ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Gjakhumburit e kauzës së protestës së 10 shkurtit 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladini…!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët u vranë nga policia rumune më 10 shkurt 2007-të në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër “Pakos së Ahtisaarit”.

Nga: Fatmir Bajraj

  • Moni e Arbeni , mish për top !

Krimi ka emër : LVV & Albin Kurti Mon Balaj dhe Arben Xheladini, gjakhumbur, ngase kauza e protestës së 10 shkurtit 2007, ishte koti, kështu që edhe vrasja dhe jo rënja e tyre, ishte fatkeqësisht absurde, madje nga më absurdet në gjithë historinë shekullore të Kosovës, dhe kjo është mëse buti thënë…

Protesta e 10 shkurtit 2007, ishte zgjatim i trazirave të marsit 2004, të organizuara nga LVV dhe lideri i saj histerik dhe jo-historik, atëherë shpellari e tani Kryemnistër i Kosovës, “shkelqësia” e tij, z. Albin Kurti, kundër Kosovës dhe procesit të pavarësimit të vendit.

Moni & Arbeni, sikurse edhe dhjetëra-mijëra tjerë pjesmarrës në këto protesta, ndoshta edhe kishin ideale, madje edhe “ëndërra” për një Kosovë të idealeve dhe sakrificës së brezave për liri, por atë ditë, ishin të manipuluar, të mashtruar dhe të sakrifikuar pamshirshëm për diçka që nuk i bënë martirë dhe as të rënë, por viktima të një kauze anti-kombëtare dhe anti-Kosovë. Moni dhe Arbeni, janë viktima dhe jo të rënë në fushën e nderit Ata nuk ranë në beteja kundër armikut shekullor serbo-sllav, nuk ranë në betejën e Loxhes dhe as në atë të Kosharës, madje as në ndonjë pusi të modelit të Rogneristëve, sepse edhe ishin të ri, por, u vranë fatkeqësisht në një protestë të dhunshme, jo vetëm të panevojshme, por madje edhe kundër interesit kombëtar të Kosovës.

Me 17 shkurt 2008, është nxjerrë lakuriq para syve të botës mashtrimi dhe manipulimi i turmave tru-shpërlara nga LVV dhe lidershipi i saj n’krye me ish shpellarin, Albin Kurti, tani Kryemnistër e asaj Kosove, kundër së cilës e qoj drejt vdekjes, Monin dhe Xheladinin. Protesta e 10 shkurtit 2007, sikurse trazirat e dhunshme të marsit 2004, faktorizuan konstitucionalisht pakicën serbe n’Kosovë në dëm të shqiptarëve si shumicë absolute, madje aq shumë saqë krijmi i shtetit të pavarur të Kosovës u bë në limitet e fundit ekzistencial në aspektin juridik të së drejtës nderkombëtare, dhe kjo, falë Albin Kurtit & CO.

Me 10 shkurt 2007, në protestën kundër pakos së Ahtisarit për pavarësi, me kauzën për bashkim kombëtar dhe jo për një shtet të dytë shqiptarë në Ballkan, siq dihet botërisht sllogani i tyre : “Jo negociata-Vetëvendosje”, Kurti qoj drejt vdekjës Monin & Xheladinin, por sot po qeverisë të njëjtin shtet, të dalë nga pakoja e Ahtisarit, pse ? Ahtisari apo Kurti kishte të drejtë ? Kurti vazhdon të mos i jap të drejtë verbale Ahtisarit dhe pakos së tij pë pavarësi, por realisht ka “harruar” bashkimin kombëtar, pasi kapi “Olimpin” (lexo:pushtetin) !

Lidhjet kauzale që u bën Kurti ngjarjeve të 3,4 shkurtit të vitit 2000, përkatësisht të akteve makabre të dhunës, vrasjeve dhe debimit të shqiptarëve nga veriu i Kosovës, në prani të kontigjentit francez të trupave të KFOR-it, pra të spastrimit etnik atje nga “Rojat e Urës”, nuk pijnë ujë, madje janë të pa sens dhe shije ! Kurti kontravers dhe kontradiktor ! Derisa ishte në Opozitë, pra si shpellar, sulmonte me retorikë e propagandë, bandat kriminale serbe n’Veri të Mitrovicës me emrin “Rojat e Urës” dhe komandantin e tyre, kriminelin Oliver Ivanoviq, tanimë i ndjerë, KFOR-in francez dhe Institucionet e përkohshme të Kosovës, dhe pasi mori karrigën e Kryemnistrit të Republikës, veq s sa nuk e shpalli hero Oliver Ivanoviqin, duke i thurur elozhe… !

Sot e gjithë ditën, Kurti po përpiqët që përmes kamuflimit e propagandës unikale, të mbuloj krimin, krimin absurd mbi Monin, Xheladinin dhe gjithë Kosovën, por e sotmja e zhvesh keq dhe pamshirshëm, duke e nxjerrë “lakuriq” para opinionit vendas dhe të huaj. Ajo që Kurti provon katërcipërisht si Kryemnistër dhe n’kundërshtim me Kurtin shpellarë : Kurti kurrë s’ka qenë për pavarësinë e Kosovës, madje për këtë orientim e vizion, i ka derguar të mashtruarit dhe t’manipuluarit prej Tij drejtë vdekjës, siq janë fatkeqët : Moni & Xheladini, sikurse ; Kurti kurrë s’ka qenë seriozisht për bashkimin kombëtar, sepse Ai është mashtrues , por jo edhe i marrë, ngase e di çfarë do, çka mundët, dhe me çfarë mashtronë turmat !

Për kauzën “sublime” të bashkimit kombëtar, Kurti e lëshoj bajrakun, posa hipi n’fron, dhe u mjaftua me konstatimin “profetik” : “Bashkimin Kombëtar” nuk po na e lejuaka Kushtetuta! E çfarë bënë realisht Kurti sot me Marrveshjen e Brukselit dhe Ohrit ?

Kthen Kosovën në stadin e para-pavarësisë : UNMIK-un dhe Rezolutën 1244 – federalizon Kosovën së brëndshmi dhe e konfederlaizon me Serbinë, edhe pse kjo e fundit nuk njeh sovranitet dhe as integritet shtetëror të Kosovës, – përgaditë copëtimin defakto dhe dejure të Kosovës, dhe praktikisht, zhbërjën e shtetësisë dhe shtetit të Kosovës.

Për turmat : Po shtrinë sovranitetin shtetëror n’Ver me polici, derisa të mbahën zgjedhjet vendore atje dhe pushteti të kaloj në duart e serbëve lokal të cilët defintivisht do të themelojnë autonominë politike-teritoriale, të sanksionuar me Marveshjet famoze të Kurtit në Bruksel dhe Ohër.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Gazetar koti;
    Sicili person i rënë apo i vrarë nga plumbat e huaj për të drejten e shqipëtarve nuk mund të quhet “xhak i humbur”, xhakun e tyre e humbin gazetaret si Fatmir Bajraj!
    Ndryshimet te cilat kan ndodhur me qeverisjen Kurti i ka ëndërruar secili shqipëtar që ka ndjenja patriotike, shif gjitha këto struktura paralele që kan funksionuar gjatë gjithë kësaj kohe të pasluftes e lëre më krimet e kontrabandat që kan vepruar ne veri!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu