ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Fytyra e vërtetë e serbëve?

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shkruan: Fahri Xharra

Sa e njohim fytyrën e vërtetë të serbëve?

Thjesht mund të arrihet në përfundim mënyra se si Serbia e zgjeronte ndikimin e saj edhe tek ne, duke e shfrytëzuar në një anë pozitën e saj si shtet që i kishte në duar të gjitha mjetet, që i ka një shtet i fortë, por edhe pamundësinë tonë politike dhe intelektuale gjatë kohëve

Më duket se politika shqiptare nuk po mund të gjendet lehtë me ballafaqimet e reja me Serbinë, e cila shumë qartazi është duke i formuluar qëllimet e saja në luftën e saj kundër popullit shqiptar. Politika shqiptare hamendet dhe bie në sprova shumë të dredhura nga ana e Serbisë. Kjo po shihet. A e njohim fytyrën e vërtetë të serbëve? Sa ata janë të rafinuar politikisht dhe përvoja jonë a mund t´u bëjë ballë atyre?

Pa pazarllëqe me Serbinë

Dikur në vitit 1918, historiani dhe patrioti kroat e shkroi librin «Çështja e sllavëve të jugut dhe Lufta Botërore”, në gjermanisht nën emrin e rrejshëm L. v. Südland (Die südslawische Frage und der Weltkrieg. Uebersichtliche Darstellung des Gesamt – Problems, Vjenë, 1918). Libri shpjegonte qartazi dhe me shumë mjeshtri fytyrën e vërtetë të serbëve dhe ishte një vepër kapitale në lëmin e problematikës jugosllave , e cila u ra në sy serbëve dhe të gjithë atyre që e brohorisnin bashkimin në një shtet të «sllavëve të Jugut«, ku në të shihej porosia që autori u jepte kroatëve që mos të lëshohen në «pazarllëqe» me Serbinë për kombinacione shtetërore. Kur doli libri, ai u «zhduk» nga të gjitha libraritë e Vjenës dhe të Monarkisë austohungareze, në mënyrë që të zhduket nga faqja e dheut edhe « shpërndarja e ideve dhe qëndrimeve të kësaj vepre në rrethet e intelektualëve kroatë dhe atyre botërorë (Dubravko Jelçiq, Politika i sudbine: eseji, varijacije i glose o hrvatskim politiçarima, Shkolska knjiga, Zagreb, 1995.)

Fytyra e vërtetë e serbëve ? Sudland (Ivo Pilar) në librin e tij shkruan: «Fytyra e vërtetë e serbëve është ortodoksia pravosllave dhe që serbët janë personifikim i ambicieve të Kishës Ortodokse Sllave e që është ekspansioni. Në rrugën e historisë serbët ishin shërbëtorët e Perandorisë Bizantine dhe ata adoptuan filozofinë praktike dhe metodat politike të bizantinëve».

Sot ne mund të shtojmë jo me qindra, por me mijëra shembuj që shkojnë në të mirë të tezave të Ivan Pilarit nëse e ballafaqojmë historinë tonë shqiptare me përvojën dhe dredhitë serbe. Por, duke e lexuar Pilarin vërejmë se tezat e tij nuk ishin vetëm fryt i kombinatorikës intelektuale- politike e as të animoziteteve apriore, por ishin çështje thellësisht të analizuar në vetë natyrën e saj. Leximi i veprave të Pilarit për lexuesin bashkëkohor është një krahasim i hatashëm i marrëdhënieve kroate-serbe me ato shqiptaro-serbe.

Dëshira për pushtet dhe për pushtime

Thjesht mund të arrihet në përfundim mënyra se si Serbia e zgjeronte ndikimin e saj edhe tek ne, duke i shfrytëzuar në një anë pozitën e saj si shtet që i kishte në duar të gjitha mjetet që i ka një shtet i fortë, por edhe pamundësinë tonë politike dhe intelektuale gjatë kohëve.

«Serbët iu mbështetën Bizantit dhe i shërbyen atij, por duke i shërbyer ata edhe i mësuan të gjitha mençuritë e jetës së tyre si dhe metodat e tyre politike. Por kur Bizanti u shkatërrua në vitin 1204, Kisha serbe diti ta marrë Kishën Shtetërore të Bizantit, atë kështjellë të madhe të të mençurve dhe të dijetarëve të fuqisë bizantine. Duke iu falënderuar dëshirës së tyre (të serbëve fxh) të madhe për pushtet dhe pushtime ata deshën edhe ta grabisin vetë Bizantin. Në atë mënyrë ditën t’i shërbejnë edhe turkut.(Ivo Pilar)

“Serbët i falënderohen ortodoksisë për arritjet e tyre, sepse vetëm me anën e kishës ata arritën të formojnë vetëdijen e tyre kombëtare dhe ishin të aftë të krijojnë edhe kishën e tyre kombëtare që nuk është rasti me popujt tjerë. Sa i përket etnicitetit serb ata kanë më shumë gjak të një populli të përzier që shihet në atë që 64 % e tyre janë të ngjyrës esmere (të vrugët) dhe në fytyrat e tyre që i ngjajnë shpezëve grabitqare dhe me sytë e tyre të ngjyrës së mbyllët e plot shkëlqim shtazarak. (Ivo Pilar) . «Kjo tregon përparimin e tyre nga 1400-a deri në 1913-n. Ata i shërbyen dhe Monarkisë (Austro-Hungareze) dhe deshën ta gëlltisnin dhe atë. Kjo ishte dhe arsyeja e Luftës I Botërore. Serbët e kanë pasur gjithmonë rolin e shkatërruesit. Ata mundohen me të gjitha mënyrat për të marrë sa më shumë nga të dy palë , nga sulmuesi dhe mbrojtësi dhe ata gjithmonë janë i treti që qesh. Fakti është që çdo padroni i është dashur të paguajë shtrenjtë shërbimin e serbëve.(Shandor Balogh)

“Fytyra e serbit është fytyra e pravosllavizmit”

“Kur shohim se çka krejt ndodhi në dy vjetët e fundit (fjala është për luftën e fundit kroate-serbe) në Serbi dhe Kroaci si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe kur më përvojën e sotme e lexojmë Pilarin, nuk jemi vetëm të kënaqur me analizat e tij shumë mendje mprehta, të shtruara pra 75 vjetësh, por edhe të tmerruar më shkurtpamësinë e shumicës së politikanëve tanë të cilët nuk e kuptonin se çka kishte ndodhu, çka po ndodh dhe ku ato ndodhje çonin”. ( D. Jelçiq, Pripravni za problem , 1993)

«Fytyra e serbit është fytyra e pravosllavizmit dhe me të drejtë e themi që serbi është krijesë i pravosllavizmit (ortodoksisë sllave) dhe në këtë mënyrë ata kanë mbetur më të bashkuar se sa kroatët. Dhe ajo që me atë ata lavdërohen është se ata mundën të krijojnë kishën e tyre kombëtare. A janë serbët politikanë më të mëdhenj se kroatët? Ndoshta kjo vlen për individët, por në përgjithësi ata janë më të zhdërvjelltë, më agresivë, më të urtë dhe shumë nuhatës. Serbët i falënderohen kishës së tyre në suksesin e tyre politik, sepse me anë të saj ata mbërritën ta kopjojnë saktë politikën dhe diplomacinë bizantine të cilën e udhëheqin me metodat më të rafinuara (kulluara). Çdo serb nuk lind si diplomat dhe politikan. Këtë e arrin me edukimin e tij të hershëm kishtar. Nga kjo edhe rrjedh suksesi i tyre diplomatik. Shpërndarësit e kësaj aftësie diplomatike dhe politike janë kishat dhe shkollat e tyre, aty ku mësohen dhe përsosen aftësitë e tyre të diplomacisë, politikës dhe atdhedashurisë”. (Ivo Pilar)

Të shtojmë edhe këtë se hapat e parë në lëvizjet e tyre letrare, serbët nuk i kanë bërë në gjuhën e tyre të sotme. Serbët e filluan shkrimin e tyre në fund të shekullit 18-të në gjuhën sllavo-serbe, një përzierje e gjuhës sllavo-kishtare, ruse dhe asaj serbe. Popi Jovan Raiq, historian, të gjithë veprimtarinë e tij e ka shkruar në atë gjuhë. Gjuha ruse arriti të bëhet gjuhë ushqyese e gjuhës serbe, duke i falënderuar asaj që gjer në shek 18 të gjitha librat kishtarë vinin të gatshëm nga Rusia.

Është interesant të ceket se si vdiq Ivo Pilari, janë dy versione një e qeverisë ish-diktaturës së Aleksandrit, kuptohet vetëvrasja dhe e dyta: “Serbëve iu deshën 10 vjet për të marrë vesh autorin e vërtetë të librit dhe pasi e zbuluan e ekzekutuan sipas stilit të tyre te pashpirt. Serbët e hodhën nga dritarja e katit të tretë të ndërtesës së hetuesisë dhe pasi ai nuk vdiq menjëherë e rrahën derisa ia nxorën shpirtin.

Armiku më i madh i serbëve, e vërteta

Një gjë është e qartë: serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre.

(Pas shkrimit: Politika shqiptare nuk është thjesht e papjekur kundrejt serbëve dhe Serbisë, por edhe vasale. Qysh nga koha kur Esat Pasha ua pati shitur Shkodrën malazezëve dhe serbëve që po vdisnin me mijëra rrëzë Taraboshit dhe pranë qytetit, pa e marrë dot kurrsesi me forcën e armëve dot atë. Teksa ca më vonë ushtarët e dërrmuar serbë përgjatë epopesë që ata vetë e quajnë “Albanska Golgota” (kur tërhiqeshin në panik përballë austro-hungarezëve dhe kaluan nëpër Shqipëri për në Korfuz, duke vdekur me mijëra nga i ftohti, uria dhe sulmet e shqiptarëve)… gjetën strehë dhe “besë” tek njerëzit e Esat Pashë Toptanit që i ruajtën gjatë kësaj udhe gjer në brigjet e Vlorës ku i prisnin anijet italiane për t’i transportuar në Korfuz, ishull ku akoma gjenden mijëra varre serbësh të vdekur aty pas këtij udhëtimi. Kujtojmë edhe që Haxhi Qamili dhe njerëzit që i venin pas (pjesa e madhe, injorantë turkomanë boshnjakë të rrethinave të Shijakut…të mbetur atje pasi populli shqiptar i kishte mirëpritur ndërsa patën marrë rrugën për Stamboll)…mbanin lidhje të forta me komandën serbe në 1914-n. 1941-shi është një provë tjetër e “përulësisë” shqiptare ndaj Titos dhe udhëheqësisë jugosllave (serbe) kur lufta e popullit shqiptar ndaj okupatorit nazifashist, u vu nën drejtimin dhe kontrollin jugosllav dhe të emisarëve të tij, ashtu si edhe kryesia e partisë simotër shqiptare të Komunistëve beogradas e të mos kishte qenë për çarjen Stalin-Tito në 1948-ën Shqipëria mund të përfundonte edhe Republikë e 7-të jugosllave.

Sa për njehsimin e kishës me shtetin, serbët nuk janë të parët që e kanë bërë, njëlloj si ata kanë vepruar sidomos grekët e Bizanti para tyre, deri diku edhe bullgarët, të cilët kishë të pavarur kanë pasur që në kohën e perandorive të tyre të mëdha, që përfshinin edhe pjesë të territoreve shqiptare (ata i quajnë Kutmicevica).

Kurse sa për atë që serbët u ngjiten si parazitë perandorive apo shteteve të mëdhenj, i shfrytëzojnë derisa s’kanë më ç’të thithin dhe pastaj shohin interesat e tyre, kjo gjë ka ndodhur qartësisht edhe me vetë Jugosllavinë nga e cila serbët përfituan shumëçka, u pasuruan, fituan falë këtij shteti të rëndësishëm edhe një prestigj dhe emër në botë, të cilin ende sot e kësaj dite e përdorin për përfitimet e tyre personale dhe në fund e shkatërruan me duart e tyre të përgjakura duke iu hedhur në fyt fqinjëve, bashkështetasve të tyre kroatë, sllovenë, boshnjakë e shqiptarë. (Gjakovë, më 21.01.2014)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu