ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Fshehja pas dialektit Gegnisht

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Fillimisht po kërkoj falje për bezdisjen që mund të shkakton afishimi i deklaratës së publicistit dhe pronarit botues e të mediave, Zotëri Migjen Kelmendi. Nuk e solla sepse përbën ndonjë rëndësi largimi i tij nga PDK-ja, por për të shenjëstruar këmbënguljen e tij “koservatore” – në mbrotje të dialektit geg, gjegjësisht angazhimin e tij kundër Shqipes standarde.
Mbaj mend një debat televiziv në RTK (para rreth dhjetë vitesh), në mes të Shkrimtarit Ramiz Kelmendi dhe publicistit Migjen Kelmendi – PRO dhe KUNDËR Shqipes standarde. Për ata që nuk e dinë, Shkrimtari Ramiz Kelmendi, tashmë i ndier, ishte babai i Migjenit.
Migjeni e sulmonte vulgarisht edhe Babain e tij, pse ishte angazhuar në procesin e standardizimit të Gjuhës Shqipe, duke shpifur se edhe ai dhe protagonistët nga Kosova, të angazhuar në standardizimin e Shqipes, bashkë me kolegët e tyre në Shqipëri, i qënkeshin nënshtruar urdhrit përkatës të diktatorit Enver Hoxha.
Për mos me i ra trup nga Kina, më pat mrekullua diskreditimi që ia pat bërë Ramizi aty për aty djalit të tij, Migjenit:
“Djali im, ti nuk merr vesh gjë nga gjuha shqipe, as kjo e unisuarja, as nga dialekti gegnisht. Për ta fsheh paaftësinë tënde gjuhësore për të shkruar, po fshihesh pas dialektit gegënisht, të cilin po e zotëron edhe më pak se Shqipen standarde. Ne pjesëmarrësve aktiv nga Kosova, në vendimet për standardizim të Shqipes, nuk na ka urdhërua Enver Hoxha, por vetëdija kombëtare për të pas një Gjuhë shqipe të unisuar e të standardizuar, siç i kanë të standardizuara gjuhët e tyre popujt e zhvilluar…” (parafrazim)
Për ata që zotërojnë Shqipen standarde dhe dialektik geg, e kanë kollaj të binden për ato që ia pat thënë sinqerisht Ramizi djali të tij, Migjenit, sapo ta lexojnë deklaratën e Migjenit, të cilën e ka publikuar dje në FCB.
Fatkeqësisht, kundër Shqipes standarde nuk ishte e nuk është vetëm Migjeni. Ishte, ta zëmë edhe Adrian Klosi, i cili ka qenë i angazhuar ca vite edhe në një universitet austriak. Atje ishte informuar se Gjermanishtja standarde ishte vendos me dekret nga Kancelari Otto von Bismark, pa konsultime paraprake (duke u përcaktuar për dialekt të Gjermanisë “qëndrore”), të cilin e kishin akceptuar edhe Austrisa dhe Zvicra, edhe pse deri atëherë përdornin dialekte gjermane, shumë herë më të dallueshme se dialektet shqipe. Ndërsa për Shqipen standarde ishin mbajt një mori konsultash dhe në fund ka vendos Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i albanologëve, gjuhëtarëve, shkrimtarëve, mësuesve…, mbajtur më 20-25 nëntor 1972 në Tiranë.
Me të ndierin Adrian Klosi jemi grind disa herë edhe në Gjermani edhe në Tiranë kundër atij angazhimi të tij kryeneç. E akuzoja se po e shpërdorte procesin e standardizimit të Shqipes për të simuluar demokratin luftarak kundër diktaturës se Enver Hoxhës…
Mbaj mend njëherë një insert tragjiko-komik. Klubi Shqiptar në Dyseldorf të Gjermanisë organizoi tubim, me kërkesë të Adrian Klosit, i cili po bënte atëherë fushatë për të nxit sa më shumë gegë kundër Shqipes standarde. Në atë tubim një Pollogas (i rrethit të Tetovës) e gozhdoi Adrianin: “Ne shqiptarët e Pollogut jemi disa herë më shumë se shqiptarët në Shkodër me Rrethinë. Por, e kemi goxha zor të kuptohemi me ta. Përse gegnishtja jonë të mos e jetë gjuha për gjithë gegët, por gegnishtja e Shkodrës, siç po këmbëngulni Ju?!”
***
Tekstin origjinal të Migjen Kelmendit mund ta lexoni në:
Rrëfime pikante e Shkrimtarit Ramiz Kelmendi (rreth dy vjet para vdekjes):
Kan være et bilde av 1 person og tekst

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu