ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Fuqitë botërore dhe europiane e njohën Kosovën në kufinjt e saj të njohur, por “udhëheqësit tanë” e zvogëluan territorin e shtetit të tyre!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
_____
THUANI NJË HERË E PËRGJITHMONË STOP, MARRËZISË POLITIKE DHE MEDIATIKE
***
Me sa di unë, fuqitë e mëdha botërore dhe evropiane, si dhe të gjitha ato shtete që iu bashkuan atyre në njohjen e të drejtës sonë për pavarësi nga Serbia, e njohën shtetësinë tonë brenda kufijve të atëhershëm, të cilët për fat të keq pushtetet tona të pasluftës i ndryshuam vetë, duke e zvogëluar pa ndërgjegje të keqe sociale dhe patriotike territorin e shtetit të tyre.
Shtrohet pyetja pse e bënë këtë?
Për shkak të injorancës, kompleksit të pavlefshmërisë dhe Sindromës së Stokholmit, apo për shkak të interesave të ngushta të krerëve të pafytyrë të partive tona politike, që përdhosen duart e tyre ose me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre të pafajshëm që i vranë mizorisht në luftë dhe paqe, ose përmes vjedhjes dhe grabitjes së paskrupullt të pasurisë publike dhe shtetërore, ose duke i dhënë ndihmë logjistike Udbes gjatë organizimit dhe zhvillimit të djegies së kishave tona, të cilat Serbia i uzurpoi dhe përvetësoi me dhunë nga ne, sepse gjithmonë kishte shumë shqiptarë që shitën kombin dhe besimin e tyre për një darkë.
Disa nga të ashtuquajturit gazetarë, analistë, intelektualë, shkrimtarë, artistë dhe krijues tanë të marrëzive të pafundme, sërish nga interesat personale materialiste dhe karrieriste i marrin marrëdhëniet franko-gjermane si model për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.
Dua t’jua kujtoj këtyre njerëzve pa tru, ndërgjegje, vetrespekt, respekt dhe dinjitet, marrëzia e të cilëve kundërmon deri në Beograd dhe Moskë, se Gjermania jo vetëm që pranoi çdo mëkat të ushtrisë gjenocidale të Hitlerit ndaj çdo individi dhe kombi të botës, por edhe sot shtatëdhjetë e shtatë vjet pas luftës së dytë botërore, u paguan dëmshpërblim.
Dhe jo vetëm kaq, por nuk kalojnë asnjëherë dy ditë pa u transmetuar të paktën një dokumentar në televizionin shtetëror apo privat gjerman, që tregon mëkatet e ushtrisë gjenocidale të Hitlerit nga të gjitha këndvështrimet e mundshme.
Ne shqiptarët ishim viktima të shtetit klerikal-fashist, shovinist dhe hegjemonist serb, për më shumë se njëqind e pesëdhjetë vjet rresht dhe ajo që na ndodhi nga ushtria gjenocidale e Millosheviqit në vitet 1998-99 ishte vetëm kulmi i egërsisë barbare dhe kriminale serbe mbi të pafajshmit tanë të të gjitha moshave, shtresave dhe gjinive, që nuk i patën borxh askujt.
Në fakt ne shqiptarët i kemi borxh të madh vetëm vetvetes, sepse shumë individë që flasin shqip dhe mendojnë serbisht kanë mëkatuar pafundësisht dhe tmerrësisht përgjatë gjithë historisë kundër kombit të tyre.
Pyetja është :
Çfarë do të ndodhte me hebrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore, nëse ata nuk do ta kuptonin se vetëm themelimi i një shteti të fortë në çdo aspekt, mund ta parandalon përsëritjen e historisë së tyre të përgjakshme ?
Çfarë bëmë ne ?
Pothuajse e shkatërruam me duart tona shtetin që na themeluan më në fund Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre në NATO.
Si?
Përmes fushatave plaçkitëse të pushtetarëve tanë, si të atyre nga filmi “Ali Baba dhe dyzet cubat e tij”.
Pavarësisht gjithçkaje të përjetuar dhe parë, ka shqiptarë që besojnë në Edi Ramën dhe Dritan Abazoviçin, të cilët nuk e ndjenë dhe përjetuan kurrë në lëkurën e tyre nga shteti serb, atë që e ndjenë dhe përjetuan në lëkurën e tyre shqiptarët e Kosovës.
Madje as fakti që vetë Ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaron publikisht se Rusia është për një Ballkan të Hapur, ndërsa evropianët dhe amerikanët për një Ballkan të Mbyllur nuk i zgjon ata nga gjumi i ariut.
E madje nuk i zgjon ata nga gjumi i ariut, as fakti se Ivica Daçiq po tallet vazhdimisht me delegacionet tona në negociatat e Brukselit, duke i cilësuar ato si përgjegjëse për pengimin e realizimit të shtetësisë së plotë të Kosovës.
Pra, kush na ka faj, kur jemi armiq të vetvetea, lexues të mi të dashur ?
Të kesh kaq shumë armiq të brendshëm do të thotë ta bësh të panevojshme nevojën për të pasur armiq të jashtëm.
Ndaj nuk është çudi që Serbia po i shet gënjeshtrat e saj të neveritshme në tregun ndërkombëtar diplomatik dhe mediatik, larg më shtrenjtë dhe më mirë, sesa Kosova të vërtetat e saj të padiskutueshme.
Sepse politikanët, analistët dhe gazetarët tanë të shitur, po i ndihmojnë asaj me gjithë zemër për t’i shitur sa më shtrenjtë dhe sa më mirë gënjeshrtat, sajimet, shtrembërimet dhe intrigat e saj të paskrupullta dhe njëkohësisht po i mbushin xhepat e tyre.
Pyetni ata mundësisht, sa herë në javë apo në muaj shkojnë në Tiranë dhe Shkup për të takuar agjentë serbë dhe rusë, që flasin anglisht me theks sllav dhe që paraqiten si agjentë gjoja amerikanë.
Pyetni mundësisht ata, cili është qëllimi i tyre përveç mbushjes se xhepave?
Qëllimi i tyre është natyrisht t’i shpëtojmë idhujt e tyre kriminel dhe kuislinge nga përgjegjësia dhe llogaridhënia edhe me çmimin e hyrjes në listën e pagave të Sputnikut rus.
Dhe njëkohësisht të bëjnë propagandë për “Balkan të Hapur” dhe “Bruksel të Mbyllur”.
Shtrohet pyetja :
Pse nuk po bëjnë propagandë për iniciativën e Berlinit nën kulmin e aleatit tonë të dëshmuar Gjermanisë, por për “Ballkanin e Hapur” nën kulmin e Rusisë dhe Serbisë?
Dhe kush ua organizon ato takime ?
Kush tjetër pos Edi Ramës dhe Ali Ahmetit?
_____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu