ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Ftesë e SHTKK të Luginës së Preshevës për Konferencën Shkencore që do të mbahet me 28 e 29 tetor 2023 në Preshevë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS 

                                                      FTESË 

PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 27, 28 e 29 TETOR TË VITIT 2023 NË PRESHEVË 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë  shpall platformën e Konferencës Shkencore që do të organizojë gjatë muajit tetor në Preshevë. Tema bosht e kësaj Konference do të jetë: 

PERSONALITETE SHKENCORE SHQIPTARE NË ALBANOLOGJI NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE 

Qëllimi dhe rëndësia e kësaj veprimtarie shkencore: 

Qëllimi i organizimit të kësaj Konference është nxjerrja në pah, në një mënyrë më të përgjithësuar, e të gjithë atyre personaliteteve shqiptare jo në gjallje që me veprën e tyre kanë lënë gjurmë të konsideruar dhe me peshë në Albanologji. Jo se deri më sot nuk ka pasur trajtesa të natyrave të ndryshme për këto personalitete, por, në këtë kontekst, ka pasur edhe ndonjë mangësi të caktuar, prandaj riafirmimi i veprimtarisë së tyre shkencore, në një plan më të përgjithshëm dhe njëherit me më shumë përfaqësues, gjithësesi, do të krijonte kushte për të pasur një mozaik shkencor të këtyre personaliteteve nga fushat përbërëse të Albanologjisë. Kjo nismë që po ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre personaliteteve shkencore, më të dalluara nga fushat e ndryshme të Albanologjisë, të vendosur pranë njëri – tjetrit, me pikësynimin që kushdo i interesuar të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka sjellë secili prej këtyre studiuesve të përkushtuar. Besojmë se ka ardhur koha për sjelljen e një hierarkie të vlerave, të atyre që ia kanë kushtuar jetën e tyre problemeve më të spikatura në fusha si trashëgimia kulturore e popullit shqiptar, në të gjitha hapësirat e jetuara nga shqiptarët. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore, të zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e personaliteteve më në zë nga fushat e ndryshme të Albanologjisë.  

Teza themelore e Konferencës Shkencore është: 

Personalitete shkencore në fusha të tilla si: gjuhësia, historiografia, etnologjia,  folkloristika, arkeologjia dhe letërsia shqiptare. 

Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij: 

E sotmja e veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë nuk mund të jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë pikërisht ata studiues që kanë hedhur themelet e shkencës shqiptare, mbi bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues, duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike.    

Deri më sot është realizuar përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të personaliteteve shqiptare nga fushat e ndryshme të Albanologjisë, nga institucione shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme, për të nxitur brezat e sotëm të studiuesve në fushat përkatëse që ta njohin nga afër këtë trashëgimi dhe, mbi këtë bazë, ta zhvillojnë edhe më tej studimin albanologjik. 

Kohëzgjatja e paraqitjes së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 15 minuta. Ndërsa për botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet të jetë nga 10 deri në 20.   

Ju lutemi të gjithë studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët në diasporë,  që deri më 20 korrik 2023 të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë:  shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin47@gmail.com. 

Hartimi, publikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve me  Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 10 tetor 2023. 

Kontakti:Xhemaledin Salihu, cel.+381 63 8771 423  

Duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë. Ju mirëpresim. 

Bordi për organizimin e Konferencës: 

Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe 

Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/ 

Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji 

Xhemaledin Salihu, profesor, studiues 

P.s. Nëse ka nga studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në adresën e mësipërme. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu