ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Frikë nga “grekët”, edhe kur të japin dhurata…!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

`Timeo Danaos et dona ferentes` 

(I kam frikë grekët edhe kur japin dhurata) 

Asnjëherë politika greke nuk e ka lënë të qetë Shqipërinë sidomos që pas vitit 1878 e deri më sot e kësaj dite, qoftë me dhurata e qoftë me kërcënime.  

Dhuratat i ngjajnë një fraze latine e shkruar nga Virgjili tek Eneida e folur nga një prift trojan Laokon, duke i u referuar Kalit të Trojës që akejtë (jo grekë, por fise pellazge që flisnin një gjuhë të ngjashme me shqipen) lanë para mureve të Ilionit gjatë luftëss së Trojës- do të thotë: `I kam frikë Danajtë (pra grekët apo akejtë) edhe kur ata japin dhurata`. Atëhere akejtë apo siç shkruhet gjërësisht – `grekët` nga vëndet perëndimore- nga Homeri quheshin edhe Danaj  sepse danajtë (apo akejtë) jetonin ne veri të Peloponezit.  

Kjo frazë e famshme simbolizon edhe grekët e sotëm , më saktë për politikën greke e cila ka rënduar si një gur i varur në qafë të shqiptarëve  dhe tek Shqipëria e formuar pas 28 nëntorit 1912. Pse ka rënduar si një gur në qafën e shqiptarëve?  

Sepse Greqia e formuar në 1831 edhe pas ardhjes së mbretit gjerman Otton, përdori djallëzinë ndaj arvanitasve të cilët bënë kryesisht luftën për liri e pavarësi të Greqisë por nuk arritën të formojnë një shtet si Greqia (apo pse jo edhe Arvanitia), sepse pikërisht në Parlamentin e parë grek pati një presion të madh nëse gjuha e vëndit do të ishte arvanitishtja  (shqipja) apo greqishtja. U votua për gjuhën greke apo byzantine sepse arvanitishtja nuk ishte gjuhë e shkruar, por për të zbutur gjakrat arvanitasve u dhanë ofiqe  e para për meritat e tyre si dhe statuse të veçnta. Një rol të madh negativ në procesin e heqjes së gjuhës shqip nga gjuha zyrtare e Greqisë pati Franca sipas këtij dokumenti: 

“Dokumenti nr 63 i albumit Gjuha Arvanite – Arbërore – Shqiptare . 

Kur francezët publikisht në gazeta, ju kërkonin shqiptarëve, arvanitëve të heqin dorë nga gjuha e tyre (gjuha amtare). Le Charivari, gazeta, 1862. 

Lutje: Drejtuar Arvanitëve . “Trim, revolucioni juaj u bëftë bekim edhe për nxënësit e varfër! Digjni fjalorët dhe gramatikat tuaja, hiqni dorë nga gjuha juaj që është makthi ynë dhe do të jeni të bekuar nga brezi i ri. “Martinel 172r Rivoli and 41 r. Vivienne! Lith Destoucher. Paris. Burimi  Albanian Historical Society”. 

 Nga viti 1831 e deri në vitin 1878 pas 3 Mars 1878 kur Rusia mundi Perandorine Osmane dhe nënëshkroi traktatin e Shën Stefanit, shteti grek nuk pati asnjë ambicie ndaj tokave të banuara nga shqiptarë të krishterë dhe myslimanë në Epir dhe Çamëri, por pas Kongresit të Berlinit, tokat e Perandorisë osmane në Ballkan u ndanë nga fuqitë e mëdha perëndimore kryesisht Franca, Anglia, Rusia, Austro&Hungaria e Gjermania duke u a dhenë tokat e banuara nga shqiptarët Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, toka dhe popullatë të marra  zyrtarisht në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve apo siç u quajt `Konferenca e Paqes. Për pranimin e Shqipërisë si shtet i pavarur patën rol të madh Austro&Hungaria, por edhe në 1878 në Lidhjen e dytë të Prizrenit rol të madh pati Abdyl Frashëri i cili debatoi me Kancelarin gjerman Bismark për nocionin` Shqipëria është një nocion gjeografik`, ku i spjegoi se popullata myslimane nuk ishte turke por shqiptare, se popullata orthodokse shqiptare nuk ishte greke por shqiptare. Në luftrat ballkanike Greqia mori Selanikun dhe Maqedoninë e jugut dhe prishi varret hebreje, kurse në Epir, Greqia mori Epirin e Jugut pra Çamërinë me Janinën . 

Në 1914 gjatë luftës së parë botërore Greqia hyri edhe në territoret aktuale shqiptare dhe vrau e shkatërroi shumë fshtara të Gjirokastres, Vlorës, Kolonjës e Korcë dhe Përmetit dhe organizoi të ashtuquajturën `Republika autonome e Epirit te Veriut` Megjithëse Protokolli i Firences, ia kishte caktuar shtetit të sapoformuar shqiptar. Ky vendim u refuzua nga grekët vendas dhe ndërsa ushtria greke u tërhoq në kufirin e ri, u krijua një qeveri autonome në Argyrokastron (greqisht: Αργυρόκαστρον, sot Gjirokastra), nën udhëheqjen e Jorgo Zografit, një grek i shquar vendas. politikan dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme, dhe me mbështetje të heshtur nga Greqia. Autonomia u konfirmua nga Fuqitë e mëdha me Protokollin e Korfuzit por në shkurt 1922, Parlamenti Shqiptar miratoi Deklaratën e të Drejtave të Pakicave. Sidoqoftë, deklarata, në kundërshtim me Protokollin e Korfuzit, njohu të drejtat e pakicave vetëm në një zonë të kufizuar (pjesë të Gjirokastrës, rrethit të Sarandës dhe 3 fshatra në Himarë), pa zbatuar asnjë formë të autonomisë lokale. Në vitin 1925, kufijtë e tanishëm të Shqipërisë u vendosën, duke bërë që Greqia të braktiste pretendimet e saj për Epirin e Veriut (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Republika_Autonome_e_Epirit_t%C3%AB_Veriut). 

Presionet vazhduan edhe pas Traktatit të Lozanës i nënshkruar në 1923 ku Greqia dhe Turqia shkëmbyen territore dhe popullatë përkatësisht fetare. Larguan 0.5 milion myslimanë të Greqisë (nga këta rreth 80 mijë çamër) dhe i dërguan në Turqi dhe morën 1 milion greqisht folës ezmerë të Anadollit duke i vendosur në zonat që kishin marrë nga fuqitë e mëdha në Epir dhe në Selanik por edhe në Pelopones e Greqi. Ndryshoi struktura e popullsisë greke dhe Politika greke ndryshoi gjithashtu edhe gjuhën nga Greqishtja e vjetër e ktheu ne greqishte të re,  dhe nuk lejoi popullatën e përzjerë greke që të fliste në gjuhët e tyre amtare në institucione dhe në rrugë.  Çvendosja e popullatës u bë brënda 10-12 viteve. 

Pas luftës së dytë Botërore Mbretëria greke la në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë megjithëse Shqipëria në  Konferencën e OKB në 1946 u rradhit e shtetet fituese që luftuan gjermanët, por Greqia e hoqi Ligjin e Luftës vetëm ndaj Italisë e cila e sulmoi atë . Shkaku dihet sepse heqja e ligjit të liftës me Shqipërinë do të ngrejë ayutomatikisht problemin e pronave dhe të popullatës së dëbuar çame. 

 Pas luftë së dytë botërore, me pretekstin se popullata myslimane çame `bashkëpunoi me gjermanët  qeveria greke në 1945 dëboi disa mijra çamër  për në Shqipëri. 

 Në vitin 1949 si pasojë e luftës civile në Greqi, ushtria greke në gusht të 1949 shkeli territorin shqiptar me pretekstin e luftës kundër të majtës greke. 

Pas fitores së Demokracisë në Shqipëri përsëri qarqet ekstremiste në  10 prill 1994 një komando terroriste greke hyn në Peshkëpi të Gjirokastres dhe vret 1 ushtar e plagos 4 të tjerë duke u thënë `këtë e keni për Vorio-Epirin`!! `Në këtë ngjarje implikohej edhe emri i z. Bejleri (ose më saktë Ferid Beu emrin origjinal e ka Ferid Qënaj (Përplasje e ashpër diplomatike Ankara-Athinë për rastin Fred Beleri  – Ora e Gallatës (dritare.net)). 

 Megjithatë për zbutjen e marëdhënieve, u realizuan Memorandume të Miqësisë me Greqinë, por Greqia me pretekstin se ka mbajtur në Greqi rreth 670 mijë shqiptarë pas viteve `90 (sigurisht me paratë e BE) por kryesisht me mikpritjen e popullit grek, me lëshimet e qeverive të korruptuara shqiptare ndërtoi varrezat greke në Këlcyrë dhe Drenovë në vënd që tu a dërgonte të afërmve në Greqi të rënët grekë në Shqipëri, gjatë viteve të luftës së parë dhe të dytë botërore. 

Asnjë lëshim për Shqipërinë Qeveria greke nuk ka bërë, megjithë insistimin e qeverive shqiptare për të hequr ligjin e Luftës dhe për të drejtat e Çammëve të dëbuar nga qeveritë e mëparshme greke.  Sa herë që ka patur zgjedhje në Greqi pas viteve `90, e deri më sot, grekët me hipokrizi e djallëzi kanë ngritur problemin e gjoja minoritarëve  `që vuajnë` në Himarë, ku dihet se Himarjotët janë 100% shqiptarë, ndonëse janë bilingualë për shkak të tregëtisë në të kaluarën. Rasti i Bejlerit ditët e sotme i cili shkeli ligjin dhe u fut në burg , ngriti edhe njëherë si gjithmonë para dhe pas zgjedhjeve në Greqi, furtunën dhe presionin grek kundër Shqipërisë. Qeveria greke haptazi duke shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare ndërhyn në punët e brëndëshmë të Shqipërisë dhe bën presion për lirimin e një hajduti dhe spiuni grek, duke kërcënuar me veto kundër Shqipërisë e cila kërkon integrim në BE. Greqia  akuzon Shqipërinë për shkeljen e të drejtave të njeriut, por harron se të drejtat e njeriut i ka shkelur me kohë për shqiptarët, arvanitasit dhe minoritetet e tjera në Greqi. Shëmbull i kësaj është se Greqia nuk e ka firmosur Deklaratën Ndërkombëtare për të drejtat e Pakicave, kurse Shqipëria -PO. 

Ka ardhur koha që SHBA dhe BE  të kthejnë sytë nga ky vënd shovinist ndaj shqiptarëve si Greqia, e cila kërkon të heqë ashklën në sytë e tjetrit por harron që ka para syve të saj një Tra të madh të urejtjes dhe hipokrizë ndaj shqiptarëve,  urrejtje që shihet në dështimin e helenizimit grek, Megalo idesë, si dhe në mllefin që kanë ndaj të rejave historike ku gjuha shqipe sipas ndërkombatarëve del nga më të vjetrat. Greqia duhet të kuptojë se po bëhet qesharake me lënien në fuqi të Ligjit të Luftës. Turp.  

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu