ARKIVI:
8 Maj 2025

    Gardalina, zogu këngën e të cilit e kemi shijuar në Markaj

    Shkrime relevante

    Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste fatkeqsisht dje dhe sot

    Nga: Klajd Kapinova, New York “Një luftë e brendshme e organizuar...

    Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz

    Nga Aurel Dasareti Regjimi antikombëtar i krye-mafiozit është i lidhur me krimin...

    Kryqtari i fundit, Gjergj Kastrioti

    Nga: Frank Shkreli Ditar Diplomatik - Autor:  VIRGJIL KULE -- Botim...

    Ka ikur koha e tranzicionit politik!

    Florim Zeqa Tashmë çdo gjë është qartësuar sa u përket pengesave sa...

    Shpërndaj


    Na qe jemi rrite ne katund e kena shijue kangen e ketij zogu ne liri, jo ne kafaze, nadjeve heret na kndonte ne deget e kumbulles nesa priste me hanger ndonje thërrmojë nga copat e bukes apo kokrrat e drithnave qe ua hidhte Nana pulave mbas shpie. Ne si fmije na ngazellente larmia e ngjyrave te ketij zogu qe hapte krahet kaq hijeshem, e kishte nji pamje kaq skofnjare…mbasi bante vend ne gostine e pulave dhe merrte nja dy troha buke, ndalej majë pemes edhe ia niste kanges hareshem…kanga e saj ishte gosti per shqisat tona…ato dite kur ndienim kangen e saj ne oborr ishin dite te realizueme qysh ne nadje…niseshim per ne shkolle mbushun perplot me gezim ne shpirt…
    Gardalina…
    Atehere na nuk dinim shume per kete zog, dinim vetem qe na pelqente fort kanga e saj, na ngazellente ne zemer fluturimi i saj dhe rrahja e flatrave kur mundohej me u ule e me ba vend mes pulave kur hanin trohat…
    Ma vone kur u rrita e nisa me lexue libra, mesova se ky zog ishte i dashtun per njerezit anembane botes…Gardalina ishte e asocueme deri edhe me Pasionin dhe Sakrificen e Krishtit…Ky zog i bukur ushqehet kryesisht me farat e gjembaçit, gjembaçit qe ia vnduen si kunore Krishtit kur u kryqezue dhe per kete arsye në simbolikën e kshtenë ky zog u shndërrue ne simbolin e Pasionit te Krishtit dhe kunorës se tij me gjemba. Ky asocim nuk i shpetoi vemendjes se mjeshtrave ma te medhenj te Rilindjes Italiane ku ne plot piktura Zoja e Bekueme shfaqet me Krishtin fmije tek mban ne dore Gardalinen – simboli i njohurive te para që pati mbi Kryqëzimin. Shembulli ma i famshem asht “Madonna del cardellino” realizue nga gjigandi italian i Rilindjes, Raphael, rreth viteve 1505–1506, pikture qe kam pase fatin me e admirue në Firence me Galerine Uffizi. Ne pikture shfaqet Gjon Pagëzori tue i ofrue Krishtit nji Gardaline si nji paralajmërim për të ardhmen e tij…Po ashtu simbolika e Gardalines asht e lidhun edhe me Shën Jeronimin ku verehet në disa përshkrime të tij…
    …Foton pata shansin me e marre në rogë,(livadh), mbas shpie në Markaj… 

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu