ARKIVI:
11 Shkurt 2025

Gabimi Strategjik, sipas Korab Blakajt!

Shkrime relevante

Në shënjestër, vota nga mërgata…!

Shqipe Bytyqi, Zvicër Së pari, ne nuk jemi Diasporë, ne jemi një...

Gazeta historike e Kosovës Rilindja nisi të dalë para 80 viteve në Prizren me shkronja plumbi nga Tirana

Në foto: Behlul Jashari Kryeredaktor i gazetës Rilindja deri në numrin...

Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance

Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me...

Dita e parë në gjykatë e atentatorit të shkrimtarit Selman Rushdie: Palestina e lirë!

Hadi Matar, djathtas, i akuzuar për plagosjen e rëndë të autorit...

Shqiptarët janë vetë-shkatërrues

Nga: Aurel Dasareti Shqiptari ka kapërcyer oqeane dhe kontinente që janë galaktika...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
Mbretit Feisal i shkoi De Goli dhe i tha: njihe shtetin e Izraelit!
Jo i tha Feisali!
Por ai tashmë egziston, gëzon njohje faktike i tha De Goli!
Atëherë mjaftohuni me faktin ia ktheu Feisali.
Pse , e pyeti De Goli?
Sepse me mosnjohje formale unë ruaj të drejtën e kombit arab të luftojë për çlirimin e atdheut të vet të pushtuar në rrethana më të favorshme!
Me 1 gusht 2022 bëhën 47 vite nga nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit, në fund të Konferencës së parë për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në marrëveshjen e rëndësishme diplomatike, u ra dakord për paprekshmërinë e kufijve të pas luftës në Evropë. Gjithashtu 35 vendet nënshkruese angazhoheshin të respektonin të drejtat dhe liritë bazë të njeriut. Ditët e fundit, në një ceremoni për nder të nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, mbajtur në ndërtesën e Kongresit në Washington, sekretari i atëhershëm i shtetit Henry Kissinger tha se pavarësisht nga skepticizmi fillestar i Shteteve të Bashkuara, procesi i Helsinkit u kthye në një katalizator të lirisë në Evropë.
Pakti i Varshavës propozoi një konferencë për sigurinë në Evropë në vitin 1966 kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. NATO-ja nuk ishte shumë entuziaste në fillim për një konferencë të tillë. Një valë konsultimesh diplomatike pasuan, të cilat sollën si rezultat më 1 gusht 1975 në Helsinki të Finlandës nënshkrimin nga ana e 35 krerëve shtetesh Aktin Final të Helsinkit, ose Marrëveshjet e Helsinkit. Marrëveshjet u nënshkruan nga të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë, si edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Arsyeja pse nuk e nënshkroi Shqipëria ishte mospajtimi me okupimin e territoreve shqiptare si dhe ruajtja e të drejtës së kombit tonë për luftë çlirimtare e bashkim kombëtar në rrethana tjera!
Njohja e ndërsjellë me Serbinë është GABIM STRATEGJIK.Nuk duhët të joshemi me gjysëmzgjidhjet jofunksionale!
Funksionalizimi i shtetit verior shqiptar është rruga e vetme e fitores,e cila falë rrethanave gjeopolitike që do ta dominojnë shekullin, së shpejti kulmon me rikthimin e Sanxhakut !
Shqiptarët janë pranë cakut të tyre politik, Krijimit të Shtetit Kombëtar në kufijtë e tij natyral dhe ekonomik! Marrëveshja definitive me Serbinë , pa fitoren tonë të plotë është pëngesa eventuale e radhës

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu