ARKIVI:
8 Prill 2025

Gazeta serbe “Ilustrovani list” e datës 17 dhjetor 1924 në fshatin Mamushë, me shkrim për “Arnautët e vegjël në shkollë”

Shkrime relevante

SHBA në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin të shtunën

President Donald Trump, left, greets Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu at...

Monolog Dramatik – “Në Mbrojtje të Atdheut të Vjedhur”

Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dëshmia e Gjakut dhe Tokës Narratori...

Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar

Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit...

Nasim Haradinaj, po pres ta realizosh kërcënimin !

Nga: Ibrahim Kelmendi , Gjermani Më 17 mars 2025, Nasim Haradinaj, duke...

Shpërndaj

Fotografi e datës 17 dhjetor 1924 në gazeta serbe “Ilustrovani list” (“Gazeta e ilustruar”, 11 janar 1925, nr. 2), me fëmijët e shkollës së sapohapur të fshatit Mamushë dhe të fshatrave përreth.
Nga: Agim Morina, Londër
“ARNAUTËT E VEGJËL NË SHKOLLË
Shkolla fillore në gjuhën serbe në fshatin Mamushë
E ëmbël është fotografia me arnautiqëve (serb. arnautthëve, arnautë të vegjël), me plisa të bardhë, në shkollë! Kjo është në fshatin Mamushë, në Podrimën tonë, ndër shkolla të shumta në vendbanimet arnaute. Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë në gjuhën serbe në këtë vend, që po e ndjekin fëmijë arnautë.
Kuptohet vetvetiu që këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe se po shkohet drejt po atyre synimeve të njëjta drejt të cilave punohet në shkollat tona popullore: me u vendosë themelet për me kriju qytetarë të mirë të këtij vendi.
Afër nxënësve në fotografi duket mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasići, i cili është në këtë shkollë që nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe gëzon nderimin më të madh të banorëve të kësaj ane.
Kësaj here, me shkollë, ndoshta është i ngadalshëm – por kjo ngadalësi nuk do të thotë asgjë në jetën e gjithë popullit – por është e padyshimtë që është paqësim më i sigurtë dhe më solid i popullit arnaut, dhe një dëshmi e mrekullueshme e linjës qytetëruese të popullit tonë.”

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Interesant ky shkrim historik.
    Meriton te shkruhet se kush i hapi shkollat ne gjuhen shqipe ne Kosove dhe kush i mbeshteti keto shkolla.

    Ne Shqipni kena pase ne Shqipni nji shkrimtar me emnin Stejo Spasse.
    Ky mbiemen qenka i ngjashem me mbiemnin e mesuesit serb “…mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasić….”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu