ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Gëzuar 111 vjetori i Pavarësisë Kombëtare!

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Gani Qarri
___

Dje e 111 vite më parë u shpallë Mëvetësia e Tokave Shqiptare! Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit mese 5 shekullor otoman, si vendi i fundit në Ballkan, që kurorëzoi mëvetësinë e vet, duke shënuar arritjen më të madhe historike pas vdekjes së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kthesën biblike në realizimin e idealeve dhe aspiratave mijëravjeçare të shqiptarëve autokton, në trojet e tyre etnike.

Me shpalljen e pavarësisë Rilindja Kombëtare, shënonte kulmin e arritjeve, në luftën dhe përpjekjet e saj heroike, për kurorëzimin e ëndrrave të shumë brezave për liri dhe pavarësi, të drejta kombëtare dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, qysh kur kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kaloi në përjetësi  dhe shqiptarët ranë, serish nën robëri.

Që nga ajo kohë, dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është gëzimi ynë më i madh, një ndër festat më të ndritshme dhe ndër arritjet më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë shumë shekullore të mbarë popullit shqiptar.

Shpallja e pavarësisë kombëtare dhe liria e arritur, janë vlerat dhe pasuria më e çmuar në çdo shoqëri njerëzore të cilat nuk falen, nuk blihen e as dhurohen, por fitohen me gjak, shumë punë e mundi dhe vuajtje, e përpjekje të pareshtura brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptar, të cilët me heroizmin e tyre u bën ëndrrën tonë për liri e pavarësi-realitet, janë krenaria jonë e pafund dhe pasuria më e çmuar kombëtare.

Ata janë dhe mbeten më meritorët për arritjen e pavarësisë,  për të tashmen, e të ardhmen dhe gjithë historinë e kombit tonë.

Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin krah edhe fitoreve tjera, të arritura kombëtare dhe shpirt ngjarjeve historike të popullit shqiptar, Bijë e përjetshme e të cilave është vet Liria Jonë Kombëtare!Liri të cilën, që nga vitit 1912, e deri më tani, në vijimësi e kemi gëzuar pjesë, pjesë dhe përjetuar të ndarë në disa shtete, ku veçanërisht për pjesët e kombit dhe etnisë tonë autoktone, të shpërndarë  e të mbetur nën sundime të huaja, gëzimi nuk ka qenë i njëjtë, as i plotë, ashtu siç është edhe aktualisht, gjendja e shqiptarëve në rajon.

Megjithë atë shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të arritjes së një kombi të vogël dhe jo unik sa duhet, si shqiptarët, ditë e cila u kthye në shpresë, edhe për bashkëkombësit tanë autokton dhe tokat tona etnike të mbetura nën pushtimin e vendeve fqinje, se një ditë edhe ata do të çlirohen dhe bashkohen me trungun e shtetit amë.

Ditë që pas një periudhe të stërgjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shteti edhe pse të vogël shqiptar, i cili edhe ashtu siç ishte, na bëri krenar e më të fortë si popull dhe komb!

Kjo për faktin e ditur se shqiptarët ishin të pushtuar, e ripushtuar, të kërcënuar nga të gjitha anët dhe të rrezikuar seriozisht për zhdukje, nga të gjitha shtetet hegjemoniste fqinje.

Dhe vetëm falë luftës tonë për liri dhe ati shteti, sado jo stabil, të vogël, të brishtë, shpresat tona nuk u shuan kurrë, përkundrazi ato u rritën dhe forcuan ndër vite, duke na mbushur kurajë e dhënë forcë për të arritur, fitore të reja, deri në çlirimin e Dardanisë dhe krijimin e dy shteteve të pavarura shqiptare në Ballkan.

Ndaj me shpresën se nuk do të jetë e largët dita, kur po ky fat i ndritur, do tu buzëqesh mbarë shqiptarëve autokton, në trojet e tyre etnike, me shumë të drejtë, bashkëkombësit arbëror, kudo ata gjenden, festojnë bashkërisht me shumë krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit tonë, përjetësisht të ndritur!

Datë e cila përveç krenarisë dhe kujtesës së madhërishme kombëtare, që nga 28 Nëntori i vitit 1912, është kthyer edhe në ditë të nderimit, respektit dhe mirënjohjes së pakufishme mbarëshqiptare, ndaj krejt atyre që bën gjithçka mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën e vet, për arritjen e lirisë dhe kurorëzimin e pavarësisë kombëtare, të cilën megjithëse, ende të ndarë në disa shtetet, e gëzojnë dhe festojmë bashkë të gjithë shqiptarët.

Pra, pa këtë datë kaq jetike, 28 Nëntorin, këtë ditë të krenarisë së madhe kombëtare, shqiptarët nuk do të ishin këtu ku sot jemi me afro 111 vite Pavarësi të Shqipërisë e cila ndihmoi për aq sa mundi edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke arritur anëtarësimin e saj në NATO, lëvizjen e lirë dhe shënoi hapa madhor drejt inkuadrimit të shqiptarëve në BE.

Edhe me këtë 111 vjetor të Pavarësisë, ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve në Ballkan dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme kombëtare e shtetërore, ti festojmë si Komb i Bashkuar në Shqipërinë Natyrale.

Urime edhe një herë të gjithë shqiptarëve, kudo janë 28 Nëntorin dhe 111 vjetorin e Pavarësisë, i cili siç na bashkon në festë, urojmë të na bashkojë edhe në punë e angazhim praktik, për një shtet të përbashkët, pavarësia e të cilit edhe më 28 Nëntor 1912, ishte shpallur jo ndaras, por në dhe si tërësi, e cila, përfundimisht është koha që edhe të jetësohet në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike!

Më 28 Nëntor 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu