ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Diana Rexhepi: Mirënjohje e përjetshme për historianin dr. Hakif Bajrami, profesorin që më frymëzoj për luftë të pakushtëzueme për Pavarësinë e Kosovës

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare nga Zagrebi

I dashur Profesor Hakif Bajrami,

Fjalët që i them këtu për ty janë të pakta dhe më mungojnë për ta thënë e përshkrue nga nga kjo distancë kohe se çfarë ndikim keni pasë në krijimin e mënyrës së të menduarit, lidhjes dhe përkushtimit ndaj filozofisë, historisë, gjuhës latine, e qe lidhet në thelb të shtresës fillestare me filozofi greke, kur ishit profesor i yni, Profesor i im, në Gjimnazin e Prishtinës.

Ju dhe profesorët Skender Gashi, Jahja Kokaj dhe Shaqir Shaqiri si dhe babi im, ishit dhe ende jeni, dritë, shkëlqim shndritës në tunelin e errët të jetës çfarë e kam pasë, ndoshta të paracaktueme nga Zoti.

Por Ju dhe profesorët që i përmenda, së bashku me babain tim Vehbi Rexhepin, ishit dhe mbeteni ende shkas dhe shkak që të mos gjunjëzohem ndaj jetës me mision të rëndë, e për një femen shqiptare edhe pak më shumë të rëndë në këte shtet ku jetoj dhe prej nga kam luftue për kombin nga i cili rrjedh si dhe për pavarësi të pakushtëzume të Kosovës.

Kurrë nuk e kam harrue Profesorin tim të dashur Hakif Bajrami se si na mësonte, si na trimëronte e frymëzonte, i cili asnjë herë nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij i palëkundshëm që ne që ishim nga qyteti të mos i diskriminonim nxënësit që ishin nga fshatrat, pra që kurrë të mos i diskriminonim ata të fshatrave, e sidomos të tregoheshim të mirësjellshëm me ata që ishin të Drenicës. Këtë këshillë të tij tejet njerëzore e edukative kurrë nuk e kam harrue. Ai qëndrimi i Juaj në milimikron ishte i njejt me atë të babit tim, gjë që e shënoj, drejtoj dhe diktoj kahjen e jetës sime këtu në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë.

Të mos harroj se kush jam e nga ka jam dhe çka është misioni im në jetë. Më kujtohet mjaft mirë se si përgjat atyre katër viteve në gjimnaz e kam pasur Njësh në sjellje, por Ju dhe profesorët qe i përmenda i ndanit këto kategori, edhepse ju kam shkaktue edhe kokëdhimbje me sjelljet e mija.

Megjithëse ishim ndër Gjimnazet më të forta në atë atë kohë, e si me thanë do persona relevant këtu në Zagreb, e pikërisht për shkak se ai gjimnazi kishte profesorë sikurse Ju, Skender Gashi, Jahja Kokaj, Shqip Shaqiri. Na keni ligjëru disa lëndë: Histori, Gjuhë Latine dhe Filozofi. Kuptohet që isha më e mirë në Filozofi, e vetmja në klasë e kam pasë notën 5 (pesëshe) në Filozofi tek Ju. Ishte privilegj i madh, shumë i madh të kishe notën 5, e te Ju, sidomos në Filozofi.

E mbaj në mend që na keni nxitë të mendonim, që të ishim mendimtarë, dhe e mbaj në mend që kah fundi i orës shumë herë keni thënë: “Diana Rexhepi, ngritu në këmbë dhe filozofo!

E mbaj në mend se nuk keni bërë dallime në mes të nxënësve, mashkujve dhe femnave. Sikurse as profesori i gjuhes shqipe Skender Gashi , i doktoruar te kroatisti i madh Prof.dr Radoslav Katičić.

Me vonë, pasi isha gazetarja e parë që bëri intervistë me Adem Demaçin sa pati dalë nga dera e burgut Gradiška ne Kroaci, tema që na keni ligjëru, filozofët e shkollave të ndryshme filozofike dhe periudhave greke të filozofëve që na keni ligjëru, që kërkuat prej nesh me këmbëngulje të jemi mendimtar, të jemi sokratistë, e aty ishit mu si babi im, asi tema kam bisedue pastaj me orë, me muj e me vite me të dashurin shkok timin Adem Demaçi. Dhe ia kam përmendë që këtë dashni dhe mënyrën e të menduarit, Ethosit Filozofik dhe jetësor e kam mësuar dhe trashëgu nga babi, por dhe mësuar dhe vetëdijësuar Ethos pikërisht nga Ju. Po, disa nga ju, babi im e Ju personalisht, pastaj prof Skender Gashi, prof dr Jahja Kokaj, prof dr. Shaqip Shaqiri, Adem Demaçi dhe shoku im më i ngushtë Bekim Berisha Abei ishit dhe mbeteni Raison de Vivre të shqiptarizmit tim, anipse nuk jam ku ta dij se çfarë patrioteje.

Rrnofsh, Profesor dr Hakif Bajrami!

Ju falemnderit…

Ju Falemnderit për Vetëdijësimin që e mbollët tek une e që më vonë u shpëfaq në luftën time të paepur që Kosova, pa asnjë kompromis të ndahet nga Jugosllavia dhe Serbia dhe të jetë shtet i pavarur.

Me nderime, mirënjohje, dashni, respekt e Falemnderim prej meje …

Ju përqafoj, i dashuri Profesor Hakif Bajrami !

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Respekte, Diana Rexhepi per keto shprehje meritore per Pr Dr Hakif Bajramin, i cili permes botimeve te vijueshme ka ngritur lart besimin te shqiptaret ne viset jashte Shqiperise se lirie dhe pavaresine Kosova dhe bashkimin me shtetin ame mund ti realizoje vec me foorcat e veta, pasi faktori i jashtem nuk eshte kurre vendimtar, sikunder kane folur perhere pacifistet dhe nostalgjiket titistë. Respekte per z. Hakif dhe ju!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu