Prishtinë.

Dhe dëshira, iu realizua duke i falënderuar urdhërit dhe qëndrimit të gjyshes së tij. Kjo zatën, e plotësoi edhe dëshirën e plakut Baki Lokut, i cili ishtë me nam në këto anë të Vardarisë.

( Qani ef. Baki Loku si nxënës!)

NËNA  E  MADHE … !

( Rrëfime për gruan fisnike dhe malësore trimëreshë të cilën para 100 vitësh gjeneratat e thirrën : NËNA E MADHE, kur e pyetën disa të rinj në fshat se KUSH E  KA  MA S’ZORI  prej burrave të mençur, ajo u ka thënë se Qani hoxha e ka dëgjuar në Drenicë gjersa ka qenë atje si imam, dhe unë e mbaj në mëndje: – Binak Alija  e ka pas  ma s’zori, se Ali Binakun e ka pasë babë. Ai a kanë burrë i mençur edhe trim. E tash, Binaku duhet m’i rue vetën edhe babën e vet i cili ka pas emër me nam…)

…. Ajo i kishtë karaktëristika shpirti dhe ndjenje në dejt e saj ku rrrjedhtë gjaku human i fisnikërisë, guximit, bujarisë, besnikërisë dhe sinqeritëtit që me plotë bindje e bënin që në dekada të jetës saj dhe në historinë e kësaj ane ku jetoi dhe veproi Ajo, gjeneratat  në gjithë mahallën Loke, ku ishtë e martuar për burrin sersem , Baki Lokun, i cili gjithë farefisit u ka thënë që ta  thirrnin : NËNA E MADHE E MUJEVE !

Dhe këtë, Ajo ia di për nderë burrit sersem, me të cilin, në jetën bashkëshortore lindi   e rriti „një mahallë“  fëmijë…!

Migjeni  shkruan:

Melodi e këputun – lot i kjartë nga syni
i një grue  së dashun…
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
në melodinë e këputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi…
e ther, ther hidhnimi
për çastët e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodinë e këputun.

Brrylat ndër gjujë të mpshtëtun, ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në melodinë e këputun).

Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme…
syni i venitët
në të loti vërvitët,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia le – dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodinë e këputun… 

 Një  meditim si qasje!

E meqë historia nuk ecën kurrë së prapthi dhe ne nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën, del që është e kotë t’i gërmojmë më tëj këto çështje, sepse me ardhjen e demokracisë në trojet tona historia shqiptare duhet rishkruar në saje të faktëve dhe reales, sepse direktivat komintërnistë kanë deformuar të vërtëtën dhe historinë shkencore të kombit shqiptarë! ”- thashë duke e përmbyllur këtë tëmë delikatë  së cilës i jam qas disa herë në shkrimet e mia.

***

“Gjyshja ime heroinë, që ne, gjithë fisi e thërrisnim : Nëna e Madhe, mbetët e gjallë në kujtimet e  mia, e cila, sipas kontributit me mirësi që ka dhënë si  një fisnike e rrrallë e trojeve tona ! E kujtoj me respekt  e dashuri të veçantë dhe shpirti i saj u preftë në paqë dhe parajsë!”,- do të thotë hoxha Qani ef. Baki Loku pët gjyshen e tij, e cila ishtë iniciatore pë të vazhduar shkollimin nipi i saj, një bari i vogël delesh, i cili vrapontë pas qengjave në ledinat me barishtë ku gjendeshin  stanet e  tyre në pllajat e Linishtës!

Dhe, kur flitët  për vetitë e Nënës së Madhe, edhe rrëfimet rrrjedhin si lumi, herë përplasen në një bregore, herë në tjetrën, sepse edhe jeta e saj ishtë e tillë, e trazuar dhe e qetë…Por, edhe nga fakti se, gjinia dhe rrrjedha e saj fisnore nuk ishtë thjesht dosido, por ajo vjentë nga rrënjë fisnike që ishtë edhe fenomen që duhej kultivuar dhe kalitur në vatrat e stërgjyshërve tani, tipike shqiptare. Natyrisht,  që ka emër dhe histori…

Ne nga gjinia e saj e thirrnim: Halla Shaje! Ajo  u lind në  vatrën e  haxhi Sulë Mujës …Mallin dhe dashurinë për familjen, vatrën e oxhakun, i kishtë ngulitur thellë  në shpirtin e saj fisnik, e armatosur me edukatë dhe bujari që në moshë të re… E plaku i cili ishtë edhe prijës i fisit, haxhi Sulë Muja, i rriti me përkujdesje të posaçme !

***

Halla Shaje imja ishtë  gjyshja e  hoxhës Qani ef.Baki Lokut. Ajo  ndikoi direkt gjatë edukimit të tij, duke  kaluar  nëpër dy krahrorë, edhe të gjyshit Baki Lokut, në dejtë e tyre pulësontë gjak i pastër, dhe tëk të cilët  kraharorë  të mbushur me frymëmarrje  e  urtësi dhe të pajisur me tiparet më fisnike dhe zakonet më bujare, djaloshi Qani ef. Baki Loku u kalit si çeliku. Ushqyesja e tij më e veçantë ishtë Nëna e Madhe !

Dhe, një ditë, ajo i tha plakut të vetë:

“Dua që nipi im të bëhet Hafiz,  të bëhet prijës i xhematit!”

“Po Nënëloke, ashtu është. Edhe gjyshi im e ka këtë dëshirë!”-iu drejtua  djaloshi plakës duke vazhduar më tëj me këto fjalë: “Unë jam nipi yt dhe i Baki Lokut. Do ua plotësoj dëshirën dhe do bëhem Hafiz, prijës i besimtarëve në xhami dhe kudo ku tubohet xhemati, aty ku falet namazi”

(Xhamia e vjetër në Çegran, e lashtë sa një shekull. Sot as gjurmë nuk ka !)

Kujtimi për Nënën !

-O bir- më tha – me një thjeshtësi profetike! Bëri të buzëqeshtë por nuk i doli. Buzët dhe fytyra e reshkur, dhe sidomos mendimet dhe vuajtjet e kishin ndrydhur fytyrën e saj, sikur e kishin ngurtësuar. –Mos ju beso përrallave-vazhdoi!-Çudi ti asnjëherë, as kur ishe i vogël nuk i doje, tani ke filluar t’ju besosh? !”- mestontë ajo e brengosur për ardhmërinë e nipit të saj që e dontë si sytë e ballit dhe nisi e belbëzontë me vetë: “hhhmmm  është besnik vetë dhe iu beson edhe të tjerëve. Por kjo nuk bën, e populli thotë “Besnik bëhu por mos zë besë” sepse bota sot jetojnë me  pabesi, me dallavere dhe të nxjerrin kurthe e tëlashe…”

Të gjitha këto i kishtë menduar mirë edhe hafëzi i ri. Por, edhe më tëj ai u besontë të tjerëve, sidomos hoxhallarëve, duke menduar se ata janë “Njerëz të Përëndisë” dhe nuk ua duan të keqen askujt, aq më tëpër kur në mëndje e kanë Zotin dhe Kur’anin famëlartë !- meditontë me vetë ai.

E pashë i çuditur thellë në dritë të syrit dhe drita e atyre syve më verboi!

Ai flet për njerëz të mirë dhe të këqinjë në fshat, për të atillë që janë me rrënjë nga vatër fisnike dhe bujare, por edhe të atillë që nuk kanë as rrënjë dhe as hije! Rrëfimet e tij nga këto aspektë janë shumë domethënëse sepse edhe kjo çështje ka të bëjë me besimin e njeriut ndaj vetës dhe Zotit (Allahut xh.sh.) Ka njerëz që nuk i respektojnë dhe nuk i duan as prindërit e tyre. Janë kthyer në injorancë, si dikur edhe tani !

-Asgjë s’ka ndryshuar- tha, dhe ku e ke kuptuar se e kisha të vështirë ta besoja më kapi duart e nuk më la të ngrihesha. Këta janë më të tmerrrshëm se të parët dhe do të bëjnë akoma më keq se ata. Bëjnë të kundërtën e asaj që thonë e tani nuk i gjykon askush. Është mbushur fshati me njerëz të këqinjë, kriminelë dhe vijnë vazhdimisht e shumohen.

Ajo që më trondit e më  bën të vuaj shpirtërisht, është se e lashë e ika sepse nuk e besova. Nëna e Madhe kishtë të drejtë kur më mësontë e jeptë këshilla që kur isha i vogël që mos u besoja gjithë njerëzve se nuk janë  gjithë njësoj, kanë huje e huqe, dufe dhe shprehi nga më të ndryshmet…Do ndodh  e tradhton edhe shoku më i ngushtë, ai që të rri më pranë…Vështirë sot, në këtë kohë pa kohë e ka njeriu i ndershëm, bie dhe nuk ka kush ia zgjat dorën që të ngritët sërish… Kohë të vështira, përplotë rrebeshe e tufane, përplasje dhe rrëmbime…e ti gjendesh përballë  stuhive të jetës! Ndoshta me dinjitëtin tënd përballë intrigave  të cilat lehtë mund ti sajojnë nëse janë shoqëri injorantë!

BAKI  LOKU  I  NGJANTE  BAJRONIT

Baki Loku i Çegranit, mbantë mustaqe të dredhura, edhe me trup edhe nga mençuria i ngjantë Bajronit! Me të vërtëtë ishtë një mjeshtër i madh në intërpretimin e këngëve të vjetra kreshnike e historike shqipe, por jo  vetëm kaq, ai njihej edhe si blegtorë i zellshëm, dhe në ato fusha që njerëzit e kanë dëgjuar ishtë mjeshtër i madh në mbarështimin e blegtorisë. Shoqëria njerëzore në Çegran dhe gjithandej, siç ka nevojë për të tillë njerëz në këtë fushë të jetës, aq shumë ka nevojë për  NJERI  me  vullnet të fortë, sigurojnë të mirat matëriale të domosdoshme për jetën e njeriut, pa të cilat blegtorët nuk e kishin lehtë dhe  nuk mund të ekzistonin pa shtimin e  tufës, e bagëtia ishin jeta e tyre, mes malesh, atje ku kishin stanet, ndryshe, disi, nga ata që gjendeshin në pllajat e Linishtës, ku  përveç bukurisë që vetë natyra i ka falë këtij vendi, stolia që banorët e  gjithë Podgorisë i kanë dhuruar, janë kopetë e qindra mijëra deleve që i gjallërojnë ato male  e gryka baritore…

             

(Baki Loku i moshuar dhe i biri i tij Xhezairi, babai i Qani hoxhës)

Hoxha Qani ef. Baki Loku, natyrshëm dhe me sinqeritët na thoshtë: “ Unë kam jetuar me krenarinë time dhe me emrin e  gjyshit tim, Baki Loku, që ishtë edhe një shahir i këngëve rapsodike, kreshnike e historike. Në fshat dhe më gjërë i thonin “Mustaqe kaçorri”( sepse mbantë mustaqe të përdredhura), malli ndaj tij  më ka shoqëruar qysh nga fëmijëria. Ai edhe kur kullostë bagëtinë, shkoja me të, dhe isha i fascinuar, i mahnitur kur këndontë  Këngët e tija, që rrrallë kush mund ti këndontë si ai. Intëresantë ishin këngët “Motra e 7 vëllezërve” “Bilall Bajraktari” , “Muji  dhe Halili”, “Kralj Nikolla”, “Shtatë kapetanat”  etj etj.

Gjyshi  i Qani hoxhës jetoi gjatë fundit të shekullit të kaluar, por rregullat e traditave dhe rrethanave që jetoi, edhe ai ishtë përplas me furtunat e jetës, njashtu sit ë parët e tij, dhe mbahej krenar edhe ndër burra duke i “ përdredhur mustaqet kaçorri, hullira të thella ia përshkonin ballin. Në brendinë e guximit të tij gjendeshin edhe shumë histori të parrëfyera të unit dhe vatanit, të  historisë së popullit të kësaj ane të Fushëgropës së Pollogut,  të para një shekulli, e që  ka mbetur e pashkruar si një histori e jetës së tij të bujshme.

Për njerëzit e këtyre anëve, detyra e parë për gjatë gjithë kohërave dhe që kurrë nuk e kanë harruar, ka qënë jatagani dhe pushka, në rojë të lirisë së tyre që gjithmonë ka qenë e çmuar dhe e shtrenjtë .  E kjo familje e Baki Lokut, thjesht kanë  qenë  bari të stërvitur. Edhe plaka, gjyshja Shaje, ose siç e quanin ndryshe: Nëna e Madhe, ishtë grua fisnike, dhe malësore me rrënjë nga fisi i haxhi Sulë Mujës, i cili njihej me nam në këto treva rrëzë Malit të Thatë, sepse edhe puna e blegtorit është  sikurëse në çdo  punë që sjell dobi në fushat e jetës…! E Njeiun në jetë e solli Nëna, e krijoi Perëndia me shpirt të butë dhe të pastër njerëzor, e so;;o me bukurinë e tij, me dashurinë për Nënën dhe jetën. E solli që që ndërtojë e krijojë më të mirën që mundet për atë që e lindi, për Mëmëdheun që e rriti, duke u bërë burrë i vërtetë në rrugën ku hapëron, në Rrugën e Dinjitetit, duke hapur shtigje adhurimi, jete e shëndeti, andej ku jeta i ka gjitha të mirat si stinët e motit. Atëherë, kur të jesh i mirë edhe për Kombin e Atëdheun, human dhe i dobishëm për të gjithë njerëzit, të do edhe Zoti edhe NËNA  !

 BARIU  I  VOGË  ME  TUFËN E  MADHE !

 … Ai, gati gjithë fëmirinë e tij dhe në vitë rinije, bile, kaloi  në mes këtij peisazhi blegtoral  mbi sukat e Linishtës, midis tufave të mëdha me dele, në oshëtimën e blegërimave të tyre, me tingujt magjepsës të sinfonisë të zileve e këmborëve dhe këngës së thëllënzave të atyre maleve … Atje ku dëgjohej jehona e fyllit dhe cicërima e zogjëve lajkatar. Kur pati  160  krerë, dhe  tërë jetën e tij si fëmijë i moshës 10-12 vjeçare dhe qënien e tij, e kishtë lidhur me dashurinë ndaj tufës. Si një bari me expërience që e kishtë mësuar jeta baritor, ai e njihtë ç’donjërën prej tyre, edhe sipas  shenjave  trupore bile, i njihtë prej fytyrës, prej blegërimës së tyre, prej këmborëve me të cilat ai i stolistë kopetë e tij, madje i njihtë edhe sipas vrrapit kur rrendnin pas tij kur i ndjelltë… Edhe ata e njihnin zërin dhe fishkëllimën e tij, tamam prej bariut me përvojë .

Gjatë kullotjes ai u  fishkëllentë melodinë e një kënge të bukur, por dhe ato i bindeshin atij, ashtu sikurse kopeja duhet ta dëgjojë çobanin. Ai  delet i quantë kafshët më të urta, më të pafajshmet dhe të bekuara nga vetë Zoti.
Një njeri i famshëm ka thënë se : ”Sa më shumë i njoh njerëzit aq më shumë i dua kafshët”, e vërtëtë mund të jetë për shumë përsona, ndërsa  bariu i vogël,  i dontë dhentë e tij por pa dyshim edhe më shumë dontë njerëzit. Përkujdesja për tufën e tij të deleve ishtë i gjithë në shërbim të begatisë, e jetësës së njerëzve që e rrethonin , siç do bëhet më vonë edhe hafiz dhe hoxhë i përkushtuar i fesë dhe kauzës kombëtare, Qani hoxha !

Ai ishtë shumë njeri i thjeshtë deri në modesti,  burrë i shtruar dhe me plot logjikë dhe për këto cilësi vlerësohej dhe respektohej nga të gjithë, pos atyre që ia kishin zilinë dhe kishin hall me tëmpëramentin e tij “sersem”!…

Ky është  njeriu fisnik , hoxha  i tanishëm Qani ef.Baki Loku ,  i cili ec  me çapin e tij në Rrrugën e Dinjitëtit ! Ky është ai bariu i vogël i cili  me krrabë në dorë dhe trastë në krah, i printë tufës së bagëtisë në ledinat dhe sukat me ahishtë të Linishtës, atje ku gjyshja e tij kishtë stanin mes kurora malesh…E delja thonë, është e bekuar nga Zoti !

(Baresha si në vargjet e Naimit …!)

Askush  para Naimit nuk i kishtë kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një pasion aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur. Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut e të natyrës shqiptare. Kjo vepër jo vetëm u bë e dashur për bashkatdhetarët, por krijoi një traditë të pasur edhe për poetët që erdhën më pas. Siç e tregon edhe titulli, poema përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë flitët për punët e blegtorisë, për jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për punët e bujkut. Megjithatë, kjo s’është aspak një vepër për këto fusha të jetës. Prej tyre poeti vetëm sa merrrr pikënisje për të shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Në të vërtëtë, vepra është një himn poetik i frymëzuar, kushtuar Atdheut, natyrës dhe njerëzve të tij. Poema hapet me një apostrofë madhështore, e cila me një qartësi të habitshme na sjell para syve bukuritë e natyrës shqiptare, larminë dhe ngjyrat e saj, një peizazh të pafund plot dritë e gjallëri.

O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë
fushat e gjera me lule q’u kam ndër mend dit `natë
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt’ e kulluar
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar
do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni
o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.

Këto vargje nga poema “Bagëti e bujqësi  të Naim Frashërit, Qani hoxha   kishtë mësuar përmendësh që si i ri kur i printë kopesë në ledinat e Linishtës dhe sërish e kaplontë malli për ato vitë dhe vende malore të bjeshkës, ndaj sërish ia nistë me admirim:

Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar,

Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,

Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,

Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merrrr dhenë…

Me shumë motive të fuqishme, që e bëjnë poemën të dashur e frymëzuese edhe për ne sot, e këtë e kishtë në zemër edhe Qani hoxha i Çegranit i cili që si i ri ndjehej krenar kur i këndontë Mëmës Shqipëri, ose Flamurit me shqiponjë, ndjehet edhe sot krenaria për emrin shqiptar. Me dashurinë dhe krenarinë e flaktë atdhetare, ai me vargjet e Naimit  shpreh mallin dhe idetë më të rëndësishme  kombëtare, për atë që kanë shkruar Rilindasit edhe si Asdreni, Filip Shirroka, Ndre Mjeda, De Rada etj. Qaniu, edhepse si hoxhë, e ndjenë të obliguar ta njeh kulturën, artin dhe letërsinë e  shqipes, gjuhën e bukur, folklorin dhe kështu me rradhë. Edhe gjatë bisedave të zakonshme me bashkëfshtarët ose kolegët e tij, ai  synon të ngjallë, sidomos tëk rinia, idealin dhe  ndërgjegjjen kombëtare,  të  jenë të vetëdijshëm se janë bijtë  e një racespecifike në Ballkan, se janë bijtë e një Kombi dhe Flamuri, të një  Toke dhe vendi me vlera të gjithanshme, të një atdheu që nuk e ka kush në botë, duke shtuar  më tëj  vargjet e Naimit:

“Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë përveshur,
me zemër të dëfryer e me buzëzë të qeshur…
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë”.

Madje , hoxha Qanu duke sqarur, thekson se Naimi duke u dhënë jetë me këto vargje dhe me gjithë poemën Bagëti e Bujqësi ideve dhe ndjenjave përmalluese e të zjarrta, poeti krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare,  varg që jep disa  tabllo madhështore të natyrës shqiptare dhe ndjenjat e përflakura , malli për tufën e kopenë, për blegërimën e qengjave që lodrojnë mbi kodrina.

***

Stani i Baki Lokut pas një kodre mollake të Linishes ndërtuar me një murë prej guri nga të katër anët dhe që nga njëra anë kah dukej vathi i deleve, ishtë dera e stanit, nga pas një dritare të vogël sa për të hye rrezet e diellit. I ngjantë një  kasolleje  të  mbuluar me kashtë thekre. Mëtëj, vetëm ca metra ngjitëj edhe kotari ku qëndrronin bagëtia. Përbri me disa trarë gjendet vendi ngjitas me kotarin, apostafat për pregatitjen e bylmetit. Në brendinë e stanit, janë të rregulluara disa krevatë prej thuprra lisi dhe të shtruara me kashtë ose me dyshekë të trashë prej qashe. Aty jetonin barinjtë me familjet e tyre, sidomos gjatë ditëve të pranverës së vonë dhe stinës së verës. Dikur në familjet e pasur, sidomos ata në shpatët e maleve të Linishtës, kemi shembuj, ku janë më të pasura bjeshkët me kullota dhe burrime e përrocka uji të ftohtë, më e zhvilluar flora dhe fauna…Atje ndërtohen edhe stanet shqiptare si ato të fshatrave Negotinë, Sënakos, Gradec  e kështu me rradhë, njashtu edhe tëk stanet e Linishtës ku çegranasit mbanin tufat e tyre të bagëtive, kanë qënë blektorë të cilat kanë pasur tufa delesh gjatë pranverës së vonë, dilnin me bagëtinë e tyre  në stan,  diltë një pjesë e familjes, ndërsa pjesa tjetër jetontë në  fshat për tu marr me bujqësi ngase bujqësia dhe blegtoria ishin të lidhur ngushtë njëra me tjetrën.

Në stanet ku dilnin disa familje nga i njëjti fshat, këtë e bënin  në mënyrë kolektive, jeta ishtë shumë e organizuar, kishtë punë për të gjithë, nga fëmijët e deri të më të moshuarit. Që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrrrej me punën që mund ta bëntë më së miri.

Fëmijët zakonisht i ngisnin dhentë për t’i mjelë e më të mëdhenjtë i milnin. Gratë, ose më plakat, mblidhnin  bulmetin : qumështin, kosin, bënin gjalpë, gjizë e djath, të  cilët i përgatisnin brenda në stan, në një pjesë të tij ku ishin renditur edhe enë të ndryshme, pjesa tjetër shërbentë për qëndrim ditor ose për të fjetur.
Stanet më të mëdhenj, bëheshin në katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishtë kryesorja ndërsa tjetra lidhej me kotarin ose saktësisht me stregën ku mileshin dhentë. Kështu ndërtoheshin dhe dukeshin stanet e Linishtës, ku një pjesë e çegranasve që merrrreshin si blegëtorë, mbanin tufat e tyre. Delet ishin jeta dhe malli i tyre ! Kulmi i stanit ndërtohej me drunjë dhe mbulohej me kashtë  thekre. Nga dy anët e murit renditëshin drunjët që quhen kepra që takoheshin njëri me tjetrin në kulmin e stanit. Mbi keprat vertikale shtroheshin pallëzinat, drunjë më të hollë që lidheshin me keprat dhe gozhdoheshin.

NJË  RRËFIM  PËR  BARIUN DHE KLYSHIN   UJK

…Pas fyllit të bariut, u dëgjua edhe lehja e Qenit-ujk: “ Uuuuuu”. Bariu e shikoi me një buzëqeshje e gaz në fytyrë, me  një nostalgji dhe një brengë, e shikoi në sy, dhe më pas e përshkoi  thellësisht një ndjenjë mrekullie  dhe, në një mënyrë të ngrohtë e përfshiu me ledhatim,  duke  hedhur mbi supe strajcën prej lëkure cjapi, e ndjelli tufën, madje qeni i tij, iu afrua dhe iu hedh me dy këmbët në gjoks. E ushqeiu klyshin e tij, dhe më pas ai u kthye në sigurinë e grigjës. Sakaq bariun në sukat e Linishtës u nis me çapin e tij dhijaresë përpjetë, eci me kujdes andej kah duhej ta takontë  plakun e urtë të fshatit, atë bariun e stinëve, i cili tani  gjendej ulur mbi një gurë bri kodrës baritore, e poshtë dukeshin nga larg stanet  e mbuluara me kashtë thekre dhe të rradhitura njëra pranë tjetrës si të ishin kosherre bletësh!  Plaku vazhdontë ta dridhëtë një cigare me duhan “kaçak”. Tufa e derdhur e deleve ishin derdhur sukës dhe dukeshin  si grigjë e bardhë nga larg.

Rrëfimet e plakut  Baki Lokut, i cili me dekada në jetën e tij kishtë ruajtur tufa të mëdha delesh, dhe tufa ishtë jeta e tij. Andaj edhe jeta e tij si bari, lidheshin me sfidat dhe rreziqet,  me betëjat përballë taborit të ujqërve, çakejve dhe egësirave të tjera të malit,  ai e nisi rrëfimin e tij që nga fillimi, duke bërë madje edhe një  përshkrim të hollësishëm për blegërimën, fyllin e bariut dhe cicërimën e zogjëve lajkatar, të cilë që nga fillimi i pranverës, kur bora kishtë nis të shkrihej më së shumti mbi hapësirën e gjerë të bjeshkës malore,  ku bariu ynë kishtë  vendos kopenë prej përafërsisht 120 krerë delesh, të bardha të cilat derdheshin gjithandej dhe përtëj stinëve të bukura kur gjallëronin stanet, dukej se ato castë edhe rrëfimi i plakut  përfshihej  në  përiudhën e verës, të stinëve të staneve gjersa të vjentë vjeshta kur nisnin gjethet  e dushkajave të binin, ata duhej të këtheheshin buzë Vardarit në fushën pjellore të Pollogut ku klima ishtë më e butë gjatë dimrit që vjentë si me përtësë…. Bariu  i vëzhgontë delet deri në fund të kullotave, kur lëviznin  si valet e detit, kur puhiza e maleve tundnin  shllungat e barrit të rritur si tërfojnë e mugulluar, e të cilat pas dy muajsh do kthehen bashkë me verën në një kullotë vjeshtore  si në shkretëtirë. Ai e përshkroi sa e vështirë qe përkujdesja për një grigjë të madhe delesh, që   kërkontë zgjim herët, pa gëdhirë agu i mëngjesit dhe kur të binin muzgjet mbi maja tutje, vjentë edhe flentë natën vonë dhe ëndërrat e bukura – duke u zgjuar sërish ditën tjetër të re, kohë para lindjes së diellit dhe duke e mbaruar punën shumë kohë pasi errësohej. Kjo ishtë jeta e përditshme e bariut dhe tufës së tij.

Kështu punonin dhe jetonin edhe blegëtorët e tjerë shqiptarë të këtyre maleve thepore. Ata ndihmoheshin me njëri-tjetrin, duke këmbyer përvojat se si duhej bariu i  devotshëm  të kujdesej për grigjën, përfshirë një larmi punësh ferme që kryheshin me përvojë  dhe duke u  ndihmuar  nga gra malësore ose baresha e djem më të rinj në moshë të cilët përfitonin nga urtësia e Blegtorit të Madh, i cili ishtë edhe si një mentor për Bariun e vogël  të stanit të tyre. Ai gjithashtu mbështëtëj të dy kuaj të vjetër, dy mëza në stërvitje e sipër, dy qen  stani dhe  një klysh me sy ujku, të cili e kishtë grabit nga strofulla e ulkonjës. Gjatë verës, miku im dhe delet e tij përballeshin me erë dhe furtunë, sëmundje, dëmtime, thatësirë dhe pothuajse çdo vështirësi tjetër që mund të përfytyrohet nga dikush.

Disa vjet atyre iu desh të bartnin ujë gjithë verën vetëm për t’i mbajtur gjallë delet. Më pas, çdo vit në fund të vjeshtës, kur moti dimëror bëhej kërcënues dhe i zbritnin nga mali, duke i  numëruar një e nga një krerët e deleve, që të dinin se a ishin tamam në numër, sepse kishin droje, nëse ndonjë e shkretë ndahej  nga tufa dhe e hanin egërsirat…

Qeni-ujk ishtë i përkushtuar i stanit, dhe gjatë gjithë kohës sa do të qëndrontë në mal, ishtë i gatshëm të kacafytëj me ujqër grabitqarë ose çakaj dhe egërsira të tjera të cilët tinëzisht sulmonin bagëtinë, ose therrnin ndonjë dele, atëherë kur nga malet frynin furtunat me mjegull, ose në vjeshtën e vonë kur nisnin të rreshurat e  dëborës dhe  murlane.

Atë ditë edhe baresha ime Drenusha, e cila i njihtë tufën,  hymë bashkë në vath kur ishtë kohë e të  pjellave, u trembën dhe ikën si dallgë deti të trazuara në një cak të vathit, sepse kishin vërejtur një të huaj pranë tyre.  Megjithatë,  kur u shfaq  Qaniu si një bari  i  vërtëtë të cilin e njihnin bareshat,  ato menjëherë  u afruan. Këtu dominontë blegërima e deleve, fylli i bariut dhe cicërima e zogjve të malit. Por, edhe dashuria e tyre mes malesh ishtë e çiltër si loti, pa lajka dhe me dufe të kuptimta…!

Duke qëndruar në vathën time, Drenusha, e cila ishtë një bareshë lajkatare, imitoi thirrjen time: “Hajde qengjat e mi, bardhoket e mia! Hajde  eheeejj  qengjat e mi bukurosha, ejani!” – i ndjelltë  ajo me një zë të butë, por  ato nuk shkonin.  Ndaj, kur thirri  saktësisht me të njëjtat fjalë, bariu me krrabën në dorë,  delet dhe qengjat e rrethuan me shpejtësi, sikur të ishin ushtri e stërvitur nga komanda… Bagëtia e njohin bariun e tyre dhe shkojnë me vrap pas zërit të tij edhe kur gjenden të derdhura shpat më shpat kodrinave…

Bariu Qani ef. Baki Loku, si një bari delesh me përvojë dhe i stërvitur, një kohë pranvere, kur ndërronin stinët e vonuara, arriti  që ta rrëmbentë nga strofulla e Ulkonjës një klysh të saj. E pështolli me xhupin e lesht dhe u nis drejtë stanit ku mbantë bagëtinë. Arriti që klyshin ujk ta rristë  me qumësht delesh dha ta shndërrojë në qen besnik, por me tipare ujku. Andaj edhe e quanin gjithë malësorët e kësaj ane: Qeni-ujk  i  Linishtës, i cili, ndoshta ishtë i vetmi i kësaj rrace në Ballkan. Dhe që do zhvilloheshin edhe klysh të tjerë nga qenusha, me  karaktëristika të ngjajshme të llojit që i takontë, por që ky process do ectë në mënyrë të parregullt në kohë, apo  përiudhën e  shumimit  të kësaj shtaze  për nevojat  e  banorëve mes malesh. Atje ku historia dhe rrëfimi mbi jetën dhe preokupimet e tyre, për tufën dhe përballjet me furtunat e Linishtës, me shumë sfida e rrëmetë tragjike, janë tëjet të gjata, rrënqethëse  dhe të çuditshme të kohës komunistë!

Por, e tillë dhe me shumë përipeti janë rrrjedhat e lumit Mosdaça i cili buron nga këmbëzat e Vracës kreshnike, majat e të cilës duken edhe nga shpatët e Korabit plotë dëborë. Jeta e barinjëve këtu, dhe e qenve që ruajnë bagëtinë nga grabitqarët dhe egërsirat, janë rrëfime që nuk kanë fund, por mjaft trishtuese…Kohë djajsh! Gjersa tufa ecin dhijares së ngushtë kah bjeshka, u prinë bariu i devotshëm dhe qeni besnik, ujqërit e uritur me ndjenja stalinistë i vështrojnë tinëzisht  nga larg, duke bërë planet e tyre djallëzore për sulm, të uritur për gjak të freskët deleje apo dhije të kuqërremtë.

… Ajo që ndodh me fatin dhe tragjikën e Qenit-ujk, nuk është shfaqur vetëm në mesin e malësorëve të Linishtës, edhepse, tanimë, kjo ngjarje dukej se kishtë rënë në gjumë të thellë, nën velat e një harrese. Por kishtë edhe ndodhi të tjera brengosëse që me vitë e vitë malësorët shqiptarë të anëve të stëpës, ndjeheshin të shqetësuar. Nganjëherë njeriu shtërngohet t’i harrojë dhe ato që i di… Bariu i nguliti shikimet e tij andej pellgjeve të lumit që burontë nga mallet, dhe në mëndje i daravitëshin shumë kujtime nga e kaluara, duke mos e kuptuar se çfarë do ndodhëtë në jetë e tij me brenga, me halle dhe të tufës, pikërisht me ato ngjarrje rreth ujkut-klysh  të zbutur, pas rritjes së tij, gjë kjo që kishtë shumë rëndësi në jetën e bariut  Qani ef. Baki Lokut edhe  për bashkëfshatarët e tij, në jetën dhe ekzistëncën e tyre plotë rrëmuja e rrëmetë, përtëj kreshtave malore ku frynin tufane, dhe preokupimi i tyre ishtë vetëm një: të ishin më të mbrojtur dhe të siguruar për ruajtjen e bagëtive, të cilat shpesh sulmoheshin nga egërsirat, nga tufa ujqish dhe çakejsh të uritur, të cilët venin e vinin këndej me rënien e muzgut dhe bredhnin grykave  ballkanike  apo si hordhi gjakatare prej hienësh…

(Qeni-ujk, racë e veçantë !)

Historia  e Qenit- Ujk  është  mjaft intëresantë, dhe ka karaktëristikat e një qeni të vërtëtë, mjaft besnik ndaj të zotit, bariut me të cilin i prijnë tufës. Kryesisht është  mishngrënës. Por, bariu Qani ef. Baki Loku e ushqen edhe me bukë të grynjtë, gjalpë e djath. Pi hirë djathi …

…Zbutja e klyshit ujk,  në fakt, ishtë si shkallë sipërore e objektifikimit ku përmban atë diçka të  ndjenjës së krenarisë me çfarë jetonin malësorët shqiptarë me tradita të lashta. Njeriu-zotëri, kishtë fatin që ujkun klysh  diti ta forcojë  dhe zbus  nga një kafshë e  egër, në Qen besnik dhe sypatrembur, i fortë si tunxhi, i cili do shërben për nevojat  e staneve  dhe blegtorëve të bjeshkëve baritore  atje në brendinë e  grykave dhe sukave  të Linishtës ku dukeshin  vetëm majat malore si thika,  horizontët  blu dhe Dielli i cili e di rrrugën e vetë…

Dhe, me kalimin e kohës, edhepse ishin kohë të vështira, kohë djajsh, me ardhjen e regjimit Stalinist dhe komunist me Titon dhe Rankoviqin në krye, tanimë, edhe kudrat  mbarseshin dhe  bënin klysh të racës së ujkut, gjë që ishtë gëzim i madh për blegëtorët nevojtarë në mbrojtje nga çakallë dhe egërsira të tjera të cilat ua therrnin shpesh bagëtinë. Ata gëzoheshin  me  faktin dhe ishin të sigurtë se raca e Qenit–ujk do ishtë mburojë e tufave të tyre, që ishin  jeta e tyre, sepse pa bagëti nuk kishtë jetë, ata  nga tufa rronin. Dhe, fshehurazi preferonin  që secili në stanet e tyre të kishin një Qen të tillë, ose në shtëpi, e kurrë më nuk donin qen tjetër, të një race që  nuk ishtë  aq e dobishme për jetën e tyre mbi bjeshkët baritore.

Qeni-ujk u rrit nën kujdesjen e bariut të shkathët, duke përdorur dy  mënyra si variantë: sepse e dintë që ishtë  i egër, e kishtë  prejardhjen nga familja e ujqërve. Gjithnjë e mbantë pranë vehtës, e yshqentë dhe përgëdheltë me kujdes dhe shumë dashuri. Ai shpejt u rrit dhe u bë i njohur për guximin dhe forcën e tij, për t’u përballur në betëja e kacafytje me egërsirat e malit, por që të lehurit nuk e kishtë si të qenit normal, sepse ishtë racë ujku, andaj edhe të lehurit e kishtë  si ujk. E dontë pronarin e tij, dhe si një besnik i kalitur shkontë pas tij dhe kujdesej për tufën e deleve… Për këtë edhe Qaniu bari ndjehej krenar, dhe e ndjelltë me dashuri, ai i shkontë pas sikur të dintë se kjo ishtë dëshira që e flakërontë bariun me përvojë për ta stërvitur për luftë me ujqërit e maleve. E njihnin gjithë malësorët e kësaj ane Qenin me “katër sy” ! Sepse  kishtë sy që dukeshin si drita të ndezura, dhëmbë të mprehtë shkyes dhe që shpesh dintë t’i kërsistë, ashtu siç bëjnë ujqit e vërtëtë. Ballin ia përshkonin disa vija të drejta dhe më të theksuara  ngjyrë të murme të cilat edhe më shumë ia shtonin bukurinë e kafshës së maleve.

(… Tani kur në çdo anë vërreheshin parulla për Titon dhe socializmin, për “Bashkim Vëllazërimin”, kur Partia komunistë dhe pjesëtarët e saj vepronin në çdo anë me politikën e tyre, e cila dukej një adhurim i frikshëm, agjentët e UDB-së ecnin si hije të fshehura, veshur me “shinella”  të gjatë lëkure si fantazma, fshatarët jetonin të strukur me ëndërrat e tryre për jetën, të ardhmen dhe egzistëncën e tyre. Malësorët tjerë të fshatrave malore  që jetonin përreth  në pllajat sharropine që nga kurrorat e Karadakut e gjer në  anët e Korrabit, e kishin  menduar  mirë  mënyrën dhe  kuptimin  se si mund të zhvillohej gjenetika e Qenit-ujk, dhe bënin  plane për shumimin e racës së veçantë të qenit, i cili do ishtë i fortë, i guximshëm, që të përleshej me egësirat e malit si me ujqër zullumqarë, çakalla e hiene të cilët ua dëmtonin tufat e bagëtive në vath…

Ata, malësorët  e  afro 12 fshatrave të maleve të kësaj treve, ( veçmas ata 240 fshatra shqiptare që strukeshin rrëzë maleve nga të dy anët e Fushëgropës së Pollogut), filluan të përziejnë me qëllim qenushet e tyre të bartëshin me Qenin-ujk dhe të bënin  një përhapje të gjerë të  klyshëve tipik dhe me tipare specifike të ngjajshme me ujkun, por që dallontë nga bishat, sepse ky ishtë një Qen Sharri. Përmes këtij procesi, të shumimit, zbutjes dhe stërvitjes së kësaj kafshe të dobishme, ata ishin të preokupuar dhe kjo ishtë dëshirë e madhe, pasi  blegtorët etnik shqiptarë, me mençuri kishin zhvilluar një  rrjet të gjërë, me qindra  të kësaj race të  mrekullueshme, të cilët ishin krenaria e tyre dhe do i mbronin nga egërsirat e malit… Këtë e dinin fare mirë, por kishin edhe drojen e fshehtë nga pushtëtarët dhe ata të Partisë komunistë  të cilët bënin plane grabitqare, duke i future në rradhët e “kolektivizimit” do ua merrrrnin gjithë tufat e deleve, kurse qent do ua pushkatonin).

Një gjë e tillë ishtë jo vetëm e tmerrrrshme, por edhe jo humane!

***

…Sytë  e klyshëve të kësaj rrace  të prodhuar, i kishin si xixa që shkëlqenin, merrrrnin  forma të bukura trupi të zhvilluar duke u rritur, e që kokën e kishin disi, me dimensione të rrumbullakët me kafkë  ashti të fortë  si tunxhi…  Andaj, këtë racë malësorët nisën ta quajnë: Qen Sharri, qen me “katër sy”. Ky lloj qeni është racë e veçantë, i cili ka edhe të nuhaturit mjaft të zhvilluar. Truri i tij është i përbërë prej një lëvore me inde të holla të nuhatjes së erës, e cila është afro 10 herë më e zhvilluar se nuhatja e qenve normal apo të racave tjera të ndryshme… Një Qen i tillë Sharri, i kalon  të tjerët edhe me standardin  e dëgjimit me shqisa  gati 200 receptorë që veprojnë dhe dallojnë aromën në përqendrime gati 100  herë më shumë se një njeri. Lagështia e hundës është thelbësore për përcaktimin e drejtimit të ajrit i cili përmban aromë. Receptorët e ftohtë në lëkurë janë të ndjeshëm ndaj ftohjes së lëkurës dhe nga avullimi i lagështirës nga rrymat e ajrit, dhe Qeni –ujk mbetët si një kafshë i cili u përballon dhe reziston ndaj ftohjes nga dëbora, akulli dhe ngricat që nodhin në kreshtat e Linishtës gjatë stinës së dimrit. Por, ai, edhe mbetët si kafshë më  besnike ndaj pronarit  dhe të zotit të shtëpisë, i cili, kryekëput  rritët dhe zhvillohet në pllajat e sistëmit malor Sharopin ku me shekuj jetojnë  malësor shqiptarë  në vatrat e tyre të stërlashta etnike, me mënyrën e tyre tipike dhe traditat karaktëristike që dallohen nga popujt të tjerët në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Ata në të gjitha kohërat kanë jetuar me hallet e tyre, por të guximshëm dhe me dinjitët e fisnikëri të trashëguar brez pas brezi. Këtu zatën, jetojnë me shtëpi përdhese të një arkitëtkture të lashtë, të rradhitura njëra pranë tjetrës si kosherre bletësh dhe të mbuluara dikurë në shekuj me kashtë thekre, kohë ajo, kur ende malësorët shqiptarë të këtyre anëve piktoreske, jetonin me gëzofa e guna të leshta, që i mbronin nga i ftohti, nga dimrat e gjatë dhe acaret e tërbuara…Më tëj, pas kodrash kanë stanet me vathët e rrethuara me mure guri dhe garth prej thuprra lisash ose thëne, në mënyrë që të mbronin  bagëtinë nga sulmet e egërsirave !

… Aty pranë stanit, ose gjatë kullotjes së tufës së deleve, qëndrron  bariu i devotshëm me krrabë dhe pranë tij Qeni besnik. Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me këtë kafshë besnike për mbrojtjen e tufës. Për njeriun cilësohet si shoku më i mirë. Andaj edhe kultivohet e rritët atje mes  bjeshke dhe kodra shkëmbore të thepisura, të përhimta ose ngjyrë gri si ajo e ujkut, ku duket se qielli i hapur puthet me horizontin ngjyrë gështënje, të kuqërremtë !

Besnikëria e këtij qeni për njeriun është përtëj kufijve, ata janë në gjendje të rrrezikojnë edhe jetën e tyre nëse pronari është në rrrezik. Dhe ky lloj qeni është  jashtëzakonisht  i prirur dhe  i devotshëm  ndaj  pjesëtarve të familjes dhe shtëpisë ku ai ushqehen, kujdeset për bagëtinë dhe  stanit ku i përket…

Edhe kur thuhet se njeriu është ujk për njeriun, mbahet parasysh një imazh grabitqar i ujkut i cili vjen fshehurazi përrenjave dhe grykave të malit për të sulmuar delet e bardha dhe…. Por, këtu, nëse gjithë kësaj ia bashkangjesim edhe faktin se në historinë e të menduarit njerëzor dhe mitit, apo kultit të kësaj krijese, gjërat duken ndryshe. Këtu mbahet parasysh  gjegjësisht  UJKU MITIK, që cënon intëgritëtin fizik të njeriut, ( apo edhe të bagëtive)  për synime grabitjeje apo për synime tërësisht vetjake, nëse flasim në kontëkstin e ujkut egërsirë. Ky është ujku i përrallave, ujku si agjent shkatërrues, përmes të cilit bjeshka, natyra e egër i hakmerrrret qytëtërimit që e dominon atë. Ujku i mitizuar pra si anti-njeriu kryesor, që duhej shfarosur, në mënyrë që trupi e prona e njeriut të mbetëj e pacënuar, lidhen me të tjera faktë. Njësoj si në rastin e valencimit metaforik të qenit/kudrës, edhe valenca që iu dha ujkut flet më shumë për njeriun se sa për kafshën. Por, për malësorët e fshatit të  Qani ef. Baki Lokut, Qeni-Ujk  respektohet më shumë se qeni, e duan, e përgëdhelin me shumë dashuri, dhe, kështu e kanë rritur, duke e ushqyer me shumë kujdes, sepse  ai me guximin që ka, tremb dhe sulmon egërsirat tinëzare, të cilët regjimi komunist jugosllav ato vitë të rrënuara i solli nga lindja, nga Karpatët. Sepse ashtu i kishin edhe sytë, të egërsuar, të skuqur e të përgjakur si bisha gjakpirëse, të tërbuar edhe nga pijet alkoolike ose raki Shumadije. Të tillë dukeshin edhe ata që përfaqësonin regjimin Stalinist apo Partinë komunistë jugosllave me yllin peskëndësh në ballë! Madje, mbronin atë sistëm të kohës së djajve shumë më shumë se  sa qentë e zakonshëm (ose: më shumë dukeshin si hiene endacakë të cilët e dëmtonin popullatën dhe ua futnin frikën në asht me bastisje të kota, me arrestime të planifikuara dhe akuza të imagjinuara në procese të inskenuar gjyqësore sipas stilit dhe metodës stalinistë!).

Rraca e  Qenit-ujk të Linishtës, dallontë fare nga shtazët që përmenda, sepse në natyrën e kësaj krijese fisnike kishtë diçka mahnitëse dhe intëresantë  në  lidhje me parashikueshmërinë e  tij, në pavarësinë, e në  njohjen e rregullave të njeriut-zotëri, i cili e ushqen dhe mban pranë. Padyshim, ai e njeh të zotin e shtëpisë ku bën rroje. E në të njëjtën kohë, ajo çka  nuk duhej të respektohet njëherazi, nga veprimet dhe planet tinëzare të atij regjimi, i cili në mënyrë kriminale luftonin për shfarosjen e Qenit-ujk, duke e justifikuar këtë, kinse ai i hantë qent të tjerë, ose sulmontë kafshët shtëpiake, sidomos kopenë e Koopërativës. Madje, e tërë kjo, sipas tyre, arrihej si gjë e kryer dhe e mbëaruar përmes matërializimit mitik të frikës. Kësisoj matërializoheshin edhe rrëfimet dhe  legjendat  edhe  për  Njeriun-ujk , të cilin regjimi i atij shtëti të koruptuar,  komunjarësh komunistë  të vitëve të shtërgatës, të organizuar në hordhi e kordone pushkatimi, me akuza e gjyqe mashtruese, kishin bërë plane johumane, apo më mirë të them: kishin përgatit kurthe gjakatare, kriminale, për pushkatimin e Qenit-ujk, duke ia zërë pritën në kurth… Ashtu, siç kishin bërë me NJERIUN  i cili ua kishtë turbulluar ujin  pushtëtarëve që njiheshin në këto anë si “Brigada  e qengjave “  në rrafshin e Pollogut dhe në Kosovë e më gjërë, duke e dëbuar  si viktimë në rrrugën e pakthim, në burgjet e pasmaleve të Bosnës, ku  NJERIUN  e devotshëm,  do ta pristë kordoni për  pushkatim, jo se kishtë ndonjë faj, por vetë pse ishtë vetëm  pse ishtë  shqiptar dhe u rrintë në krah blegtorëve, madje ishtë kundër shfarosjes së racës së dobishme të llojit të Qenit të  Qani ef. Baki Lokut…

***

 Në qiell nuk fluturojnë zogjtë, pos një shqiponje  me krrah të hapura skaj më skaj, bëntë disa harrqe fluturimi mbi majat e Korabit, dhe si me droje, e kujdesshme  u fut thellë pas horizontit  që përshkohej nga një ngjyrë kadifeje. As nëpër pemë  dhe ahishtë nuk dëgjohej më cicërrima, pos krakosjes së kukuvajkës. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon… Shiu vazhdon. Blegërima e deleve nuk dëgjohej. Do vijë dimri plotë dëborë që i mbulon bjeshkën dhe pllajat, do ketë mjaft acar dhe ngrica akulli… Do na sulmojnë ujqërit e egër të etur për gjak. Pranverat do vonohen kësaj rradhe, dhe  behari që na nxeh dhe freskon me puhizën e butë, Zoti e di se kur do vijë. Tani që ende  stina e vjeshtës duket, dale ngadalë tretët dhe shkon si e venitur… edhe gjethet duken të verdhëruara fare, bien sit ë plagosura për tokë…!

Po Qeni  besnik i  bariut të  Linishtës, vallë mbeti si  një racë  e devotshme e Ballkanit? Ku vetë ai? Apo, do ta shkyejnë egërsirat gjakatare me prejardhje nga Karpatët? Çfarë ndodhi me të, apo edhe tragjika e tij mbeti vetëm si legjendë, si gojëdhënë që rrëfejnë plakat pranë stufave dhe vatrave të tyre gjatë netëve të gjata të dimrit?!?

Ndoshta…!

Nuk i dihet ! Por, një gjë është mëse e vërtëtë: rrëfimet për jetën dhe betëjat e tij, do jenë të gjata, do të përballet me shumë stuhi dëbore dhe tufane…

…Sipas një historie tjetër, njëherë Zoti i ka ndihmuar një bariu të kullosë kopenë e tij. Ka ardhur ujku, i cili ka dashur të marrë si taksë/peng delen më të mirë të kopesë. Zoti i ka propozuar një kafshë të dobët dhe të sëmurë, por ujku nuk ka qenë dakord dhe është munduar ta rrëmbejë delen. Atëherë Zoti ka krijuar qentë e stanit – nga dorashkat e veta ose prej dy gurësh mali,  duke  i  porositur  që  t’i dëbojnë ujqërit dhe ta ruajnë kopenë e deleve dhe gjënë e trashë. Kështu qeni, i krijuar nga Zoti, i kundërvihet ujkut egërsirë e gjakpirës i pangopur, si krijesë zullumqare e pa besë,  sepse e njihtë pronarin e tij që e ushqentë, duke  i qëndruar bariut në krah  si shok më i ngushtë dhe mjaft besnik edhe kur e ka vehtën në rrëzik ! Andaj, me të drejtë mendohet se, qeni e mbron pronën, mallin dhe njerëzit jo vetëm nga kafshët grabitqar, por dhe nga njerëzit hajna dhe të këqinjë, keqbërësa siç ishin “kllapa” e Partisë komunistë dhe UDB-së të kohës. Populli beson se, qeni e ndien se kush vjen në shtëpi me qëllime të mira dhe kush do që të bëj ligësi. Kundër të mirëve leh pak dhe shumë shpejt zbutët, kurse drejt njerëzve të këqij hidhet dhe përpiqet t’i kafshojë, ose t’ia bëjë me dije pronarit të tij se i kanoset ndonjë rrëzik. Janë regjistruar shumë tregime për rastë konkretë, në të cilat qenë i shpëtojnë pronarët e vet nga hajdutët, të cilët kanë ardhur në shtëpi si miq me qëllim të grabisin dhe të vrasin gjatë natës, madje të qajnë ditën, duke të ngritur epitëtë. Shumë të vlefshëm janë qentë si  ata të cilët kanë “katër sy” – dy vula të ndritshme në lëkurë mbi ballë, siç i kishtë edhe  Qeni-ujk i bariut  Qani ef. Baki Lokut. Detyra e rëndësishme e Qenit-ujk, është mbrojtës nga keqbërësit dhe egërsirat pjatëlëpirësa! Si pjesa më e madhe e pamjeve folklorike-tregimtare, pamja natyrore  e  Qenit-ujk,  përfshirë këtu jo vetëm karaktëristikat pozitive por  edhe  veti të tjera që e bëjnë atë të guximshëm dhe tipik, gjë të cilën e hasim edhe në tregime e legjenda, poashtu edhe në anekdota dhe përralla të ndryshme nga e kaluara historike e jetës…

***
Tufa e deleve si  fjolla  të  bardha shpëndahej pllajave, e bariu ishtë i zhytur në mendime, se nëse nuk kujdesej me sy i zgjuar, bashkë dhe qeni i tij, ata sikur për çdo çast, mund të gjendeshin para çdo rrreziku, sepse malet ishin të mbushur me ujqër grabitqarë, dhe askush nuk ishtë më tmerrrrues se bariu.

“Kur  ju  blegëroni, Unë nuk kam gjumë o  delet e mia. Kur  Qeni im u rri pranë, o tufa ime,  unë  ndjej dhimbje. Kjo zemër e madhe, e ndarë me dyshë?! Pritni delet e mia, sa të agojë  drita, o malet e mia thepore, Ju  djepi im keni qenë me shekuj , e do mbetëni gjithmonë, me maja si tunxhi… !”

Kasolla apo stani i  bariut  të Linishtës  ishtë ngjitasi me vathë ku mbahej bagëtia. Madje kishtë edhe një strehë të veçantë  ku bëhej përgatitja e  bulmetin. Aty  jetontë  bariu dhe tufa e tij. Me shekuj malësorët shqiptarë të këtyre trevave piktoreske të shpatieve të Linishtës, bashkë me  tufa delesh  dhe qen stani, dilnin gjatë pranverës, duke kullotur brigjet baritore deri në vjeshtën e  vonë, kur  edhe iknin, zbritnin nga andej para se të bintë dëbora dhe të kaptë ftohti i bjeshkës.

Në stane  jeta ishtë shumë e organizuar, kishtë punë për të gjithë anëtarët e familjes, nga fëmijët e deri të më të moshuarit. Atje dita fillone ende pa gëdhirë mirë, që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrrrej me punën që mund ta bëntë më së miri. Bariu, si  zakonisht i ngistë tufën e deleve të bardha në kullota. Gjersa në  punët e mjeljes, angazhohshin edhe gratë, nën kujdesjen e Nënëlokes e cila mblidhtë bylmetin…

Stanet më të mëdhenj, bëheshin në katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishtë kryesorja ndërsa tjetra lidhej me strehën ku mblidhej bylmeti dhe me vathën ku qëndrrontë bagëtia.

Stanet, si zakonisht, ndërtoheshin me mur guri të thatë dhe mbuloheshin me kashtë thekre ose degë fieri. Kurse vathët rrethoheshin me gardh të fortë me thuprra lisi, mulleze  ose thëne.

 ( Tufa e Deleve sharropine  dhe bariu!)

Gjatë gjitha kohërave në të kaluarën historike e shekullore, blegtorët shqiptarë në bjeshkët me kullota dhe malet me stëpa e maje thepore të trojeve të tyre, me një prirje dhe  dashuri të madhe janë  kujdes për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij lloji të kafshës qumështore dhe të dobishme në jetën e malësorëve plotë stuhi e rrëmuja. Deshtë e kësaj race kanë brirë të dredhur si prej tunxhi,  të përdredhur në formë spiraleje dhe me majë të mprehtë si  thika. Po kështu, njihen si race e mirë dhe mjaftë e dobishme edhe kopeja e dhive për të cilat kujdeset dhijari. Atyre u prijnë cjepët e fuqishëm, të cilët njashtu si deshët, kanë brinjë me rrënjë të fortë dhe të zhvilluar, të përdredhur si çanga hekuri. Këto kafshë janë shumë të dobishme për jetën dhe egzistëncën e malësorit shqiptarë, me të ciat, të bindur jetojnë në vende malore apo ledina me kullota… Drejtohen  kollaj, sidomos tufa  e dhive nëpër kreshta e stëpa thepore, pas kullotave nëpër gjemba e driza, duke u kacavjerë në faqet shkëmbore të kodrave, nëpër kaçuba ku ata ecin dhijaresë, por që edhe tufa e deleve, njashtu edhe dhitë, janë krejtësisht në mëshirën e mjedisit  ku jetojnë  madje të rrrezikuar  nga kafshët grabitqarë, siç janë  ujku, ariu, çakajt, hienët etj.

Qani ef. Baki Loku shpesh hastë sfidën e vazhdueshme që t’i mësontë delet e dhitë t’u bindeshin urdhërave të tij, sepse, atje në mallet e thepisura dhe kodrat kah ato endeshin nga mëngjesi herët dhe gjersa bintë muzgu i mbramjes, sidomos në kohë të vështira mjegullnajash, këtëj bridhnin në grupe edhe ujqërit e uritur. Megjithatë, bariu i mirë kujdesej me butësi për kafshët që i kishtë  nën mbikëqyrje, madje u  kishtë vërë  emra të veçantë si: Bardhoke, Kaleshe, Bulkë, Qumshtore, Syzezë etj. Dhe sa herë  që i ndilltë dhe i thirrtë në emër, ato  reagonin dhe shkonin vrrap pas tij. Bashkë me delet dhe bariun ectë edhe Qeni besnik, i cili gjithmonë ishtë në detyrë në ruajtjen e tufës nga sulmet e egërsirave  dinake…

Stinët e bariut !

… Në pranverë, çdo ditë bariu merrrrtë tufën nga vatha afër shtëpisë ose kur ishtë tëk stanet mbi bjeshkë, si zakonisht zgjohej herët me mëngjes, i lëshontë ato nga vathi, u ventë në pllaka guri nga një grusht me miell të bluar drithi të krypur, dhe pasi të hanin, nisnin ecjen e tyre plotë blegërima dhe kërcim të cjapit, derdheshin brinjave duke kullotur  barin e njomë të lëndinave mbi bjeshkë. Gjatë gjithë stinëve sa zgjatnin pranvera, vera dhe vjeshta e vonë, kopeja zgjerohej nga qengjat e kecat e sapolindur. Gjithashtu, në  kohën e stinës së ngrohtë malësorët ua qethnin deleve leshin e dimrit, e ky ishtë rast festë, organizoheshin familjarë, miq e dashamirë dhe i bashkoheshin gëzimit kur grumbullohej leshi i butë si kadife e bardhë. Zoti i shtëpisë apo stanit urdhërontë që gratë dhe bareshat të merrrreshin me përgaditjen e ushqimeve më të mira, ku bëhej pjekja e mishit nga qengji, madje kaçamak, djath e kos sipas traditës.

(Veshja e malësorëve  në përgjithësi dallohet pёr larmishmёrinё e saj, koloritin dhe përshkuarjet e veçanta të qepjes dhe qëndisjes së xhamadanëve, apo ku bëjnë pjesë: tirqët, çarapët, opingat. Madje të bareshat- malësorka, shamia, brezi, qëndisja e jelekëve me sumlla ari etj. Veshja e bareshave shqiptare ёshtё e tipit ballkanik dhe pёrkon mё shumё elementë me veshjen e zonave fqinjё, kryesisht me atё tё Lumёs. Pjesë të veshjes së grave janë: mbështjellsja, brezi, jeleku, këmisha, çorapet, tlinat, tërliku (xhubleta), kopraneja prej qashe etj. )

… Kostumet  popullore të një treve apo krahine shqiptare janë elementët kryesore të kulturës matëriale dhe shpirtërore. Këtu si shembull specifik dhe karaktëristik që mban gjitha elementët dhe vlerat e folklorit shqiptarë dhe traditës sonë popullore, do përmend dhe bëj një qasje veshmbathjes dhe kostumeve të malësorve të fshatit Koritë, të cilat janë kostume dhe veshje kombëtare shqiptare si e meshkujve po ashtu edhe ajo femrave,  janë padyshim  më të bukurat dhe me elegantët në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjërë.  Duhet të përmendim se me  kostumet shqiptare në përgjithësi  janë frymëzuar edhe disa autorë të huaj për të krijuar veprat e  tyre artistike. Po ashtu edhe  artisti anglez, Tomas Filips ka realizuar tablonë e Bajronit, me veshje kombëtare shqiptare, i cili vlerësohet si portreti më i bukur i këtij poeti.  Lord  Bajroni në një letër që i kishtë shkruar nënës së vet, kishtë konstatuar se: “Veshja shqiptare është më madhështorja në botë”. Ky konstatim i Bajronit zë vend  edhe në  veshmbathjen e malësorëve dhe malësoreve të Koritës, që unë me këtë rast trajtoj si shembull. Këtu veshja kombëtare shqiptare e sidomos ajo e femrave është fantastike me koloritin dhe zbukurimet e punuara me punë dore të qëndisura dhe të përshkuara me pej floriri me ruaza me ngjyra, ato në nuanca ndryshojnë nga veshja në  fshatrat e fushës, bie fjala me ato të Çegranit, apo fshatrave të tjera fushnjere ku kanë dominuar veshja e stilit oriental,  gjersa në veshjen koritjane dallohet për nga  origjinalitëti me ata të trevat tjera shqiptare në Maqedoni si dhe në Kosovë.

Kostumet e vjetra  popullore shqiptare të banorëve të Koritës, Gurguricës të cilët rrënjët i kanë nga Nistrova e  Rekës së Epërme, janë shumë karaktëristike dhe përbëjnë elementë të thukëta të nuancave folklorike shqiptare gjetiu, që janë ruajtur me xhelozi që nga kohërat më të hershme.  Edhe të folurit, bile, gjuha që flasin e komunikojnë, është e folur me theks të shquar si gjuhën, dhe që e kanë të ruajtur, e që ka shumë të ngjarë me të folurit  shqip të  kohës së Gjon Buzukut, veshjet autoktonë kombëtare këtu, në veçanti ato të femrave gjithmonë janë veçuar me një koloritë të bukura e mahnitëse, të punuara dhe qëndisura  me dorë nga vet femrat koritjane, që dallohen  me karaktëristikat dhe origjinalitëtin e saj nga veshjet e femrave të rajoneve tjera shqiptare, siç pëmenda  më lartë, duke i ruajtur  vlerat autoktonë  të këtij thesari të vërtëtë etnografik para opinionit të gjerë si në Maqedoni njashtu edhe në Kosovë e Shqipëri… Tëk femrat e moshës më të re, vajzat dhe nuset mbajnë ngjeshur në kokë  shamia me ngjyra, ku dominon e kuqja dhe e verdha me theke, këmisha të punuar me dorë e me kreativitët, të përshkuara me ruaza, ose të bëra  në vek ( vegël primitive për përpunimin e pëlhurës), të  qëndisur me  kujdes dhe zyref, xhamadani  i zi  me sumlla ngjyrë ari, po ashtu i punuar me dorë dhe i qëndisur fund e krye me nuance të bukura.   Për dallim nga vajzat e pamartuara veshja femrave të martuara është bohçja e kuqe e zbukuruar me ornamentë autoktonë dhe fund i bardhë, apo tërlik me ngjyra, ku më të preferuara janë  qëndisjet me ngjyra të  kuqe. Kurse në rastë dasmash dhe festash motmoti vashat, por edhe nuset veshen  me fustanellë origjinale malsorçe!

Veshja e tyre ka karaktëristika të rralla si tëk burrat njëashtu edhe tëk femrat,duke marrë pamjet koloritë dhe me tonë të ngrohta, tëk meshkujt tirqit me gajtana dhe xhamadana të përshkuar me sumbulla ari, kurse tëk femrat me jelek dhe kmisha të qëndisura,  të përshkuara me ruaza shumëngjyrëshe, të ngjeshura me një prirje e kujdes , e që edhe në aspektin lirik dhe të artit janë të ngërthyera me naunca e motive të bukura, respektivisht, të pasionuara si rrrallë kund,  më së shumti të gjitha këto mrekulli i gjejmë në jetën e barinjëve dhe malësorve të Linishtës apo tëk ata të bjeshkës të mbi Malin e Thatë ku përfshihen blegtorët e Koritës, Gurguricës, Sedllarevës, madje të Strajanit, Padalishtit, Sërmnovës , Qafës, Kalishtit dhe disa fshatrave të tjera që struken pas kurorave të maleve plotë bjeshkë të buta të Linishtës…

Veshja e bariut ishtë e thjeshtë,  e bërë nga qasha e leshtë për mbrojtje nga ftohti, dimri dhe acari. Ai shpesh  vishtë një xhurdi apo gëzof të bërë nga lëkura e deleve apo dashi, me leshin e kthyer nga brenda. Si veshje të brendshme mbantë një tunikë. Opingat  veshur me çorap të trashë , mbathur me xhalma të përshkuar që ia mbronin këmbët si mburojë nga gurët e mprehtë dhe nga gjembat, kurse kokën e mbështilltë me një  kapele  të leshtë dhe të bardhë si bora në maje të Linishtës.

Qaniu bari, pasi hidhtë  trastën prej lëkure  dashi ose cjapi, ku mbantë ushqimet, si bukë, ullinj, fruta të thata dhe djathë; një shkop, që ishtë armë e fortë, zakonisht një metër  e gjysëm i gjatë dhe me krrabë në majë, mbantë edhe një thikë për nevojat e përditshme; ectë me çapin e tij të guximshëm, duke u prirë deleve apo dhive që i shkonin në tufë, bashkë me qenin besnik, me kujdes shikonin tërenin nga larg, kur bagëtia   largoheshin, një sy e bënin katër duke i ruajtur nga  egërsirat që futëshin vjedhurazi në kope…Fyllin e mbantë në brez dhe sa here ia nistë këngës me plotë jehonë, qengjat loznin me atë melodi mahnitëse, e tufa kullotnin qetë-qetë…

***

Një ditë, në kohën kur delet dhe dhitë e tij ishin të plleshme, në strofullën e degëve të thata dushku dhe dëllinjash gjeti një kaproll të vogël. E morri me vetë, e ushqeu me një dorë “tagji” të krypur, i dha ujë të pintë dhe e lëshoi mes tufës sikur të ishtë një qengj deleje… Dhe kopeja shkontë andej kah i printë bariu.

“…Delja e bardhë e lëpintë  qengjin e vogël duke e ndjellur ti afrohej tëk gjinjët dhe ti jeptë, të pintë qumësht…. Prore  tufa  futëj në livadhe, duke  kapërcyer derën, dhe pastaj është kthyer prapa, ndërsa kaprolli i vogël nuk ka shkuar pas tyre. Duket se e ka pranuar tufën e deleve dhe ka mbetur me to, por edhe delet sillen mirë me atë. Ai momentalisht po kërkon vendin e tij në tufë dhe duket se ende është në fund të hierarkisë së tufës”-, mendontë me vetë bariu, duke shpresuar se sapo të del me tufën e tij atje mbi bjeshkë, të stanet e mbuluara me kashtë thekre, atje ku ndjehet aroma e tërfilit dhe gjetheve të njoma jeshile edhe  keci vogël do rritëj, dhe me kërcimin e tij do ia shtontë rritën dhe gëzimin tufës,- thellohej në mendime bariu.  Qani ef. Baki Loku,  ectë krenar  brinjave  baritore… Dhe,  sërish kishtë menduar për natyrën e Ujkut dhe sfidën e tij. Apo më mirë të themi se; veprimi e dëshmon, qëllimin e analizuar hollësisht për cakun e egërsirës, për ta sulmuar tufën e deleve apo cjapin, të cilat jetojnë siapas rregullave të tyre të veçanta, të drejtuara nga stani dhe bariu. Andaj ai, si një bari i mirë që ishtë, gjithmonë e mbantë tufën afër vetës dhe nuk deltë nga stani, pa e marrë me vetë edhe Qenin-ujk,  sepse duhej të kalontë andej  rreth brigjeve e grykave ku ujqërit ecin në grupe dhe rrëmbehen.

– Pse njerëzit shkojnë pas një Njeriu, kur janë të bindur se ai është lider i vërtëtë, por zhgënjehen kur ai del vetëm një mashtrues, i djallëzuar. Se ndryshe, bariu i keq ta sjell ujkun në prag të stanit.  Turma e njerëzve të cilët vrapojnë pas një Njeriu, i cili duket se mundet t’i udhëheq drejtë, dhe ata nëse nuk i njohin mirë hujet dhe veset e tij, do gabojnë. Ai në fillim duket si një Luan. Por, me kalimin e kohës, turma mbetët e zhgënjyer, vërejnë se Ai, tanimë e ka ndrruar qimen dhe tjetrin vit  duket fare se është shndërruar  në Ujk . Megjithatë, dikush prapë  ec si viktimë me vitë pa dashur që ta kuptojnë edhe pse e dinë mirë se është e tillë gjendja, gjersa nis  t’i ha delet dhe cjapin. Atëherë edhe Qeni-ujk e ka vështirë ta shpëtojë nga rrreziku bagëtinë ose edhe bariun e tij.

Plaku i urtë, me të cilin shpesh shoqërohej bariu Dardan, e pyeti për sfidat e jetës dhe stinët e bariut mbi bjeshkë ku mban tufën. Plaku i mençur tregoi një rrëfim intëresant, për një ngjarje e cila kishtë ndodhur në kohët dinake:

– “Në një kohë, njëherë, disa malësorë kishin provuar nji sfidë, duke marrë disa dele si tufë  dhe i kishin futur në një zabel. Delet  mbetën të vetmuar, dhe duke bredhur pllajave të gjata shkojnë të mbledhura pranë një Lisi dhe aty e kalojnë natën  gjer në mëngjes. Barinjët malësorë kishin ndejtur në një anë gjatë gjithë kohës, duke e përcjelluar ngjarrjen. Plani i tyre  kishtë  qenë të shikonin se çfarë do të ndodhëtë kur të vintë Ujku herët apo vonë?. Ujku, zakonisht gjuan i vetëm, ashtu duket edhe pse llava e tyre e organizon sulmin. Njëri nga ta bën roje, disa nga ta rrinë të heshtur dhe sulmuesi pretë dhe i afrohet Tufës! Madje niset lufta mes egërsirës dhe viktimës,-thotë plaku me një bindje dhe seriozitët në fytyrë dhe madje vazhdon storien trishtuese:

“ Aty,  gjatë asaj mbrëmje kur edhe hëna sa kishtë nis të përëndontë pas malesh, të gjitha Delet, disi duken si të frikësuara, ofrohen rreth e qark, mbështëtur me fytyrë pranë ahut shekullor, të gjitha ngjitën për shpine të tjera-tjetrës, duke formuar një gjysëm rrethi, sepse hetuan se po u ofrohej një ujk duke kërsitur dhëmbët e mprehtë si thika. E zgjat çapin me ngadalë dhe me kujdes, si një hajn natë, i hidhet në qafë deles së bardhë dhe e tërheq rreth  një shkëmbi duke e përgjakur…Ajo blegëron e trishtuar, dhëmbët e ujkut e mbajnë fortë, duke e tërhequr zvarë  në thellësitë e pyllit.Të tjerat kur e dëgjojnë britmën,  vrapojnë si të hutuara  njëra pas tjetrës, të frikësuara nga hataja, bëjnë hyxhym, pa e menduar se  ata të shkretat, vetë i shkojnë Ujkut në gojë… Atje ku i pristë turma tjetër e ujqërve që rrinin në pritë dhe me aq dinakëri…”- përfundoi plaku i mençur.

Edhe populli ynë janë si tufa e deleve ! Jetojnë të pakujdesur, shpesh pa ua vë mendjen, Njerëzve-ujqër që i udhëheqin, u shkojnë pas pa llogaritur pasojat dhe mbetën viktimë e tyre, e djallëzive mashtruese. Si sot, kur ne ecim në Kohën e djajve, dhe shoqërisë injorantë, përballë stuhive të Ballkanit.

“ Plaku malësor dhe i urtë, rrëfentë  duke qeshur e qarë këtë histori, me të cilën elitarët e Shqipërisë mund të zënë të qeshin a të zënë hundët me dorë, m’u kujtua kolosi i madh i Francës dhe i botës: Hygoi. Në një pasazh të mrekullueshëm të “Të mjerët”, plaku i madh kish zënë e po i hyntë ca llogarive të çuditshme. Bëntë hesap gjënë e gjallë të Francës dhe pastaj plehun e prodhuar prej saj.

…Ujqëri e çakej afrohen me të rënë nata e tërri. Deshtë e delet buzëbardha e ndillnin me një kullotë më të mirë , blegëronin si njerëzit fatprerë për t’i mbushur mendje atyre që u kanoseshin vallja e keqbërësve, të shkretat hidhen sa në të majtë në të djathtë, por kokën e kishin në qendër bashkë me dy brirë që i mbajnë si thika.

Me një fjalë qentë që lehin nuk të hanë, po këta që nuk po lehin, është rrreziku që i kanoset bariut dhe tufës, nëse ujku është afër?! Ujku është ujk, egërsirë grabitqare e gjakatar, dhe po nuk merrrre vesh kush ishtë ujku ose çakalli, e ke problem me të përceptuarit. Meqë njeriut që edhe çakalli i duket si ujk, apo hardhuca krokodil, ai e ka vështirë ta përballojë frikën. Çakalli, si i tillë që është, mos pandeni se ju ka ardhur ujku në vath, edhepse shikoni sy të zgurdulluar çakalli, dhe ju rrëmbeheni në këtë frikë, duke bërë zhurmë, bërtitje dhe ndjelljen e Qenit roje, egërsira do kthehet andej nga ka ardhur dhe do ik me vrap shullerit.

***

Shkollimin hoxhë  Qani ef. Baki Loku e  bëri  në dy faza; shkollën fillor e kreu në Çegran, kurse medresen e mesme “Alauddin” në Prishtinë , ndërsa vazhdimin dhe përfundimin e  fakultëtit tëologjik e kreu në Kairo të Egjiptit. Në medresenë “Alauddin” drejtor kishtë H. Sherif ef. Ametin, një përsonalitët i zellshëm dhe kombëtarisht i armatosur fortë. Ai ishtë  një patriot që përfaqësontë intëresat e popullit të Kosovës në medresenë që ai drejtontë!

Nga profesorët dhe drejtori i tij medresisti  Qaniu nuk mësoi vetëm për hoxhë, për dije, për kulturë, por edhe për edukatë të shëndoshë patriotike, të cilën e thelloi në vitët e mëvonshme në studimet e tija në Kajro.  Gjatë  vitëve si medresant, u dallua edhe në punën praktike dhe të stazhistit, haxhi  Sherif  ef.Ameti e drejtoi të ligjërontë si imam dhe hoxhë në fshatin Tërstënik të Drenicës, atje ku Qani ef. Baki Loku do mbledh informacione edhe për veprimtarët atdhedashës të kësaj ane në krye me legjendarin Shaban Polluzhën. Andaj, hafizi i ri, krahas Kur’anit dhe fesë, mbantë edhe dijen për patriotët e fortë si tunxhi të cilët shkruajtën faqet e historisë së lavdishme të popullit të Kosovës dhe më gjërë në këtë cep të Ballkanit…

Hoxha i ri Qani ef. Baki Loku, gjatë bisedave me burra  ai mësoi shumë gjëra nga ata, por edhe u rrëfentë, duke  përshkruar  gjendjen shpirtërore, patriotike, burrërore dhe guximin e gjyshit Baki Loku dhe të babait të tij Xhezairit i cili kaloi vitë si një gurbetqar larg vendlindjes në Gjermani, duke dhënë  madje disa cilësi të portretit të tyre:  si burra të devotshëm të trevës ku jetonin, me një natyrë të mprehtë dhe ndërgjegje të kulluar  simbas traditës dhe  parimeve  të islamizmit.

Me këtë rast dua  të theksoj se, në të gjitha kohërat, në të gjithë popujt e merrridianeve të botës, edhe sot e kësaj ditë, në fushën e edukatës janë përdorur shumë  metoda të ndryshme dhe mjetë. Që në Romën e lashtë, Seneka porosistë: “Njeriu të shqyrtojë për ditë veprimtarinë që zhvillon, të dallojë të mirën prej të keqes, të dijë të pëlqejë çfarë është e mirë e të përbuzë çfarë sjell dëm”,- dhe e gjithë kjo,  sipas tij,  mund të arrihet nëpërrnes mësimit,  ushtrimeve dhe ligjërimit, përvojave jetike  dhe rrethit të shëndoshë shoqëror, si shoqëri e mirë e shëmbullit të mirë. Pra, shembull  ka qenë e mbetët një faktor i rëndësishëm edukimin e njeriut, apo të një pedagodu ose kleriku.

Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitëtit Mysliman të shqiptarëve të Amerrrikës e të Kanadasë shkruan:

« Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, simbas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në za, të dalluar për vepra trimërie, bamirëse, letrare, filozofike e shkencor, e tue i shërbye jo vetëm kombeve përkatëse, por edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhaj, jo vetëm që i kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bahen ma vonë shembuj për brezat e ardhshëm për të  ec në rrrugën e drejtë dhe shkelë ndër gjurmët e këtyne.

Po, në qoftë se ka ndonji ngjarje e cila mund të shkaktojë me të vërtëtë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit të Shejtë, Muhammedit a.s. Ai i pruni mbarë botës mesazhin e paqes dhe harmonisë, n’atë kohë kur ajo botë kishtë nevojën ma të madhe për të.E pikërisht për këtë në popuj të ndryshëm lindi një letërsi e pasur, e frymëzuar nga cilësitë morale e shpirtërore të Profetit, Muhammed a.s., me vlera të mëdha edukative dhe estëtike, ku në plan të parë është shembulli që njeriu i ri dhe i rrituri të kenë një model përsosmërie morale e shpirtërore! »-  përfundon Imami nga Amerrrika, hoxha Vebi ef. Ismaili.

Këtu qëndron  edhe vlera e Hafiz Qani ef. Baki Lokut, i cili në momentë të caktuara, duke përshkruar cilësitë e Profetit, me poezinë e tij të bukur, me fjalën e zgjedhur, me figurën e goditur letrare e paraqet me një dritë të re e të kapshme për lexuesin, që të rrrallë janë hoxhallarët tanë që e bajnë spjegimin e thukët si ky. E, mendoni se sa vlera të mëdha edukative merrrr ky shembull, kur thuhet e përshkruhet në gjuhën amtare, kur të gjitha ceremonitë fetare sot  zhvillohen, jo si dikur vetëm në gjuhën arabe, por sot, veçanërishtë,  edhe në gjuhën shqipe . E mendoni pastaj, të  këndohet një Mevlud në gjuhën shqipe, apo të shtjellohen dhe thuhen ajetë Kur’anore, të zbërthyera në gjuhën amtare.

« Është e natyrshme që nuk kaloi aq lehtë, pa kundërshti, sepse çdo e re futët me vështirësi. Kemi pas probleme nga tradita dhe praktikat e vjetra të disa hoxhallarëve nga e kaluara… E kjo e re s’ishtë e thjeshtë, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhësore, letrare e politike dhe ishtë e frikshme sidomos gjatë epokës komunistë në ish Jugosllavinë e Titos. Por koha tregoi se ç’vlera pat puna e medresantëve të ri, hafizave dhe hoxhallarëve të shkolluar në kohën e re !- rrëfen Qani hoxha.

***

Vepra  e myslimanit të zellshëm ka  nuanca me vlera të rralla  fetare, që tregojnë për aftësitë krijuese  të ajetëve kur’anore.

Qani hoxha, me devotshmëri  ka kryer detyra të ndryshme si hoxhë, si imam aq vitë sa e lan të qetë rrethanat shoqërore, politike dhe fetare. U shqua për zhvillimin me cilësi të ritëve fetare, për predikimet, për drejtimin e vartësve e administrimin e shkollave fetare, për ngritjen e  godinave të disa xhamiave në Gostivar e  gjetiu në disa fshatra të trevës së Pollogut me Tëtovë e Gostivarë, sidomos edhe në ca fshatra të malësisë së Linishtës, të cilat janë si të izoluara dhe vështirë gravitojnë me qendrat urbane…

Madje në këtë kontëkst të kësaj monografie për figurën e hoxhës Qani ef. Baki Loku, vlenë të theksohet fakti se edhe disa dijetarë të  mëdhenj e të njohur si  gjuhëtarë, historian, letrarë e publicistë, siç janë :  Eqrem Çabej,  Sulejman Drini, Selman Riza, Shaban Demiraj, Prof. Dr. Hfz Hajredin Hoxha , Ibn Xhevziu  dhe studjuesit e shquar orientalist Osman Myderrizi dhe Dr.Hasan Kaleshi etj,  me një varg, punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerësojnë  lartë thelbin dhe esencialitëtin filosofik të  artit letrar në përgjithësi dhe të Kur’anit  famëlartë ku ngërthehen vlera të mëdha dhe mendime nga analet e filosofisë islame, e që do shërbejnë edhe në pasurimin  apo  zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe dhe  të dijes  njerëzore.
Orientalisti tjetër i shquar, Tahir Dizdari, në veprën e tij madhore “Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe” , i denjë për t’u përmendur krahas hoxha Kadri Prishtinës radhitët edhe Hoxhë Ali Ulqinaku, pranë Hafiz Ali Korçës , si dhe studjues  si:  Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bëjnë parashtrime, analiza e konkluzione me vlerë, duke mbajtur vendin e merrrituar ndër intëlektualë  të  dalluar të kohës nga shekulli i kaluar dhe tani, e që gëzojnë respekt të veçantë !

Prandaj, në këtë kontekst, lirisht mund të themi se Njeriu si qënie që e fali Perëndia në jetë dhe  në tokë, ka kuptim dhe vlerë me virtytet dhe dinjitetin e tij që i posedon me lindjen, madje edhe ato që përfiton nga ambient ku jeton, nga shoqëria. Por, nuk ka as dyshim se, njëkohësishtë, është  edhe detyrë themelore e çdo njeriu të ruajë dhe të kultivojë virtytet fisnike. Njeriu e ka të nevojshme të njohë cilësitë dhe vlerat që e lartësojnë dhe sublimojnë atë, me kulturën dhe edukatën që ka nga rrethi familjar dhe më gjërë, si qënie e kombit që i takon.

Dhe, si i tillë, Njeriu, së pari duhet të tregojë kujdes në respektimin e dinjitetit të vet, të familjes dhe gjakut i cili i rjjedh në dejt e tij…! Andaj Rruga e Dinjitetit ku ec njeriu, është e drejtë e pamohueshme, por  edhe obligim  ndaj dinjitetit në rrugën e së vërtetës njerëzore dhe hyjnore  për gjithësecilin që njeh atë që e lindi.

Madje, sipas ajeteve kuranore kjo nënkupton  çiltërsinë e shpirtit human të njeriut, paqen  dhe lirinë në kuptimin më të gjerë të fjalës, që lidhet me jetën dhe shoqërinë, ku njeriu i mirë duhet të kujdeset për tjetrin, të jetë kundër të gjitha veprimeve të këqia, atyre që e dëmtojnë tjetrin apo  dinjitetin e  tij. Në lidhje me këtë, në Kur’an thuhet që të mos shkelim dinjitetin e asnjë njeriu dhe të ruajmë nderin e çdo personaliteti të ndershëm dhe me vyrtite humane njerëzore!

(Në mes Prof Hasan Kaleshi në Fakultëtin e Kajros ).   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu