ARKIVI:
14 Nëntor 2024

Gënjeshtra e Selatin Novosellës në emisionin e Ermal Pandurit dhe dëshmitë e ish krye-UDB-ashit të KSAK, Shefqet Hashanit

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani

____

POPULLORE: NUK ËSHTË ARI ÇDO GJË QË SHKËLQEN

Parmbrëmë (më 12 gusht 2024) Zotëri Selatin Novosella i dha intervistë Gazetarit Ermal Panduri në TV-emisionin “Debat Plus”. Me atë rast Z. Novosella, për herë të parë, e prezantoi edhe ish-UDB-ashin Shefqet Hashani si ushtrues i dhunës ndaj Selatin Novosellës.

Kësaj radhe po reagoi kundër këtij dezinformomi që bëri Zotëri Selatin Novosella.

Për ata që nuk janë të informuar, është rendi dhe vendi t’i informoj me një përjetim. Po përgatitnim monografi për Klubin Shqiptar në Dysedorf, sepse donim ta prezantonim në mars 2008 (30 vjetori i themelimit). Prandaj e takova ish-krye-UDB-ashin e KSAK, Zotëri Shefqet Hashani (i lindur në Greme të Ferizajt). Shefqeti ishte emëruar Sekretar i parë në ambasadën jugo-sllave në Gjermani Perëndimore, në fund të vitit 1977, në kuadër të barazimit të Kosovës në punësime në përfaqësi diplomatike. Sekretari i parë kishte përgjegjësi operative për ta mbajt nën kontroll edhe ambasadorin. Shefqeti na kishte ndihmuar në vitin 1978 në themelim të Klubit në Dyseldorf, meqë ishim konfrontuar me konsullatën jugo-sllave në Dyseldorf, e cila nuk lejonte ta quanim “klubi i punëtorëve shqiptarë”; personeli i Konsullatës (ku ishte i punësuar edhe Zenel Syka) insistonte ta quanim “klubi i punëtorëve jugosllavë”. Edhe korrespondenti Jusuf Buxhovi e përkrahte personelin e konsullatës. Shefqeti ka ndërhy në atë konflikt, duke përkrah përcaktimin tonë. Për atë angazhim doja t’i merrja intervistë Shefqetit (është publikuar në monografi).

U përcaktova fillimisht të bëj bisedë të lirë, por duke e inçizuar fshehurazi me diktafon digjital, që ai të mos të praktikonte autocensurë taktizuese. Biseduam rreth një ore. Dikur u lodh e më tha: “Kur po e bëjmë intervistën?” Nxora nga xhepi diktatofonin, me format pak më të madh se të në çakmakut standard dhe ia tregova. Ironizoi: “Ti më usta se unë për inçizime të fshehta.” E arsyetova atë mënyrë veprimi dhe ia dhash diktafonin, duke i thënë: “Urdhëro, nëse nuk do që të ruhet kjo bisedë e inçizuar, merre me vete diktafonin dhe ma kthe pasi ta kesh fshi, apo ma blej një të ngjashëm, nëse do ta ruash.” U përgjigj: “Ruaje ti. Publikoje kur të duash.”

Gjatë asaj bisede e pata pyet: “Ke frikë nga ndonjë ish-i burgosur politik dhe familjarë të tyre, për torturat fizike që ua ke bërë gjatë hetimeve?” U përgjigj: “Jam i gatshëm të paguaj thirrjen publike përmes televizioni që të paraqiten të burgosurit. Nëse do të thonë se i kam torturuar fizikisht gjatë hetimeve, edhe si mashtrues qoftë, jam të gatshëm t’u përulëm dhe të bëj denoncim në gjykatë kundër vetes sime, sepse me ligje të atëhershme e kemi pas të ndaluar torturimin fizik ndjaj të burgosurëve.

Përjashto një ish-të burgosur. Ai është Selatin Novosella. Një ditë në vitin 1975 spontanisht mendova, pse zëvendësi im në Drejtori të 5-të të SDB-së se KSA të Kosovës, e kishte kabinetit më të madh se unë. Ai ishte serb. Urdhërova t’i ndërrojmë kabinetet. Pas disa ditëve trokit dikush në derë. U ngrita, e hapa duke thirrë “hyni”. U befasova. Ishte Selatini, të cilin e njihja qysh më herët, sepse isha marrë me hetim të tij kur ishte në burg hetues. I fola: “Urdhëro Selatin djali, çfarë halli të ka sjell këtu?” Ai u step. Zyri të belbëzon: “Baci Adem ka formuar prapë gurp ilegal…” Humba kontrollin dhe ia ngjesha shpullë: “Mizevir, edhe i thua bac edhe e spiunon!”
Thirra zëvendësin tim të vinte, sepse më ra ndërmend që Selatini ishte nis të ai. Nuk e dinte se i kishim ndërruar kabinetet. Zëvendësi më informoi se Selatini ndërkohë ishte rekrutuar…

Krye-UDB-ashi Shefqet Hashani, rrëfeu: “Burgosja e montuar e Adem Demaçit, në vitin 1975, me një grup, ishte taktikë ekstra e udhëheqjes së Kosovës. Pak kohë më herët kishim burgosur 20 serbë dhe malazezë, sepse kishin mbajt mbledhje ilegale në Pejë. Ata kishin themeluar një pariti komuniste pro Bashkimit Sovjetik. Pat reakcion të madh nga Beogradi për atë burgosje që kishim bërë, sepse kishte protestuar edhe Moska. Prandaj është menduar të burgosim edhe disa shqiptarë, për balancim. Është zgjedh si viktima Ademi me ca ish-të burgosur politikë. Selatini është urdhëruar të shpif, që të shpërdorej si dëshmi…” [perifrazim]

Sapo u ktheva në Kosovë e takova Adem Demaçin. E pyeta: “A është e vërtetë që të ka spiunuar Selatin Novosella në vitin 1975?” U befasua dhe më pyeti nga e kisha marrë vesh. I tregova krejt ndodhinë, si, kur nga kush isha informuar. AD: “Po pasha bacin, por tani është bë burrë i vyer, po bën punë të mëdha.” Fatkeqësisht nuk u përmbajta pa i thanë ca llafe të tharta, sepse nuk munda me e mirëkuptua arsyetimin pragmatik për angazhimet e Selatinit si biograf dhe redaktor i “Veprës” se Adem Demaçit.

Për ato që rrëfeu Selatini kësaj radhe nuk kam koment, por vetëm keqardhje dhe revoltë kundër UDB-ashëve sadistë, sepse rrëfeu për tortura të llahtarshme gjatë hetuesisë dhe vuajtjes së dënimeve. Por, pas 49 vjetëve, Selatini do të duhej të kishte kurajo të reflektonte, kur dhe pse ishte bë “bashkëpunëtor” klandestin i SDB-së (pasrëndëse e UDB-së) dhe cili e ka urdhërua në vitin 1975 të shpifte kundër Bacit Adem Demaçi.

Ish-krye-UDB-ashi Shefqet Hashani në maj të vitit 1981 është arrestuar në aeroport të Beogradit, kur po kthehej nga Gjermania për vizitë në Kosovë. Është dënuar në Beograd 8,5 vite burg. Ishte funksionari i parë shqiptar, më funksion më të lartë në atë Federatë, qe u burgos dhe dënua. E ka vuajt dënimin pa ia fal asnjë ditë.

Komisioni shtetëror, i cili është marrë me vlerësimin e statusit të burgosurëve politikë për t’i kompensuar financiarisht për kohën që kanë vuajt burg (17 Euro për ditë-natën), ia ka njohur Shefqet Hashanit statusin e të burgosurit politik dhe e ka kompensuar financiarisht.

Për momentin, unë i besoj më shumë rrëfimeve të Shefqet Hashanit se sa atyre të Selatin Novosellës.

Që do të thotë: Selatini dezinformoi kur tha se UDB-ashi Shefqet Hashani e ka torturuar fizikisht. Që i bie, Selatini shpërdori rastin për t’u hakmarrë kundër Shefqetit, për dekonspirimin që Shefqeti ia ka bërë në vitin 2008.

(Ibrahim Kelmendi)

***
Për ata që nuk e kanë përcjell intervistën e Selatin Novosellës, ky është linku:

https://www.youtube.com/watch?v=X_uoj5Ob1-c

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu