ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Ftesa për Bregoviçin, provokim i shqiptarëve dhe përdhosje e festës

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Idriz Zeqiraj

     I. Arti është i përbotshëm dhe nuk duhet të këtë paragjykime dhe, aq më pak, barriera. Gjuha e këngëve, ritmeve të tyre, janë të kuptueshme, të përjetueshme për të gjithë, pavarësisht popujve, racave, përkatësive fetare. Pra, këngët, me shumëllojshmërinë e meloseve, janë ushqim i shpirtërave njerëzor.

     Por, rasti i këngëtarit serb, Goran Bregoviçit, bënë përjashtim nga përbotshmëria e këngëve dhe e këngëtarëve tjerë normalë. Sepse, përgjatë luftës në ish-Jugosllavi, ai, me këngët e tij, ka ushqyer nacionalizmin serbomadh, duke i frymëzuar dhe motivuar për luftë soldateskën millosheviçiane, kundër popujve të tjerë joserbë.

     Prandaj, përzgjedhja, pikërisht, e Goran Bregoviçit, është një perdhosje e shenjtërisë të “Festës të Birrës”, tradicionale për “Korçën plakë, për Korçën nuse”, Korçën – simbol të kulturës shqiptare. Si e tillë, Korça, në veçanti, dhe shqiptarët në përgjithësi, me praninë e këngëtarit kontravers dhe, bindshëm, të kontestuar, Goran Bregoviç, ndjehen të fyer dhe fort të provokuar, duke zbehur dhe vet shkëlqimin e kësaj feste, tashmë, popullore dhe memëzi të pritshme.

     II. Heshtja e partive opozitare të ekstremit të majtë, në veçanti e PDK-së, e cila “mbahet për patriotizëm”, duke pretenduar të jetë edhe “ADN-ja e UÇK-së”, por, realisht, është sabotuese e saj, që, asnjëherë nuk arriti të organizojë formacionet ushtarake në luftën e Kosovës, është dëshmi e aleancës të kuqe të PS-së të Edvin Ramës.

     PDK-ja kurrë nuk arriti të tejkalojë konturet e ideologjisë së mykur social-komuniste. Ajo ishte dhe mbeti rob i kësaj ideologjie, e cila e rreshtoi Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli, në kampin armik lindor, të prirë nga Rusia në botë dhe Jugosllavia në Ballkan. Për rrjedhojë, izoloi Shqipërinë, i ngujoi shqiptarët në burg kolektiv, i varfëroi, i maltretoi dhe i poshtroi keqa ata.

     Mashtrueshëm e rrejshëm proklamohen si të djathta, partitë-banda, PDK dhe AAK, të koalicionuara në PAN. Ndërkohë që janë ekstremi i majtë, krejt të panatyrshme për popullin shqiptar, orientimi i të cilit ka qenë pro-perëndimor, i shpërfaqur qysh në shekullin 19-të, i përfaqësuar nga Konica, Fishta, i pasuar nga Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe plejadën e ndritshme të rilindasëve tanë të zëshëm.

     PDK-ja, me aleatët e saj, shtiren se janë pro-evropianë, pro-amerikanë. Por, në fakt, me veprimet e saj, është  ngushtësisht e lidhur me PS-në e Ramës dhe është në një linjë me atë, madje, në të gjitha qendrimet politike. Vazhdë e kësaj ndërvartësie, është edhe heshtja aktuale, e cila flet mjaftueshëm, në rastin e ftesës provokative, për këngëtarin serb Goran Bregoviç. Kjo do të thotë se “patriotizmi” i PDK-së me aleatë, është “në bisht të lahutës”!

     III. Sllogani “Liria ka emër”, i proklamuar bujshëm, nga PAN-i, sidomos nga PDK-ja, është përpjekje e dështuar e radhës, për ta përvehtësuar luftën e pabërë të saj. LPK-ja, krahu puçist, i dominuar nga klani i Drenicës, shkarkoi Kryesinë e hershme, nën akuzën e rëndë të tradhtisë. Pastaj, sulmoi Dr. Rugovën dhe LDK-në  e tij, me ngulmimin për ta konvertuar krahun e armatosur FARK, në Shtabin fiktiv të “UÇK-së të LPK-së”, e cila mbeti në letër, pa arritur kurrë të organizohet për luftë efektive. Dhe, këtë e pranojnë vetë themeluesit e saj.

     Sepse, Hashim Thaçi, me bandën e tij, në koordinim me Tiranën zyrtare social-komuniste dhe disa shtete armike të Kosovës, sabotuan dhe e dështuan hyrjen në luftë të kësaj “UÇK-je” fantomë! Rrjedhimisht, PAN-i mburret e feston betejat ushtarake të FARK-ut, por, nën siglën e “UÇK-së” së tyre! Dihet botërisht,  se “Shtabi i UÇK-së të LPK-së”, ka pasur vetëm “komandantë” pa ushtarë. Nuk kanë shënuar asnjë betejë me formacione ushtarake, nuk kanë arritur të shmangin asnjë nga 420 masakrat serbo-sllave në Kosovë!

     Sllogani “Liria ka emër”, që u referohet të 4 (katër) të arrestuarëve në Hagë, është një falsifikim banal. Sepse, tre prej tyre nuk janë as themelues të UÇK-së, as drejtues, as komandantë, as oficër, dhe as ushtarë të UÇK-së. Pra, nuk kanë qenë fare pjesë e luftës. Por, janë shquar në luftimin, përmes bandave të tyre, deri në eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë dhe rivalëve të mundshëm, kuadro të LPK-së të hershme.

     Pikërisht, për këtë heshtë, nuk reagon opozita, PAN-i, i kryesuar nga PDK-ja, për këngëtarin Bregoviç, të ftuar zyrtarisht në “Festën e Birrës”, në Korçë, edhe pse dihet se ai ka motivuar kriminelët serbë për luftë, kundër shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë.

     Opozita partiake e Kosovës, e refuzuar me përbuzje nga populli, me votën e tij në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021, është e shokuar dhe nuk po arrin të pajtohet me rënien rapide dhe të pashpresë të ringritjes të sërishme. Sepse implikimi inkriminues në vrasjet seriale politike dhe hajninë industriale zyrtare, tashmë, të dëshmuar, është hendikep për reformim dhe tejkalim të gjendjes, pothuajse, komo të saj!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu