ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Gazeta “Nikaj-Merturi” e shpall Gjon Neçajn personazh të vitit, nder të kombit e perlë të Tropojës

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Gjon Neçaj, Tropojë
___
* Gazeta Nikaj – Merturi e shpall Gjon NEÇAJ përsonazhi i vitit.
* Krahina e Nikaj -Merturit , ” Nderi i Kombit”, perla e Tropojës.
___

Nikaj -Merturi është mbase rasti më unikal i bashkëjetesës së dy fiseve të ndryshme pa lidhje gjaku me njeri-tjetrin, të ardhur nga drejtime të ndryshme prej shekujsh, të shkrirë në një popull, me një kulturë, me një traditë, në një bashkëjetesë të lakmueshme.

Këtë e tregon më së miri fakti se këdo që të takosh nga kjo zonë në çdo anë të botës ku ai ndodhet, banor apo me origjinë nga Nikajt apo Merturi, dhe ta pyesësh se nga je, nuk do të përgjigjet as nga Nikajt e as nga Merturi, por “jam nga Nikaj- Merturi”.
Mark Mitri i Nikajve, ndjesë pastë, lahutar me famë dhe gjamatar i njohur, e ka përcaktuar më së miri bashkëjetesën e këtyre dy fiseve, kur një dukagjinas në Shkodër e pyeti për fiset e Nikaj Merturit se “çka është puna e juaj, a jeni një a dy fise, se cilindo të pyesësh prej jush, thotë se jam nikajmerturas”, e Marku “këmbadoraz” ia kthen përgjigjen duke i thënë se Nikaj e Merturi janë dy fise, por “janë si dy shpia në një oborr”.
Risultato immagini per Nikaj -Merturi: është krahina më e veçantë e Alpeve Shqiptare, sepse nga do që ta vështrosh, nga qafat dhe luginat, nga bjeshkët dhe nga vrrini, mahnitesh nga peisazhe të mrekullueshme, të cilat vetëm Zoti mund t’ia falë.Nëse të jepet rasti t’i hedhësh një vështrim kësaj “nahije”, në secilën stinë nepërmjet pamjeve mahnitëse, do të kuptosh se natyra ka mrekullinë e saj midis këtyre maleve.Në Nikaj- Mertur, edhe brenda një dite vere mund t’i përjetosh të katër stinët përnjeherësh, dimrin nga majëmali, ku bora nuk shkrihet kurrë; më poshtë vjeshta e natës bjeshkatare; pranvera me lulnajën që s’thahet asnjëherë por ylberon në rudinat alpine; e më poshtë vera e nxehtë që lagështitet nga liqeni i Komanit.
Risultato immagini per Nikaj – Mertur është krahina më interesante e Shqipërisë, bazuar në mundësitë e shumta për zhvillim me një prapambetje relative: nga ashpërsia natyrore e terrenit, me butësinë hyjnore të peisazhit, e kaluara e lavdishme dhe e padiskutueshme, e sotmja e diskutueshme me shumë anë të të njëjtit realitet, nga traditat që mbart dhe vlerat kombëtare të prodhuara ndër shekuj, nga veçoritë klimaterike dhe pasuritë e mëdha, bijtë e bijat që ka nxjerrë si dhe nga doket, zakonet e karakteristika të tjera që janË ruajtur dhe ruhen nga brezi në brez e përcillen deri në ditët tona.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu