ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Francesco Jacomoni: “Xhafer Deva organizoi pritën kundër Atë Shtjefën Gjeçovit!”

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Përktheu nga anglishtja: Agim Morina, Londër
Duke qenë se sot ësht përvjetori i vrasjes së studiuesit dhe atdhetarit të shquar, Shtjefën Gjeçovi, po e publikojmë këtë dokument mjaft kundërthënës që gjendet në National Archives të Londrës, seksioni i zyrës së Luftës (War Office) rreth atentatit të organizuar kundër Sh. Gjeçovit. Dokumenti mban datat 1 korrik 1944 – 30 nëntor 1944, nën titullin “Personalitetet shqiptare”.
Me kapitullimin e Italisë, në shtator 1943, forcat aleate arrestuan dhe morën në pyetje të gjithë personat e rëndësishëm që i shërbyen fashizmit italian. Ndër ta, nga personeli britanik, u mor në pyetje edhe Francesco Jakomoni (1893-1973), mëkëmbësi i mbretit të Italisë në Shqipëri. Nga Jakomoni u kërku që të jepte informacione rreth personaliteteve shqiptare. Përveç të tjerëve, Jakomoni përmend edhe Xhafer Devën, një tjetër veprimtar politik shqiptar, por për të pretendon se ka pasë dorë në atentatin kundër Shtjefën Gjeçovit.
Jakomoni që duket se ka një qëndrim tejet armiqësor kundër z. Deva, e qun atë “agjent të Beogradit” që “ësht përfshi në aktivitete politike që synojnë dëmtimin e interesave të bashkatdhetarëve të tij në Kosovë dhe veçanërisht në Mitrovicë që nga fillimi i pushtimit serb të Kosovës”. Sidoqoftë, Jakomoni nuk harron me theksu një fakt interesant se Deva ishte kundëritalian.
Në vazhdim Jakomoni pohon se “[p]atriotët shqiptarë bënë dy atentate kundër Xhafer Devës”, për shkak të veprimtarisë së tij kundër deputetëve shqiptarë në krye me Ferhat Dragën. Se aj kishte qenë “anëtar i komisionit për reforma agrare, i cili nën pretekstin e “reformës agrare” ua mori tokat dhe pronat e shqiptarëve.”
Akuzat e Jakomonit janë tejet të rënda. Por më e rënda ësht akuza se Xhafer Deva kishte gisht në atentatin kundër Shtjefën Gjeçovit. Aj thotë fjalë për fjalë:
“[Xhafer Deva] [o]rganizoi prita në bashkëpunim me xhandarmërinë, të cilët vranë patriotë shqiptarë, si p.sh. atdhetarin e madh dhe shkrimtarin Atë SHTJEFËN GJEÇOVIN (origj. STEFANO GJECOF), i cili u vra në një pritë midis MITROVICËS dhe PRIZRENIT.
Të gjitha këto pohime në këtë raport duhet të merren me rezerva të mëdha. Duke qenë se Jakomoni ka qëndrim tejet armiqësor kundër z. Deva, çdo pohim i tij duhet të merret me kokrra krype. Xhafer Deva për kohën që flet Jacomoni ka qenë i ri dhe ka qenë kryesisht larg Mitrovicës. Deri në vitin 1922 ka qenë në Robert College të Stambollit, ndërsa pas këtij viti, për një kohë ka qenë në Egjipt, si punëtor në një bankë. Duke qenë se vunte nga reumatizmi, shkoi në Vjenë për trajtim mjekësor dhe në të njejtën kohë nisi studimet në pylltari, për shkak se kishte një biznes familjar që merrej me përpunimin e drurit. Në Mitrovicë Deva u kthy në vitin 1933. Kështu, pohimet e Jacomonit për veprimtarinë e Devës deri në këtë vit duken mjaft të paqëndrueshme. Aq më shum lidhja me atentatin kundër Gjeçovit në vitin 1929, kohë kur Deva, si duket, ishte në studime.
Mirëpo, pasi ky ësht dokument i arkivuar, ne po e botojmë për të hapur shtigje të reja hulumtimi për studiues të ndryshëm për këtë periudhë të historisë shqiptare, e në veçanti për biografitë e dy protagonistëve të jetës kulturore e politike shqiptare, Gjeçovit dhe Devës.
A. M.
DOKUMENT
(botohet për herë të parë)
Xhafer DEVA. – Me prejardhje nga GJAKOVA, ku ka ende të afërm që jetojnë aty; babai, bashkë me vëllezërit e tij, merret me tregti në MITROVICË.
Shkollën e mesme e ka mbaru në Robert College të Stambollit dhe më pas ësht kthy në MITROVICË, ku nisi jetën tregtare. Ësht inteligjent, dinak e aktiv dhe ia ka dalë të krijojë një pasuri të konsiderueshme, duke fitu një nam të caktuar në qarqet tregtare të MITROVICËS. Përveç aktiviteteve tregtare, aj pati shfaqë një interesim të madh për politikë gjatë regjimit JUGOSLLAV.
Mund të thuhet se ësht përfshi në aktivitete politike që synojnë dëmtimin e interesave të bashkatdhetarëve të tij në KOSOVË dhe veçanërisht në MITROVICË që nga fillimi i pushtimit serb të KOSOVËS. Si renegat, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte agjent i BEOGRADIT dhe i autoriteteve lokale, nëpërmjet të cilëve shkaktoi çdo lloj shpërdorimi dhe keqtrajtimi kundër ITALIANËVE.
Në aleancë me serbët, dhe me ndihmën e forcës së armës, organizoi zgjedhjen e deputetëve në zona të ndryshme zgjedhore të KOSOVËS, të cilët e mbështetën atë në qeverinë qendrore dhe i mundësoi që të krijojë një ndikim lokal, që e përdori në dëm të SHQIPTARËVE.
Me këtë precedent, natyrisht, aj ra në konflikt me Ferhat DRAGËN dhe grupin e bashkëpunëtorëve të tij. Ky konflikt zgjati deri në vitin 1924, kur Ferhat DRAGA si kryetar i partisë SHQIPTARE në qeverinë JUGOSLLAVE bashkë me 20 deputetë u burgosën nga qeveria BEOGRADIT për një periudhë prej katër vjetësh.
Natyrisht, DEVA dhe agjentët e tij JUGOSLLAVË ndihmuan në masë të madhe, me intrigat e tyre, duke ndiku te qeveria, e cila ndërmori një hap të tillë. Patriotët shqiptarë bënë dy atentate kundër Xhafer DEVËS. Derisa Ferhat DRAGA dhe miqtë e tij ishin në burg, Xhaferi kishte mundësi t’u sillte dëm shqiptarëve, të cilët, të privuar nga udhëheqësit e tyre, nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë presionit JUGOSLLAV. DEVA gjithashtu lujti një rol të madh në kolonizimin SERB të KOSOVËS.
Aj ishte anëtar i komisionit për reforma agrare, i cili nën pretekstin e “reformës agrare” ua mori tokat dhe pronat e shqiptarëve. Pasi DRAGA dhe patriotët e tjerë shqiptarë u lanë të lirë, shkruesi e riorganizoi partinë atdhetare shqiptare me DRAGËN në krye të saj. Kjo parti, duke vepru në emër të pakicës SHQIPTARE, që më parë ishte nën ndikimin e JUGOSLLAV, u bë shumë aktive.
Gjatë kësaj periudhe prej rreth 9 vjetësh mund të pohoj se DEVA ishte armiku jonë më i keq. Bashkë me agjentët e tij JUGOSLLAVË na shkaktoi gjithfarë telashesh. Dha informata për të gjithë agjentët dhe patriotët tanë, të cilët, natyrisht, u burgosën nga JUGOSLLAVËT. Organizoi prita në bashkëpunim me xhandarmërinë, të cilët vranë patriotë shqiptarë, si p.sh. atdhetarin e madh dhe shkrimtarin Atë SHTJEFËN GJEÇOVIN (origj. STEFANO GJECOF), i cili u vra në një pritë midis MITROVICËS dhe PRIZRENIT.
Në bashkëpunim me Qeverinë e BEOGRADIT dhe me Sherif VOCËN, ish-deputet SHQIPTAR i MITROVICËS, gjithashtu një agjent JUGOSLLAV, i cili u vra para konfliktit në JUGOSLLAVI, ishte aktiv në mesin e popullatës shqiptare në KOSOVË duke kërku që të betoheshin se ishin TURQ dhe në këtë mënyrë i detyronin të emigronin në Turqi sipas kushteve të marrëveshjes së famshme JUGOSLLAVO-TURKE. Me një fjalë, DEVA ka qenë armiku më i keq i shqiptarëve, dhe i ITALISË e FASHIZMIT. Aj është i përçmuar prej shumicës dërrmuese të KOSOVARËVE, dhe në e përreth MITROVICËS për mbrapshtitë e tij.
Në qytetin e MITROVICËS, sidomos në qarqet e biznesit, konsiderohet i rrezikshëm për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me autoritetet lokale dhe për këtë arsye gëzon njëfarë ndikimi. Pas pushtimit gjerman të MITROVICËS, DEVA vazhdoi aktivitetet e tij të rrezikshme. Pasi u martu me një artiste të kabaresë me origjinë AUSTRIAKE, dhe duke qenë se e fliste GJERMANISHTEN, ia doli të lidhej me GJERMANËT lokalë dhe miqtë që e kishin braktisur iu bashkuan prapë nga friga e fuqisë së tij, për t’u bërë dëm. Natyrisht, grindjet e vjetra midis DRAGËS dhe DEVËS u shfaqën përsëri. GERMANËT, dyshues ndaj DRAGËS dhe miqve të tij, për shkak të aktiviteteve të tij në lëvizjen për të bashkuar MITROVICËN dhe SHQIPËRINË, ia imponuan DEVËN SHQIPTARËVE dhe e bënë anëtar të këshillit të pakicave SHQIPTARE në SERBI.
Përfundim:
Xhafer DEVA ësht anti-ITALIAN, dhe e njoh personalisht si një njeri të pabesë dhe dinak. Ai nuk ka asnjë arsye që të bashkëpunojë me ne dhe parapëlqen të shohë MITROVICËN të mbetet përgjithmonë në duart e GJERMANËVE, sepse ësht në marrëdhënie të mira me GJERMANËT. Edhe pse një ditë GJERMANËT do të evakuohen nga ky teritor dhe ky do të kthehet nën sundimin e një shteti eventual serb, aj e parapëlqen këtë zgjidhje dhe jo ta shohë atë të bashkuar me SHQIPËRINË, pasi bashkimi me SHQIPËRINË do ta privonte atë nga gjithë ndikimi personal dhe do të shkonte kundër të gjitha interesave të tij.
Në të vërtetë, aj përçmohet nga të gjithë shqiptarët.”
Shënim:
Dokumenti asht zbulu nga Bejtë Destani, drejtor i “Institutit të Studimeve Shqiptare”, Londër, ndërsa u përkthy dhe u përgatit për publikim nga A. Morina.

Rrreth përmbajtjes së këtij teksti është zhvilluar (sigurisht edhe do të vazhdoj të zhvillohet), një debat kritik i nivelit të duhur kulturor në faqen e fb të z.Agim Morinës, prandaj Drini e pau të arsyeshme që ta bart për lexuesit e tij debatin aktual rreth temës që i ofrohet opinionit publik shqiptar.

    • Agim Morina

      Për “ujin që fle dhe armikun që nuk fle” Enver Hoxha ka dhënë shpjegime shumë më të sakta e më të argumentuara. Natyrisht, në emër të kësaj budallakie shembullore, bënte retushime, fshinte persona prej fotografish e shpesh ua “fshinte” edhe jetën “armiqve”. Si të lihet të lëshojë rrënjë kërcënimi anglo-amerikan duke botuar dokumente? Dhe Byroja Politike në mesditë u mblodh dhe…
      Vërtet, qysh lihet armiku me “luftën speciale” të depërtojë përtej linjave të Partisë së Punës? Suksesi i pafund i Udhëheqësit të Madh, pastaja, theu bllokadat, ktheu pataten në bukë dhe duke ngrënë bar kualitativ sovjetik, jugosllav dhe kinez, përhapi kudo në botë dritën e lirisë dhe çliroi popujt e prangosur. Mbi të gjitha ruajti të paprekur barin shqiptar, që shqiptarët të kenë çfarë të hanë në shekujt e ndritur që vijnë.
      Marrsh nga jetët tona Udhëheqësi Ynë i math! Rrofsh sa malet!

      Uk Lushi

      Agim Morina, Enveri ka qenë specialist në fabrikime.
      Lajmi i rremë apo dokumenti që gënjen është evidencë, por evidencë e sajuar. Evidenca e sajuar, si thua ti, duhet të prezantohet dhe diskreditohet dhe si e tillë është e pavlefshme.
      Nuk e kuptova çfarë ka Enveri me komentin tim!

      Agim Morina

      Prej asaj që shkrove dhe faktit që nuk reagove me ndonjë pëlqim për punë e Bejtës e timen, krijova përshypjen se ty nuk t’u duk në rregull publikimi i këtij dokumenti. “Pëlqimi” këtu nuk asht pëlqim i asaj chfarë thotë Jacomoni, por chfarë pune asht ba për zbulimin, përkthimin dhe publikimin e dokumentit. Kështu, unë e Bejta po bahemi diqysh pjesë e “luftës speciale”. Natyrisht, nuk hahet për së ambli me qenë e kundërta.

      Uk Lushi

      Agim Morina nuk mund fajësohet për përmbajtje të një mesazhi ai ose ajo që vetëm e bartë ose zbulon një mesazh!!
      Ti je veç medium dhe bën mirë që e tregon ekzistencën e dokumentit në plotëni. S’kam si ta pëlqej apo mospëlqej çfarë ke botuar.
      Nuk e pata fare me ju.

      Agim Morina

      Të falënderoj, pra, Uk!

       

      Kastriot Berberi Llb Uk Lushi ne Shqiperi Xhaferr Deva njihet si vrases dhe tradhetar. The eveidenca verteton qe ai eshte edhe vrases dhe tradhetar.

      Një metodē e luftës speciale e armikut është të prodhojë dokumente të pabaza dhe t’i arkivojë ato. Nuk do te habitem nëse në arkivat serbe ndonjë armik serb apo tradhëtar shqiptar nesër të del me pohimin se Adem Jashari ka punuar për jugosllavêt. Krejt çka kam lexuar dhe në të gjitha bisedat me krejt shqiptarët që e kanë njohur Xhafer Devën ai del patriot shqiptar. Atentati që është bërë në Kinosha të Wisconsin në vitet 1970 nga Jugosllavia dhe ku është vrarë një bashkëpunëtor i Devës target ka qenë Deva. Poashtu ka gënjeshtra së Deva ka punuar për CIA. Ai ka ndarë mendimet dhe vlerësimet e tij me organet e shtetit amerikan dhe kurrë s’ka punuar si spiun. Letrat dhe veprimtaria e tij në Amerikë tregojnë një njeri me dije dhe vizion politik, natyrisht në tufan historik, por qe gjithmonë ka pasë busullê interesin shqiptar.

    Fatlumi Sadiku

    Nje prej pasaktesive me te medha qe qarkullon eshte poashtu prejardhja gjakovare e Deves. Devat e Xhaferit kane qene muhaxhere te Toplices dhe nuk kane te bejne me Devat e Gjakoves.
    • Agim Morina

      E saktë. Baba i Xhaferit, Ibrahimi, ka le e asht rritë në Nish dhe aty e ka mbaru Ryzhdijen. Dy herë ka qenë kryetar i bashkisë së Mitrovicës në periudhën otomane dhe aj ka qenë personi që asht dashë m’ia dorëzu qytetin pushtuesit serb. Ka vdekë në Mitrovicë me 5 mars 1938. Kështu pohon vetë Xhaferi në kujtimet e tija.
  • Ilir Seci

    Baca Agim Morina u ke dhane “material” enveristave qe kane me e ba fakt te kryem kete fabrikim te Jakomonit…Jakomoni paska harrue me shtue se Deva ka helmue edhe Gjergj Kastriotin-Skenderbeun ne Lezhe, ia ka pre kryet Ali Pashe Tepelenes…dhe ka gisht edhe ne vrasjen e Isa Boletinit…

    …Xhaferr Deva ka jetue ne SHBA deri sa vdiq, ne Palo Alto, Kalifornia…ka mbajte edhe ligjerata ne Akademine Ushtarake në West Point, NY.
    • Agim Morina

      Ilir, enveristat kanë vra me dhjeta e qinda priftën dhe ata nuk i lan as Adriatiku për krimet ma të tmerrshme që i kanë ba kundër klerikëve katolikë, kolegëve të Gjeçovit. Ndërsa ky asht një dokument që duhet me u lexu si chdo dokument tjetër. Asht shkru, asht arkivu prej britanikëve dhe asht dokuement me qasje publike. Një ditë kjo ka pasë me dalë. Ka mujtë me dalë shum ma i shpërdorun. Këtu del i saktë dhe me shpjegime përcjellëse që besoj janë të mjaftueshme për me u kuptu thelbi i problemit.
  • Jeton Sallahu

    Agim Morina, mirë që e nxjerre këtu, por siç edhe e paske sqaru, kjo nuk mund të jetë e saktë (Deva me vra Gjeqovin), madje nëse analizohet mirë Deva, del kogja burr i mirë. ..
    • Agim Morina

      Jeton, e ke kuptu mirë. Dokumenti asht dokument. Asht publik. Mundet me u keqpërdorë, mundet me u paraqitë ndryshe, me fragmente, me përkthime qëllimisht të shtrembnueme. Unë e kam qitë fjalë për fjalë ashtu qysh asht shkru. Nuk kam ndërru mendimin për Xhafer Devën asnjë fije. Aj mbetet për mue një nga politikanë ma të mirë shqiptarë, pa asnjë dyshim. Me e marrë të gatshme chfarë thotë Jacomoni asht naivitet foshnjor. Por me e hedhë menjanë një dokument pa e shqyrtu, asht po ashtu naivitet prej matufi.
      I kam lexu librat që janë botu për Xh. Devën dhe dokumentet e CIA-s që përmendin atë. Figura e tij kudo del tamam e një politikani që e din chka don. Por me e mshefë dokumentin, nuk ndihmon. Dikush një ditë doemos ka me e publiku. Kështu që dokumentet duhet me dijtë me i lexu. Pavarësisht chka pretendohet në to, duhen me u gjetë fakte të tjera për me dëshmu përfundimisht një pohim të caktuem.
    • Sylejman Krasniqi 

      Jeton Sallahu Çuditem se ku po ia lexoni të”mirat” e Xhafer Devës. Sadi intelektual i madh të ket qenë, nëse nuk i ka çmuar rrjedhat e kohës, del i dështuar.
  • Sylë Morina

    A. revista javore NIN. e vitit sjam i sigurt 1978 ka botu prej arhives mreteris.serbe se sh.gjeqovi eshte vrare prej nje zhandari serb dhe nje shqipetar i moshes se re 20vjeqar ne mes ruges gjonaj prizren . Kurse xhafer deva si atdhetar eshte nje nder patriotet me te mire te kohes.
  • Sali Bytyqi

    Agim, zakonisht ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve midis dy luftërave, gjatë Luftës së Dytë u bënë bashkëpunëtorë të italianëve e të gjermanëve; një pjesë e këtyre pas luftës u bënë me komunistët. Shembull e ke Din Arifin e Sferkës së Gashit, po edhe sot ke shembuj të atyre që ishin bashkëpunëtorë të serbëve deri dje, ndërsa pas luftës ishin në funksionet më të larta të shtetit të Kosovës!

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. E kjo emrohet : Contradictio in adiecto. Te dhena per Xhafer Deven, e aq me kontradita te dendura. Mos te kish qene vepra aq specifike e Xhafer Deves, si shmbull pa shoq, Kosova kurre shtet nuk ish bo. Libra te shumta jane shkru, e nga hebrenjet, cka boni Xhafer Deva per popullin hebrenj, e ishte minister ne qeveri te nji shteti kusling, aleate te shteteve fashiste Italise dhe Gjermanise. Shembull i pashenuar ne asnje ASNJE shtet kuisling ne Bote. Po e perseris. Mos te kish qene asi veprimi, Vepra, e Xhafer Deves, shpetimi i hebrenjeve, Kosova kurre shtetesi nuk kish fitu. Asnje hebrenj, ASNJE, Xhafer Deva nuk e dorzoi as Italise e as Gjrmanise. Konsultoni libra te shkruara e pershembul: Rescue in Albania, Harvey Sarner, 1997.

  2. Se pari ne asnji diskutim historik nuk mund te futet diktatori, karieristi dhe falsifikatori Enver Hoxha, i ardhun ne pushtet me ndihmen e Titos me te dergumte e tij Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshen.—–

    Un kam formu bindjen se, me perjashtim te SHIPTARIT TE MADH Dr.Ibrahim Rugoves, shumica dermuese e “politikajve” mbar shqiptar, kndej e andej kufinit, nuk kan pase nji qendrim parimor, por e kan dredhe here me njinin krah e here me krahin e kundert simbas interesave te tyne personale te çastit.

    Un nuk e dij se ç’fare lidhje politike dhe çfare provash ka shpetimi i hebrejve dhe Xhafer Deves.
    Zotni Agim Morina hkruen:
    “Baba i Xhaferit, Ibrahimi, ka le e asht rritë në Nish dhe aty e ka mbaru Ryzhdijen. Dy herë ka qenë kryetar i bashkisë së Mitrovicës në periudhën otomane dhe aj ka qenë personi që asht dashë m’ia dorëzu qytetin pushtuesit serb. Ka vdekë në Mitrovicë me 5 mars 1938. Kështu pohon vetë Xhaferi në kujtimet e tija.”
    Keto fakte te shtyjne me besu se Xhafer Deva, edhe pse nuk ka kene vete dore-rasesi vrasjes te patriotit shqiptar At Shtjefen Gjeçovit, ai Xhefari mund te kete bashkepunu me serbet per organizimin e vrasjes se At Shtjefen Gjeçovit.
    Turqhanet (si Xhaferi i biri i Ibrahimit me Ruzhdije etj) dhe serbet kan qene kundra njeni tjetrit, por kur ka ardhe puna kundra patriotve katolik shqiptar, ata kan bashkepunu gjithmone.

    E njajta gja ka ndodhe edhe ne Shkoder me Musa Juken, me marsim mejtep ne Shkoder, minister i mbrendshem ne kohen e Ahmet Zogut, i cili ne lidhje me Ahmet Zogun organizuen varjen tek fusha e druve ne Shkoder te gjuhtarit te famshem Dom Gjon Gazullin. Edhe Musa Juka konsiderohet patriot. Edhe Xhafer Deva konsiderohet patriot. Mvaret se nga ç’fare pikpamje e shikohet patriotizmi.

    Kryemyftiu palestinez Haxhi Amin al Hysejn, i cili pati nji takim personal me Führer-in Adolf Hitler ne vitin 1941 dhe ma vone pati zyren e tij ne ministrine e mbrendshme ne Berlin. https://www.youtube.com/watch?v=sJXSJMHsV6k
    Ky myfti organizoi me zyren e tij ne munistrine e mbrendshme ne Berlin,organizoi shfarosjen e hebrejve ne Balkan dhe vendet e tjera.

    Ne vitin 1944 Kryemyftiu palestinez Haxhi Amin al Hysejn organizoi dy divizione SS malor, Divizionin SS malor “Hanxheri” ne Bosnje dhe Divizionin SS malor “Skenderbeg” ne Kosove.

    1-Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” bosnjak
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/01/17/kryemyftiu-palestinez-haxhi-muhammed-amin-al-hysejn-qe-krijoi-divizionin-ss-bosnjak/

    2-Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” kosovar “Skanderbeg”.
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/01/17/kryemyftiu-palestinez-haxhi-muhammed-amin-al-hysejn-qe-krijoi-divizionin-ss-kosovar-skanderbeg/

    Tashti linde pyetja: Cili ka qene qendrimi i Xhafer Deves, qofte per “shpetimin” e hebrejve, qofte edhe per divizinin SS Skenderbeu me shqiptart e Kosoves?

    Zotni Fatlumi Sadiku shkrun:
    “Devat e Xhaferit kane qene muhaxhere te Toplices dhe nuk kane te bejne me Devat e Gjakoves.”
    Ne lidhje me qendrimet e MUHAXHIRVE ka pas shkru edhe Faik Konica nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901:

    Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/08/10/faik-bej-konica-mbi-muhaxhiret/

      • Un nuk kam pase rast me lexu ne gazetat shqip, qe Xhafer Deva ka ndihmu shpetimin e hebrejve ne Shqipni. Prandej thashe se un nuk e dij.
        As nuk kam pas rastin me e ndigju kete youtube ne gjuhen angleze, te cilen un nuk e dij.
        Nuk dij gjithashtu qendrimin e Xhafer Deves per veprimatrine e kryemyftiut te Palestines Haxhi Amin al-Hyseijn ne Kosove, qe asht deklaru kriminel lufte, por qe ma vone u ba Kryetari i Leges Botnore te Vendeve Islamike.
        Kryemyftiu palestinez Haxhi Amin al-Hyseijn, nipi i te cilit ishte presidenti i mbas luftes palestinez Jaser Arafat, ka kene nji nder organizatort arab nazist kryesor per shfarosjen e hebrejve ne Balkan si dhe ne republikat sovjetike gjate kohes se nazizmit, gja qe perputhet edhe me ideologjine islame. Prandej un bana pytjen.
        Tue lexu disa komente ketu un krijova nji idè rreth formimit te Xhafer Deves.

        Nga ana tjeter un nuk kuptoj se pse lehet ne heshtje te plote edhe ky fakt:
        “HEBRENJTE QË U SHPETUEN NGA DOM SHTJEFËN KURTI, AT PJETER MESHKALLA DHE MONSINJOR VINÇENS PRENNUSHI”
        https://kallnori.org/hebrenjte-qe-u-shpetuen-nga-dom-shtjefen-kurti-at-pjeter-meshkalla-dhe-monsinjor-vincens-prennushi/

        • Konsultoni burime te faktografise historike te asaj kohe, zotri. Do te e gjeni se Xhafer Deva haptas thot aleateve, talianve dhe gjermaneve, qe eshte i gatshem te luftoi pa meshire partizanet por asnje Hebrenj nuk do te e dorzon. Pakusht, asnje. Kete jane fakte. Te pakontestueshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër