ARKIVI:
7 Maj 2025

    Gjakova, nga qendra kombëtare në periferi të akulturuar!

    Shkrime relevante

    Shqiptarja që i dërgoi burrat në varr me orgazëm…!

    Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  Ia tregova mikes sime të...

    Luftë e ashpër e analistëve të rrejshëm të Kosovës ndaj së vërtetës

    Afrim Caka, Gjakovë LUFTA E ANALISTËVE PA KRISMA ARMËSH - MBETËT E...

    A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

    Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit...

    Rrëfimi ekskluziv i Jusuf Buxhovit, krahut të djathtë të Ibrahim Rugovës

    https://www.youtube.com/live/7kZrWyK9-Bo?feature=share&fbclid=IwY2xjawKGjL5leHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFqUHpqUkRqZ2J6TWFIMjlYAR5lMX6rohji_SJ6Gvfi-BVVYaT48ir9itfshdgzpqAMohyBt6zSz77w5sDtXQ_aem_9lws7fdzz3FV3TmBbfLTYA

    Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë forcon urat kulturore me Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë

    Ing.Dip. Shqipe Bytyqi , Hora e Arbëreshëve, maj 2025 Pranvera Arbëreshe 2025”,...

    Shpërndaj

    “Ora e historisë” në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë
    “Ora e historisë” e historianit Jusuf Buxhovi, pas premierës së paradoditshme në gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deqan, vazhdoi mbrëmë në Gjakovë, në shkollën “Mazllum Këpuska”. Ajo kishte për temë shqyrtimi “Roli i Gjakovës në lëvizjen kombëtare nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri te pavarësia kombëtare”.
    Historiani Buxhovi, tha se në këtë kornizë historike Gjakova shfaqet si njëra ndër qendrat e rëndësishme në planin kuluror, atë politik dhe intelektual prej nga lëvizjes kombëtare, nga gjysma e dytë e shekullit XIX, deri te shpallja e pavarësi në vitin 1912, i erdhën impulset tejet të rëndësishme madje edhe vendimtare, që atë e vunë në binarët e këtij kapërcimi historik. Mjafton këtu të përmendet fakti se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në fazën vendimtate të veprimit politik për mbrojtjen etnisë, në shtator 1878, i dha përgjigje ushtarake Maxharr Pashës dhe përkrahësve të tij, me ç’rast u vra ai dhe Avdullah Pashë Dreni. Ngjashëm u veprua edhe për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë si dhe Hotit e Grudës. Gjakova dhe Malësia e saj, u kthye në shtab ushtarak të Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes Shqiptare në fillim të vitit 1881, nën drejtimin e ministrit të mbrojtjes, Sulejman Vokshit, forcat e të cilit morën pjesë edhe në luftimet për mbrojtjen e Ulqinit. Kryengritja e Kosovës e vitit 1912, po ashtu, një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës ushtatake, e pati nga kjo pjesë. Në ato beteja të lavdishme, Bajram Curri, Bajram Daklani, Zefi i Vogël e të tjerë morën pjesë edhe në çlirimin e Shkupit në gusht 1912 me çka mundësuan katërmbëdhjetëpikëshin e Hasan Prishtinës, që i hapi dyert pavarësisë së Shqipërisë. Me të njëjtin intensitet, nga Gjakova dhe Dukagjini, i erdhën impulse edhe lëvizjes kaçake të viteve të njëzeta të shekullit të kaluar, kundër vendosjes së pushtimit serbo-jugosllav.
    Historiani Buxhovi, tha se ky kapitull i lavdishëm historik, Gjakovën e ka kthyer në shënjestër të pushtuesve serbo-jugosllav, në të gjitha fazat. Ndaj, jo rastësisht, Gjakovë, gjatë fushatës ushtarake të NATO-s, soldateska e Millosheviqit kreu krime tepër të rënda të përmasave kundër njerëzinit, me ç’rast u vranë dhe u masakruan mizorish mbi njëmijë qytetarë, shumë prej tyre fëmijë, siç u dhunuan qindra femra.
    Sipas Buxhovit, Gjakova, ndonëse çlirimin e priti me më së shumti viktima, e djegur dhe e rrënuar deri në themel, përkundër parashikimeve se plagët e luftës do t’i rikuperpojë liria, nuk ia doli që ta marrë veten. Përkundrazi, politikanët e papërgjegjshëm, siku të kishin njëfar koordinimi me politikat e mëparshme antikombëtate, jo vetëm që nuk i hapën mundësi zhvillimit ekonomik, por me uzurpime dhe forma të tjera, krahas infrastrukturës kulturore, arsimore,shëndetësore, rrënuen edhe resurset që mund të rikthenin forcën e saj të dikurshme ekonomike. Kjo sjellje ia hapi rrugën migrimit në masë si dhe largimit të të rinjve jashtë vendit në kërkim të jetës më të mirë. Kështu, Gjakova, njëzet vjet pas çlirumit, nga qendra e dikurshme kombëtare, kulturore dhe intelektuale, nga politikanët me mentalitet të cubave, është kthyer në një periferi, ku po shfaqet edhe akulturimi i përgjithshëm i pëcjellë me fenomenin e konvertimit të identitetit kombëtar në atë fetar!

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu