ARKIVI:
17 Prill 2025

Futbolli, përveç “magjisë” defrustruese, e mesazhit të paqes është edhe një industri profitabile globale

Shkrime relevante

Kur një dashuri përfundon

Lis Bukuroca, Gjermani Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional...

Letër e hapur për Deputetët e Republikës së Kosovës!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Nesër Ju të nderuar deputet,...

Disa fjalë të mija për “mjekërziun”, historianin fallco të studiove tona televizive!

Afrim Caka, Gjakovë OTOMANONOSTALLGJIKU NGA FERRI I XHEHNEMIT. ZOTI TË VRAFTE DHE PACI...

Masakra e Studenicës vazhdë e krimeve makabre serbe

Lapidari kushtuar viktimave të Masakrës të Studenicës Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Edhe pse ka...

Shpërndaj

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Magjia e sportit, si një fenomen global, padyshim që ndikon në profilizimin, madje edhe në përforcimin dhe fuqizimin e identiteteve të luhatura, të kontestuara, të diskriminuara, të (pa)realizuara, etj. sociale, politike, ekonomike, e sidomos atyre kulturor tē individëve, komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Ashtu siq ndodh zakonisht edhe me ekipet tjera që kanë traditë të gjatē të stabilitetit kombëtar e shtetëror, që dërgojnë mesazhet e homogjenitetit kombëtar, shtetërorë, social e politik, ashtu ndodhë edhe homogjenitetit publik i ekipeve të futbollit nga kampionati në Evropian. Jo çdo fitore e ekipit nëse mediatikisht përdoret në shërbim të kauzës kombëtare, mund të dërgoj midis rreshtash edhe mesazhe të qarta të supremacionit; etnik, ekonomik, fetar e qytetërues që po shihet mē së miri edhe në Kampionatin Evropian të futbollit.

2. Arsyeja është se; sot sporti është bërë njē “arenë” e industri e tërë globale e promovimit të ndjenjave dhe (de)frustrimit dhe paragjykimit që i shkundulis jo vetëm idealet kombëtare por edhe stereotipitë shteterore, sociale, e kulturore! Shikuar nga kjo prizmë sociologjike, ky mobilitet që shpesh herë arrinë edhe ekstazën e katarasisit…, mund të ndikoh bukur shumë edhe në fuqizimin dhe senzibilizimin e interesave të paarritura, ndonjëherë nga kombet dhe shtetet e frustruara qoftë shkaku i kolonizimit apo tensionimeve e konflikteve nga më të ndryshme në të kaluarën.

3. Sporti i futbollit, si një lloj “jihadi” postmodernist, por, në anën tjetër edhe si një lloj “ambasadori” funksional industrial, që ushtron me admirim dhe me shpejtësi marremendëse ndikimin dhe trysnin e vetë sociale, e padyshim edhe sosh politike, ka shumë gjasa të përçojë edhe mesazhe të paqes dhe pajtimit. Ky funksion, duket që do të duhej të bëhej edhe ai imperativi dhe synimi kryesor i evenimenteve të tilla planetare. Sepse, aktualisht jemi duke jetuar në kohëra të rreziqeve dhe kërcënimeve (madje edhe asgjasuese; sikurse ky qē po na bëhet nga ana e autokratit rus, Vladimir Putin me mundësinë e përdorimit tē arsenalit bërthamor!?) kontinentale e globale, që nga ne kërkojnë një lloj “bashkëjetese” morbide me kēto rreziqe e kërcënime permanente- siç pranon edhe sociologu i njohur, Ulrih Beck. Mirëpo, përkundër këtyre situatave komplekse, futbolli përveç fuqisë magjepse të defrustrimit personal e kolektiv, mesazhit të paqes, është edhe një industri profitabile…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu