ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Gabim e ke Edi Rama, gabim…, jo “Samiti i diasporës”, por “Takimet shqiptare” 

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani 

Emërtimi Samiti i diasporës” është një gabim i madh. Diaspora përfshin një grup etnik të caktuar, i cili është detyruar nga një pushtues të braktisë vendin ose nga vështirësitë ekonomike. ‘Mërgata shpesh përdoret si sinonim i fjalës greke “diasporë, që do të thotë “shpërndarje”. Kjo fjalë është përdorur në bibël dhe dhiatën e re për të emërtuar hebrenjtë, që jetonin jashtë Palestinës. 

Pse është gabim të quhet “Samiti i diasporës”? 

Kjo nuk është e drejtë, as e saktë, pasi ai kategorizim mund të përdoret nga Serbia, por kurrë jo nga Shqipëria. Për shembull, mund të thuhet se arbëreshët janë pjesë e diasporës shqiptare, por jo çamët. Shqiptarët në Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, SHBA, Kanada etj. mund të përfshihen në atë emërtim të përgjithshëm, por jo shqiptarët e Kosovës, Luginës, Çamërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. 

Përdorimi i termave “diasporë” dhe thirrja e liderëve të atyre trojeve shqiptare për të mbajtur fjalime në një samit të quajtur “Samiti i diasporës” krijojnë përshtypjen se Shqipëria nuk i trajton si autokton shqiptarët e Ballkanit, por si një komunitet i dyndur nëpër troje sllave. Si arbëreshet në Itali për shembull. 

Ai përkufizim mund të çojë në diskriminim politik dhe mosnjohje të barazisë dhe autoktonisë së tyre. Kjo ndodh kur shqiptarët e Luginës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës dhe të Malit të Zi, etiketohen si diasporë e Shqipërisë. Kështu krijohet një perceptim i gabuar se tokat sllave janë zaptuar nga shqiptarët: në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Kosovë dhe në Luginë. Alleluja Edi Rama! Alleluja! 

Është quajtur ashtu nga padija e madhe, nga pakujdesia e tepruar apo qëllimisht, nuk dihet, por ajo që dihet është se kjo festë i shërben Serbisë për ta shfrytëzuar si argument dhe për të mbështetur pretendimet e saj se vendbanimet shqiptare jashtë Shqipërisë janë zaptuar nga ardhacakët e Shqipërisë. 

Të marrin pjesë ata që e konsiderojnë veten liderë të fragmenteve të një Shqipërie të copëtuar dhe t’i drejtohet popullit si pjesëtar të diasporës, është jo vetëm zhgënjyese, jo vetëm për keqardhje, por edhe po i bëjnë një shërbim serioz Serbisë. 

Albin Kurti nuk ka rënë në këtë kurth dhe nuk ka pranuar të paraqitet si fragment i një diaspore, sepse nuk është. Ai qëndrim ishte jo vetëm i dinjitoz, por edhe i urtë, duke shmangur rrezikun për t’i dërguar argumente shtesë Serbisë. 

Aty foli kryetarja e Kosovës, si lidere e “diasporës shqiptare nga Kosova” dhe u ndie e nderuar. 

Aty foli Ali Ahmeti, në rolin e liderit të “diasporës shqiptare në Maqedoninë e V.“ dhe u ndie i nderuar. 

Aty foli Shqipërim Arifi si “lider i diasporës shqiptare të Luginës” dhe u ndie i nderuar. 

Aty foli Dritan Abazoviq si lider i “diasporës shqiptare në Malit të Zi” dhe u ndie i nderuar.  

Aty folën edhe njerëz tjerë të pasur nga diaspora shqiptare, por foli edhe Edi Ram si kryelider i kësaj diaspore, që i dërgon botës mesazhe se tufën e ka nën kontroll: 

se diaspora e Luginës nuk ka asnjë diskriminim. Do të rrijë e qetë. Se diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e barabartë me maqedonasit. Se shqiptarët e Malit të Zi nuk diskriminohen aspak dhe se vetëm Kosova ka kërkesa të tepruara, si diasporë rebele, rrebane, rrebaqe, por se Serbia, po ka durim dhe po tregohet konstruktive.  

Pra, jo “Samiti i diasporës”, por “Takimet shqiptare”. 

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Pra, jo “Samiti i diasporës”, por “Takimet shqiptare”.
    ———————————————
    “Kjo fjalë (diaspora) është përdorur në bibël dhe dhiatën e re për të emërtuar hebrenjtë, që jetonin jashtë Palestinës. ”
    Pra PALESTINA ASHT E HEBREJVE dhe JO E PUSHTUESVE ARAB.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu