ARKIVI:
19 Dhjetor 2024

Fushatë pa etikë shtetërore!

Shkrime relevante

80-vjetori i krimeve të komunistëve në Ulqin: Hasan Llunji – myftiu i Ulqinit, viktimë e komunizmit

Hafiz Hasan Llunji(1897-1944) Nail Draga, Ulqin (1897-1944) Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo...

Fushatë pa etikë shtetërore!

Zgjedhjet në kohën e Ibrahim Rugovës... Florim Zeqa  Valvitja e flamujve partiakë në...

Letër Kryeministrit Kurti

Nga: Lis Bukuroca Zoti Kryeministër, në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në...

Prokuroria kundër vullnetit popullor dhe votës së lirë!?

Agim Vuniqi ___ Legjitimiteti i qeverisë dhe e kryeministit në demokraci është shprehja...

Shpërndaj

Zgjedhjet në kohën e Ibrahim Rugovës…

Florim Zeqa 

Valvitja e flamujve partiakë në fushatë zgjedhore është gjëja e parë dhe më normale për secilin subjekt partiak. Edhe intonimi i himnit kombëtar po ashtu është normal, por injorimi i flamurit dhe himnit shtetëror nga pretendentët për marrjen e pushtetit dhe kandidatët për deputet në Parlamentin e shtetit e paraqet aktin më të ulët dhe paradoksal të secilit qytetar të këtij vendi.

Shtet i vogël i sakrificave të mëdha

Ky shtet që e kemi sot është produkt i shumë gjeneratave, i sakrificave të panumërta të veprimtarëve, i mundit dhe djersës së mërgimtarëve dhe i aktit sublim të çlirimtarëve që ranë dëshmorë në luftën e fundit çlirimtare.

Ky shtet i vogël i pjesës së ndarë të trungut kombëtar u arrit me penë e me pushkë, me dije dhe armë, me martirizim dhe vetëflijim, si dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtar.

Ky shtet që kemi sot nuk është ai që e kishin projektuar atdhetarët dhe çlirimtarët, por është shteti i mundësive tona dhe ndihmës së ndërkombëtarëve, në radhë të parë SHBA-ve dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Intervenimi i NATO-s mbetet njëra ndër ngjarjet më madhore në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë për shqiptarët e Kosovës.

Intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak, ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta. Edhe sot, pas 25 vjetësh, prezenca e NATO-s në Kosovë është forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.

Duajeni partinë, mos e harroni shtetin dhe ata që na sollën lirinë

Gara e pashembullt e partive politike për të marrë pushtetin dhe për të kapur shtetin, ka bërë që t’i harrojnë veprimtarët dhe çlirimtarët e vërtetë.

Në listat zgjedhore të partive tona politike gjen gjithçka përveç atdhetarëve. Në ato lista ka UDB-ash, bijë e bija të bashkëpunëtorëve të ish regjimit dhe këtij aktual serb, ka hajdut dhe kriminel, ka matrapaz të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Në listat e partive politike ka emra të politikanëve të dështuar dhe të ricikluar nga njëra parti tek tjetra për interesa personale, ka VIP-a që u shërbejnë për shpëlarjen e parave të pista, ka interesgjinjë që shkelin çdo parim dhe ideologji për t’u ulur nesër në karrigën e pushtetit, qoftë në parlament apo në qeveri, por ka fare pak atdhetarë dhe idealist që e duan shtetin më shumë se pushtetin!

Madje, disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve të trullosur partiakë pas pushtetit, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit në veri të vendit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu