ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Fundi tragjik i krerëve të SHIK-ut dhe ndërlidhja me atë të Sali Berishës

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nuk është e rastit pse lëvizja pro serbe përmes një propagande banale në Kuvend e gjetkë, ndërkohë është sforcuar. Ajo gjithësesi ka të bëjë edhe me fundin tragjik të Berishës në Shqipërinë politike, por edhe me llogaritë pa hanxhinë të Beogradit në raport me revolucionin autentik të 14 shkurtit në Kosovë.

Prishtinë, 31 maj – Është një lloj fati në fatkeqësi për Kosovën që gykimi i krerëve të SHIK-ut po bëhet në Hagë, duke i cilësuar si: krerë të një bande vrasësish.

Do të ishte tepër vështirë që ata të dënoheshin në Kosovë për veprat ku janë inkriminuar drejtpërdrejtë, e mbi të gjitha për ato prapa të cilave ata de fakto qëndrojnë, megjithëse shumë prej tyre janë stivuar nga drejtësia e kapur si “vetëvrasje” apo vrasje aksidentale.

 

Për një periudhë relativisht të gjatë kjo bandë kriminale ka vepruar pothuajse e lirë, gjithandej dhe në gjithë strukturat e Shtetit dhe shoqërisë. Përmes PDK-së ajo u shndërrua në rrymë politike, që bazohej jo mbi plane e projekte politike, por mbi dhunën.

Janë menkanizmat e intelegjencies serbe dhe frënge ato që supozohet se e imponuan Hashim Thaçin në krye të UÇK-së. Më pas, duke shfrytëzuar siglën e PDK-së, ai do të vinte tok me bandën e tij, në pushtet, duke ju imponuar Kosovës për gadi dy dekada.

Thaçi do të krijojë shërbimin e tij sekret, paralel e tejet të fuqishëm, ende pa e marrë de jure e de fakto pushtetin në Kosovë: Shërbimi Informativ Kombëtar, i njohur me akronimin SHIK. Madje me agresivitet, SHIK-u, ia kalonte shërbimeve që e sollën atë në jetë!
SHIK-u tani nuk është më në pushtet, por ai vazhdon të jetë në jetë, i shtrirë gjithandej: në segmentet e mëdha të Pushtetit dhe ekonomisë së vendit.

Gjykata e Hagës duke i arrestuar krerët e SHIK-ut, i ka bërë një shërbim të madh Kosovës, meqë duket se e ka detyruar gjithë strukturën e tij paralele të hidhen sërish në “ilegalitet të thellë”. Sidomos pas 14 shkurtit 2021, kur pësuan fisako. Verdikti i popullit ata i ndëshkoi në heshtje, përmes kutive të votimit.
Revolucioni demokratik kështu u përmbyll me sukses.

Tani radhën e ka funksionalizimi i Republikës, çlirimi i saj nga tentakulat e SHIK-ut, që tashmë veprojnë nga pozitat e ilegalitetit. Kjo strukturë është ajo që bëri puçin në maj të vitit 1998 brenda LPK/UÇKsë; krerët e saj ka pandehma të bazuara se vranë Beadin Hallaqin, vetë kokën politike të LPK/UÇK-së në Kosovë, bashkëpunëtorin më të ngushtë të profesor Ukshin Hotit, për ta shtënë në dorë kontrollin politik të UÇK-së; ka pandehma të bazuara gjithashtu se ata vranë komandantin e logjistikës që vepronte në territorin e Shqipërisë politike – Ilir Konushecin, për ta shtënë në dorë gjithë kontrollin edhe në lëmin e logjistikës, por gjithësesi edhe për t’i shantazhuar komandantët e zonave që nuk i nënshtroheshin Shtabt të Rognerit…

Kjo bandë ishte orjentuar të veprojë kështu duke pas parasysh versionin Makiavelist, që kalaja duhet të pushtohet nga brenda, por duke përjashtuar edhe rebelimin e mundshëm.

Pas luftës, SHIK-u, duke ua kthyer borgjin shërbimeve që e sollën në jetë, gradualisht, vunë nën kontroll gjithë mekanizmat e strukturat bazë të sigurisë dhe ekonomisë së vendit. Krijuan, tok me mbetjet e UDB-së, konsorciumet e mëdha që edhe sot ushtrojnë monopol në tregun e vendit për një varg shërbimesh e produktesh. Shkatërruan biznese që i konsideronin oponentë ekonomik, siç supozohet se vranë e përndoqën oponentët politik.

Në realitet, SHIK-u me degët e tij gjthandej jo vetëm në Kosovë, por edhe në mërgatën e re (para së gjithash në Europë), sot është fuqia reale ekonomike e Republikës! Vini re si funksionon industria e ndërtimit dhe ajo e mediave! Mjafton të analizohen vetëm këta dy sektorë, për ta kuptuar se kush kontrollon e dirigjon ekonominë dhe aparatin e agjitpropit.

Kjo strukturë, tani kur liderët e saj janë në Hagë, ka ndërruar taktikat e veprimit, por vazhdon të jetë tejet agresive, madje edhe në Parlament. Ata, asesi nuk po arrijnë ta kuptojnë se më 14 shkurt 2021 kanë pësuar fiasko. Kjo po dëshmohet mbi të gjitha me kontrollin e rreptë dhe agresivitetin që shpërfaqin në mediat vizive. Por gjithësesi edhe me sulmet e koordinuara në Kuvend.

Këto struktura, të vetëdijshme se nuk mund të veprojnë ngjashëm me simotrat e tyre në disa nga shtetet e rajonit, ashtu që kur ju largohen nga skena kokat politike, pa humbur kohë ndërrojnë padron, pra koshient se këtë nuk e bëjnë dot, ata tashmë po humbasin vetkontrollin, po shpërthejnë në sulm kohë e pa kohë e vend e pa vend. Dëshmia më e mirë është sulmi ndaj personalitetit të Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës.

Është mirë që krerët e SHIK-ut na i hoqi qafe Gjykata e Hagës, meqë Sistemi juridik që kemi ishte një miks e pjellë e tij dhe e mbetjeve të UDB-së, e rrjedhimisht nuk do t’i gjykonte dot kuurrë. Por, me strukturën gjithësesi duhet të mirret drejtësia jonë, nëse ajo dëmton interesin publik dhe bëhet pengesë reale për funksionalizimin e Republikës.

Mjafton të studjohen me vëmendje dy proceset skandaloze që prodhoi ky sistem: i pari, rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm (ku pësoi Astrit Dehari) dhe ai i koduar me emrin Shteti kundër “Syrit të popullit”, si organizatë fiktive, që të kihet parasysh se pse Vetingu është tepër i domosdoshëm dhe pse ai duhet të startojë sa më shpejtë të ejtë e mundshme.

Ndërkaq hetimi i plotë i dosjeve të AKP-së, KEK-ut (sidomos të shitjes së distribucionit), Trepçës, Postës…do të hedhë dritë mbi inkriminimin e përmasave galopante të kësaj strukture dhe aleatëve të saj për krimin ekonomik.

Nuk është e rastit pse lëvizja pro serbe përmes një propagande banale në Kuvend e gjetkë, ndërkohë është sforcuar dhe ka shpërthyer kaq brutalisht. Ajo gjithësesi është e ndërlidhur me fundin tragjik të Berishës në Shqipërinë politike, por edhe me logaritë pa hanxhinë të Beogradit në raport me revolucionin autentik të 14 shkurtit.

Margaret Herrman, në një studim të saj me titull “Vlerësimi i stilit të Lidershipit: Analiza e Tipareve” (Nëntor 1999), në pjesën hyrëse, potencon:Ndodhë më shpesh sesa të mos ndodhë që një bisedë rreth politikës dhe politikanëve, të fokusohet në personalitetin e tyre. Ndodhë njëfarë fascinimi në studimin e liderëve politik. Si rezultat, biografitë e disa politikanëve të caktuar bëhetn‘bestsellers’ si dhe triumfet dhe tragjeditë e liderëve politikë vërshojnë titujt kryesor të gazetave. Një arsye madhore e kurreshtjes tonë për karakteristikat personale të liderëve të këtillë është realizimi që preferencat e tyre, gjërat në të cilat besojnë dhe punojnë si dhe mënyrat se si i marrin vendimet – mund të na e ndikojnë jetën.

Psikologjia politike gjithësesi do të na vijë në ndihmë për t‘i njohur më thellë dy personalitetet në fjalë: Salih Berishën dhe Hashim Thaçin, por edhe arsyet që i shtynë ata të pozicionohen kaq shumë në dëm të Atdheut e interesave të Kombit.

“Një studim i bërë ditët e fundit nga një institut i rëndësishëm evropian, që merret me çështjet e sigurisë dhe të religjioneve, duke marrë në konsideratë të rejat politike në Shqipëri, (shkruan miku im Bedri Islami), arrin në përfundimin se, nëse nuk do të ndërmerret asgjë dhe do të ketë heshtje për gjithçka që ka shkuar, kjo do të thotë se vendi rifutet në krizën e humbjes së identitetit dhe të bjerrjes së vetëdijes së tij. Ky do të jetë një tjetër shans i humbur për Shqipërinë për të gjetur, më në fund, një rrugë të drejtë, njëkohësisht të vetme.” [Dita, 29 maj 2021]

Kjo është arsyeja përse fundin tragjik të Berishës jam i prirë ta shikoj të ndërlidhur edhe me fundin tragjik të krerëve të SHIK-ut, ndërkaq fatin e dy republikave tona, ta venerojë të ndërvarur e tok.
Në këtë betejë, jo vetëm juridike, si në njërën anë të Shqipërisë, ashtu edhe në anën tjetër të saj, rol të madhë do të luaj pozicioni i qartë i Qeverisë Kurti 2 në raport me SHIK-un dhe të kaluarën, por edhe qëndrimi koherent e largvajtës në marrëdhëniet mes dy republikave tona. Jam shumë i bindur se ndërveprimi do të jetë i orjentuar qartë, i akorduar me miqtë tanë të jashtëm me të cilët na puçen interesat gjeostrategjike, dhe gjithësesi do ët jetë garant për funksionalizimin e Republikës së Kosovës para së gjithash, por edhe për përspektivën tonë si komb.

Energjitë e kombit duhet të shpenzohen në kahjen e duhur. Vetëm atëherë, politika shqiptare në të dy anët e Drinit, do të shprehej gjeostrategu ynë S.A.Neshaj, ndjenë nevojën e zgjerimit të kulturës strategjike me vlera kombëtare…
Shqipëria do bëhet Zonjë, siç e deshtën rilindasit tanë, shtet modern, si i duhet brezit tonë e atyre që vijnë – në funksion të plotë të lidhjes së Evropës me Mesdheun.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu