ARKIVI:
16 Janar 2025

Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!

Shkrime relevante

Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!

Florim Zeqa Java e parë e fushatës zgjedhore e nxori në shesh...

Këngëtarët dhe artistët në udhëkryq : Mashtrim apo degjenerim i vlerave kulturore për shkurtpamësi politike?

Nga: Luan Dibrani - Oligarkët dhe Politikanët e PDK-së: Lokomotiva e përdorimit...

Një përkujtim personal me rastin e 50-vjetorit të shkuarjes në amshim të Ernest Koliqit

Nga: Frank Shkreli Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mërgatën në...

Koha për unitet kundër tradhtisë, se tradhtarët nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTARËT NUK MUND TA MBAJNË PENG KOSOVËN: KOHA PËR...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Java e parë e fushatës zgjedhore e nxori në shesh hipokrizinë e partive politike dhe urrejtjen e skajshme të liderëve partiakë ndaj njëri-tjetrit! Premtimet megalomane të liderëve partiak u ngjajnë përrallave të gjyshërve para se t’i vënë në gjumë nipat dhe mbesat e tyre!

Vazhdon avazi i premtimeve boshe të politikanëve

Premtimet e liderëve partiak ndaj qytetarëve, përveqse të parealizueshme janӫ qesharake dhe të pavërteta, të mbështjellura me propagandë dhe hipokrizi, të cilat janë aq të parealizueshme dhe të pabesueshme saqë paraqesin mjerimin e kohës në të cilën po jetojmë si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi.

Janë të njëjtat parti dhe pothuajse të njëjtët liderë partiakë, ish ministra dhe deputet, janë të njëjët politikan, ish drejtor të bordeve dhe agjensioneve, ish drejtues dhe sekretar permanent të institucioneve publike që po e mashtrojnë popullin e (vet)mashtruar për dekada rresht.

I quajta të vetmashtruar për faktin, se një herë të mashtron çdo kush, por, herave tjera fajet i ka i mashtruari e jo mashtruesi!

Po vazhdon avazi i vjetër i premtimeve të qytetarëve me kinse ndërtimin e një infrastrukture të re, ndërtimin e çerdheve e shkollave, ndërtimin e rrugëve nëpër lagje, rrugë magjistrale e autostrada me standarde të larta ndërkombëtare!

Po ashtu po vazhdon avazi i premtimit të rritjes së pagave në sektorin publik, të rritjes së pensioneve kontributdhënëse dhe atyre invalidore, përshirë rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës çlirimtare!

Por, për habi, deri më tani asnjëri liderë partiakë nuk foli për nivelin e pagave në sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë!

Zanati i politikës menjëherë pas “zanatit” më të vjetër…

Pasurimi i shpejtë i politikanëve është kthyer në lakmi qytetare për t’u inkuadruar në politikë! Hyrja në politikë tani është bërë më joshëse se asnjëherë për të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallim profesioni, pasi motivi kryesor është fitimi i madh dhe i shpejtë pa djersën e ballit!

Dëshira për ta rritur standardin jetësorë dhe shtuar kapitalin ekonomik familjarë dhe biznesorë, i ka shtyer shumë profesionist të shkëlqyer që ta braktisin profesionin e tyre fisnik dhe t’i mvishen poli(e)tikës.

Kjo po dëshmohet edhe në këto zgjedhje, ku figura të artit dhe kulturës, yje të artit dhe të estradës muzikore, figura të shoqërisë civile dhe mjek të profesioneve të ndryshme, gazetarë dhe analist, e madje edhe bizesmen të suksesshëm kanë hyrë nepër listat e partive politike si kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kanë hyrë pasi zanati i politikes ua ka vëbuar sytë, sepse është bërë më tërheqës dhe më fitimprurës sesa profesionet misionare në shërbim të popullit dhe qytetarëve!

Deri në këtë situatë e kanë sjellur popullin kjo klasë politike e papërgjegjshme, të cilët e kanë thyer çdo përspektivë për të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme të shoqërisë sonë, të cilët kanë hyrë nëpër listat e partive politike për të përfituar materialisht me ëndrrën për të ndërtuar karrierë të suksesshme politike dhe famë karshi opinionit publik.

Java e parë e fushatës zgjedhore karakterizohet me shfrenim total të liderëve partiakë dhe me tubime të zhurmshme, që më së paku u ngjanë tubimeve elektorale. Liderët partiakë janë mes frikës së humbjes së pushtetit dhe dëshirës për t’a rimarrë atë!

Me 16 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu