Nga: Nafi Çegrani, analist dhe njohës i çështjeve të ndërlidhura me veprimtarinë e UDB-ës
Një paradoks
Në historinë e shoqërive të vogla e të mëdha, gjithmonë ka pasur individë që, përkundër shpresës për drejtësi dhe dinjitet, përfaqësojnë anën më të errët të njeriut: tradhtinë, cinizmin, mashtrimin dhe etjen për pushtet mbi dhimbjen e të tjerëve. Një prej këtyre figurave të errëta është edhe ai që njihet si “Perika” – një individ me fytyrë cinike, mendje ndjellakeqe dhe shpirt të kalbur nga vesi dhe korruptimi moral. Ai nuk ishte thjesht një funksionar, por mishërimi i një soji njerëzor që e ndjen veten të realizuar vetëm atëherë kur sheh të tjerët të përkulur, të heshtur, të uritur dhe të dëbuar.
Perika nuk kishte asnjë ndjeshmëri për të varfërit, për punëtorët e ndershëm të fjalës dhe të së vërtetës. Ai shfrytëzoi postin e tij si zëvendësdrejtor në Këshillin radiodifuziv të Maqedonisë, ku krah kishte Musa Xhaferin një person i pamoralshëm dhe Bujar Osmani, të cilët me vite e vite krijuan shtigje të egra, për të ngritur jo shtetin e së drejtës, por rrjetin e prapaskenave, të përndjekjes së mendimit të lirë dhe të spiunazhit banal. Me urrejtje të trashëguar ndaj çdo zëri kritik, ndërhyri në mënyrë tinëzare dhe të pandershme për të mbyllur televizionin “Zëri i Çegranit” – një dritare shprese dhe vetëdijeje për shqiptarët në Maqedoni. Ishte një krim kundër fjalës, kundër lirisë së shprehjes dhe kundër vetë ekzistencës së një komuniteti që kërkonte të dëgjohej. E gjithë kjo vetëm për të ushqyer egon e vet të sëmurë dhe për të dëshmuar përkushtimin e tij ndaj strukturave të errëta të pushtetit, “Milja” sillej si bajraktar. Dhe, nuk ishte thjesht njeri me shpirt njerëzor. Por ishte një frymë i kreqnuar dhe shkatërrimtar që lindi nga ndërthurja e vesit me ambicien e ulët, nga përkëdhelja e egos me ndëshkimin e tjetrit. Ishte një përfaqësues klasik i atij lloj njeriu që filozofët si Sokrati dhe Niçja do ta kishin denoncuar si shpërdorues të logos dhe mohues i virtytit. Ishte një cinik në shikim, i ulët në mendim, dhe i rrezikshëm në veprim – Perika përfaqëson paradigmen e njeriut pa bosht moral, që në çdo rast parapëlqen të ndërtojë karrierë mbi rrënojat e jetëve të të tjerëve.
Pasojat e veprimeve të tij ishin tragjike. Shumë njerëz që punonin me përkushtim në “Zërin e Çegranit” u detyruan të marrin rrugën e mërgimit. Të dëbuar jo nga ndonjë krizë ekonomike natyrore, por nga një krizë etike e shpirtërore e personifikuar në një figurë si ai. U privuan nga kafshata e bukës, jo nga mungesa e mundësive, por nga urrejtja e verbër e një njeriu që ushqehej me poshtërimin e të tjerëve. E tillë është fytyra e cinizmit – ajo nuk vret me armë, por me vendime të ftohta, me telefonata në prapaskenë, me buzëqeshje të shtirura dhe me zemër të zhuritur nga ligësia.
Dhe si çdo njeri me shpirt të vockël, Perika kishte një gen për pabesi. Ishte një shërbëtor i bindur i shefave të shërbimeve të fshehta siç ishte ministri i atëhershëm i PB me emrin Varoshlija etj. “Mile” , ishte një ushtar i heshtur i errësirës që e ndjente veten të fuqishëm vetëm kur dëmtonte të pambrojturit. Në të nuk kishte nder, as ndjesi për drejtësinë, as kuptim për fjalën “dinjitet”. Ai ishte një funksionar i së keqes, një hije që rri mbi kokat e njerëzve dhe zhduk çdo shpresë për dritë.
Sot, kur historia fillon të rrëfehet nga të mbijetuarit, figura si Perika duhet të emërohen me emrat që u takojnë: jo si burokratë, por si shkatërrues; jo si drejtues, por si ndëshkues të së drejtës dhe jetës. Është detyrë morale të kujtojmë këto fytyra, jo për t’u hakmarrë, por për të mos harruar. Sepse harresa është një bashkëpunim i heshtur me të keqen.
Ky pra është njeriu-keqbërës që gjen kënaqësi në dëmtimin e tjetrit, në dritën e filozofëve si Hobs, Sartri apo Frojdi.
Një spiun si ky, me pseodonimin “Perika” mbetet një hije e zezë në historinë politike të çdo shoqërie, përherë ka patur njerëz që, në vend të mishërojnë vlerat e përfaqësimit dhe shërbimit, janë shndërruar në simbol të vulgaritetit moral, të hipokrizisë funksionale dhe të shtrembërimit të thelbit njerëzor të pushtetit të pëtfshirë në kriminalitet. Këta janë fytyrat e shtrembëruara që, të pajisur me maskën e një diplomacie të rreme, më shumë ngjasojnë me aktorë tragjikomikë të një satire politike sesa me përfaqësues të ndershëm të kombit. Në këtë radhë, emri i Milaim Fatait, i njohur ndryshe si “Perika” ose “Mile”, nuk është thjesht një emër: është metaforë e zhytjes së një morali të dikurshëm në baltën e një sistemi që shpërblen mediokritetin dhe poshtërsinë, siç ishin UDB-a dhe rrjeti i saj i nëntokës kriminale antishqiptare. Dua të shtoj edhe këtë se Diplomacia, si art i ndërlikuar i përfaqësimit, kërkon karakter, ndershmëri, inteligjencë dhe përulësi para vlerave që përçon. Por çfarë ndodh kur ky post i lartë merret peng nga një individ pa integritet, pa ndjeshmëri shoqërore e pa përmasa humane, siç është fytyra cinike e “Miles” për emrimin e të cilit si ambasador në Kroaci e bënë Bujar Osmani si ministër i jashtëm dhe Pendarovski si president i Maqedonisë. Fytyra e shtrembëruar e një maskarai, e vendosur në një zyrë luksoze të përfaqësimit kombëtar, është një ofendim i hapur ndaj idealit të shtetit, ndaj qytetarit të thjeshtë dhe ndaj vendit, se sa për kombin shqiptar nuk ka asnjë vlerë. Nuk është thjesht çështje individi, por simptomë e një kanceri institucional që shpërblen servilizmin, mashtrimin dhe mungesën e vlerës. Milaim Fatai, për të cilin burimet dhe përvoja tregojnë se është përfituar padrejtësisht nga pushteti maqedona, është shembulli i njeriut që nuk ndërtohet mbi merita, por mbi lidhje të fshehta, intrigë dhe imponim nga prapaskena. Pushteti që e favorizon një të tillë nuk është më përfaqësim, por tallje me idealet për të cilat shqiptarët kanë derdhur mund dhe gjak. Kur pushteti e shpërblen të padenjën, e shpërfill të ndershmin dhe e përdor institucionin si teatër për maskarallëqe politike, kemi të bëjmë me kolaps të moralit shtetëror. Nuk është thjesht një zgjidhje e gabuar pa dashgje, por një krizë e vetë konceptit të drejtësisë dhe vlerës që dikush bënë lojëra djelli, veçmas në dëm të shqiptarëve. Ky fenomen krijon jo vetëm një mungesë besimi në shtet, por edhe një tronditje në ndërgjegjen kolektive, sepse qytetarët ndihen të tradhtuar nga institucioni që duhej t’i përfaqësonte NJERI me dinjitet, e jo “Mile” Fatai – “Perika” – nuk është një emër i vetmuar, por një simptomë e një sistemi që e ka humbur busullën e drejtësisë dhe meritës. Një sistem ku “fytyra e shtrembëruar” nuk fshihet, por dekorohet; ku njeriu pa shpirt përfaqësues ngrihet mbi shpatullat e të heshturve dhe ku moralit i është vënë çmim për t’u blerë e shitur. Shpesh, maskarai nuk ngjitet vetëm – ai ngjitet mbi heshtjen e njerëzve të drejtë dhe fisnikë, të cilëve , siç thotë populli: ” Guri ua ka zënë dollamën!” . Mungesa e reagimit, frika, kompromisi dhe servilizmi shndërrohen në partnerë të pandashëm të rrënimit moral të institucioneve. Fytyra e shtrembëruar në një zyrë ambasadori është pasqyrim i shtrembërimit që ndodh në rrënjë, në çdo shoqëri që e toleron dhe, në raste më ekstreme, e nderon këtë shtrembërim si “sukses”. Spiuni Milaim Fetai, me pseodonimin “Perika” , po them edhe një herë, i njohur për historinë e tij të korumptuar dhe kriminale, të diskutueshme, dhe si një mashë e ndryshkur e regjimit komunist, sidomos pas ardhjes së tranzicionit , me inkuadrimin e tij në institucionjet e shtetit të Maqedonisë, si kuadër i njjë partije politike, ka bërë një sërë veprimesh korumptive, aktivitete kriminale si person i pamoralshëm i përpjekjeve të neveritëshme, madje edhe duke falsifikuar kinse ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit, i ka mvesh vehtes lëvdata, kinse si “kuadër”, gjë e cila është diskutabile për të shkuarën e tij kriminale. Që nga vitet 1969- 1986, babai i “Perikës” Z. R. si i vëllazëruar me komandir Zdravkon e milicisë së Gostivarit, spiunonte shokët e tij, kurse si keqbërës tradhtoi edhe shokun e tij Rakip Sejfulin, të cilin e dënuar me disa vite burg që i mbajti në “Idrizovë”. Gjurmëve të babait të tij hapëronte edhe “Perika” para dhe pas vitit 1981, duke spiunuar madje edhe studentët nga Kosova të cilët gjendeshin në Zagreb, e që njëri prej tyre e tha publikisht në një program TV të Kosovës, se “Milja” i ka spiunuar për motive politike. Ky akt i dhunshëm solli dënimin e “një grupi irredentistësh” nga Kosova. Dosjet hetimore dhe gjyqësore për këtë rast ekzistojnë dhe janë të disponueshme në arkivat e Zagrebit në Kroaci. … Është e patolerueshme që mediat i japin hapësirë një personi me të kaluar kaq të errët. Edhe më kriminale është që politika dhe institucione të tilla si Komisioni i Zgjedhjeve të “kuadrove” në Maqedoninë e Veriut kenë lejuar një person me histori kriminale të bëhet funksionar dhe përgjegjës për mediumet. E më pas me intervenimet e një ish ministri të Punëve të Jashme, “Perika” u emrua nga Pendarovski si ambasador në Kroaci. Çfarë apsurdi ! Shpifjet keqbërëse dhe akuza të pabaza të bëra nga ky djella, para disa vitesh dhe në bashkëpunim me ministrin e atkhershëm të PB, kryeudbash i quajtur VAROSHLIJA , drejtuan gishtin mizor ndaj meje dhe familjes sime, e më pas një debati që kishin bërë në “kabinete” të fshehta, kishin sjellë vendim që të mbyllej programi im televiziv “Zëri i Çegranit”. Dhe, pa asnjë paralajmërim apo arsye, e bënë këtë, duke ma marrë nga goja kafshatën e bukës mua dhe fëmijëve të mi, edhepse ishim me vite e vite të vuajtur dhe të nënçmuar, të torturuar dhe pa asnjë mbrojtje njerëzore. Disa ditë para, ky i pafe, i pa kanun, i pa burrni, i pa kod, dhe nuk ka si ti ketë këto cilësi një kriminel ordiner, në një takim zyrtar me personin që do ta zëvendësonte në atë Institut për mediume, Ilir Ajdini , i kish pas thënë që të më lajmëronte se TV “Zeri i Çegranit” nuk do ti ndahej më tej konçesioni për punë. Ilir Ajdini ma tha, disi, me keqardhje, duke pohuar se për këtë gjë ka vepruar Milaim Fetai. U habita. Njëkohësisht edhe u nevrikosa. Nuk dija arsyen. Nuk kisha as ndonjë lajm, sipas ligjit. Gjë e planifikuar për hakmarrje dhe me prapavija tinëzare pas shpine. Dikur Milaim M…t vjen më jep dorën dhe më thotë: “ se ka respekt për mua dhe familjen time. Por se për mbylljen e Tv kishin pas gisht Varoshlija dhe disa funksionarë të tjerë të shtetit ( ose të ndonjë partie në pushtet) ” . I thashË si ka mundësi, pa asnjë arsye, pa asnjë paralajmërim. E unë gjitha rregullat dhe kërkesat ndaj shteti, pagesë koncesioni etj isha në rregull. Ai, mistreci i pa fytyrë, i mblodhi supet dhe iku… E kuptiva hilen. Por tani edhe nuk çaja kokën shumë, sepse e dija se kush ishte “Perika” ia njihja edhe babain dhe farën e Sllaves apo Zdravkut me të cilët kaherë kishin jarani familjare ! Familja ime ka një histori të respektuar dhe trimërishë dhe vuajtjesh në luftë kundër pushtuesve që nga gjyshërit dhe stërgjyshërit, që nga haxhi Sulë Muja. Madje babai im , Tekiu, si i ri kishte bërë rrigëtime të gjata rreth çështjes kombëtare dhe dritës së lirisë…Kishte vajtur edhe në Frontin e Sremit si shumë shqiptarë trima të kohës, për ideal dhe me flamurin me shqiponjën dykrenare… Në Brigadë kishte kaluar peripeci dhe provokime të ndryshme si shqiptar. Për çfarë edhe kishte ardhur në një rast që babai im, në vendin”Roja e vdekjes” me të drejtë dhe pa hile e kishte vrarë kriminelin shovinist, majorin Pavle të Dibrës. Por, kjo është një histori tjetër, dhe e dhimbëshme, ashtu e dhimbëshme siç ishin akuzat e rreme, shpifjet dhe inskenimet e spiunazhit jugosllav ndaj meje që nga 1981, kur Gjykata e Zenicës më dënon me vdekje-pushkatim për diçka që nuk kisha asnjë lidhje apo dijeni… Për çka, me vite e vite kalojnë, dhe as Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e mbajnë çështjen të hapur dhe pa ndonjë epilog drejtësie! Nejse ! Gjyshi im, Haxhi Neimi, që si i ri ka qënë në përleshje me sllavët e Tumçevishtit për kullota bagëtishë. Kurse më pas, vëllezërit e tij, haxhi Rushani, haxhi Raufi dhe babai im me kushurinj si Xhemë Emshiu etj. ishin angazhuar në ndihmë të armatosur vullnetarëve shqiptarë në Betejën e Treskës, për çka shkruan edhe historiani Prof. Vebi Xhemaili. Luftoi kundër pushtuesve komunist, sllavomaqedonë dhe serbosllavë që ishin në formacionet partizane. Haxhi Rushani më vonë edhe u arrestua dhe mbajti burg. Ai ishte bashkëluftëtar i Mefail Shehut- Zajazi dhe i Xhemë Simnicës… Para shumë vitesh, babai i “Perikës”, Zilko Rizai ka përhapur akuza të pabaza për tim atë, duke pretenduar se ka qenë i “ikur” nga Brigada e Shtatë, pas vrasjes që ka bërë ndaj majorit Pavle, dhe se ësjtë arratis në Shqipëri. Po, është e vërtetë, se pas një plagosje me çetnikët e Shumadisë dhe pas demobilizimit të Brigadës, babai im Tekiu kalon në Shqipëri ku qëndron deri më 1948 kur prishen marrëdhëniet me Jugosllavinë. Po ashtu babai im nuk ka pasur kurrë farë lidhje me Mehmeht Shehun, as pune, as miqësie as njohje personale. siç e kishin akuzuar spiunat e fshatit në UDB. Babai im , që ishte një trim i guximshëm dhe nuk i trembej syri nga armiku, edhe kësaj rradhe ia kishte dalë me sukses dhe kishte ec rriugës së tij kryelartë dhze krenar. Spinat ia kishin frikën… Dhe, theksoj edhe një herë se në këto rrethana normale shoqërore dhe morale, fytyra është pasqyra e shpirtit. Por, kur morali zëvendësohet me mashtrim, ndërgjegjja me interesa, dhe e vërteta me urrejtje patologjike, atëherë lindin fytyra si ajo e Milaim Fatait – një njeri i shëmtuar në formë dhe përmbajtje. Ky personazh i degjeneruar me pseudonimin “Perika”, është mishërimi i atij profili të njohur politik: një funksionar që s’e ka fituar asnjëherë besimin me meritë, por vetëm me servilizëm, lidhje të dyshimta dhe pazare të errëta. Ky njeri, që sot mban titullin e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, është një nga shembujt më të zymtë të mënyrës se si strukturat e pushtetit përdoren për të ngritur njerëz pa vlera në piedestal. Emërimi i tij, një shaka e hidhur nga Presidenti Pendarovski dhe ministri Bujar Osmani – figurat e një partie politike të rrënuar, që mezi mban gjallë vetveten – është një dëshmi se diplomacia ka rënë në duart e një klase që nuk njeh as dinjitet, as meritokraci. Milaim Fatai nuk është vetëm një fytyrë e shëmtuar – ai është një karakter i deformuar, një instrument i urrejtjes dhe një relikt i mentalitetit të vjetër që mbijeton përmes intriges, shpifjes dhe korruptimit të institucioneve. Ai nuk kurseu as gjënë më të shenjtë për një njeri: dinjitetin dhe nderin e një familjeje të tërë. Me një zell që vetëm ndjellakeqët e vjetër dinë ta kenë, ai tentoi të shuante zërin tim, të mbyllte me forcë dhe presion emisionin “Zëri i Çegranit” – një platformë e lirë dhe autoktone që ringjalli shpresën, identitetin dhe vetëdijen shqiptare në një mjedis të zaptuar nga mediokriteti dhe heshtja. Nuk është për t’u habitur: vetëm një njeri me një të kaluar të dyshimtë dhe me rrënjë në krimin politik do të frikësohej nga fjala e lirë, nga zëri i së vërtetës që përshkon ekranin si një rrufe në ndërgjegjen e fjetur kolektive. Milaim Fatai – “Perika” – nuk është përfaqësues i shqiptarëve, ai është përfaqësues i hijes, i errësirës së brendshme të një sistemi që gërryen vetveten. Ai nuk shërben popullin, por veten dhe padronët e tij. Shfaqja e tij sot në diplomaci është një fyerje për çdo shqiptar që ka vuajtur për liri, për çdo aktivist të ndershëm që e di se ky vend meriton më shumë se kaq. Është edhe një provokim ndaj të vërtetës, ndaj kujtesës sonë kolektive. Sepse ne e dimë kush është “Perika”. Ne e dimë se si ndërtoi karrierën me shantazh, me shpifje, me heshtje të paguara dhe me karrige të blera në tregun e ndyrë të politikës. Por kjo nuk do të zgjasë përjetësisht. Koha nuk është mike e gënjeshtrës. Historia nuk e shpërblen hajdutin e vlerave. Kur gjithçka të ketë kaluar dhe kur zërat e shpifësve të jenë shuar si flluska sapuni, do të mbetet vetëm një gjë – e vërteta që s’mund të ndalet, e vërteta që fluturon përtej ambasadave false dhe përtej fjalimeve të zbrazëta. Zëri i Çegranit do të mbijetojë. Fjala nuk vritet nga një “Perikë” me fytyrë të rrudhur dhe shpirt të kalbur. Në fund, ai që përpiqet të shuajë një zë të sinqertë, vetë shndërrohet në simbol të asaj që nuk duhet të jetë një njeri – as në politikë, as në diplomaci, e as në histori. Kam përfshirë këtu, vetëm një fragment në mbrojtje të figurës së babait tim dhe në kundërshtim me shpifjet që lidhen me të, përfshirë përplasjet me ish-struktura të UDB-së dhe të pushtetit jugosllav komunist të kohës, duke përdorni një ton të qëndrueshëm, të ndërgjegjshëm dhe argumentues, duke shfrytëzuar edhe burime të historianëve shqiptarë, si Prof. Sabile Sahanaja, për të nxjerrë në pah të vërtetën e fshehur për vite. Emri i Zilko Riza (babai i “Perikës”) ato vite ka qenë i njohur si hileqar. e që me këtë rast përdoren në një kontekst që lidh aktualen me të kaluarën e dhimbshme dhe të manipulueshme politikisht. E gjithë kjo më së shumti vlenë për informëim të opinionit politik ndaj figurës së “Perikës” dhe sistemit që e përkrahu…!
Mulaim Fetai me pseodonimin “Perika” ka një të kaluar të errët dhe véprime që nuk duhet të harrohen apo të anashkalohen. Tentativat e tij për të shpifur ndaj meje dhe familjes sime janë një përshkrim i karakterit të tij të ulët. Opinioni publik dhe institucionet duhet të jenë të kujdesshme kur trajtojnë tipa si ky, duke i emruar edhe amabsadorë, sepse personi në fjalë ka një të kaluar kriminale dhe korrumptive.
Jo vetëm që mishërojnë korruptimin moral të sistemit, por edhe përfaqësojnë shembuj të qartë se si mediokriteti dhe servilizmi ngrihen mbi shpinën e ndershmërisë të popullit që paguan taksa.
Në këtë kontekst, emri i Milaim Fetait, i njohur me pseudonimin “Perika”, nuk është thjesht emër – është një simbol i deformimit të vlerave dhe rënies morale të institucioneve.
Madje edhe çështja e spiunimeve që ka bërë ky person gjatë viteve si student në Zagreb ndaj studentëve nga Kosova, mbeten mistere, por që egzistojnë fakte nga arkivat sekrete në Beograd, madje edhe dosjet në arkivat e Kroacisë.
Veprimet korruptive në tranzicion dhe roli në mediat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, marrja e posteve pa meritë, dhe veprimet e tij ndaj Televizionit “Zëri i Çegranit” – si akt i hakmarrjes dhe eliminimit të zërave të lirë shqiptarë, janë sjellje keqbërëse në kontinuitet, veçmas humbja e vendit të punës të njerëzve që punonin aty dhe mbanin familjet nga puna me djersë. Janë vendime kriminale dhe të pabazuara ligjërisht që cenojnë dhe bëjnë eleminimin e një të drejte themelore: lirinë e fjalës.