ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Gërrmërret e politikanëve shqiptarë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Fahri Dahri, Itali

Të kundërtat, thuhet dhe ashtu duhet të jetë, sjellin zhvillim. Ky parim nuk besoj se mund të kundërshtohet, jo për gjë, por është e vërtetë që nuk ndodh ndryshe. Të kundërtat ndodhin në shumë probleme jetësore, por do përqëndrohemi tek të kundërtat e politikës që përballemi në tre dekada.

Arësyeja shtytëse, është shqetësimi mbarë shoqëror, ku përplasen efektet pozitive apo negative të kontradiktave.

Duke lexuar shkrimin e prof. Eshref Ymerit, të datës 03/12/ 2021 tek “Fjala e Lirë”, me shfaqjen e të vërtetave që politika e mbrapshtë, vazhdon të dëmtojë rëndë mbarësitë tek ne, nuk mund të shmangja qendrimin tim, pro shqetësimeve të intelektualit të shquar, uriditit prof Ymerit, i cili trajton një nga aspektet më të rënda që rëndon fuqishëm shoqërinë shqiptare.

Trajtimi i kundërshtive politike që po ndodh, sidomos tepër e theksuar, këto muaj në Republikën e Shqipërisë, dhe që analizohet me fakte nga profesor Eshref Ymeri, më nxitën të ndalen në “gërrmërret” tridhjetvjeçare të politikës tek ne. Shumë herë, mes miqëve dhe shokëve, na ka shoqëruar pyetja:

Kush na e kandisi këtë të keqe si kular nepërkash helmuese e frymëmarrëse?

Të kundërtat, e zhvilluara nga politika shqiptare në tre dekada, nuk janë dhe nuk duhen konceptuar pozitive. Ato nuk janë “përplasur” për alternativa zhvillimi, por janë konceptuar nga përdoruesit si “luftëra antagoniste me synimin e marrjes me patjetër të  pushtetit”.

Ky perceptim, i përdorur me ngulmimin e kapjes së pushtetit, pa projekte zhvillimi tërësor dhe të debatuara me arësyetim, llogjikë, transparencë mes palëve, rezultoi negativ. Perceptimi i mësipërmë, nëse nuk dihej, apo nuk kuptohej, u vërtetua dhe nëse nuk shqitemi prej tij është më shumë se marri, që shpie tek e kundërta e keqe me të gjitha të këqijat. Problem shqetësues i nivelit të lartë tek ne, është se mbizotëron rasti kur: “E keqja është më djallëzore kur nderohet”.

Konceptimi i të kundërtave, i zbatuar tek ne, nuk arriti t’i përafrojë ato në zhvillim, ose siç e ka trajtuar Hegeli në: “…të gjitha të kundërtat përbëjnë një tërësi. Të konsideruara si një tërësi, të kundërtat krijojnë një sistem dinamik dhe të përcaktuar”. Janë të shumta përvojat botërore, pozitive e negative, po ashtu janë të gjitha llojet e mundësive për ti njohur, mësuar dhe vepruar. Në kohën e sotme, mjetet e informimit japin shumë mundësi për të njohur dhe zgjedhur më të mirat.

Mjafton që mendimi i gjithkujt të shkojë më larg, ta tejkalojë vetveten. Ky rregull, apo kërkesë, tepër e drejtë, e qartë, e njohur, duhet të plotësohet, zbatohet nga të gjithë. Më i kërkuar dhe i domosdoshëm mbetet për çdo individ apo institucion që ka pranuar dhe marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurinë e familjes, grupnjerëz deri në drejtimin e shtetit. Në jetë gjithkush duhet ti nënështrihet arësyes. Pse? Sepse: “Arsyeja është reale, dhe realja është racionale”. A nuk jemi të gjithë të një mendjeje se racionalja mbështetet në arsyen e shëndoshë, që gjithçka duhet menduar dhe “peshuar” mirë?. Dhe cilido që të pyetet, përgjigja është “në majë të gjuhës”- Po!

Në praktikën tonë, fjala është për veprimet e politikës, arësyeja nuk ka qenë reale dhe realja aspak racionale. Si popull, jemi të zhgënjyer, të diferencuar, të përfshirë pa dashje në ndasi, dikush socialist, tjetri demokrat, i treti republikan, konservator, liberat dhe qindra grupime të tilla. Siurisht nuk është kjo e keqja, gjithkush ka mendjen, preferencat dhe interesat e veta. E keqja qëndron se nuk është arritur që seicili grupim të shikojë, kërkojë, të arësyetojë pak më larg interesave personale apo grupimeve të tyre, nuk kanë arritur të kuptojnë dhe veprojnë me arësyen racionale. Harrojnë tejkalimin e vetvetes, kusht ligjor, por mbi të gjitha kusht moral  përballë angazhimit të përfaqësimit të të tjerëve, në çdo qelizë apo strukturë shoqërore e shtetërore. Përkundrazi e fetishizojnë interesin vetiak deri në absurditetin e mohimit të familjes.

Shembujt e sjella në shkrimin e profesorit, të ndodhura në mjedisin tonë, nuk janë të izoluara, as të rastësishme, as të njëpalëshe, por janë vazhdimësi, jo e këtyre tre dekadave, por e tetë dekadave ku bëhet çmos për krijimin e ndarjeve të shoqërisë në dy apo tre grupime dhe jo ndarje idesh apo idealesh, por ndarje klasore deri në armiqësi mes tyre. Dje të “klasuar” dhe të “deklasuar”, sot “të majtë dhe të djathtë. Por jo se ndarjet kanë përmbajtje të mira, të vërteta ideologjike, por vetëm dhe tepër të theksuara interesa ekonomike dhe sedra të sëmura për pushtet. Kjo “ideollogji” ka mbizotëruar dhe vazhdon të mbetet e patrazuar.

Nuk mohoj aspiratat për marrjen e pushtetit; kundërshtoj mënyrën e marrjes së tij, jo me anë të forcës, por me anë të mendjes, të asaj mendje që shpalos ide, alternativa, që sjell prosperitet dhe konkurenca pozitive mes palëve. Jo trimëri mesdhetare (kaçakshe) kundër vendit dhe popullit tënd, por trimëri në realizimin e garave për arritjen e më të mirave.

Nuk po ndalem tek analiza e shkaqeve që na pengojnë seriozisht dhe në vazhdimësi, drejt parimeve të demokracisë, por disa prej faktorëve duhen thënë:

– Varfëria ekonomiko-politike dhe ndarja klasore që trashëguam;

–  Propaganda demagogjike (abuzive) për gjoja “pluralizmin politik”;

– Krijimi i partive politike me pikënisje nga strukturat ekzistuese të së kaluarës dhe të propozuara nga udhëheqja e kohës;

– Mungesa e eksperiencave drejtuese dhe aspak njohuri për sistemin e demokracisë. Rrjedhojë e izolimit dhe censurës refraktare ndaj botës kapitaliste.

– Përkrahja dhe vlerësimi i klientelizmit dhe jo sipas meritokracisë. Vendosja në poste qeverisëse vendore dhe qendrore bazuar në nepotizmin dhe jo sipas profesioneve.

– Qendrim i diferencuar i palës në pushtet ndaj masave ndëshkimore të shkelësve të ligjeve, duke i krijuar kushte të përshtatshme korrupsionit gjithëpërfshirës deri në dirigjimit të pushtetit, sipas interesave të tyre.

– U la me vetëdije kërkesa e llogarisë ndaj nëpunësave të administratave dhe profesionistëve, të cilët u përlyen me ryshfete në këmbim të shkeljeve ligjore.

– U ndoq politikë e gabuar në tërësi ndaj kalimit të pronës shtetërore në pronë private. Dhe shumë veprime të të pa drejta në politikë, ekonomi, drejtësi, punësim, në arsim, të cilat  janë trajtuar nga institucione shtetërore dhe jo shtetërore, nga specialistë të fushave përkatëse, deri edhe nga vetë personalitet e larta që kanë drejtuar dhe drejtonë vendin. Këta të fundit veçohen, sepse të  gjendur përpara fakteve dhe akuzave, që deri dje e mbronin njëri-tjetrin; sot, për të mbrojtur vetëveten, detyrohen të përdorin po ato akuza duke i shigjetuar kundra njëri-tjetrit.

Hipokrizi apo metoda për të shpëtuar nga leqet-kurthet, që bëjnë sikur i ngrejnë njëri-tjetrit, por me shpresën se do të vlejnë për të shpëtuar po njëri-tjetrin.

Këtë presim ta shikojmë.

Shpresojmë te drejtësia ligjore tokësore dhe me besim tek Drejtësia Hyjnore.

Të gjitha dihen. Dihen mirë dhe nga ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë vendin, por nuk luftojnë dot veset e zilisë, kënaqësive pa fund, krenarisë së sëmurë, mendjemadhësisë. Përsëri ndeshemi me të shkuarën, të cilën megjithëse e urrejmë, nuk shkëputemi prej saj. Burimi gjendet tek e djeshmja e afërt që “krijoi njeriun e ri”!!??. Ndërsa nga e djeshmja e largët, po citoj  thëniet:

– Në Librat e Shenjtë: “Zullumqarët do të mbyten me litarët që i thurrin vetë”.

– Sokrati: “Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij”.

– Albert Einstein: “Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet”. – Papa Francesco: “Disa shoqëri janë të mpirë nga konsumi, të lodhura dhe të pakënaqura me Ddemokracinë. Të gjithë të marrim pjesë në jetën publike dhe politike. Ilaçi për këtë nuk qëndron në kërkimin obsesiv(*) të popullaritetit, në varësinë ndaj vëmendjes, në shpalljen e premtimeve të pamundura apo në pranimin e një kolonizimi ideologjik abstrakt, por në politikën e mirë”.

_______

Shënim(*): Gërrmërre = Ide, mendime, impulse ose imazhe të vazhdueshme që përjetohen si ndërhyrëse dhe të papërshtatshme dhe shkaktojnë shqetësim të theksuar.

Më 05/12/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu